Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    fanatik i së vërtetës Maska e tomaras
    Anëtarësuar
    09-07-2008
    Postime
    343

    Orë historie e Hamzë Jasharit në gjuhën serbe

    Ditë më parë televizioni shtetëror serb emitoi një dokumentar në përkujtim të bombardimeve të NATO-s të para dhjetë viteve. Në dokumentar ishin përfshirë mjaft filmime interesante me anë të të cilave propagandistët e politikës hegjemoniste serbe përpiqeshin ta ravijëzonin një qasje paksa të ndryshuar ndaj atyre zhvillimeve dramatike. Vazhdonte të ishte mbizotërues diskursi i viktimës, i propaganduar me kokëfortësi që nga periudha kur shteti udhëhiqej nga Sllobodan Millosheviqi, por që mirëmbahej me të njëjtin patos emocional nga të gjitha qeveritë pas tij me dallesa minimale. Kësaj radhe ishte hera e parë që si me turp dhe me një çerek zëri përvijohej edhe ideja e të qenit fajtor për krimet e ndodhura, sigurisht, sipas tyre, jo me ndonjë planifikim paraprak, por për shkak të arbitraritetit të pushtetit të Millosheviqit dhe përfshirjes së strukturave kriminale në radhët e forcave serbe të sigurisë.
    Ajo që më la mbresë më së shumti, edhe pse pati edhe fragmente tjera interesante, sidomos gjatë qëndrimeve të I.Rugovës në rezidencat e njerëzve të fuqishëm të Beligradit, ishte një orë historie që njeriu i madh i Kosovës, Hamzë Jashari, ua mbante gazetarëve serbë edhe atë në gjuhën e tyre. E shkëputa nga dokumentari dhe duke qenë i vetëdijshëm që përveq shqiptarëve të shtetit shqiptar, po rritet gjithnjë e më shumë numri edhe i shqiptarëve të Kosovës, të cilët shumë më mirë llafosin anglisht se sa në gjuhën e pushtuesit të deridjeshëm, e titullova në gjuhën shqipe dhe thashë ta ndaj me anëtarët e forumit.

    http://www.youtube.com/watch?v=YDYqvC8uZSs
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    fanatik i së vërtetës Maska e tomaras
    Anëtarësuar
    09-07-2008
    Postime
    343
    Dokumentari i plotë që përbëhet nga tri pjesë, nga të cilat pjesa e parë nga e cila është shkëputur ky fragment është më interesantja mund të këqyret apo të shkarkohet në këtë url:
    http://www.rts.rs//page/tv/sr/story/...Put+u+rat.html
    Dokumentari është vetëm në një gjuhë andaj është i vështirë për ata që nuk i kuptojnë gjuhët sllave.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1013
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 13:05
  2. Dështimi i gjuhës standarde shqipe te gegët!
    Nga Davius në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. A Mund Te Zgjerohet Baza Dialektore E Shqipes Standard?
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 17:04
  4. Baza dialektore e gjuhës standarde
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  5. A ekzistojne tabu ne shoqerine tone sa i perket gjuhes shqipe?
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-11-2002, 11:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •