Ne jemi cfare bejme ne menyre te perseritur. Persosmeria keshtu nuk eshte nje veprim por nje zakon.
ARISTOTELI
Zakonet jane faktore te fuqishem te jetes tone. Jane te qendrueshem, shpesh te pavetedijshem, ne menyre te vazhdueshme, cdo dite shprehin vullnetin tone, dhe prodhojne efektivitetin tone, ose paefektshmerine tone. Vullneti yne eshte ne themel nje perzjerje e zakoneve tona. Ajo cfare jemi pra eshte thjesht nje rezultat i zakoneve tona. Dihet se parimet e suksesit ndryshojne nga epoka ne epoke, por zakonet qe i dhunojne keto parime jane te njejtat gjithmone. Zakonet e keqija kane nje terheqje gravitacionale qe nuk na lene te shkojme atje ku duam. Zakonet jane rezultat i veprimit dhe veprimi eshte rezultat i mendimit dhe bindjes. Por ne mund ta perdorim terheqjen gravitacionale te zakonit per te krijuar parimet dhe rregullin e domosdoshem qe krijon efektivitetin e jetes sone. Shume njerez bejne gabim te madh kur nenvleftesojne vullnetin. Cdo njeri qe arrin dicka, qe ben dicka, pavarsisht sa i ndergjegjshem eshte per kete ai cdo gje qe ka, e ka fale vullnetit te tij, pra te asaj qe eshte, karakterit te tij. Pra ne kete kontekst te qenit i vullnetshem duhet pare ne pikepamje etike(morale). Te jesh kembengules, i vendosur, energjik etj...
Jane disa ligje qe nuk thyhen dot. Sic jane ligjet fizike. Psh forca e gravitetit. Dhe ligjet e natyres njerezore. Psh vullneti. Eshte absurde te thuash nuk varem nga forca e gravitetit, nuk ndikon tek mua. Ose te thuash nuk ka lidhje vullneti se cfare arrij une, se te kushte zon paraja per cdo gje. Kurse une po them se me pare duhet te jesh pastaj te kesh. Pasuri me e madhe zhduket shpejt ne duart e te pazotit, kurse varferia me e madhe eshte permbysur nga njerez te zote. Sigurish paraja ka shume rendesi per ate qe arrijme, por faktor kryesor eshte vullneti. Paraja nuk eshte asgje vullneti eshte gjithcka.
Nje here Napoleoni hasi nje vajze te vogel gjate udhes dhe ju drejtua asaj: Ckemi princeshe? Vajza i tha se nuk ishte fare princeshe por nje vajze e gjore ku skishte ku te futej. Napoleoni i tha: Sonte po. Por neser ndoshta jo. Duhet te besosh tek e ardhmja. Gruaja e tij Xhuzepina i tha se pse po e bente ate endacake te gjore te enderronte, ajo do te jete gjithmone nje vajze e gjore gjithe jeten. Ai tha: ky eshte mendimi yt. Por une do ta bej Francen nje vend ku gjithcka eshte e mundur.
Dhe thenia e tij: E pamundura eshte fjale e teveqeleve, mua me duket me e mencura qe kam degjuar ndonjehere.
Sintetizoi: Gentjan Lici
Krijoni Kontakt