Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anėtarėsuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Hyseni kėrkoi shuarjen e UNMIK-ut

    Ministri i Jashtėm i Kosovės, Skender Hyseni, i tha Kėshillit tė Sigurimit se Kosova ka bėrė pėrparim tė konsiderueshėm dhe ka kėrkuar qė t'i jepet fund mandatit tė UNMIK-ut. "Pėr arsye praktike dhe pragmatike, kėrkojmė shuarjen e misionit dhe mandatit tė UNMIK-ut", tha tė hėnėn Hyseni nė seancėn e KS tė OKB-sė.

    Shefi i diplomacisė tha se autoritetet kosovare po kėrkojnė mėnyra pėr pėrmirėsimin e gjendjes dhe kushteve tė jetesės tė pakicave, veēanėrisht serbėve, por shtoi se autoritetet serbe nuk ndihmojnė, madje vazhdojnė t'i "mbėshtesin dhe inkurajojnė strukturat ilegale" nė Kosovė.

    Hyseni tha se Beogradi i pengon serbėt e Kosovės qė tė bashkėpunojnė me institucionet kosovare. Ai tha se gjendja nė veri tė Kosovės ėshtė "shqetėsimi mė i madh", dhe se kjo pjesė, me ndihmėn e Beogradit ėshtė bėrė vendstrehim pėr grupet e ndryshme kriminale dhe aktivitetet ilegale ekonomike.

    Hyseni gjithashtu e akuzoi Beogradin se pėrpiqet t'i pengojė pėrpjekjet e Kosovės pėr tė bashkėpunuar me vendet fqinje, duke bllokuar pjesėmarrjen e Kosovės nė nismat rajonale.

    Nė fjalėn e tij, shefi i misionit tė OKB-sė nė Kosovė, Lamberto Zannier, e ka vlerėsuar gjendjen nė Kosovė si relativisht tė qetė dhe ka shtuar se edhe Prishtina, por edhe Beogradi kanė treguar pėrmbajtje pėr tė mos shkaktuar tensione.

    Por Zannier ka thėnė se njė numėr pėrpjekjesh pėr tė filluar takimet mes dyja palėve pėr ēėshtjet teknike, pėrfshirė edhe ato pėr trashėgiminė kulturore e fetare nuk kanė arritur tė zhvillohen pėr shkak tė dallimeve tė mėdha.

    Zannier ka pėrmendur shtrirjen e Misionit evropian pėr drejtėsi dhe polici, EULEX dhe angazhimet e tė dyja misioneve pėr tė vendosur rendin dhe ligjin. Por sipas tij, kanė mbetur edhe shumė sfida pėr Kosovėn.

    Ai tha se numri i personave tė zhvendosur qė janė kthyer nė Kosovė ka shėnuar rėnie dhe ka bėrė thirrje qė Beogradi dhe Prishitna tė lėnė anash ēėshtjet politike pėr tė gjetur njė zgjidhje pėr perosnat e zhdukur.

    Presidenti serb, Boris Tadiq ndėrkaq, e ka pėrshkruar gjendjen nė Kosovė si shumė tė rėndė dhe ka nėnvizuar se serbėt e Kosovės nuk kanė liri tė lėvizjes, liri tė shprehjes dhe madje as edhe drita dhe ujė.

    Tadiq ka thėnė se Serbia duhet ta vazhdojė bashkėpunimin e partneritetit me EULEX-in dhe UNMIK-un "pėr zbatimin e raportit tė sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė, si dhe planit tė tij 6-pikėsh, i cili parasheh vazhdimin e dialogut me Beogradin".

    Tadiq ka theksuar se Serbia "kurrė nuk do ta njohė pavarėsinė e Kosovės, qoftė nė mėnyrė direkte apo tė tėrthortė, dhe do tė vazhdojė me mbrojtjen diplomatike, juridike dhe paqėsore tė integritetit tė saj". /BBC/Evropa e Lirė/Telegrafi/


    Sot ma ka mbush mendjen Hyseni, e ka bo mat Tadiqin. Bravo i qofte.
    Mėso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-06-2003
    Postime
    569
    He shyqyr me ne fund mori guximin ta kundershtoj ate shkaun e flliqt qe luante rolin e viktimes, desh plasa dhe ne fund ma hoqi pak vnerin Skenderi me disa fjali ne vendin e duhur.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Skenderi i fuqishėm

    Nga Express mė 23.03.2009 nė ora 17:05
    (Update) Njė pjesė e fjalimit tė ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Kosovės, Skėnder Hysnit, i cili reagoi pas akuzave tė presidentit serb, Boris Tadiq:

    ”Unė nuk jam gjykatės dhe nuk dua ta gjykojė askėnd. Duke dėgjuar zotin Tadiq dikush mund tė krijojė pėrshtypjen se Serbia ėshtė viktima e tė gjitha luftėrave tė tmerrshme nė krejt territorin e ish-Jugosllavisė. Nėse dėgjojmė presidentin Tadiq krijojmė pėrshtypjet se 10 mijė kroatė nuk janė vrarė, 200 000 boshnjakė nuk janė vrarė dhe edhe rreth 15 mije shqiptare te Kosovės nuk janė vrare gati njė milion tė shqiptarė nga Kosova nuk janė depėrtuar, nė Maqedoni, Shqipėri dhe Mal tė Zi. Ai nuk tregoi se sa xhami janė shkatėrruar nė Kosovė, sa kisha katolike shqiptare janė shkatėrruar, pra nuk pėrmendi sa dėme janė shkaktuar. Dua tė pėrkujtoj disa ēėshtje shumė tė rėndėsishme pėr ngjarje qė kanė quar deri te intervenimi i NATO-sė, siē janė masakra e Reqakut dhe represioni ndaj popullit shqiptar nė Kosovė. Ne jemi tė interesuar ta lėmė tė kaluarėn pas dhe tė punojmė pėr tė ardhmen, por nuk do ta harrojmė kurrė tė kaluarėn. Unė dhe familja ime sikur secila familje kosovare ka pėrjetuar terrorin e forcave policore serbe. Krimi ėshtė bėrė nga shteti serb”.

    HYSENI KĖRKON SHUARJEN E UNMIK`UT

    Kėshilli i Sigurimit ėshtė duke diskutuar raportin e Sekretarit tė Kombeve tė Bashkuara per gjendjen nė Kosovė, i cili ėshtė publikuar ditė mė parė.

    I pranishėm nė kėtė mbledhje ėshtė edhe Ministri i Punėve tė Jashtme tė Kosovės, Skender Hyseni i cili paraqiti njė raport pėrpara anėtareve tė kėtij kėshilli. Hyseni nė kėtė raport paraqiti kėrkesėn e institucioneve tė Kosovės pėr pėrfundimin e misionit tė Kombeve tė Bashkuara, UNMK.

    “Kėrkojmė pėrfundimin e misionit dhe tė mandatit tė UNMIK-ut. Vendosja e EULEX-it nė gjithė territorin e Kosovės, nė pajtim me mandatin i cili buron nga: a. Deklarata e Pavarėsisė sė Kosovės; Pakoja e Ahtisarit; Kushtetuta e Republikės sė Kosovės; Ligjet e Republikės sė Kosovės; Plani i Pėrbashkėt i Veprimit i BE-sė i 4 shkurtit 2008 dhe Ftesat e 17 shkurtit e tė 8 gushtit ėshtė ngjarje kyēe e periudhės nė mes tė dy sesioneve tė Kėshillit tė Sigurimit pėr Kosovėn:, tha Hyseni nė fjalimin e mbajtur nė Kėshillin e Sigurimit.

    Ministri Hyseni premtoi se institucionet e Republikės sė Kosovės do ta vazhdojnė bashkėpunim me SHB-tė, BE-nė dhe NATO-n. Bashkėpunimi i ngushtė me partnerėt tjerė ndėrkombėtar

    Po ashtu Hyseni paraqiti gjendjen reale nė Kosovė dhe ndikimet e Beogradit, i cili vazhdimisht ndikon nė pėrkeqėsimesh e gjendjes nė Kosovė.

    “Republika e Kosovės bashkėpunimin me fqinjėt e ka vėnė si prioritet tė lartė. Beogradi po pėrpiqet tė pengojė bashkėpunimin tonė me fqinjėt dhe me komunitetin ndėrkombėtar, duke bllokuar pjesėmarrjen tonė nė trupa rajonalė dhe ndėrkombėtar. Beogradi po bllokon eksportet tona nė Serbi. Qeveria jonė ėshtė pėrmbajtur nga masat reciproke, qė do tė dėmtonin njerėzit dhe bizneset nė tė dyja anėt”, tha mė tej Hyseni.

    Ndėrkohė, pėrfaqėsuesi i Rusisė nė OKB, Vitali Curkin kritikoj shtetet qė e kanė njohur pavarėsinė, se nuk kanė bėrė sa duhet pėr pakicat qė jetojnė nė Kosovė.

    “Praktikat dhe standardet demokratike e nuk po zbatohen. Refugjatėt e shpėrngulur nuk janė duke u kthyer. Kjo dėshmon se situata nė Kosovė nuk ėshtė e pa qėndrueshme”, tha Cirtkin, duke bėrė thirrje qė tė mbetet edhe mė tutje UNMIK`u nė Kosovė.

    Ky pėrfaqėsues i Rusisė, kėrkoi qė tė implementohet edhe Gjashtėpikėshin i Ban Ki Munit, nė tė cilin parashihen institucione paralele me ato tė Kosovės.

    Ndryshe, pėrfaqėsuesja e Amerikės nė Kėshillin e Sigurimit, Rosmari Di Carlo pėrmendi tė arriturat e Kosovės dhe bėri thirrje si Prishtinės ashtu edhe Berogradit qė tė punojnė pėr tė mirėn e qytetarėve.

    “Kosova ka krijuar institucionet e shtetit. SHBA`tė e pėrgėzojnė Kosovėn pėr tė arriturt. Pavarėsia ėshtė e pakthyeshme”, tha Di Carlo nė fjalimin e saj pėrpara anėtarėve tė OKB`sė.

    Ajo ka thėnė se e mirėpresin shtrirjen e miosnit tė EULEX`it, dhe kerkoi funksionalizmin tij.

    ”Qeveria ka pėrgjegjėsi pėr sundimin e ligjit nė Kosovė”, tha Di Carlo/
    Pėrfaqėsuesja e Amreikės nė OKB, pėrmendi njė dosje tė Tribunalit tė Hagės, ku Serbia kishte ushtruar dhunė dhe terror mbi popullatėn e pafajshme tė Kosovės.

    Ndėrkohė nė raportin e Sekretarit Ki -moon, thuhet se kosovarėt po e kundėrshtojnė Rezolutėn 1244, duke e konsideruar tė parėndėsishme dhe jo obliguese. Prandaj, ai thotė se duhet tė intensifikohet procesi i rikonfigurimit tė kėtij misioni dhe tė pėrfundojė deri nė muajin qershor, kur realisht mbushen 10 vjet tė funksionimit tė saj nė Kosovė.

    Dokumentit tė sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė i ėshtė bashkuar si aneks edhe raporti i parė i EULEX-it, tė cilin e ka dėrguar nė Nju Jork pėrfaqėsuesi i lartė i Bashkimit Evropian, Javier Solana. Nė kėtė raport katėrfaqesh, EULEX-i njofton pėr funksionalizimin e misionit nė tėrė Kosovėn dhe aktivitetet qė ka zhvilluar deri tani nė fushėn e sundimit tė ligjit.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ministri Hyseni demantoi gėnjeshtrat e Tadiqit

    Polemikė e ashpėr nė mes tė ministrit Hyseni dhe presidenti serb Tadiq.

    Pas mbarimit tė seancės sė Kėshillit Sigurimit tė OKB-sė me tone dhe kritika tė ashpra ka filluar njė debat nė mes tė shefit tė diplomacisė sė Republikės sė Kosovės, Skėnder Hyseni dhe presidentit tė Serbisė, Boris Tadiq. Nė kėtė aspekt, Hyseni theksoi se duke dėgjuar Tadiqi njeriu mendon dhe krijon pėrshtypjen qė viktima e vetme e tė gjitha luftėrave tė tmerrshme nė ish-jugosllavi ėshtė Serbia. Ai thotė se duke dėgjuar Tadiqin krijohet pėrshtypja se nuk ka pasur 10 mijė kroatė tė vrarė, nuk pa ka pasur mė shumė se 200 mijė myslimanė nė Bonje tė vrarė, apo nuk janė vrarė 15 shqiptarė nė Kosovė. “Tadiēi ka harruar tė pėrmendė masakrat nė familjen Jashari dhe atė nė Reēak, si dhe represionin e pėrhapur tek civilėt shqiptarė qė u dėbuan nga vendet e tyre tė punės dhe tė gjithė studentėt nga objektet shkollore”, vlerėsoi Hyseni. Ai theksoi se Tadiqi ka paraqitur njė shifėr qė 200 mijė serbė nė Kosovė qė janė larguar. “Sipas statistikave numri mė i madh i serbėve qė ka qenė ndonjė herė nė Kosovės ėshtė 190 mijė serbė, dhe sot jetojnė nė Kosovė 135 mijė serbė”, ka thėnė Hyseni, duke shtuar se 12 deri nė 15 mijė shqiptarė nuk janė duke jetuar dhe 2 mijė janė tė zhdukur dhe Qeveria e Serbisė nuk jep detaje pėr kėtė. Sipas tij drejtėsia ėshtė e pavarur nė Kosovė dhe Republika e Kosovės ėshtė qė tė ruajė dhe tė mbrojė pavarėsinė e sistemit tonė tė drejtėsisė. “U pėrmend njė lloj mafie nė Kosovė dhe dua tė informoj Kėshillin e Sigurimit se nė Kosovė nuk janė tė gjithė engjėj, dhe askund nuk janė, por bėrthama krimit tė organizuar ėshtė nė veri, e mbrojtur nga strukturat paralele serbe”, theksoi Hyseni duke vlerėsuar se sekretari i pėrgjithshėm i OKB, Ban Ki Mun e ka caktuar Marti Ahtisarin pėr tė zgjidhur statusin e Kosovės(statusin e shtetėsisė), i cili pėrkon me ndėrtimin e paqes pėr tėrė rajonin. Po ashtu ministri Hyseni, njoftoi shtetet pjesėmarrėse nė seancėn e sotme, se Kosova nuk mund tė harrojė tė kaluarėn, por ėshtė e angazhuar qė mbi parimet e demokracisė tė ndėrtojė tė ardhmen e vet tė integruar nė kombet e zhvilluara dhe tė integruara. “Ne nuk do tė harrojmė viktimat tona, ashtu sikurse edhe familja ime, kemi jetuar pėrballė krimeve ushtarako-policore dhe paramilitare serbe, tė organizuara dhe koordinuara nga vet shteti serb”, pėrmbylli fjalėn e tij ministri Hyseni, duke shprehur synimet e Kosovės pėr bashkėpunim tė mirė mė tė gjitha shtetet e rajonit. Ndėrkaq, pėrfaqėsuesja amerikane nė OKB, Rozmari Di Karlo, theksoi se pavarėsia e Kosovės ėshtė e pakthyeshme, nė kontekst tė tė cilit shumica e shteteve anėtare tė OKB-sė, tashmė e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės. “ Bashkėsia ndėrkombėtare nė Kosovė vazhdon tė jetė nė rolin e vet konstruktiv, ku EULEX-i sė bashku me policinė e Kosovės janė tė angazhuara pėr krijimin e sigurisė sė qėndrueshme nė tėrė vendin dhe pėr tė gjithė qytetarėt pa dallim. Qeveria e Kosovės ka pėrgjegjėsi kryesore pėr krijimin e klimės sė qėndrueshme, mirėpo edhe EULEX-i duhet t’u pėrmbahet rregullave tė bashkėpunimit me faktorėt vendės”, vlerėsoi Di Karlo, duke shtuar se BE-ja vazhdon tė luajė rol pozitiv nė vazhdėn e proceseve qė vazhdojnė tė jenė evidente nė Kosovėn e pas pavarėsisė. Ajo theksoi se Kosova ka shėnuar suksese tė mėdha nė ndėrtimin e mekanizmit tė vet tė sigurisė, ku FSK-ja do tė luaje rol tė madh nė paqen dhe sigurinė e Kosovės dhe rajonit. “Forcat e NATO-s ishin tė domosdoshme tė ndėrhynin nė Kosovė, nė vitin 1999, pėr tė dėbuar forcat policore dhe ushtarake serbe nga Kosova pėr faktin se nė kėtė vend ushtrohej gjenocid i pashembullt kundėr civilėve shqiptarė”, tha Di Karlo dhe shtoi se Kosova, Serbia dhe i tėrė rajoni duhet shikuar nga e ardhmja e pėrbashkėt evropiane.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    947
    q eshte q apo eshte ē se nuk po te mar vesh
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kush ka than qe Skenda spo Lobon sa duhej

    Priten njohje tė reja tė Republikės sė Kosovės
    Aktivitetet e ministrit Hyseni nė Nju-Jork



    Pas pjesėmarrjes dhe fjalės sė mbajtur nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė, ministri Skender Hyseni, gjatė qėndrimit nė Nju Jork pati njė varg takimesh me ambasadorė e shefa misionesh tė vendeve tė ndryshme tė akredituar nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara nė Nju-Jork.



    Ministri Hyseni ėshtė takuar dhe ka biseduar gjatė me pėrfaqėsuesin e pėrhershėm tė Shėn Lucia nė OKB, ambasadorin Donatus Keith St. Aimee.


    Nė njė takim tė veēantė dhe mjaft tė frytshėm me ambasadoren e Gambias nė OKB, znj. Susan Waffa-Ogoo, ministri Hyseni e ka njohur atė me procesin e ndėrtimit dhe tė funksionalizimit tė institucioneve shtetėrore tė Kosovės.


    Nė vazhdėn e takimeve tė ditės sė djeshme qė ministri Hyseni i pati me diplomatė tė vendeve tė ndryshme, tė akredituar nė OKB, i frytshėm mund tė konsiderohet edhe takimi me ambasadorin e Haitit nė OKB, z. Leo Merores.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Nė takimin me ambasadorin Diego Morejon-Pazmino nga Ekuadori, ministrin Hyseni ka folur pėr Kosovėn nė vitin e parė tė pavarėsisė sė saj.


    Nė vazhdėn e takimeve qė ministri Hyseni ka pasur gjatė ditės sė djeshme nė Nju- Jork, ishte dhe ai me ambasadorin e Guatemalės, z. Gert Rosenfal. Gjatė takimit, ministri Hyseni e ka informuar ambasadorin Rosenfal, pėr pėrkrahjen qė vendi ynė mori nga pjesa dėrrmuese vendeve anėtare pėr proceset nė Kosovė nė seancėn e fundit tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, mbajtur dy ditė mė parė nė Nju-Jork.


    Ministri i Jashtėm i Republikės sė Kosovės, z. Skender Hyseni, gjatė qėndrimit nė selinė e OKB-sė nė Nju-Jork, ka takuar edhe ambasadorin e Ugandės nė kėtė organizatė, z. Ruhakana Rugunda, me tė cilin ka biseduar pėr procesin e njohjes ndėrkombėtare tė Kosovės.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Ministri i Jashtėm i Kosovės, Skender Hyseni, pati njė takim tė veēantė me ambasadorin e Japonisė nė OKB, z. Takasu, me tė cilin bisedoi pėr arritjet e Kosovės.


    Pėr dinamikėn e procesit tė njohjes sė Kosovės shtet sovran dhe tė pavarur, ministri i Jashtėm i Republikės sė Kosovės, z. Skender Hyseni, ka njoftuar edhe ambasadorin e Bahrenit nė OKB, z. Tawfeeq Ahmed Almansoor.


    Ministri Hyseni ka kėrkuar nga ambasadori Al-Jarmani qė vendi i tij tė ndihmojė Kosovėn pėr tė pėrshpejtuar procesin e njohjes sė Kosovės nga vendet anėtare tė Ligės Arabe dhe tė Organizatės sė Konferencės Islamike.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Po gjatė ditės sė djeshme, ministri Hyseni ėshtė takuar edhe me shefin e misionit tė Beninit nė OKB, z. Jean-Francis Regis Zinsou. Edhe gjatė kėtij takimi, ministri Hyseni ka kėrkuar njohje pėr Kosovėn shtet tė pavarur dhe sovran.


    Nė vazhdėn e takimeve me qėllim lobimin qė ministri Hyseni ka mbajtur nė Nju- Jork, ka qenė edhe ai me ambasadoren e Trinidad dhe Tobago nė OKB, znj. Marina Annette Valere.


    Ministri Hyseni, nė njė takim tė gjatė dhe inkurajues, ka njoftuar ambasadoren e Grenadės nė OKB, znj. Dessima M. Williams, me tė gjitha zhvillimet nė Kosovės gjatė vitit tė parė tė pavarėsisė.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kuēi: Qeveria fton tė gjitha shtetet ta tėrheqin personelin e tyre nga UNMIK-u


    Qeveria e Kosovės ftoi tė gjitha shtetet qė tė tėrheqin personelin e tyre nga UNMIK-u. Deklarata u bė nga zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi. Ndėrkohė, edhe zyrtari i lartė i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Naim Maloku kėrkoi pėrfundimin e misionit tė OKB-sė nė Kosovė. Ndėrkaq pas vendimit tė Britanisė pėr tėrheqje tė njė pjese tė stafit tė saj nga EULEX-i, Kuēi tha se Kosova nuk mbrohet nga numri i pranisė, por nga politikat e bashkėsisė ndėrkombėtare.
    E parė me skepticizėm pėr kompetencat dhe praninė e misionit ndėrkombėtar nė Kosovė, ka filluar tė reduktohet madje nė disa segmente ende pa u funksionalizuar plotėsisht. Britania ka thėnė se do zvogėlojė pjesėmarrjen e saj nė EULEX, ndėrkohė qė edhe disa shtete kanė paralajmėruar tėrheqjen e ushtarėve nga KFOR-i.

    Pėr Qeverinė e Kosovė kėto nuk janė arsye pėr shqetėsim pasi, sipas zėvendėskryeministrit Hajredin Kuēi, Kosova nuk mbrohet me numrin e personelit, por me politika tė bashkėsisė ndėrkombėtare.

    Ndėrkohė opozita nė Kosovė shpreh shqetėsim pėr reduktimin e misionin tė EULEX-sit. Nėnkryetari i AAK-sė Naim Maloku thotė se reduktimet mund tė ndodhin vetėm nėse vėrehet ngritje e efikasitetit tė institucioneve tė vendit. Mirėpo njė gjė e tillė sipas Malokut nuk po ndodh, prandaj prezenca e EULEX-sit ėshtė e nevojshme.

    Pozita dhe opozita janė unike nė kėrkesėn pėr pėrfundimin e misionit tė Kombeve tė Bashkuara. Rusia tėrhoqi personelin e saj nė kėtė mision ndėrkaq ky ėshtė quajtur veprim i mirė nga zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi.

    Edhe Maloku kėrkoi qė UNMIK-u tė pėrmbyllė misionit nė Kosovė. Ai tha se UNMIK-u ka qenė mision i suksesshėm por atij tashmė i ka ardhur fundi.


    | s.b & RTK staff |
    26 mars 2009 - 12:30:57
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema tė Ngjashme

  1. Walker i zhgėnjyer me diplomacinė kosovare
    Nga Selami2006 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 05-06-2009, 12:35
  2. Kėrkoi 4 milionė pėr lirimin, pranga agjentit tė krimeve
    Nga shtrigaa nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-04-2006, 03:28
  3. Feja Islame pervec Kuranit!(Sahihu Buhari)
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 03-09-2005, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •