“Unë njoh vetëm një problem: Kush është Jezu Krishti?”(F. Werfelit)
“Unë jam buka e gjallë zbritur nga qielli”
Po si mund të gjejmë e sigurojmë ushqimin që qëndron e siguron jetën e amshuar? Jezusi pohon: “Unë jam buka e gjallë zbritur nga qielli” (Gjn 6,51). Në tjetër rast, Jezusi thotë: “Para se të ishte Abrahami, Unë Jam” (Gjn 8,58).
"O Atë... - une ty të njoh.."!
E në darkën e mbramë, duke u lutur, Jezusi shprehet kështu: “ O Atë, bota nuk të njeh, por une ty të njoh” (Gjn 17,25). E Filipit i përgjigjet: “Filip, kush më ka pa mua, e ka pa Atin. Më besoni: unë jam në Atin e Ati është në mua; nëse jo, së paku besojeni këtë për shkak të veprave të mia” (Gjn 14,9-10).
Kurrë, askush nuk ka folur kështu. Kurrë asnjë themelues asnjë besimi nuk ka pohuar të ketë qenë Biri i Zoti. Prej mëse dy mijë vjetësh, fjalët e Jezusit shkandullojnë e magjepsin: “Krishti është dashur deri në adhurim dhe urrejtur deri në çmenduri”, ka vërejt ndershmërisht Blaise Paskal.
"Unë jam Biri i Atit.."!
Kuptimi i Fjalëve të Jezusit është i qartë. Thotë Ai: “Unë jam Biri i Atit qiellor, unë jam Jeta e Amshuar që kërkoni, unë jam ajo që çka i mungon paqes tuaj, unë jam Dhurata që Ati ju bën, unë jam Përgjigja problemeve tuaja”. Për atë që beson në Krishtin, këto fjalë konfirmohen rregullisht në jetën e përditshme. Për atë që nuk beson, Krishti mbetët enigmë e Ungjilli dritë e pashpjegueshme. Do të them më shumë: për atë që nuk beson në Krishtin – janë fjalët e Paskalit – jeta e vdekja mbesin të padeshifrueshme”.
Dalin jashtëzakonisht të vërteta fjalët e F. Werfelit, një hebreu bashkëkohor i joshur nga Krishti. Ai ka deklaruar: “Unë njoh vetëm një problem: Kush është Jezu Krishti?”
Krijoni Kontakt