Gėzim Podgorica
Njė vend mes malesh, i harruar si shumė tė tjerė nė kėtė atdheun tonė tė vogėl, ditėt e fundit ka zėnė faqet e para tė gazetave dhe tė gjitha edicionet e lajmeve. Njė ekskursion politik i liderit tė opozitės e solli nė qendėr tė vėmendjes qytetin e kthyer nė paranojė pėr Berishėn dhe bast politik pėr tė gjithė tė tjerėt. Edhe vetė tropojanėt mes halleve tė shumta qė i ka kapur koha e mbijetesės sė vėshtirė nuk po arrijnė tė kuptojnė rėndėsinė kyēe qė ato paskan nė rrjedhėn e ngjarjeve elektorale. Sigurisht pėr zgjedhjet ėshtė fjala, pasi as lideri aktual i opozitės qė ka plot 11 vjet nė politikė, as Berisha qė pėrgjėrohet nga Tirana, as disa liderė tė tjerė vocėrrakė televizivė nuk janė kujtuar tė shkojnė nė qytetin qė konsiderohet tabu nė njė vizitė normale pune pas zgjedhjeve. Pėrpara po, Rama kėto kohėt e fundit e Berisha kėtu e 12 vjet mė parė! A nuk jua ka mbajtur, a nuk jua vret fare pėr kėtė, nuk di ta them, por qė nuk kanė vėnė kėmbėn njėherė njerėzisht nė atė vend e pėr tė takuar njė popull qė spekulativisht konsiderohet si i panėnshtruar ndaj ligjit dhe rregullit, kėtė mė mirė se kushdo e dinė vetė ata.
Nė fakt, Tropoja ėshtė e panėnshtruar ndaj hipokrizisė dhe demagogjisė sė pėrsėritur dhe abuzohet keqas deri nė shpėrdorim pervers tė traditave tė spikatura. I vetmi qė ka shkelur nė Tropojė jashtė fushatės elektorale dhe pėr arsye tė mirėfillta pune, ėshtė Meta, i cili nė debatin e panevojshėm dhe fyes me mediatizimin e tepruar tė njė vizite atje, ka preferuar tė heshtė. Mirė bėn, pasi njerėzisht nuk ka pse ti bihet gjoksit e tė sensibilizohet opinioni nė kėtė farė feje pėr njė vizitė brenda Shqipėrisė, nė njė pjesė tė territorit tė kėtij vendi ku ka normalitet dhe pėrpjekje njerėzore jo pėr tė dėbuar njerėz, por pėrkundrazi pėr ti mirėpritur e dėgjuar ndryshe nga ankthi i frikės sė ndodhisė sė papritur. Edhe Rama besoj se do tė jetė ēuditur se sa lehtėsisht ka hyrė nė Tropojė, sa qetėsisht e kanė dėgjuar, sa miqėsisht ia kanė ofruar kafenė. Krejt ndryshe nga propaganda gri qė bėhet kėtu pėr qytetin e frikshėm, aq sa tani ai mund ta vendosė nė axhendėn e tij tė ardhshme politike vizitėn e radhės pa shumė sforcime e dhėnies sė garancisė sė tė fortėve. Por megjithatė, edhe pse vizita nė kėtė vend ėshtė e njėllojtė si kudo tjetėr dhe e panevojshme pėr tu konsideruar si njė rast i veēantė, ajo nuk po i shpėton kėtij fenomeni, duke u konsideruar si precedent. Me pėrkujdesjen e tepruar mediatike pėr ta paraqitur vizitėn nė Tropojė si njė ngjarje tė pazakontė dhe njė bast politik tė fituar, mė shumė se ēdo gjė fyhet nė ndenjėn e vet dhe nė integritet populli i atij vendi qė nuk ia ka aspak ngenė sherrnajės sė pafundme qė gatuhet nė Tiranė, por edhe atė tė standardit tė pavėrtetė dhe jo pak denigurues qė vazhdojnė ta konsiderojnė segmente tė ndryshme tė politikės.
Tropoja nuk ėshtė Somalia vėllezėr! Nė Somali po, kush kalon buzė brigjeve jeton me tensionin e marrjes peng, tė jetės nė fije tė perit, tė situatave tė pasigurta, ku edhe forcat e NATO-s shpesh nuk japin garanci. Nėse del pa probleme nga brigjet somaleze ku mbijnė nė ēdo orė tė ditės e tė natės piratėt po, kjo pėrbėn lajm, bile tė gėzuar dhe qė duhet shpėrndarė. Po qė do tė nisesh brenda kufirit tė vendit tėnd, nė njė pjesė bile nga mė tė bukurat pėrsa i takon bukurive natyrore e nga mė tė veēantat pėrsa i takon traditave, kjo nuk ka pse tė shoqėrohet me tam-tame propagandistike, me headline qė zėnė pothuaj tė gjitha faqet e para tė gazetave ende pa arritur atje dhe tė veshėsh kostumin e fitimtarit e sfidantit trimosh.
Eshtė njė guxim i tepruar dhe pėrēudnim i realitetit, ėshtė njė fyerje e ndjenjave dhe i zakoneve qė kanė ata njerėz ta trajtosh problemin deri nė kėtė pikė. Ta konsiderosh fitore politike dhe morale, trimėri dhe guxim vizitėn nė njė qytet tė vendit tėnd, nė njė qytet ku ka normalitet e njė jetė tė qetė, nė njė qytet ku pėr fat tė mirė ėshtė ndėrprerė spiralja e rėndė e vrasjeve tė shumta tė iniciuara nė mėnyrė tinzare, ėshtė njė lojė e rėndė me ndjenjat e malėsorėve qė tani mė sė paku se ēdo gjė i kanė ngenė basteve tė politikės. Mė shumė se pėr ēdo gjė jam i bindur se Tropoja edhe politikisht do tė fitohej mė shumė pa zhurmė e bujė mediatike, pa sfilata regjisoriale mbi kurrizin e trageteve, pa kamerat e shumta tė televizioneve qė do sillnin nė Tiranė hiēgjė tjetėr, veēse pamje tė pėrsėritura mitingjesh e fjalė tė ridėgjuara njėlloj si nė Skrapar, Korēė, Shkodėr apo diku tjetėr. Por Tropoja fitohet shumė mė tepėr kur mungojnė kundėrbatutat qė synojnė tė kthejnė konfliktin personal tė politikanėve nė njė frėngji nga ku mund tė goditet pa dhimbje pėr plagėt qė shkaktohen. Aq mė shumė kur kėto batuta nisen nga Tirana dhe nga personazhe qė Tropoja duhet tu dhėmbė mė shumė se ēdo gjė tjetėr si vendlindje. Tė paktėn kėshtu ndodh tek tė gjithė ata qė e konsiderojnė tė shenjtė, pavarėsisht se ku e nga, vendin qė i ka lindur.
Nė Tropojė duhet shkuar sigurisht, madje mė shumė se nė mjaft vende tė tjera, pasi problemet sociale dhe ekonomike janė mė tė mprehta se nė shumicėn e qyteteve apo tė komunave tė Shqipėrisė, duhet shkuar, por jo se duhet edhe vota e tyre dhe se ajo pėrbėka njė sfidė. Duhet shkuar se atje ka njė humbje besimi tė pėrsėritur dhe ka nevojė qė tė rriten garancitė e shpresės pėr njė jetė ndryshe e zhvillim. Por kėto garanci nuk i rrit dot fjala nėse mungojnė projektet, nėse nuk janė tė detajuara planet e perspektivat e realizueshme tė njė treve ku ka burime tė pashfrytėzuara. Pėr tė votuar e dinė vetė ata pastaj se si e japin votėn, pasi pėr ata qė mund tė kenė harruar sjell nė kujtesė vitin 1991, kur Tropoja sillte nė Kuvendin e Shqipėrisė socialistin Lush Pėrpali, mė pas personazhe me integritet nga e djathta, por pa bėrė asnjėherė sherr politik nė mes vetes.
Tropoja ėshtė bastion i vetes dhe i askujt tjetėr dhe alibitė e ngritura pėr tokėn e panėnshtruar e tė vėshtirė janė vetėm pjesė tinzare e politikės.
Abuzivizmi me Tropojėn, apo krahina tė tjera duke i konsideruar si bastione jo vetėm tė politikės, por edhe si oaze jashtė ligjit dhe rregullit nė vendin qė aspiron integrime e fjalor tė kėsaj natyre bombastik politik, vetėm se shton dozat e demagogjisė pėr zemėrdhembshurit ndaj kėsaj krahine. Askush nuk mund tė fitojė as Tropojėn, por as edhe Vlorėn apo Lazaratin e vėshtirė nėse vazhdohet qė ata tė paragjykohen padrejtėsisht si bastione qė mund tė shpėrdorohen prej politikės. Ata nuk janė dhe as mund tė jenė pjesė e rreshtimit militantist, aq mė tepėr pjesė e segmenteve blu apo rozė qė pėrdoren vetėm nė kohė fushatash. Periudhė kjo qė sa vjen e po harrohet, duke kaluar nė ballafaqimin e programeve dhe alternativave tė certifikuara pėrmes personazhesh, CV-ja politike e tė cilėve ka mbi tė gjitha integritet civil dhe jo demagogji e mbėshtetur mbi mitingashė tė paguar.
Panorama
Nuk do ti hiqja ketij shkrimi as edhe nje presje, nje analize teper e sakte per nje qytet ne syte e politikes.
Tropoja eshte nje qytet i "harruar" si shume qytete apo vende te tjera te Shqiperise qe keta palo politikan shkelin dhe kujtohen vetem ne kohe zgjedhjesh.
Krijoni Kontakt