Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549

    Shkup: Prindërve shqiptarë nuk iu pëlqen më shqipja

    Vitin e ardhshëm shkollor, 2009-2010, rrezikohet hapja e paraleleve shqipe në shkollën fillore "Petar Petroviç-Njegosh" në Idrizovë, ngase gjysma e banorëve të fshatit, janë të mendimit se fëmijët e tyre procesin arsimor në klasë të pestë duhet ta vazhdojnë në paralelet sllavomaqedonisht.

    Kështu ka pohuar Nazmi Mani, kryetar i këshillit të prindërve, duke theksuar se pas dhjetë ditëve, është caktuar edhe një mbledhje, në të cilën do të merret vendim përfundimtar.

    "Nuk i di arsyet", shprehet Mani, "mirëpo gjysma e fshatarëve thonë se fëmijët do t'i dërgojnë në paralele [sllavo]maqedonase".

    "Nuk di çka të them. Kemi ngelë 50 për qind për paralele [sllavo]maqedonase dhe 50 për qind për paralele shqipe. Thonë se më lehtë fëmijët e tyre e kanë të mësojnë në gjuhën [sllavo]maqedonase, siç kanë mësuar deri tani", shprehet Mani, duke shtuar se "nëse vendosin gjysma për paralele [sllavo]maqedonase, përsëri gjysma e nxënësve do të duhet të vazhdojnë në shkollat e kryeqendrës".

    "Askush asgjë nuk u premtoi. Vetë prindërit e ndryshuan mendimin. Edhe një herë në mbledhje do të japë maksimumin t'i bindi se patjetër duhet të hapen paralele shqipe dhe fëmijët të vazhdojnë mësimin në gjuhën amtare. Por, fundja nëse nuk binden, nuk kam zgjidhje tjetër, sepse ata kanë të drejtë të zgjedhin për fatin e fëmijëve të tyre. Unë personalisht nëse nuk hapen paralele shqipe, fëmijën tim do ta dërgojnë në shkollën fillore 'Kongresi i Manastirit' në Shkup", thekson Mani, duke përkujtuar se edhe pas një bojkoti të gjatë kundër mësimit në paralele sllavomaqedone, askush nga kompetentët nuk i vizitoi nxënësit dhe prindërit në Idrizovë.

    "Të gjithë i informuam me shkrim, përfshirë edhe zëvendëskryeministrin Abdylaqim Ademi, Ervan Fuere, OSBE...", tregon Mani.

    Ndërkohë, Ministria e Arsimit është zotuar se ka siguruar mjete financiare, që në shtator të vitit të ardhshëm shkollor, të ndërtohet objekt i ri shkollor vetëm për nxënësit shqiptarë. Ndryshe, nxënësit e klasës së pestë të Idrizovës gjysmë vjetorin e dytë shkollor të këtij viti u tërhoqën nga shkolla fillore "Petar Petroviç Njegosh", me qëllim për të vazhduar mësimin në gjuhën shqipe në shkollën e fshatit Ognjancë.

    Bojkoti mësimor zgjati një gjysmë vjetor të plotë, meqë kryetari i Gazi Babës, Koce Trajanov refuzoi që të hapen paralelet shqipe.

    http://www.koha.com.mk/a12.html
    Life's too short to remove USB safely.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Shqiptar qe e paskan me te lehte te mesojne ne gjuhe te huaj, dhe mohojne gjuhen Shqipe?! SA gje e trishtueshme dhe e dhimbshme!
    Feelings change - memories don't.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e kleantin
    Anëtarësuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    ku shkel aty jetoj
    Postime
    74
    ah shqiptari i shkrete.gjithe jeten i percare tani po me mbushet mendja per nje doreshkrim te papes pare ku shkruhej;LUTEM ZOTIT TE NDIHMOJE SHQIPTARET E MALLKUME

  4. #4
    tHeKtHi MaMa :P
    Anëtarësuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    1,708
    Po ka ju piken kto ide tashi aman po ku ka shqiptar qe se don Shqipen plsssssssssssss sjan te verteta
    if love is the answer, could you rephrase the question?

  5. #5
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Lagja Idrizove e Shkupit eshte ne afersi te lagjes Shuto Orizari, e banuar kryesisht nga romet. Nuk mund te flas per Idrizoven, sepse s'di sa SHQIPTARE jane banoret e atjeshem, por nese jane banore me ngjyre, atehere nuk pres qe te bejne ndryshe, sepse ata ndryshojne shume shpesh.

    Nese jane shqiptare e duan t'i dergojne femijet e tyre te mesojne ne gjuhe bullgare, atehere ju qofte haram qumeshti i nenes shqiptare qe i ka ushqyer.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  6. #6
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Alienated, shpresova që do t' dish saktësisht rreth Idrizovës meqë je nga ajo zonë, ose dikush tjetër që është nga Maqedonia. U mundova gjithashtu të gjej në google rreth përkatësisë etnike të Idrizovës.

    Por e tërë që munda t'a gjej ishte kjo:

    According to the Skopje daily Dnevnik of October 30, 2001, on the previous day, fifteen Romani candidates blocked the entry gate to the Idrizovo police training center after American training instructors refused them entry to, and participation in, the training for police candidates from minority communities.

    http://www.errc.org/cikk.php?cikk=1266

    Ça mund të kuptojmë nga kjo?

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-07-2008
    Postime
    3
    Citim Postuar më parë nga Alienated Lexo Postimin
    Lagja Idrizove e Shkupit eshte ne afersi te lagjes Shuto Orizari, e banuar kryesisht nga romet.
    ha ha ha ha ha ha po po afer jan me 6 km ne mes. Idrizova eshte ne pjesen lindore te Shkupit, Shuto Orizari ne pjesen veriore. Jane 'aq afer' sa te duhet ti udhetosh kilometra nga njeri vend ne tjetrin.
    Perndryshe ne Idrizove jetojne shqiptare, maqedonas (serb), malok (rom)
    Maloket (apo romet) gjithmone jan shkolluar ne gjuhen maqedonase...
    Qellimi i gjith kesaj buje eshte qe te HAPET SHKOLLE SHQIPE ne Idrizove. Izdrizovasit kerkuan qe para qershorit te hapet shkolle shqipe si nje NEVOJE per femijet e tyre. Po ja qe nuk u hap ende. Dhe ato vazhdojne te kerkojne shkolle shqipe, vajzhdojne, vazhdojne. Dhe ne fund ca analfabet joshqiptar (malok qe vec me kan mesuar maqedonisht) ngrihen dhe thone NE DO TE MESOJME NE GJUHEN MAQEDONASE. Perse e thone ato kete???? E thone me te vetmin qellim qe MOS TE HAPET SHKOLLE SHQIPE qe shqiptaret e atjeshem e kerkojne vazhdimisht. Me kete ato i marin ne qafe te gjith ato voglush shqiptare qe kan te drejten te shkollohen ne gjuhen amtare. QE e kan ate te drejte si ai femija qe eshte i vetmi nxenes ne nje fshat malor ne Maqedonine Lindore.
    Tek e fundja perse ne paguajme tatim??????????? Per ti shkolluar bijte e armiqeve e per ti lene tanet te pa arsimuar???? Cdo familje shqiptare paguan mbi 500 euro tatime. Ku jane ato para???? Po hapen shkolla maqedonase per NJE nxenes te vetem me parate tona dhe tanet mbeten askund!!!!

  8. #8
    tHeKtHi MaMa :P
    Anëtarësuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    1,708
    e shpiken ket kishin qef te behen te famshem o shkupi hahaha e dim ne si jan shkupjanet mos caj ..... ti
    if love is the answer, could you rephrase the question?

Tema të Ngjashme

  1. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  4. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •