Që mirëqenja e popullatës në Kosovë është katandisë nga këta qeveritar prej vitit 1999 e këtej,tregojnë shifrat e rritjes së varfërisë ekstreme dhe varfërisë "normale" të qyetarit të Kosovës,ku 75% të tyre jetojnë me më pak se një euro në ditë!!!
Se k'ta qeveritar e kanë varfëru popullatën,tregojnë tepricat (suficiti) qindra milionëshe për çdo vit nga buxheti i Kosovës e të cilat para nuk investohen në ngritjen e mirëqenjes së qytetarit,por pëfundojnë si "para të avulluara" në kontot e individëve dhe klaneve të afërta me k'ta qeveitar!
Qysh pas përfundimit të luftës,egzistonte frika se,Kosova do t'i ngjajë ndonjë vendi të amerikës latine të vitetve të 70-80 ta nëqoftëse me këtë vend (Kosovën) do të udhëheqin guerilët marksistë-leninistë alla latino-amerikan!
Kush janë këta gueril që po qeverisin me buxhetin e Kosovës nga viti 1999?
-QPK-Hashim Thaçi-Kryeministër
-PDK-Bajram Rexhepi-Kryeministër
-AAK-Ramush Haradinaj/Bajram Kosumi/Agim Çeku-Kryeministra
-PDK-Hashim Thaçi-Kryeministër
...
Menjëherë pas luftës më 23 qershor 1999,me plot optimizëm Christopher Hill* i'a kishte mësy Kosovës për vizitë,por ky optimizëm i zbehet menjëherë pasi zbret nga helikopteri "Black Hawk" për tu takuar pak më vonë me Qeverinë e Përkohëshme të Kosovës (QPK) në lokalet e hotelit "Dea" në Prishtinë!
Kështu e përshkruan takimin e tij me QPK-në:
...
Isha optimist lidhur me gjërat.U bëra më pak optimist,pasi u takova me Qeverinë e Përkohëshme.Isha paksa i brengosur me faktin se kishte shumë zënka mendjengushta rreth të të ahstuquajturave ministri dhe me faktin se njerëzit (QPK-ja) ishin shumë më të brengosur për funksione,sesa për rindërtimin e vendit të dëshpruar.Isha gjithashtu paksa i brengosur për shkak të raporteve lidhur me migrimin nga fshatrat në qendrat urbane,për njerëzit që po vinin në Prishtinë,për raporte të një ngjeshje të prishtinës.Kjo ishte brengosëshe.Isha i brengosur kur dëgjoja njerëzit duke folur rreth ndarjes së banesave,një lloj ndjenje e ligjit ushtarak...
Marrë (cituar) nga libri:
Lufta diplomatike për Kosovën
faqe 179
*Christopher Hill,ka udhëhequr apo ka qenë pjesë përbërese e të gjitha këtyre përpjekjeve të Amerikës që të zgjidhë problemin e Kosovës,të lënë nyje,sipas Hillit,ç'prej largimit të Perandorisë Osmane nga Ballkani.
Krijoni Kontakt