Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    Federlalizimi Ose ShpĒrbĒrja E „maqedonisĒ“...!

    GAFURR ADILI,
    Zëdhënës Politik i FBKSH :



    FEDERLALIZIMI OSE SHPĒRBĒRJA E „MAQEDONISĒ“...!




    Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë (IRJM) është një krijesë artificiale e krijuar nga kreu shovinist i Beogradit, në një pjesë të territorit të Bullgarisë dhe në një pjesë të Shqipërisë Natyrale, atë të Luginës së Vardarit.

    Ky marifet i klikës Tito-Pijade-Çollakoviq, u bë jo për tjetër pos për qëllime ekspansioniste, pra pretendime territoriale ndaj dy shteteve fqinje, Bullgarisë dhe Greqisë. Siç edhe dihet, këto pretendime serbo-sllave ishin konkrete: ndaj pjesë së Maqedonisë Antike, asaj të Pirinit, me qendër Sandanskin e cila është e aneksuar nga Bullgaria dhe ndaj pjesës e cila është e aneksuar nga Greqia, pra asaj të Egjeut, me qendër Selenikun.

    IRJM fillimisht u formësua s’i republikë e gjashtë gjatë vitit 1945, me synim që gjatë realizimit të projektit të klikës të drejtuar nga Tito dhe Pijade, atij të Faderatës së Ballaknit, territoret e cekura të shteteve fqinje do gllabëroheshin, duke i inkorporuar brenda tërësisë së njësisë federale Jugosllavisë-republikës së saj IRJM.

    Duhet qartësuar, se ata qytetar të IRJM-së, të cilët e quajnë veten maqedonë, ata nuk kanë asgjë të përbashkët me emërtesën gjeografike Maqedoni. Ata, thjesht janë produkt i një përzierje serbo-vllaho-bullgare e përgatitur në guzhinat e Beogradit.

    Gjithashtu, duhet theksuar fuqishëm, se gjatë një analize qoftë edhe sipërfaqësore të politikës së udhëheqjës shoviniste “maqedone” dhe të kuislingëve të saj shqipfolës, shihet shumë qartë se pretendimi territorial ndaj vendeve fqinje edhe sot është aktual dhe, pikërisht për këtë arësye edhe Greqia po ia konteston emërin „Maqedoni“ dhe i kërkon ndryshimin e tij, sepse Greqia është shumë e sigurtë se, sapo kjo „Maqedoni“ të pranohet në strukturat euro-atlantike (NATO dhe BE), do të shfaqë pretendimet e saj territoriale mbi Greqinë për Maqedoninë e Egjeut, gjë të cilën shpesh herë hapur e ka shfaqur edhe Kryetari i VMRO-DPMN, Nikolla Gruevski, aktualisht edhe Kryeministër i „Maqedonisë“, i cili thirret në origjinën antike të Tij dhe të kësaj krijese artificiale me emrin „Maqedoni“. Kurse, nga ana tjetër Presidenti aktual i “Maqedonisë” Branko Cervenkovski i LSDM-së, (parti kjo e trashëguar nga ish LKJ që, siç cekem edhe më lart, në AVNOJ ( 1943) e krijoi „Maqedoninë“ s’i republikë të gjashtë të RSFJ-së, e mohon origjinën antike të „Maqedonisë“ dhe të popullsisë sllavo-maqedonase të saj, të cilën Bullgaria e quan popullsi bullgare dhe nuk i njeh as gjuhen artificiale maqedonase, për të cilën Bullgaria thotë se është gjuhë bullgare, ashtu siç edhe Serbia nuk ia njeh as Kishën Autoqafle Maqedonase.



    A është shumicë apo është pakicë popullsia sllavo-maqedone në „Maqedoni“?!



    Bindja jonë e patundur është se, po të bëhej një regjistrim real dhe i mbikëqyrur nga faktori ndërkombëtar, popullsia sllavo- maqedonase nuk do të dilte shumicë në „Maqedoni“, por shumicë do të dilte ose popullsia shqiptare ose ajo bullgare, dhe popullsia sllavo-maqedonase, bashkë me atë serbe, turke, vllahe dhe të tjerët, do të dilte vetëm një pakicë kombëtare (minoritete) në „Maqedoni“.

    Themi kështu, sepse kemi fakte të pakontestueshme, ndër të cilat është edhe ajo se, mbi 200 mijë shqiptarëve të shpërngulur nga Kosova ( gjatë periudhës 1952-1956) dhe të vendosur në qytete të ndryshme të Shqipërisë Lindore, kryesisht në Shkup, në Tetovë dhe në Kumanovë, me ligj iu është mohuar nënshtetësia e „Maqedonisë“, s’i dhe mbi 200 mijë shqiptarë të tjerë që punojnë në emigracion, nuk llogariten banorë të „Maqedonisë“, dhe se kombësia shqiptare në „Maqedoni“ nuk është aq sa e paraqesin falsifikatoret sllavo-maqedonase (27.5%), por ajo e tejkalon 40%-shin e popullsisë së përgjithshme.

    Gjithashtu, e dimë edhe faktin tjetër se, deri në dhjetor 2008, mbi 400 mijë bullgarë të „Maqedonisë“e kanë marrë nënshtetësinë e Bullgarisë, por kjo gjë nuk po publikohet nga ish Kryeministri i „Maqedonisë“ Lupco Georgievski, sepse Ai (Georgievski) pretendon që kjo gjë të ndodhë gjatë regjistrimit të ardhshëm të popullsisë në "Maqedoni", dhe popullsinë bullgare aty ta shpalli popullsi shumicë të "Maqedonisë" dhe pastaj të kërkojë.....



    Përse mujsharët të cilët e kanë uzurpuar kreun e shumicës së partive politike shqiptare në „Maqedoni“ po bëjnë rrolin e kolaboracionistëve servil të politikës shoviniste sllavo-maqedonasve, duke i pranuar ata si shumicë, kur fare mirë e dinë se ajo as nuk ka qenë dhe as nuk është e tillë?!

    Dhe nuk është për t’u çuditur, sepse të gjitha partitë politike „shqiptare“, jo vetëm në IRJM, por edhe në Kosovë, si dhe në të gjitha trojet shqiptare nën ish RSFJ, pas viteve 90-të ishin pjellë e ish LKJ-së.

    Partia e parë (PPD), ashtu si LDK në Kosovë, ishte partia më masovike në „Maqedoni“ dhe kishte degët e saj në çdo qytet shqiptar, si dhe këto degë i kishin edhe nëndegët e tyre në çdo fshat dhe lagje të qyteteve shqiptare.

    Përkundër propozimit tonë të atëhershëm, që PPD(Partia për Prosperitet Demokratik) ta bënte regjistrin e popullsisë shqiptare në „Maqedoni“ dhe para gjithë opinionit kombëtar dhe ndërkombëtar të dilte me numrin e saktë të popullsisë shqiptare në „Maqedoni“, ajo nuk e bëri këtë veprim.

    Një veprim të tillë më vonë nuk e bëri as PDSH (Partia Demokratike Shqiptare) dhe as BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim), mosveprim ky, ashtu s’i edhe me shumë mosveprime të tjera, partitë politike „shqiptare“ sistematikisht e kanë grymosur (llastuar) politikën antishqiptare të pushtueseve e kolonizatorëve të „Maqedonisë“ që nuk ka qenë dhe nuk është asgjë tjetër përveçse një burg për kombësinë shqiptare të kësaj pjese të Shqipërisë Natyrale, e cila me të drejt quhet Lugina e Vardarit, ashtu siç dikur ishte edhe ish RSFJ, që edhe (sic dikur ishte ish RSFJ) vazhdon të mbetet edhe e sëmura e radhës e Ballkanit.



    Çdo të ndodhte nëse në zgjedhjet presidenciale, të 22 marsit 2009, shqiptaret do të dilnin me një kandidat të vetëm shqiptar?



    Shqiptari nuk do të arrinte të zgjidhej President i “Maqedonisë”, por shqiptaret do të arrinin që, përballë faktorit vendor dhe atij të huaj, të shfaqnin disa vlera kombëtare të pashfaqura deri më tani, siç janë:



    1. Për herë të parë shqiptarët e Luginës së Vardarit, të kësaj pjese vitale të Shqipërisë Natyrale, pas gati dy dekadash do të krijonin bllokun nacional të tyre përballë bllokut nacional sllavo-maqedonas dhe do të hidhej hapi i parë drejtë minimizimit të përçarjes ndër shqiptare, të shkaktuar nga ndarja absurde e partive politike „shqiptare“, në të majtë (BDI) dhe në të djathtë (PDSH), një absurditet tjetër ky i pasuar edhe me ate, që e majta „shqiptare“ (BDI) krijon koalicion qeverisës (kolaboracionist) me të djathtën ekstreme të nacionalizmit sllavo-maqedonas të VMRO-DPMN.



    2.Gjithashtu, për herë të parë votat e shqiptarëve nuk do të shkonin te kandidati sllavo-maqedonas, siç ka ndodhur deri më tani, por këtë radhë votat e shqiptarëve do të shkonin te kandidati shqiptar, i cili do të arrinte që në raundin e dytë (në balotazh) të përballej me kandidatin sllavo-maqedonas.

    Dhe, të gjitha këto, përballë faktorit ndërkombëtar, kjo pjesë e kombit shqiptar nën pushtimin e „Maqedonisë“ do ta faktorizonin edhe më shumë në këto çaste përpëlitjesh dhe krizash që po përjeton e sëmura e Ballkanit, krijesa artificiale dhe burgu i popujve jo-sllavë me emrin „Maqedoni“.



    Pikërisht pse nuk ndodhi kjo, Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) kërkon nga shqiptarët që t’i bojkotojnë zgjedhjet presidenciale në "Maqedoni"



    A është „Maqedonia“ një shtet i standardëve demokratike evropiane?



    “Maqedonia”, ashtu si Serbia, Mali i Zi dhe Greqia, është shteti më multietnik në Ballkan, ku krahas kombësisë shqiptare dhe kombësisë bullgare, që përbejnë popullsitë shumicë në “Maqedoni”, jetojnë edhe shumë pakica tjera, si: pakica serbe, turke, greke, rome dhe pakica vllahe, ku kjo e fundit as nuk figuron në rubrikë e listave të regjistrimit të popullsisë në “Maqedoni”, kur dihet fakti historik se përfaqësimi në Republikën e Krushevës ishte kështu: 33% shqiptare, 33% bullgare dhe 33% vllahe.



    Shtrohet pyetja se pse në Republikën e Kosovës, ku të gjitha pakicat kombëtare, si: ajo serbe, turke, boshnjake, kroate, rome dhe të tjera, që nuk përbëjnë as 10%-shin e popullsisë së përgjithshme të Republikës së Kosovës, duhet t’i gëzojnë të gjitha të drejtat kombëtare, bile të jenë edhe të privilegjuara dhe të gëzojnë edhe më shumë të drejta se sa vetë kombësia shqiptare në Republikën e Kosovës, dhe këto standarde evropiane të mos zbatohen edhe në “Maqedoni”, as edhe në Serbi, as në Mal të Zi dhe as në Greqi?!

    Gjithashtu, shtrohet pyetja se pse duhet që pjesa e kombit shqiptar nën “Maqedoni” të konsiderohet si pakicë kombëtare (minoritet), kur ajo nuk është e tillë, dhe shqiptaret aty, edhe pas luftës së vitit 2001 dhe të ashtuquajturës “Marrëveshje e Ohërit”, tani më të dështuar dhe inekzistente, të vazhdohet të trajtohen si qytetarë të kategorisë së dytë e të tretë, kur dihet fakti se shqiptarët në “Maqedoni” janë një shumicë absolute.

    Por, nga ana tjetër janë edhe faktet tjera më kokëforta të diskriminimit të shqiptarëve të Luginës së Vardarit nga pushtuesi e kolonizatori sllavo-maqedonas, i cili me politikat e tilla po përgatitet për shpërbërjen e krijesës artificiale me emrin “Maqedoni”, ashtu siç edhe dikur vepronte edhe Serbia kundrejt popujve të tjerë të ish federatës jugosllave, politikë hegjemoniste serbe kjo që, më vonë solli edhe shpërbërjen ( me gjakderdhje dhe krime të llahtarshme) të ish RSFJ-së, të këtij burgu të popujve jo serbë dhe ku gardian i këtij burgu të madh ishte Serbia.



    Shtrohet pyetja se përse komuniteti ndërkombëtar “Maqedoninë” e pranon si një shtet të maqedoneve dhe përse ai hesht përballë realiteteve që janë ndryshe?



    Sepse, komuniteti ndërkombëtar edhe në Shek. XXI vazhdon të zbatojë dy standarde në Ballkan, një standard (privilegjues) për sllavet dhe serbet (minoritet) në Republikën e Kosovës, dhe një standard tjetër (diskriminues) për shqiptarët, qofshin këta shqiptarët shumicë në Republikën e Kosovës, apo edhe për kombësinë shqiptare të Kosovës Lindore (Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit) nën Serbi dhe kombësinë shqiptare nën Mal të Zi, si dhe për kombësinë shqiptare të Shqipërisë Lindore nën “Maqedoni”.

    Kemi bindjen e patundur, se për sa kohë bashkësia ndërkombëtare do të vazhdojë të sillet kështu, të veprojë me dy standarde, Ballkani do të vazhdojë të jetë një vatër krizash dhe luftërash, siç edhe e kanë cilësuar dhe e cilësojnë edhe shumë institute analitike e politike prestigjioze kombëtare e ndërkombëtare, prandaj.....



    A ka “Maqedonia” ndonjë rrugëdalje nga ky qorrsokak ku e kanë futur pinjollët sllavo-serbë të Ballkanit ?!



    Që „Maqedonia“ të shpëtojë nga shpërbërja e saj, një shpërbërje kjo që mund të jetë s’i ajo shpërbërja e ish RSFJ-së, që mund të pasohet nga gjakderdhje dhe tragjedi të mëdha, kjo do të varet vetëm nga shqiptarët e Luginës së Vardarit nën pushtimin e “Maqedonisë”.

    Dhe, që të ndodhte kjo gjë, shqiptarët e kësaj pjese të Shqipërisë Natyrale, duhet të jenë të barabartë me popullsinë bullgare në “Maqedoni”.

    Kjo barazi e shqiptarëve do të mundet të arrihet vetëm përmes federalizmit të „Maqedonisë”, sipas modelit të Belgjikës, e cila është shtet federal i popullsisë flamane dhe i popullsisë valone.

    Këtë konstatim, sa të drejtë po aq edhe paralajmërues, e kam shfaqur edhe përmes shkrimit të mëhershëm, me titull:

    “MAQEDONINĒ E SHPĒTON VETĒM FEDERALIZIMI I SAJ…!, të cilën mund ta lexoni përmes: www.albaniapress.com

    Në të kundërtën e kësaj, nëse kjo nuk do të merret shumë seriozisht në konsideratë nga komuniteti ndërkombëtar (OKB, BE, SHBA dhe NATO), atëherë “Maqedonia” do të shpërbëhet dhe nuk do të mundet më të vazhdojë të jetë një burg për kombësinë shqiptare të Shqipërisë Lindore nën “Maqedoni”.



    Tiranë, më 2 mars 2009.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Postime
    65
    a mund ta quajme zonen 6elektorale si republika shqiptare e maqedonise
    dhe se fundi dua dicka si harta e zonave elektorale parlamentare ne maqedoni dhe me statistika sa shqiptare,turq ne secilen zone

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Medi1
    Anëtarësuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ne tok kudo
    Postime
    185
    Krahas regjistrimit qe e bene shteti maqedon , duhet te behet regjistrimi nga vet populli shqiptar .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Modesti
    Anëtarësuar
    11-10-2004
    Postime
    350
    Abstenimi masovik i elektoratit shqiptarë në irjm për të votuar president sllav tregoji qartë se shqiptarët janë vetëdijësuar dhe se ndikimi i partive politike nuk kalon më tek ato. Kjo është shenjë e qartë se me vetë bojkotimin shqiptarëve tërë komuniteti ndërkombëtarë ka filluar të shtrojë pyetje.

    Shqiptarët duhet të vazhdojnë në këtë tempo, dhe të injorojnë institucionet të cilat nuk i ka votuar. Edhe pse zyrtarisht këto instirucione egzistojnë, për shqiptarët janë ilegjitime dhe pa peshë.

    Cenzusi për president është i trikuar, sepse cenzus nuk ka pasur. Kjo tregon se pesha shqiptare është shumë e rëndësishme në irjm, ndërsa Gëzim Ostreni të turpërohet që del në konferencë për shtyp dhe thotë se cenzus ka pasur. CENZUS NUK KA PASUR MOS TRILLO O GËZIM OSTRENI E JU TË BDI-S SE NGA GËRDITET, HUMBJA JUAJ ËSHTË AFËR, DO TË ZHDUKENI NGA SKENA POLITIKE ME KËTË "DËGJUESHMËRI TË ULËT".
    Çdo njeri do të përgjigjet para Zotit

  5. #5
    NoboDy Maska e besar_atb
    Anëtarësuar
    22-04-2007
    Vendndodhja
    T3TovA
    Postime
    281
    Modesti- Desha te shtoj dicka ne lidhje me kete qe ke shkruar ti.
    Injoranca dhe paftyresia e BDI-se nuk ka fund.Edhe perkunder bojkotit te shumices se shqiptareve me sa di cenzusi prej 40% eshte arritur dhe me kete maqedonia do zgjedh kryetarin e shtetit por mos harojme ai nuk do kete legjitimitetin e shumices shqiptare.Bdi lere qe haroi totalisht Mareveshjen e ohrit mirepo tash ka haruar edhe marreveshjen e Majit,nuk eshte fare ne rrjedhat politike dhe ne lojerat qe po ia ben Nikolla gruevski.Do mar ca shembuj:
    z.Ahmeti thot kemi marreveshje,qe do perkrahim kandidatin presidencial te vmro-s me kusht qe ne 2014 te perkrahet kandidati shqiptari nga cilado parti qe ne ate kohe do jete me e madhja,ne anen tjeter vmro deklaron se kesisoj marreveshje nuk ka dhe nuk do behet ndonjehere se populli vendos kend do zgjedh.
    z.Ahmeti thot kemi marreveshje me Gruevskin qe votat e bdi te shkojne ne konton e vmro per kryetar shteti qe ne anen e kundert votat e vmro te shkojn ne konto te bdi ne tetove gostivar por perseri nuk e cek strugen???shtrohet pyetja PSE?
    Nje perqindje e vogel e votuesve shqiptare te BDI-s sot perkrahen Ivanovin per president dhe ai arriti qe te behet kryetar shteti,mirepo c`i ndodhi BDI-s.Ne tetove dhe gostivar aspak nuk mori perkrahje te votuesve maqedon te vmro dhe ne Struge arriti qe ta fiton shkaun me votat e atyre shqiptareve te PDSH qe deri dje jepnin informat qe Menduh Thaci ka marreveshje me canovskin? he mo tash me tregoni, a e paska shitur Menduh Thaci Strugen apo ju e shitet moralin duke rene ne grackat e gruevskit.Harruat te gjitha ata deshmor dhe ushtare te luftes qe thireshit ne emrin e tyre,me emrin e te cileve gezoni sot pushtetin.Nuk them qe PDSH eshte pa gabime mirepo keta lojera qe po ia ben gruevski z.Ali Ahmetit te pakten se besoj qe do ia bente ndonje njeriu tjeter.
    Plagën e nënçmon ai që nuk e din çka është dhimbja!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    un mendoj qe maqedonia duhet te shperbehet e tera se pse shqiptaret gjdohet dote jene te diskriminuar ne ket shtet sllave uroj qe shqiptaret te vedisohen nje her e pergjithmon shqiptaret e e lugines se vardarit duhet di bashkohen kosoves ndryshe sben
    RROFT SHQIPERIA E BASHKUAR

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Pas ketyre zgjedhjeve ne fakt kemi nje situate te re politike por edhe gjeopolitike.Disa tregues te ri:
    1.Tek shqiptaret fituan gjithe, BDI-ja morri shumicen e komunave,PDSH-ja e morri kryeqendren shqiptare ndersa lideri i DR-se Selmani morri shumicen e votave dhe u legjitimua si faktor ne skenen politike shqiptare.
    2.Maqedonia per te paren here ne historikun e saj zgjedh kryetarin pa voten e popullates se dyte me numer ne vend ate shqiptare.Kjo madje as ne sistemin socialist nuk ka ndodh.
    3.Kemi nje qeveri maqedonase e cila e ka shumicen ne parlament dhe nuk ka nevoje fare per votat e shqiptareve per ta mbajtur pushtetin.Ne kete drejtim VMRO-DPMNE serbe eshte force e pare politike qe e ka pushtetin ABSOLUT ne vend edhe ate pa pike ndihme te faktorit shqiptar qofte ne nivel lokal ashtu edhe qendror.
    4.Kemi qeveri antishqiptare dhe antiperendimore e kjo e fundit pas renies se socializmit ndodh per te paren here.Madje as qeverite e majta socialdemokrate nuk kane qene aq antiperendimor sa eshte tani qeverisja e VMRO-se serbe.

    Keto kater zhvillime politike medoemos do te reflektojne nje situate te re ku antagonizmi shqiptaro-maqedonas do vij ne rritje dhe kete vend nuk e presin caste te lumtura por vetem vuajtje dhe trazira.Faktori shqiptar duhet te jete i pergaditur qe ti perballet sfidave ne ardhje sepse nuk eshte jasht mendjes se shperberja eshte afer.Partite politike shqiptare ne Maqedoni duhet te dijne se asnjeri nga ata nuk ka fituar dhe se maqedonasit jane ne nje epersi te hatashme dhe se na duhet pak me shume unitet qe ti perballemi sfidave.Duhet te mbaroje qasja qe per shqiptaret berja politike eshte emerimi i nje drejtori i nje drejtorati(une jam direktor i ulicave sic deklarohet pak dite me pare nje kuader partiak i emeruar si drejtor).Politika shtetformuese nuk ndertohet mbi fitimin e ca mbeturinave qe ti hedh partneri maqedonas por me nje shterngim te tij qe te pranoje se ne jemi faktor ketu.Keshtu me keto rezultate zgjedhore shqiptaret jane politikisht barabart me zero per momentin.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •