Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Eni_Gambeta
    Anėtarėsuar
    06-10-2003
    Postime
    30

    Kishat ne Kosove

    Propaganda Serbe thote se Serbet ishin ne Kosove para Shqiptarve dhe e bazojne kete ne faktin se ne Kosove ka mbi 1000 kisha Ortodokse Serbe.

    Po flisja me nje Serb per ceshtjen e Kosoves, dhe sic prisja, ai filloj te fliste per kishat dhe te me thonte se ne Kosove nuk ka pasur xhamira perpara shekullit te 17.

    Kjo mund te jete e vertete, por ama Serbet harojne se Shqiptaret kan qene te krishtere para ksaj kohe kshq pse do ndertonin xhamira ne Kosove?

    Po mendoja dhe se nqfse Shqiptaret ne ate kohe ishin te krishtere si Serbet, atere a s'ndertonin dhe ata kisha ne Kosove? Cfare lloj kishash do ishin kto kisha Shqiptare? A s'do ishin te te njejtit tip me kishat Serbe, me gjuhen Serbe, dhe kisha te fese Ortodokse Serbe??

    Ashtu sic kishat Shqiptare ne jug to fese Ortodokse Greke jane ndertuar ne stilin Grek dhe ne gjuhen Greke, a sdo ishin dhe kishat Shqiptare ne Kosove ndertuar ne te njejten menyre?

    Pra a ka mundsi se shume nga to kisha te cilat Serbet i quajn te "tyret", s'jane asgje tjeter pervec kisha Shqiptare te fese Ortodokse Serbe?

    C'mendime keni per kte? Kam te drejte apo po ja fus kot??

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Une e di qe ajo zone shqiptare ka qene katolike.
    Ignore List: Den Bossi

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Eni_Gambeta
    Anėtarėsuar
    06-10-2003
    Postime
    30
    Katolik kan qene vetem ata Shqiptar qe nuk mund te pushtoheshin nga Serbet...ata neper malsite e veriut. Me von ata u vun nen mbrojtjen e Venedikut dhe te Austo-Hungarise. Prandaj ata mbeten Katolik.

    Ata Shqiptar qe jetonin ne tokat e pushtuara nga Serbet...si ne Kosove...do te ishin nen influencen e kishes Ortodokse Serbe, ashtu sic Shqiptaret ne jug ishin nen influencen e kishes Greke. Ashtu si ne jug dhe ne veri, do perdoreshe gjuha, arkitektura dhe zakonet e fese. Shqiptaret vet rralle ndertonin objekte fetare ne ato kohra. Shqiptaret kishin qene te krishtere per shekuj para ardhjes se Serbve ne Ballkan, por ama dhe ne Shqiperi vet nuk gjen kisha krishtere qe ishin ndertuar para ksaj kohe (pervec qendrave Romake). Pra dmthn se fakti qe nuk ka kisha te ndertuara ne stilin Shqiptar ne Kosove nuk do te thote qe s'ka pasur Shqiptar ne Kosove...por se Shqiptaret vet nuk kan pasur stil te tyre. Perpara Serbve dhe Grekve, ata perdornin ne stilin Romak. Zona e Kosoves e me tutje ishte coloni Romake dhe u krishterua shekuj para se te vinin Slavet. Stili i ndertimeve atje do te ishte Romak.

    Per kto arsye nuk e kuptoj kte propagand Serbe. E vetmja gje qe kishat tregojn eshte ne c'stil jane ndertuar dhe te c'feje i perkasin. Por nuk tregon asgje per perberjen etnike te popullit vendas.

    Te pakten kshu e shikoj une...dhe prandaj pyta c'far mendonit yu.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ska kisha Serbe.

    Ka kisha Bizantine.

    Nje kishe ortodokse eshte gati njesoj si ne Rusi ,si ne Siri ,si ne malet Atos e si ne Rumani apo Bullgari apo Berat.

    Sikurse nje kompjuter sot duket gati njesoj si ne nje zyre te Cac Angjelit apo ne zyre te Putinit apo te Bush Bler e Laden Binit..

    Megjithse eshte i prodhuar ne Taivan apo Teksas apo Malajzi..

    Cdo epoke ka pasur stilin e saje..

    Psh nje kishe Gotike ne Frankfurt eshte e ngjashme me nje ne Bruksel apo Paris..
    Po ashtu nje Xhami ne Marok ngjan me nje ne Sarajev apo ne Kajro..

    Eni..mos u lodh te debatosh me nje Serb.. Eshte e kote..
    Por ne se Serbi u thot te tjereve se ashtu keshtu.. athere ti ktheja pergjigjen sic duhet.

    Serbet u thuaj jan te ardhur ne Beogradin e sotem. Themelues te Beogradit jane Hungarezet..
    Ashtu sikurse Ruset jan te ardhur ne Peterburg.. Dikur aty jetonin Vikinget..
    Forca i ndryshon gjerat..

    Ne jemi autoktone ne Kosove.

    Problemi i Kishave nuk tregon asgje..

    Sikur te mos ishte nje fryme e Shenjte qe preku zemrat e Klinton-Bler-Solanave sot do ishte harruar qe ka Shqiptar ne Kosove..
    Gjendja do ishte kjo..

    100 000 shqiptar Kosove ne Tasmani.. ku do kishin filluar tani qethjen e deleve..
    200 000 shqiptar Kosove ne Turqi..kufi me Irakun.. e tani do ishin duke prashitur miser ne lendinat buz eufratit e Tigrit..
    300 000 Shqiptar Kosove do ishin ne Maliq te Korces.. ne Vrrine te Durresit e Cerme te Lushnjes e Torrovic te Lezhes.. etj etj..

    E keshtu me radhe do kishin avulluar neper Bote..

    Keshtu ka ndodhur me Shqiptaret tash 200 vjet..

    Ne athine flitej Shqip ne vitet 1780-1840..

    Ne fushat e Nishit jetonin qindra mije shqiptare autoktone..


    Sot ne Beograd dogjen nje Xhami e dolen me parulla...POSHTE TERRORIZMI..
    pra kinse Serbet jane viktime e Terrorizmit dhe ti o BUSH boll i mbrojte Shqiptaret se ata jan Bin Ladeniste e ne Serbet jemi me ty o Bush..

    E verteta eshte ndryshe..

    Gjith Terroristet e Botes kane bere kurse ne Beograd e Moske..e sot pamvaresisht se dalin si hoxhallara e Dervishlere.. jane derivate te Epokes Staliniste..

    Fondamentalizmi islamik i sotshem ska lidhje me Fene Islame te para 100 viteve..
    Perkundrazi eshte nje shartim i Injorances me stalinizmin anti-amerikan..e me bark derrizmin e hoxhallareve te majmur me petro-dollarin..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Eni_Gambeta
    Anėtarėsuar
    06-10-2003
    Postime
    30
    Falemnderit o Brari per pergjigjen per kishat...po leri kto teori per terorrizmin e stalinizmin se s'kane asgje te bejne me njeri tjetrin. Me sakte, terorristet e sotme kane bere kurse me CIAn e te tjere...e do ta shohim sa ka per ta mbrojt Shqiperine zoti Bush. Po s'me plasi shume c'bejne "terorristat" e Ruset e Amerikanet o Brari...pun e tyre. S'jane pun per Shqiperini kto...e mos kujto se neser Zoti Bush s'del ne CNN te flasi per "terorristet Shqiptar".

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Postime
    65
    kishat jane katolike dhe ortodokse te ritit bizantin
    rjeka ka shqiptare ortodokse,janjeva po ashtu

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 25-04-2007, 20:10
  2. Mėsimet e nxjerra nga dhuna nė Kosovė
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 15-07-2006, 13:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •