Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    pershendetje

    Jam kurioz te di se perse kalendari Kishtar Katolik ndryshon me Kalendarin Kishtar Ortodoks, te pakten per festat e shenjtoreve qe i kemi te perbashket, pra qe kane jetuar ne 1000 vjetet e pare te Krishterimit?
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #12
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Pyetja qe ben ti Matrix permban ne vetvete idene qe kane shume vete, sidomos ortodokse lindore, por edhe katolike perendimore, qe krishterimi ka qene nje dhe uniforme para Skizmes, ku ska pasur pra kishe katolike e kishe ortodokse.
    Me kete baze fiktive, shume ortodokse me te drejte revoltohen per "inovacionet" e katolikeve qe i dallojne sot nga ortodokset, qe, sipas tyre, kane mbetur me besimin origjinal te shekujve te pare e tutje.


    Ketu ka DY mite e te paverteta:

    1. Krishterimi nuk ka qen aspak UNIFORME para vitit 1054.

    2. Kisha Ortodokse NUK ESHTE e NJEJTE me kishen e shekujve te pare, madje as me kishen e periudhes se hershme bizantine (persa i takon praktikes kishtare).
    me fjale te tjera, Kisha ortodokse e sotme eshte EVOLUIM i kishes se hershme bizantine, ashtu sikurse kisha e sotme katolike eshte evoluim i kishes se atehershme romane.


    Ajo cfare ka qene e perbashket ne Krishterim, ka qene formulimi doktrinor i dogmave (por jo patjeter menyra e kuptimit te tyre) dhe disiplina e shprehur dhe miratuar neper koncile.
    Jashte kesaj, praktikat kishtare kane qene te ndryshme, jo vetem ndermjet bizantineve e latineve por edhe me sirianet, koptet, armenet etj.

    Keshtu qe festimi i shenjtoreve ne dite te ndryshme, shpjegohet brenda autonomise se praktikes se seciles kishe.

  3. #13
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Besoj se doctor nostrum ecclisiae catholicorum e aprovon nji ket pergjigje....!

  4. #14
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Me sa di une Seminarist, Kisha Ortodokse nuk e ka ndryshuar kalendarin e festimit te shenjtoreve. Nuk di cfare te them per Kishen Katolike, ndaj po pyes ketu.
    Nga ana tjeter, ndonese ne Kishen Ortodokse ka autoqefali dhe autonomi mes Kishash, kalendaret jane te njejte psh si ne Kishen Shqiptare ashtu ne Kishen Greke, Ruse, Serbe, BUllgare etj...(I vetmi dallim qe mund te kete, eshte ndonje shenjtor lokal qe festohet ekstra, por shenjtoret e perbashket festohen ne te njejten dite, me dallim vetem kalendarin julian-gregorian)
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #15
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Dhe pyetja e dyte:

    -Meqenese Kisha Katolike e njeh Kishen Ortodokse vetem si "skizmatike", por "jo heretike", cfare qendrimi ka Kisha Katolike ndaj Shenjtoreve Ortodokse te pas 1054?
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #16
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Para 1054 mes kishes romane dhe asaj greke nuk ka pasur uniformitet as ne kalendar e ne asgje. Mund te themi qe kishat atehere kane qene praktikisht po aq te ndara dhe pavarura, nderkohe qe teorikisht ishin nje, sac jane edhe sot formalisht e teorikisht te ndara, nderkohe qe praktikisht jane po nje.

    Keshtu qe ska pse shtrohet pyetja per dallimet ne kalendar sot.
    Jo se nuk ka gjera te perbashketa. Jeta ne ikumenin kristian romak patjeter qe ka cuar edhe ne festime te perbashketa. Shembull jane festat e medha si pashka, krishtlindja, ungjillezimi, fjetja etj, por edhe shenjtore.


    Pavaresia mes kishave ortodokse eshte tjeter gje. Mos harrojme se kjo pavaresi eshte administrative dhe politike e aspak teologjike, kulturore e disipline kishtare.


    Per pyetjen e dyte, ne rast te nje bashkimi te kishave ne te ardhmen, shenjtoret e periudhes se midisshme, mund te shihen brenda ne kontekst, brenda moralit te mesimit te tyre dhe deshires se mire per ti sherbyer kishes, pavaresisht se te kushtezuar brenda kufizimeve te kohes ku jetonin.

    Dhe brenda kishes ortodokse ne kemi shenjtore t se kaluares mesimi i te cileve sot shihet brenda kontekstit pa mare vlere literale per kohen e sotme.

  7. #17
    “U bëftë vullneti yt” Maska e zef malsia
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    83

    Shenjtorët e javës sipas Kalendarit kishtar

    Shenjtorët e Javës

    E diel 17 korrik, Kisha kremton të dielën e 16-të gjatë vitit kishtar e po më 17 korrik kalendari kishtar përkujton edhe shën Marçelinën, virgjër, motër e shën Ambrozit, ipeshkëv; shën Aleksin e shën Leonin IV, papë. Liturgjia na kujton se bashkimi i pakushtëzuar me Jezusin është kushti që duhet përmbushur për t’u shëlbuar. Fati i amshuar i secilit nga ne, lidhet me qëndrimin që mbajmë ndaj Zotit. Krishti na thotë edhe neve “Mjerë ti!”, kur e presim me indiferencë e nuk duam ta kuptojmë se pa Të nuk mund të kemi jetë.

    Të hënën më 18 korrik kalendari do të përkujtojë shën Emilianin martir; shën Brunon e Senjit, ipeshkëv dhe shën Federiku. Liturgjia na kujton se mënyra si sillet Jezusi, e bën t’i ngjasë gjithnjë më shumë shërbëtorit të Hyjit, kumtuar nga Izaia profet: me butësinë e tij i ndihmon njerëzit në mjerimet e tyre fizike e shpirtërore, në sa tashmë kanë nisur të komplotojnë kundër tij.

    Të martën më 19 korrik
    kalrendari shënon përkujtimin e shën Simakut, papë. Litugjia na kujton se Zoti nuk e then kurrë besën e dhënë. Ka premtuar ta shpëtojë njeriun e lodhur e të shtypur dhe e mban premtimin, duke i dërguar Birin e vet, Jezusin. Por paradoksalisht, në sa na shpëton nga barra e mundimeve tona, kërkon të marrim mbi shpinë zgjedhën e tij, kryqin e tij, e ta ndjekim pas, duke na siguruar se kjo barrë bëhet e lehtë në se mësojmë ta mbartim me zemër të butë e të përvujtë, si na mëson Ai.

    Të mërkurën më 20 korrik kalendari kishtar do të përkujtojë festën e shën Apolinarit, ipeshkëv i Ravenës e martir, të shën Elisë profet e të shën Aurelit të Kartagjenës, që e kaluan jetën duke besuar Zotin, në të cilin gjetën lirinë e plotë të shpirtit. Shën Elia është pajtor i Berdicës e i Reçit, fshatra pranë Shkodrës, dhe në Krythë afër Ulqinit, që të premtën do të jenë në festë.

    Të enjten më 21 korrik do të përkujtohen shën Lorenci nga Brindizi, meshtar kaupuçin doktor i Kishës, shën Prasedia romake e shën Ezekieli profet. Liturgjia na kujton se Zoti e bekon njeriu që jep me gëzim, që di të dhurojë pa shpërblim, pa shikuar kurrfarë interesi, pa pritur që ndokush t’i shprehë mirënjohjen për veprat e mira. I mjafton besimi se Zoti sheh gjithçka

    Të premten më 22 korrik kalendar përkujton shën Maria Madalenë. Liturgjia na kujton se Zoti nuk e then kurrë besën e dhënë. Ka premtuar ta shpëtojë njeriun e lodhur e të shtypur dhe e mban premtimin, duke i dërguar Birin e vet, Jezusin. Por paradoksalisht, në sa na shpëton nga barra e mundimeve tona, kërkon të marrim mbi shpinë tonë zgjedhën e tij, kryqin e tij, e ta ndjekim pas, duke na siguruar se kjo barrë bëhet e lehtë në se mësojmë ta mbartim me zemër të butë e të përvujtë, si na mëson Ai.

    Të shtunën që vjen më 23 korrik
    bie përkujtimi i së shën Brigjidës, rregulltare, Pajtore e Evropës. Liturgjia na kujton se Jezusi u fton të gjithë të krishterëve të cilët duhet t’i shërbejnë mbarë tokës, duke u bërë për të kripë e dritë për njerëzimin.

    Të dielën e ardhshme më 24 korrik
    , Kisha do të kremtojë të dielën e 17-të gjatë vitit, e gjithnjë më 24 korrik kalendari do të përkujtojë edhe shën Sharbel Maklufin, meshtar dhe shën Kristinën, virgjër e martire. Me jetën e tyre na nxisin të meditojmë se detyra kryesore e njeriut është të bëjë vullnetin e Zotit. Detyrat e kërkesat e tjera të panumërta të jetës njerëzore, që nga ato të familjes, tek detyrat e punës, janë të gjitha të dorës së dytë e të gjitha të varura pikërisht nga vullneti i Zotit.
    "..ju do të vdisni në mëkatet tuaja, po të mos besoni se UNË JAM".

  8. #18
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Shenjtorët e javës 12 – 19 gusht 2012


    Më 12 gusht, e diela e 19-të gjatë vitit kishtar, Kisha Katolike, ndër të tjerë, kujton shën Gjovanën Françeska të Shantalit, rregulltare dhe papën Inoçenci XI.

    Nesër, 13 gusht, kremtohet festa liturgjike e shenjtorëve Ponciani, papë dhe Hipoliti, meshtar, të dy martirë. Njëkohësisht përkujtohet edhe shën Gjon Berkmans, jezuit.

    Të martën, më 14 gusht, nderohen shën Maksimilian Kolbe, françeskan konventual e martir, shën Alfredi, ipeshkëv e shën Euzebi romak.

    Të mërkurën, 15 gusht, një nga festat më kulmore për Kishën Katolike, ajo e të Ngjiturit të Zojës në Qiell, ose Zoja e Madhe. Gëzimi i pafund që Maria, Nëna e Jezusit shpreh në lavdin drejtuar Hyjit “Magnificat”, është bërë gëzimi e hareja e krejt popullit të Zotit.

    Më 16 gusht, ditën e enjte, kremtohet festa liturgjike e shën Shtjefnit, mbret i Hungarisë e i shën Rrokut, shtegtar.

    17 gusht, të premten e ardhshme, përkujtohet ndër të tjerë, shën Eusebi, papë e martir, dhe shën Kjara nga Montefalko, abateshë agostiniane.

    Të shtunën, më 18 gusht, Kisha Katolike nderon shën Helenën, perandoreshë, nëna e perandorit Kostandin, që lejoi për herë të parë krishterimin në Romë, dhe shën Agapiton, martir. Po në këtë ditë, shqiptarët përkujtojnë edhe shën Florin e shën Laurin, martirë të Ulpianës, në Kosovë.

    E diela e ardhshme, 19 gusht, është e 20-ta gjatë vitit kishtar. Kremtohet festa liturgjike e shën Gjonit Eudes, meshtar, themelues i eudistëve, shën Siksti III, papë, dhe shën Manji, martir.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2007, 11:37
  2. A eshte liber liturgjik kishtar “Meshari” i Buzukut?
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-12-2006, 07:01
  3. Agjiologjia
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-07-2006, 00:12
  4. A eshte liber liturgjik kishtar “Meshari” i Buzukut?
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-06-2006, 01:30
  5. ADHURIMI - Kapitulli IV: Viti Kishtar
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 01-04-2005, 01:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •