Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560

    Ylli i Big Brother-it anglez, vdekje live në TV. Debate për etikën e Televizionit

    "Spektakolarizimi i agonisë së një vdekjeje, përfaqëson faqen më të errët në historinë e televizionit. Shpresojmë që, kjo që ndodhi, së paku, të ndikojë në vendimet e atyre që kanë përgjegjësinë e këtyre transmetimeve, që të rishikojnë kufijtë etikë, brenda të cilëve duhet të punojnë". Fjalët janë marrë nga deklaratat e autoriteteve vëzhguese të televizioneve europiane, pas vdekjes së Jade Goody, vajzës së famshme të Big Brother-it anglez, e cila u shua dy ditë më parë, në moshën 27-vjeçare nga një tumor.
    Jade kishte 7 vjet që jetonte e ndjekur në çdo vrimë nga kamerat. Pas përpjekjeve të kota për t'i shpëtuar mediatizimit të jetës së saj, pas daljes nga Big Brother-i, ajo vendosi më pas të vepronte ndryshe. Ndoshta si hakmarrje, ndoshta sepse kështu mund t'u siguronte një të ardhme të mirë fëmijëve të saj. Jade nisi të shiste gjithçka të jetës së vet, tek televizionet apo revistat që paguanin më shumë.
    Ajo i shiti të drejtën për të fotografuar martesën e saj (rreth 1 milion euro) një reviste skandalesh, më pas shiti ditën e pagëzimit të fëmijëve të vet. Dasma e saj është transmetuar në dy pjesë nga televizioni "Living". Shikueshmëria arriti një numër rekord, duke u krahasuar me atë të televizionit të njohur "BBC".
    Ajo arriti të shkruajë një autobiografi, e cila u bë menjëherë best- seller dhe pse nuk kishte profesionalizëm, të regjistronte një seri DVD-sh me fitnes, dhe pse ishte gjithnjë mbi peshë. Parfumi me emrin e saj është më i shituri në Angli, pas atij të Kylie Minogue dhe Victoria Beckham.
    Dhe, në fund, shiti edhe vetë vdekjen e saj. Kamerat kishin të drejtë të filmonin të gjitha fazat e sëmundjes së saj, deri në agoninë e fundit. Vetëm pak minuta të shuarjes së saj përfundimtare, nuk janë transmetuar. Gjithçka tjetër, po.
    Disa e gjykojnë keq për këtë. Të tjerë thonë që Jade siguroi të ardhmen e dy fëmijëve të saj, Bobi 5 vjeç dhe Fredi 4 vjeç, duke u dhënë atë siguri ekonomike dhe atë edukim, që ajo nuk mundi dot t'ua japë. (Vetë Jade kishte patur jetë të vështirë dhe të varfër, me baba narkoman).
    Jade e shfrytëzoi, gjithsesi, praninë e përhershme të kamerave gjatë sëmundjes së saj, për t'u bërë thirrje grave në gjithë botën, që të mos neglizhonin testet kundër tumorit. Kryeministri britanik, Gordon Braun, e quajti atë një "grua kurajoze".
    Por, vdekja e shndërruar në një reality show, ka hapur një debat të madh etik.
    Një shoqëri që apasionohet nga një dinamikë e tillë televizive, mos është vallë një shoqëri e sëmurë rëndë nga vuajerizmi? A mund të shërbejë, së paku, dinjiteti dhe shenjtëria e vdekjes, si kufi i kësaj manie për reality-show?

    Nga Shekulli
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

Tema të Ngjashme

  1. Gjon Muzaka, u le amanet femijëve te tij (1515)
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 21-05-2012, 11:07
  2. Big Brother Albania 2, fiton Qetsori
    Nga Brari në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 325
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 16:11
  3. Prifeterinjte Pyesin Hoxhallaret Pergjigjen
    Nga Fjala e drejte në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 07:33
  4. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  5. Prostitucioni dhe morali
    Nga tani në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 05-01-2003, 06:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •