Me avionin e Adrias sllovene u ula ne aeroportin e Rinasit. Aeroporti ishte nje ndertese e bukur dhe sherbimi aty ishte korrekt.
Kjo sigurisht fale faktit se ai objekt administrohet nga nje shoqeri e huaj dhe e njohur ne te gjithe boten.
Rruga nga aeroporti deri ne piketakimin me autostraden ishte e kendshme dhe sapo mberrihej ne kete piketakim fillonin problemet.
Trafiku krejtesisht i shthurur, njerez qe familjarisht pergatiteshin te kalonin me vrap ne anen tjeter te autostrades, police qe mundoheshin te ushtronin sundimin e ligjit, rremuje, makina qe ndaleshin dhe ktheheshin ku t'ju tekej, lavazhe cdo 20 m dhe shume makina te palara.
Makina kaloi te famshmin rrethrrotullim te supercituar ne forum dhe mori drejtim per nga e famshmja Komuna e Parisit.
Nje lagje tipi Bangkok ku dukej se cdo gje kishte por vetem trotuare jo.
Hajt mendova se kjo eshte pjese e ndertuar viteve te fundit dhe se pjesa tjeter e Tiranes do jete ndryshe!
Kur dola te nesermen ne mengjez te shihja Tirane, me vete mu duk se kisha perkrah anetarin e nderuar Brari, qe me ato pershkrimet e tij fantastike ma kishte krijuar imazhin e sakte te Tiranes dhe te gjithe Shqiperise, por gjithesesi vendosa ta provoj vete.
Mora rrugen qe kalon nga shkolla Petro Nini per te dale te i shumeperfoluri Bllok.
Me te vertete ishte ndertuar shume, por te gjitha ato ndertime vecse ja kishin zene frymen zones dhe e kishin kthyer dhe ate ne Bangkok.
Ec e ec e shih majtas e djathtas ndertime nga me te cuditshmet dhe pa asnje lloj lidhje me mjedisin dhe ndertesat rreth e qark por secili ne hesap te vet.
Nisa te shoh trotuaret e shumeperfolura te Edit, por per fat te keq ato kishin nisur te dekompozoheshin, pra cimento kishte ikur me uji dhe kishte mbetur vetem rera sa per ta mbajtur pllaken ne forme.
Pashe uren e zgjeruar e te shume trumbetuar te Edit, po nuk e kuptova se pse e kishin bere aq te gjere kur mbi te nuk kalonin makina.
Shallvaret sovjetike te lyera ngjanin me fytyren e Putinit dhe nga bodurmet deri ne katet me lart shitej dhe blihej cdo gje. Si jetojne njerezit aty?
Pashe kishen ortodokse dhe dola nga posta, ku nuk kishe nga te kaloja nga eurodollarsit qe me pamjen e tyre te rikthenin ne Tiranen e viteve '90.
Sheshi Skenderbej mu duk si ndonje shesh ne Mongoli, sa krijova idene se aty nuk kishte vene dore askush qe nga viti 1984 kur ai u rinovua teresisht.
U nisa drejt hotel Tiranes, por te hyre aty ishte shume e veshtire nga rremuja e trafikut.
Kalova neper rrugen e Durresit dhe ate te Kavajes. Te njejtat probleme.
Rremuje, rremuje dhe ndertime pa asnje kriter.
U ktheva neper bulevardin Deshmoret e Kombit dhe deri tek Universiteti falenderova me gjithe zemer largpamesine e atyre qe e ndertuan kete bulevard, vecse po te kisha mundesi do ti kisha zhdukur kullat e larta qe e kishin dhunuar ate vend.
Qe ne pamjen e pare ngela shume i zhgenjyer dhe ne cast mendova se ne nuk jemi nje komb urban por nje komb rural dhe kjo bindje mu perforcua dhe me shume kur pashe qytete te tjera ne Shqiperi dhe Kosove.
Keto ishin nje pjese e mbresave te thena ashtu shkurt, por mbresat vazhdojne dhe do te tregohen ne shkrime te tjera.
Por mbresa me pozitive ishte fronti gjigant i punimeve ne autostraden qe lidh organizmin shqiptar dhe i jep atij jete. Aty pashe nje Shqiperi tjeter dhe kjo vetem ne pjesen Rreshen-Kalimash, sepse ne pjeset e tjera punohej me ritme te uleta dhe veshtire se behen gati per ta leshuar ne perdorim ne korrik 2009.
Vecanerisht pjesa Milot-Rreshen me la nje pershtypje shume te keqe, sepse ishin perdorur urat dhe traseja e hekurudhes per ta kthyer ne autostrade.
Kjo ishte shume e cuditshme dhe nje rast unik!
Duke udhetuar neper zonen qe te shpie aty ku bashkohen dy Drinat, gjeja tjeter e rende qe me ra ne sy ishin malet e shkretuara nga prerjet e banditeve (sepse nuk ka emer tjeter ai qe shkreton).
Qyteti im i dashur, ishte i qete, i ngrire dhe i ngathet. Jeta atje ecte me tjeter shpejtesi dhe shumica e njerezve merreshin vetem me thashetheme. Dikush shante, dikush lavderonte, dikush fliste per X qe ishte pasuruar, dikush fliste per Y qe kishte lene nje pune me rroge me te larte per nje rroge me te ulet vetem se aty kishte tendera!
Kafet vlonin nga fjalet, anash kafeve zhurmonin bilardot dhe pak me anash lokalet e basteve plot.
vazhdon
Ura e Morinit ne kufirin shqiptaro-shqiptar dhe Eulex.
Krijoni Kontakt