Ministri i Jashtėm i Kosovės, Skender Hyseni, i tha Kėshillit tė Sigurimit se Kosova ka bėrė pėrparim tė konsiderueshėm dhe ka kėrkuar qė t'i jepet fund mandatit tė UNMIK-ut. "Pėr arsye praktike dhe pragmatike, kėrkojmė shuarjen e misionit dhe mandatit tė UNMIK-ut", tha tė hėnėn Hyseni nė seancėn e KS tė OKB-sė.
Shefi i diplomacisė tha se autoritetet kosovare po kėrkojnė mėnyra pėr pėrmirėsimin e gjendjes dhe kushteve tė jetesės tė pakicave, veēanėrisht serbėve, por shtoi se autoritetet serbe nuk ndihmojnė, madje vazhdojnė t'i "mbėshtesin dhe inkurajojnė strukturat ilegale" nė Kosovė.
Hyseni tha se Beogradi i pengon serbėt e Kosovės qė tė bashkėpunojnė me institucionet kosovare. Ai tha se gjendja nė veri tė Kosovės ėshtė "shqetėsimi mė i madh", dhe se kjo pjesė, me ndihmėn e Beogradit ėshtė bėrė vendstrehim pėr grupet e ndryshme kriminale dhe aktivitetet ilegale ekonomike.
Hyseni gjithashtu e akuzoi Beogradin se pėrpiqet t'i pengojė pėrpjekjet e Kosovės pėr tė bashkėpunuar me vendet fqinje, duke bllokuar pjesėmarrjen e Kosovės nė nismat rajonale.
Nė fjalėn e tij, shefi i misionit tė OKB-sė nė Kosovė, Lamberto Zannier, e ka vlerėsuar gjendjen nė Kosovė si relativisht tė qetė dhe ka shtuar se edhe Prishtina, por edhe Beogradi kanė treguar pėrmbajtje pėr tė mos shkaktuar tensione.
Por Zannier ka thėnė se njė numėr pėrpjekjesh pėr tė filluar takimet mes dyja palėve pėr ēėshtjet teknike, pėrfshirė edhe ato pėr trashėgiminė kulturore e fetare nuk kanė arritur tė zhvillohen pėr shkak tė dallimeve tė mėdha.
Zannier ka pėrmendur shtrirjen e Misionit evropian pėr drejtėsi dhe polici, EULEX dhe angazhimet e tė dyja misioneve pėr tė vendosur rendin dhe ligjin. Por sipas tij, kanė mbetur edhe shumė sfida pėr Kosovėn.
Ai tha se numri i personave tė zhvendosur qė janė kthyer nė Kosovė ka shėnuar rėnie dhe ka bėrė thirrje qė Beogradi dhe Prishitna tė lėnė anash ēėshtjet politike pėr tė gjetur njė zgjidhje pėr perosnat e zhdukur.
Presidenti serb, Boris Tadiq ndėrkaq, e ka pėrshkruar gjendjen nė Kosovė si shumė tė rėndė dhe ka nėnvizuar se serbėt e Kosovės nuk kanė liri tė lėvizjes, liri tė shprehjes dhe madje as edhe drita dhe ujė.
Tadiq ka thėnė se Serbia duhet ta vazhdojė bashkėpunimin e partneritetit me EULEX-in dhe UNMIK-un "pėr zbatimin e raportit tė sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė, si dhe planit tė tij 6-pikėsh, i cili parasheh vazhdimin e dialogut me Beogradin".
Tadiq ka theksuar se Serbia "kurrė nuk do ta njohė pavarėsinė e Kosovės, qoftė nė mėnyrė direkte apo tė tėrthortė, dhe do tė vazhdojė me mbrojtjen diplomatike, juridike dhe paqėsore tė integritetit tė saj". /BBC/Evropa e Lirė/Telegrafi/
Sot ma ka mbush mendjen Hyseni, e ka bo mat Tadiqin.Bravo i qofte.
Krijoni Kontakt