
Postuar më parë nga
Dritë
I nderuar Gostivarli selam alejkum,
Para se te behem pjese e ketij komuniteti i kam lexuar me shume vemendje disa tema dhe shkrime nga vellezerit dhe motrat e mij muslimane. Te jem e sinqerte me kane lene nje shije shume te hidhur, si fjalori ulet qe perdoret, njeashtu menyra dhe sjelljet qe kemi ndaj nj-tj kur jane ne pyetje disa tema delikate.
Akoma me shume me len pershtypje se shumicat me plote mendjemadhesi predikojne Islamin ne kete forum, nderkohe ne sjelljet e tyre nuk pash te shembellejne mesimet e Islamit, mesimet e Kur'anit dhe Profetit s.a.v.s.
Shumicat i kane gishtat me te shpejte se mendjen, gjate nxitimit shkruajne gjera qe nuk ju kane hije muslimaneve plus qe bejne gabime gjate interpretimit te fese gje per te cilen do te pergjigjemi secili nga ne, Diten e Llogarise!
Gjithsesi, me keqardhje e citoj edhe pergjegjen tende ndaj meje ne nje teme:
Te falenderoj nga zemra per kujdesin tend, te jesh i sigurte se une si nje moter muslimane nuk ndjehem e diskriminuar nga feja ime dhe obligimet e mia fetare, perkundrazi jam shume e lumtur qe jam muslimane, elhamdulilah!
Te falenderoj edhe per keshillen tende qellimmire, sinqerisht me frymezove te ju kthehem serisht librave fetare e te jem me e vemendshme kjo qe mos bej leshime dhe gabime sepse nuk dua ta pergjysmoj fene tone te dashur.
Poashtu te falenderoj edhe per kujdesin tend ndaj "qeses" time intelektuale, te jesh rahat se kam mjaft bagazh intelektual edhe pse jam femer dhe muslimane, elhamdulilah!
Menyra se si me je pergjegj e deshmon se sa i nxituar je ne shkrime dhe se si e lejon vehten te udhehiqesh nga emocionet e castit.
Ne fakt kjo dobesi ju mveshet me shume femrave, te qenurit emocional, nderkohe ju meshkujt shquheni se jeni racional. Shume shkrime ne kete forum jane deshmi se motrat muslimane qenkan me racionale se sa ju vellezerit, mos e merrni si ofendim ju lutem, por kjo eshte pershtypja ime pas leximeve qe kam bere.
Ti nuk e din kush eshte ne skajin tjeter te rrjetit, a eshte nje moter muslimane, vella musliman, eshte me i/e vjeter ne moshe apo thjeshte nje dashakeq i joti.
Si moter e jotja ne Islam, jam e obliguar te te keshilloj te jesh i vemendshem herave te ardhshme dhe ti pranojsh keshillat nga tjeret te cilet behen me nijet te mire. Po qofshin keshillat edhe me nijet te keq, perseri All-llahu gjykon me drejte e s'ke pse te shqetesohesh, as ti e as te tjeret.
Uroj qe ne diskutimet e ardhshme mes nesh te mbreteroje dashuria dhe rrespekti i ndersjelle per hire te All-llahut s.v.t, se pa ato ska diskutime te mirefillta e as qe mund te mesojme dicka nga nj-tj.
All-llahu te shperblefte per nijetet qe ke ne zemer dhe ta ndricofte rrugen per ta arrit Bekimin dhe Meshiren e Tij!
Wes'Selamu alejkum
Krijoni Kontakt