Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-12-2008
    Postime
    6

    Pėrfito nga jeta..

    Fabula e La Fontenit ....

    A e dini kete perralle ???

    Na ishte nje here nje Milingone e nje Gjinkalle . Te dyja keto ishin shoqe te ngushta . ..
    Gjate gjithe vjeshtes Milingona punoi pa pushim , per te mbledhur ushqim per te gjithe
    dimrin .Nuk e shijoi as ngrohtesine e diellit, as freskine e darkes e as bisedat me miqte duke pire ndonje shishe birre pas pune .
    Njekohesisht Gjinkalla kendonte me miqte ne baret e qytetit, duke mos e ēuar kot as edhe nje minute .Kendoi gjithe vjeshten, kerceu, shijoi ngrohtesine e diellit , pa e ēare fare tr..per dimrin qe po vinte ...

    ....Pas disa kohe erdhi dimri i ftohte .
    Milingona , pas punes se madhe , u vendos ne folene e saj e varfer por plot me ushqim deri ne ēati .
    Por dikush nga jashte e thirri ne emer. E hapi deren e u ēudit qe pa miken e saj , Gjinkallen, me nje FERRARI te ri fringo e e veshur me nje peliēe te bukur e shume te shtrenjte .
    Gjinkalla tha:
    - Mikja ime , po shkoj te kaloj dimrin ne Paris. A mundesh t'i hedhesh nje sy shtepise sime gjate kesaj mungese ???
    Milingona u pergjigj:
    - Mire , moj mikja ime , mos u bej merak !!Por ēfare ka ndodhur Ku i gjete keto para per te kaluar dimrin ne Paris , te blesh kete FERRARI e kete peliēe te bukur e te shtrenjte ???
    Edhe Gjinkalla i tha :
    - Javen qe shkoi po kendoja ne nje bar . Nje producent i pelqeu zeri im ... Kam firmosur nje kontrate per SHOW ne Paris . Me qe ra fjala ...a te nevojitet ndonje gje qe atje ???
    -Po! - tha milingona, - ne se e takon ate rrypin La Fontenin ( autorin e fabules origjinale )
    thuaji " IK PIRDHU !!!" , nga ana ime


    MORALI I VOGEL :

    1- Perfito nga jeta , mate mire punen e qejfin .Pasi te punosh shume, ben mire vetem ne fabulen e La Fontenit
    2- Puno, por perdore mire jeten , se eshte unike .
    Ne se nuk gjen nje gjysme portokalli , mos e humb toruan. Merr nje gjysme limoni, hidhi sheqer rum e akull, e ji i lumtur .
    3- Edhe kujto: " Te jetosh vetem per te punuar , i ben mire vetem te ardhurave te padronit tend .


  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-12-2008
    Postime
    6

    Vazoja E Jetes

    Kur gjerat e rendesishme ne jete te brengosin , kur ndihesh i stresuar , kur 24 ore te dite/nates te duken se nuk te mjaftojne , ....
    .....ME KUJTO E REFLEKTO MBI HISTORINE E VAZOS .....

    VAZOJA E JETES
    ( lexo me shume kujdes dhe me vemendje historine qe vijon )

    Nje profesor , gjate nje ore te filozofise , pa thene asnje fjale, merr nje vazo te madhe e te zbrazet e fillon ta mbushe me topa golfi. Kur vazo nuk ka me vend per topa golfi profesori pyet studentet se, ne se vazo a ishte plot .
    Studentet thone : " po!"

    Atehere profesori merr nje kuti me toptha qelqi e i hedhe ne vazo. Topthat e qelqit mbushin hapesirat bosh midis topave te golfit . Me pas profesori pyet se vazo a ishte plot .
    E studentet thone perseri: " po!"

    E profesori merr nje kuti me rere e e hedh ne vazo . Pa dyshim , qe rera mbush hapesirat bosh te lena nga topthat e qelqit . E kur profesori pyet perseri , se vazo a ishte plote , studentet nje zeri u pergjigjen forte: "po!"

    Profesori hedhe me shpejtesi ne vazo nje filxhan me kafete te bluar e padyshim qe kafja ze hapesirat bosh te lena nga rera . Studentet kete radhe filluan te qeshin .

    Kur studentet mbaruan se qeshuri , profesori thote :
    " Dua te kuptoni , se kjo vaza perfaqson JETEN ....
    Topat e golfit jane gjerat e rendesishme , si familja, femijet, shendeti, miqte, dashuria edhe gjerat qe ne pelqejne ...
    ... JANE GJERAT , QE EDHE SIKUR TE HUMBISNIM GJITHESHKA E TE NA MBETEN VETEM KETO , JETA JONE DO TE ISHTE PLOT ...
    Topthat e qelqit jane gjera te tjera qe na interesojne edhe te cilat plotesojne jeten tone , si: shtepia, makina puna , etj
    Rera eshte gjitheshka tjeter , qe ploteson e kenaq jeten tone , te deshirueshme e te lakmueshme per ne .

    Ne se para se gjithash do te vendosnim rere ne vazo , nuk do te kishte vend per topat e golfit e te qelqit .
    E njejta gje ndodh ne jete . Ne se harxhojme te gjithe kohen e energjine tone per gjera te vogla , nuk do te kemi me hapsira per gjera te rendesishme ne jete .
    Ki kujdes me gjerat thelbesore ne jeten tende :
    ...luaj me femijet e tu, gjej kohen per te shkuar tek mjeku , dil per darke me parnterin tend , praktiko sportin tend te preferuar . Do te kete gjithmon kohe ( hapesira ne vazo ) per te pastruar shtepine, per te prere barin , per te rregulluar gjerat e vogla ...
    Merru me pare me topat e golfit, me gjerat qe jane me te rendesishme ne jeten tende :
    VENDOS PRIORITETET E TUA .... DIFERENCA ESHTE VETEM RERE !!! "

    Nje nga studentet pyet : " ē"nenkupton kafeja profesor ??? "
    Profesori buzeqresh e thote :
    " Me vjen mire , qe ma bete kete pyetje . Kafeja eshte per te treguar se ...
    ... SA DO I ZENE TE JESH NE JETE , NE TE GJENDET GJITHMONE NJE HAPESIRE BOSH , PER TE PIRE NJE KAFE ME MIQTE E TU !!! "



    --------------------------------------------------------------------------------


Tema tė Ngjashme

  1. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •