Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-04-2006
    Postime
    174

    Rreh për vdekje nënën pse s'i jepte firmën për të shitur tokën

    ELBASAN- Një 86-vjeçare mbërrin në spital e nxirë në fytyrë, e gjakosur dhe dërrmuar nga djali i saj 70-vjeçar. Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Katund i Ri në periferi të Elbasanit, ku një e moshuar është gjetur nga fqinjët e saj në gjendje mjaft të rëndë, pasi ishte keqtrajtuar nga i biri.

    Prene Totoshi, 86 vjeçe, lindur në Zavalinë dhe banuese në fshatin Katund i Ri ka mbërritur në spital me plagë të shumta. Policia ka ndaluar të birin, Isak Totoshi, 70 vjeç, si autor të keqtrajtimit të nënës së tij. Sipas të dhënave të para, 70-vjeçari kishte konsumuar alkool, por gjithsesi shkaku për të cilin ka rrahur nënën e tij ka qenë mohimi i saj për të firmosur dokumentet e shitjes për një tokë buzë autostradës.


    E moshuara thotë se djali i kërkonte para dhe e rrihte herë pas here. Ajo tregon se pasditen e së hënës, djali i ka shkuar në shtëpinë, ku ajo jetonte e vetme dhe e ka kërcënuar. Më pas ka filluar t'i gjuajë me grushta, me shqelma, por nuk është mjaftuar me kaq dhe ka vazhduar ta godasë madje edhe me bishtin e kazmës që ka gjetur në oborrin e shtëpisë.

    E moshuara, që me vështirësi nxjerr fjalët nga goja, thotë se Isakun e ka djalë të vetëm. Ajo e ka lindur në moshën 16-vjeçare. Isaku jeton me bashkëshorten në qytet dhe ka 3 vajza. Ai madje i çonte shpesh edhe ushqim, por pas ushqimit e kishte zakon ta rrihte. Këtë herë dhuna ka qenë disa herë më e madhe dhe e moshuara e nxirë dhe e gjakosur ka përfunduar në spital.

    Ajo kishte vetëm një djalë dhe askush nuk i rri afër në shtrat veç personelit mjekësor të spitalit. Policia ka ndaluar 70-vjeçarin dhunues të nënës, i cili do të përgjigjet tashmë nga qelia për veprimin e tij. Gjithashtu është duke u verifikuar pista që deklaron e moshuara për përdorimin e alkoolit nga ai, si edhe për firmën e shumëkërkuar për të përfituar nga nëna e moshuar paratë e tokës që kërkonte të shiste.

    Shekulli.

    Cfare turpi po cfare jane keta kafshe mo njerez, te ngresh dore mbi nenen gjene me te shtrenjte ne bote skandal,,,
    Po ky plak i marre 70 vjec djali i vetem i nenes se shkrete, qe e ka rritur me 100 halle per dy leke te gjelbura vete dhe e degjeneron ne kete fare feje.
    Nuk e di ndoshta bej dhe gabim qe e postoj kete shkrim, por cudite nuk markan fund ne kete vend.
    I paska vene edhe emer shkencetari, po ku ta dinte nena e shkrete se do behej vetem nje cope kafshe pa dy fije mend ne koke.
    Ky eshte kulmi nuk po shohin gje tjeter njerzit vecse parane, harrojne familjen, mohojne nane e babe, si kur nuk e dine qe kur do te vdesin vetem dy metra dhe do marrin me vehte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Apolloni31 : 25-03-2009 më 16:38
    Sa do rrosh do te mesosh......

  2. #2
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Kriminel i kriminelve maskara i maskarenjve priranec i poshter ndyresire e shekullit qelbesire i qelbesirave. plak ndyresire po qellohen nena mor kriminel

    Te torturohet dhe te kalbet ne burge krimineli

    ah ta kisha nenen gjall te me kerkonte nje gote uje, me zvaritje do tja coja.

    ju lutem mos sillni tema te tilla se jemi ngarkuar si shume
    Ndryshuar për herë të fundit nga altin55 : 25-03-2009 më 20:31

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    ELBASAN- Një 86-vjeçare mbërrin në spital e nxirë në fytyrë, e gjakosur dhe dërrmuar nga djali i saj 70-vjeçar.
    mashallah 70 vjeçari me rraf nanen 86 vjeçe , qfar turpi !
    si duket elbasanasit konsumojn shum alkohol.........qka bejn me uj ata ?
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    Citim Postuar më parë nga Dorontina Lexo Postimin
    mashallah 70 vjeçari me rraf nanen 86 vjeçe , qfar turpi !
    si duket elbasanasit konsumojn shum alkohol.........qka bejn me uj ata ?
    ska lidhje elbasani
    secili mal e ka nje deerr

  5. #5
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Meqe plaku matuf donte te gezonte nje pleqeri te rehatshme duke shitur token, tani le ta gezoj ne burg ate pjese qe i ka mbetur.
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  6. #6
    i/e larguar Maska e Edna- shpk
    Anëtarësuar
    21-03-2009
    Vendndodhja
    Tirane.http://www.edna-professional.com/
    Postime
    150
    Keto fenomene ndodhin kudo , kohet e fundit i marrim vesh se egzistojne mediat por dhe me pare ndodhnin . Si druri si lufta psikologjike te njejta jane .Pak shqiptare len prindrit si qen pa i dhene nje kafshate buke.?

  7. #7
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Skandal! Veprimi me i turpshem qe mund ta beje nje njeri.Nuk ka as edhe nje llogjik nje veprim i tille.Duhet vizituar se mos eshte i semure mendor.Ne qofte se del i sakte duhet te marri denimin me te rende qe egziston.

  8. #8
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Kesaj i thone TRIMERI te rrafesh Nenen.Keta tipa duhen varur.


    Nejse...............
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  9. #9
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    Citim Postuar më parë nga Dorontina Lexo Postimin
    mashallah 70 vjeçari me rraf nanen 86 vjeçe , qfar turpi !
    si duket elbasanasit konsumojn shum alkohol.........qka bejn me uj ata ?
    Zogu kishe gja me Elbasansit ti?..
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  10. #10
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Jane prishur pleqte... te rrahesh nenen 86 vjecare pse s'te le te shesesh token per te blere raki ne moshen 70 vjecare?!

    Nje grusht helm i zgjidh problemet. C'te duhet ai me - 70 vjec...
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shqipëria: 3300 vdekje në vit nga duhani
    Nga Hyllien në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-10-2009, 22:25
  2. Prifeterinjte Pyesin Hoxhallaret Pergjigjen
    Nga Fjala e drejte në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 07:33
  3. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  4. Dita kur Unë u kryqëzova
    Nga Matrix në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-03-2006, 07:27
  5. Prostitucioni dhe morali
    Nga tani në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 05-01-2003, 06:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •