
Postuar më parë nga
plisi-ks
Serbët ikën pa krye nga Kosova me 1999, kurse po ashtu pa krye na erdhën "Serbët" tonë.
Pse them Serbët tonë: Në kohën e Serbisë (pra para 1999-tës) në Kosovë kishim telashe te mdha sa i perket politikes ditore ateherë, te gjithe e dinim se si vjedhte Serbia industrinë Kosovare, taksat tona e shume te mira tjera. Mirëpo vjedhja ishte ne interes te vet shtetit Serb, deri sa aparatçikët e vegjël Serb të stacionuar neper ndermarrje publike etj, ishin te korruptuar por disi me masë, dhe jo ndonjë shumë e madhe e korruptimit.
Kurse "patriotët" tonë te sotit, që unë po i quaj Serbët tonë, të cilët luftuan e besa edhe nuk luftuan fare, por qëlluan në momentin e duhur në vendin e duhur (të thirrur nga ish-komandantët e luftës, që te jenë satelit te tyre) morën poste në qeveri të Kosovës, dhe ne ato poste ku paraja qarkullohet bukur mirë.
Ministri nuk ka nevojë të implikohet në punën e tenderëve, aty i kanë sekserët e tyre, te cilët 10-15% të shumës së tenderimit ju shkon atyre.
Nuk po them qe e shpika ujin e nxehtë, por dua të them, qe korrupsioni ne Kosove është me permasa te mdha, njerëzit e qeverisë janë duke u futur në secilën birë ku ka para, nuk lënë vend pa e futur njeriun e tyre, që të vjedhin sa me shumë. Eshte e njejta sikur ne kohen e Serbisë, kur ata na i futshin masat e dhunshme, ne çdo organizatë.
Si duket paskan luftuar, qe te mund sot te vjedhin sa më shumë, dhe me të vërtet iu paska paguar ajo luftë.
Njerëzit urban të Prishtinës, Pejës, Prizrenit nuk janë më, ata jane dikund të mbyllyr dhe pse jo edhe tejet depresiv, kur shohin se sa kush na erdhi ne pozita te larta, dhe fare pa merita, të cilët na shesin mend me xhipa ( deri dje traktorista), i shkollojnë femijet e tyre neper kolegje private dhe jashte Kosove.
Dhe te gjitha keto të mira materiale te tyre, nga tatimi im, dhe i shokëve te mi, të cilët punojm me ndjersë, dhe nga ndonje gabim fare i vogël dënohemi nga Autoriteti Qendror Fiskal me nga 5000 €.
Shkuan ata, dhe na erdhën këta, por ata ishin më te lirë në aspektin e parasë.
Ata të parët nuk e donin Kosovën sepse nuk ishte e tyre, andaj edhe e vjedhnin, kurse keta te dytët e duan veten dhe luksin e tyre, shume me shume se Kosovën.
Prap se prapë ne njerezit urban vetem qeshim me ta, pse:
ata mund te veshin Versace, mund te shkojnë në Antalia, mund te shkojnë në skijim, mund te vozisin xhip, por një gjë e di, ATA nuk kanë SENS për asgjë, pos të pijnë çaj rusi kur te shkojnë në shtëpi, sepse ashtu ju ka mbet ves qysh para jetës "urbane".
P.S. Sikurse të i ishit të informuar sikur unë, se çka krejt ndodh në spekulimet e qeveritarëve, nuk do te me replikonit asnjeherë. Andaj edhe pres sulme nga disa forumistë të flaktë të qeveritarve.
Dua t'a them edhe një gjë: ata qe luftuan me shpirt per Kosovën, ose janë të vrarë (Lavdi u qoftë), ose janë invalidë pa kurrfarë ndihme qeveritare, ose janë të mbyllyr ne vete, dhe te zhgenjyer nga kjo jetë.
Me nderime: Plisi.
Krijoni Kontakt