Me emrin e Allahut!
Falenderoj Allahun, Paqa qofte mbi Muhamedin s.a.v.s.
Meqenese moderatoret nuk arriten te moderonin temen rreth Albanit, por i rane shkurt duke e mbyllur ate, shpresoj qe kesaj here te jene me te kujdesshem, gjithashtu shpresoj qe forumsat mos perdorin shprehje ofenduese qe nuk i takojne muslimanit.
Tema qe do trajtohet ketu, flet rreth Imam Esh'arijut dhe pretendimeve te ngritura rreth personalitetit dhe shkolles se tij. Po e perseris qe kush nuk di le te heshte.
Pretendimi No. 1
Disa pretendojne se Imam Esh'ariju ka kaluar neper tre faza:
1- Faza e I'tizalit, ne te cilen vazhdoi deri ne moshen perafersisht 40 vjecare.
2- Faza e pasimit te Abdullah ibn Said ibn Kul'lab (Ibn Kul'lab)
3- Faza e kthimit te tij ne akiden e Selefit dhe Ehli Sunnetit.
Ne baze te ketyre pretendimeve, ngrihen pretendime te tjera se pasuesit e Esh'arijut kane mbetur ne fazen e dyte, pra ne pasimin e Ibn Kul'labit, ku per ta Ibn Kul'labi nuk eshte pjese e Ehli Sunnetit.
Perpara se te shkojme e te trajtojme keto ceshtje, ne menyre historike dhe shkencore, po i paraqesim si fillim tre ceshtje:
1 - Ceshjta e kalimit ne tre faza eshte ceshtja kryesore dhe permban edhe dy nenceshtjet e tjera.
2- Abdullah ibn Kul'labi nuk eshte ne metodologjine e Ehli Sunnetit dhe Xhematit.
3- Libri El-Ibaneh, perfaqeson fazen e fundit, ku Imam Esh'ariju i eshte kthyer rruges se Selfit.
Pergjigja ndaj Ceshtjes se pare: Kalimi neper tre faza.
Imam Esh'ariju nuk eshte nje person dosido dhe sa i panjohur sidomos ne kete lloj pretendimi. Nese problemi do te ishte sikurse pretendohet se Imami ka kaluar neper tre faza, atehere historianet duhet te kene shkruar rreth keti tranzicioni. Ajo qe veme re, ne fakt, eshte largimi i Imamit nga I'tizali, ku askush prej autoreve te autobiografive nuk ka lene pa permendur ngritjen e tij ne minber dhe distancimin nga I'tizali.
Pyetje: a kane permendur historianet idene e largimit nga Abdullah ibn Kul'labi?
Po t'i referohemi librave te historise, nuk gjejme gjurme te keti lloji, as te aferta e as te peraferta. Te gjithe historianet kane te njejten ide, se imami ka kaluar nga I'tizali (mu'tezileh) ne rrugen e Selefu-s-Salih.
Imam Ebu Beker ibn Feurik r.a. ne librin "Tebjin Kedhb El-Mufteri", fq.127 ka thene: "Shejh Ebu El-Hasen Ali ibn Ismail El-Esh'arij r.a. kaloi nga mez'hebi i I'tizalit ne ngadhenjimtarin e Ehli Sunnetit dhe Xhematit, permes argumentave mendore dhe rreth kesaj ka perpiluar disa libra" perfundoi.
Ibn Khalkan, "Wefijat El-A'jan", 3/287, thote: "Ai eshte posedues i fondamenteve dhe ringjalles i ngadhenjimit te Ehli Sunnetit. Ebu El-Hasen ne fillim ka qene mu'tezil, me pas u pendua ndaj deklarimit per "Adel" dhe "Khalk El-Kur'an" (Krijimi i Kur'anit), ne xhamine e madhe ne Basreh diten e xhuma" perfundoi
Dhehebiju, "Sejr A'lam En-Nubela", 15/89, thote: "Jemi informuar se Ebu El-Hasen (Esh'ariju) eshte pernduar dhe eshte ngritur ne minberin e Basras dhe tha: "Une kam pas thene per krijimin e Kur'anit,...tashme jam penduar dhe u kundervihem Mu'teziliteve" perfundoi
Ibn Khaldun, "El-Mukaddimeh", fq. 853 thote: "Derisa doli Ebu El-Hasan dhe debatoi disa nga shejhet e tij - mu'tezileh - ne ceshtjet e Es-Salah dhe El-Aslah, duke refuzuar rrugen e tyre dhe u bashkua me mendimin e Abdullah ibn Said ibn Kil'lab, Ebu El-Abbas El-Kalanisij dhe El-Harith El-Mehasebij te cilet ishin ndjekes se Selefit ne rrugen e Sunnetit" perfundoi
Keshtu konfirmohet se Imam Esh'ariju u bashkua me mendimin e Ibn Kil'labit, Kalanisijut dhe Mehasebijut, te gjithe keta ishin ne rrugen e Selefit dhe Ehli Sunnetit dhe Xhematit.
Keshtu kane treguar te gjithe librat e historise qe kane permendur biografine e Imam Esh'arijut, psh: Tarijkh Bagdad (Khatib El-Bagdadij), Tabekat Esh-Shafi'ijeh (Subkiju), Shedherat Edh-Dheheb (Ibn El-Imad), El-Kamil (Ibn El-Ethijr), Tebjin Kedhb El-Mufterij (Ibn Asakir), Tertijb El-Medarik (Kadi Ijjad), Tabekat Esh-Shafi'ijeh (Ibn Kadi Shuhbeh), Tabekat Esh-Shafi'ijeh (El-Esneuij), Ed-Dijbaxh El-Medh'heb (Ibn Ferhaun), Mer'at El-Xhinan (El-Jafi'ij), etj. Te gjithe keta libra tregojne se Imam Esh'ariju ka kaluar nga faza e I'tizalit ne rrugen e Selefit dhe Ehli Sunnetit.
Vazhdon.......
Krijoni Kontakt