Close
Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 81
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    O loni kur fisi i jozefines ishte i shkoluar e nxirte ministra e guvernator bankash fisi i sali berishes nuk kishte nje perfaqsues qe te dinte shkrim e kendim. po runin dhent atje ne vucitol. mos te ishte rregjimi komunist qe zhduku aristokracin shqiptare burgjeve e solli bythgrisurit berisha po roje dhensh kishte me ngel

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Jozefina Topalli vjen nga nje dere e nderuar po vete ajo eshte pike degradimi i fisit te saj.
    Eshte pinjolle e keqe e fisit te vet.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    aktor juani..

    mos deshe te thuash.. qe.. me te ra ne dore fisi i jozit.. e grin me gjith joz e berish.. ne autokombajn apo e djeg ne furrnalte..
    shikoje mire tekstin...lol..

    mo luani thejatro o sifiliza te ps-se..

    thoni troc.. si lek cokun e bejme..
    keshtu jini me interesant..
    le fasaden ne forum..
    ketu ska sokol balle e anil lahperice.. . basho bollin..

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e dragon+++
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    144
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Jozefina Topalli vjen nga nje dere e nderuar po vete ajo eshte pike degradimi i fisit te saj.
    Eshte pinjolle e keqe e fisit te vet.
    po ti ore pederast kekysh komunisti prap te gjej duke shar bashk me nje tuf pederastesh te tjer ,ke shan tani kryetaren e parlamentit ,ti bark that nje cop mish me dy sy injorant shan ate qe po i jep vlerat qe i takojn parlamentit shqiptar...
    DRAGON+++

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    jozi po i jep vlera shqiperise e europes e jo me parlamentit
    JO SEKS PARA MARTESE

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar më parë nga dragon+++ Lexo Postimin
    po ti ore pederast kekysh komunisti prap te gjej duke shar bashk me nje tuf pederastesh te tjer ,ke shan tani kryetaren e parlamentit ,ti bark that nje cop mish me dy sy injorant shan ate qe po i jep vlerat qe i takojn parlamentit shqiptar...
    Ja si flet ky bibilushi qe vetem cicin di te beje duro dhe pak o cilimi e meso sharren pastaj hajde e fol.
    Po meskoa europen dizinjatorja heu bre ku shkon injoranca.
    Ndryshuar për herë të fundit nga juanito02 : 31-03-2009 më 17:58

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    jozi po i jep vlera shqiperise e europes e jo me parlamentit

    Ke te drejte.....


    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    Shih Pse E Akuzojne Sot
    Se Paska Shkel Protokollin E Paska Shkuar Ne Nje Avion Me Berishen E Topin
    Nese Njeri Prej Tyre Duhej Te Rinte Ne Shtepi Duhej Te Rinte Berisha
    Se Kur Jozefina Brithte Evropen Qe Ti Mbushte Mendjen Botes Te Na Pranonin Ne Nato Sali Berisha Bente Gerdecra E Kotecra Ne Shqiperi
    Nese Ka Nje Person Qe Ka Meriten Kryesore Per Naton
    Kjo Eshte Jozefina Topalli

  9. #49
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga njemik Lexo Postimin
    Nese Ka Nje Person Qe Ka Meriten Kryesore Per Naton
    Kjo Eshte Jozefina Topalli
    Po jo mor ti, çfar po flet?
    Jozefina as nuk di ta shqiptoj fjalën Nato, jo të ketë merita.
    Meritat i kanë të gjithë ushtarakët dhe i gjithë populli shqiptar për reformat që kanë bërë në ushtri qysh nga viti 1992 e deri më sot. Po ashtu merita i takon gjithë gjeneralëve dhe ministrave të mbrojtjes nisur nga i ndjeri Safet Zhulali dhe i djeri tjetër Perikli Teta, Pandeli Majko dhe deri tek Mediu Gërdeci, që për hir të së vërtetës edhe ai ka pjesën e tij në modernizimin e ushtrisë.
    Mos i vishni kësaj ngjarje Historike ngjyra politike sepse kjo është merita e gjithë popullit Shqiptar. Është merita e të gjithë atyre ushtarakëve që kanë shërbyer në Bosnje, në Afganistan dhe në Irak.
    Ne vërtetë kemi qëndrime të ndryshme politike, por unë do tu bëja thirrje të gjithë juve duke përfshirë dhe veten këtu, dhe do tu thosha të ktheni kokën mbrapa, dhe të shikoni se nga erdhëm dhe sa larg kemi shkuar tani.
    Kjo është ajo që më lumturon më shumë, fakti që kur vjen puna për çështje madhore në interes të vëndit, ne edhe pse kemi ndasi, flasim me të njëjtën gjuhë, ashtu siç i ka hije një vëndi me aspirata të mëdha për të ardhen e tij.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    Topalli: Unë, pasuesja e Berishës në PD
    Marrë me shkurtime, nga emisioni “Kontrast”, në TV Alsat | 09/04/2009

    Në një intervistë për emisionin "Kontrast", teksa është pyetur për pasuesin e kryetarit të PD-së, Topalli ka lënë të kuptohet se aspiron për këtë post, sado vonë qoftë ajo ditë, teksa si shembull sjell zgjedhjen e Ronald Reganit si President të SHBA-së, në moshën 69 vjeçare.

    Ajo ka folur edhe për bilancin e punës së saj, për të cilën, ajo pranon se edhe ka gabuar. Topalli është përgjigjur edhe për zgjedhjet në parti, ku është fokusuar mbi kriteret që do të ndiqen për deputetët e ardhshëm dhe risitë, që do të ketë fushata e PD-së.Topalli ka pranuar, gjithashtu, se nuk i vjen keq që, në zgjedhjet brenda partisë, nuk është zbatuar parimi: "një anëtar një votë".

    Ajo ka paralajmëruar edhe ndryshim të protokollit të shtetit, teksa është pyetur për pjesëmarrjen e saj në Samitin e NATO-s.


    Znj. Topalli, ndryshe nga Samiti i Bukureshtit, ku një vit më parë u mor ftesa e anëtarësimit të Shqipërisë, ku ishte Presidenti dhe Kryeministri, këtë vit ishit edhe ju pjesë e protokollit.


    Pati edhe në media komente: tre krerët më të lartë të shtetit, shkelin protokollin, pasi njëri prej tyre duhet të jetë në Shqipëri, sipas protokollit. Ju keni qenë kritikuese, kur keni qenë në opozitë, nëse ndodhte e njëjta situatë. U është dukur ndryshe kësaj here?


    Jo. Mendoj se protokolli, ndoshta duhet të rishikohet në disa aspekte, se ai protokoll është i 30 vjetëve më parë, për ngjarje të tilla historike, që nuk përsëriten më as në gjithë jetën time, as në atë të fëmijëve të mi.

    E ndjen që duhet të marrësh pjesë, për faktin se ne morëm këtë anëtarësim, këtë pasaportë besimi, siç e quan edhe Kryeministri. Vlen edhe për faktin se Kuvendi ka qenë një mbështetës i reformave të ndërmarra nga z. Berisha, që nuk kanë kaluar kollaj në Kuvend.

    Unë e di sesa momente jo të këndshme kam kaluar për të kaluar ligje që anatemoheshin, që nuk pranoheshin. Kërkohej që të mos realizohej kuorumi, që të mos votohej. Kështu që Kuvendi ka pasur një peshë të jashtëzakonshme.


    Pikërisht për këtë arsye, po thoni që duhet të ishit pjesë e delegacionit?


    Nuk dua të them këtë. Po them se është një moment historik, të cilin nuk mund ta humbisja.

    A kishte kryetare të tjerë parlamentesh, përveç teje, në Samit? Homologu juaj kroat nuk e di a ishte prezent...

    Jo, kryetari i Kuvendit kroat nuk ishte, por ishin anëtarë të tjerë të qeverisë kroate.
    Përpos kësaj, i rikthehem edhe njëherë pyetjes për tre krerët më të lartë të institucioneve kryesore të shtetit, pjesë e delegacionit.

    Ne të gjithë e dimë që nuk janë më ato raporte që keni pasur ju, Berisha dhe me Presidentin Topi. Kjo u vu re dhe tek momenti i kthimit në Rinas, kur u bë ceremonia. Presidenti Topi foli dhe më pas u largua. Si ishte komunikimi mes ju të treve, të paktën si krerët e shtetit, pjesëtar të këtij delegacioni?


    Të lutem më lejo që në këtë moment shumë të rëndësishëm të ngritjes së flamurit të Shqipërisë në NATO, të mos merremi më gjëra dytësore, nëse ju do të ma pranoni. Aq me tepër që këtë pyetje mund t'ia drejtoni vetë z. Topi.


    Atëherë të flasim për festën. Ndoshta do të kishte qenë mirë të ishte përfshirë edhe opozita, të ishte dhe ajo pjesë e kësaj feste. A kishte ftesë për opozitën?

    Absolutisht. Të gjithë kishin ftesë, që nga Kryetari i shtetit, që nga Kryetari i opozitës, deputetët, të majtë, të qendrës, pra të gjithë kishin ftesë.


    Pse nuk e pranoni propozimin e opozitës për të shpërndarë kartat falas për kategori të caktuara?


    Sepse nuk ndodh askund në botë. Mund të ketë ndodhur në raste të veçanta, në dy apo tri vende, që nuk janë shtete, shtet në kuptimin e infrastrukturës së tij. Sepse çmimi i saj është i arsyeshëm, për pensionistët është një paketë cigare, është një kafe, dy kafe. Janë bërë të gjitha lehtësimet e mundshme.


    Pse nuk gjeni një pakt, le ta quajmë të tillë, mes qeverisë dhe opozitës për këtë çështje?


    Sepse është një kazus i paqenë, që nuk qëndron. Kjo kartë, për një kategori apo tjetër, ka shkuar në dymijë lekë të vjetra, tre mijë lekë të vjetra, apo pesëmijë lekë të vjetra. Më thuaj, cila familje shqiptare, nuk ka 5 mijë lekë të vjetra. Pesë mijë lekë të vjetra janë gjysma e kartës së celularit.


    Kemi parë, madje edhe në ekranet e televizorit, se ka familje vërtet që nuk kanë as 5 mijë lekë të vjetra...


    Jo, nuk janë ashtu shqiptarët. Mos mendoni se kjo është një shumë aq e konsiderueshme sa të përbëjë problem. Ky është një abuzim.


    Të ndalemi tek zgjedhjet e 28 qershorit. Mbi ç'bazë do të përzgjidhen kandidatët për deputetë në listat e ardhshme të PD-së?


    Brenda PD-së, unë besoj se ne do të kemi si kusht kryesor kontributin, sistemin e vlerave, që këta njerëz përcjellin dhe, pa dyshim do të ketë edhe të reja, kryesish tek gratë.


    Berisha, padyshim që do të ketë një rol të rëndësishëm në hartimin e listës, por edhe ju si numri dy i kësaj partie, çfarë roli do të keni në përzgjedhjen e emrave, apo edhe i nënkryetarit tjetër, z. Patozi?


    Absolutisht ne kemi kryesinë e vogël. Dhe, siç ka ndodhur edhe më parë, ne i dëgjojmë, përpiqemi të masim sa është reputacioni i atij njeriu, sa konsensus ka në një zonë, apo në një tjetër, pavarësisht se nuk është ndarë në zona elektorale. Pra, sa vlera sjell, sa aktiv do të jetë në Kuvend, sa vizion ka, sa profesionist është.


    Meqenëse jemi në këtë moment, ju, gjatë fushatës do të jenë në krah të Kryeministrit?


    Sepse deri më tash, ju keni qenë në ture të ndara. Ai tur, dhe ju tur më vete.
    Fushata udhëhiqet nga Kryetari i partisë, që është Kryeministri aktual dhe besoj se do të jetë edhe Kryeministri i ardhshëm.


    Do të jetë, apo e besoni?


    Unë them do të jetë, por do t'ua lëmë zgjedhjeve. Natyrisht nuk e vendos unë, por zgjedhësit. Unë them se janë 1001 arsye dhe besoj se do të jetë.


    Në vitin 2005, PD-ja pati një prurje me atë që u quajt KOP. Pas katër vitesh, një pjesë e mirë e tyre janë deputetë dhe ministra, një pjesë tjetër e patën rrugën e shkurtër, nuk janë aktivë. Në vitin 2009, çfarë do të ndodhë?A ka një kontradiktë brezash në PD, mes të rinjve dhe të vjetërve?


    Ka një shkrirje midis brezave, ka një vazhdimësi. Besoj se e reja kësaj here do jenë gratë.


    A do të kemi zgjedhje për Kryetarin e PD-së së Tiranës, para zgjedhjeve?


    Po. Brenda prillit do të mbyllet, besoj.


    Ju vjen keq që parimi "një anëtar një votë", i premtuar vite më parë, nuk u zbatua në këtë proces zgjedhor të brendshëm në PD?


    Jo, nuk më vjen keq, sepse nuk kam besuar kurrë në këtë parim.


    Keni qenë kundër këtij parimi?


    Kam qenë skeptike.


    Çfarë kostoje ka për PD-në tragjedia e Gërdecit?


    Nuk besoj se ka kosto për PD-në. Ajo që varej nga PD-ja dhe nga qeveria, ishte reagimi i menjëhershëm. Pa dyshim që përgjegjësitë do t'i gjejë drejtësia.


    Çfarë bilanci i bëni punës suaj katërvjeçare?


    Për këtë mandat besoj se unë i kthehem fjalimit të parë, që kam mbajtur. Besoj se i kam qëndruar besnike asaj që kam thënë, të paktën në atë që unë mendoj dhe besoj.
    Keni premtuar se do të ishit avokatja e opozitës në këto katër vite, por keni pasur dy mocione për shkarkim, në tentativë një të tretë dhe shumë debate të ashpra për punën tuaj....

    Absolutisht, por kjo është arritja më e madhe që unë...


    Që mbijetuat?


    Jo, jo, për mocionet. I kam harruar ato. Ajo për të cilën më vjen mirë, është që nuk ka pasur ndonjëherë mundësi dhe të drejtë opozita që të ngrejë vetëm në një muaj e gjysmë 7 komisione hetimore, siç ka bërë vitin e kaluar.

    Për të gjitha akuzat që u ngritën, u ngritën komisione hetimi. U kam çuar me tonelata dokumente, shkresa nga ministri të ndryshme, për të bërë transparencë dhe kontroll të plotë mbi çdo gjë.


    Çfarë mendoni se keni bërë keq gjatë punës suaj?


    Kur kam qenë e vogël, më kanë mësuar që e rëndësishme është që kur gabon, të mësosh, të ecësh përpara. Nuk e di nëse ekziston ndonjë njeri që nuk gabon në jetën e përditshme, kudo ku ai është.


    Nëse e marrim të mirëqenë fitoren e së djathtës në zgjedhjet e 28 qershorit, do të jeni sërish Kryetare e Kuvendit?


    Unë di që këto katër vjet kanë qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme.


    Do të jeni sërish, apo do t'ju shohim në një post tjetër?


    Nuk e di. Nuk e mendoj....


    Pak kohë më parë, Kryeministri Berisha është pyetur se a ka pasues në PD për Kryetarin e partisë. Ai tha se janë shumë. A jeni ju njëra prej tyre?


    Berisha është Kryeministri i sotshëm dhe me i suksesshmi, besoj në të gjithë historinë e shtetit tonë, që është Kryetari i PD-së, që e futi Shqipërinë në NATO dhe që unë jam e sigurt se do të vazhdojmë të drejtojmë reformën e katër viteve të ardhshme. Për të gjithë ata që ngrenë pyetje të tilla, mund t'ju them se Regani është bërë President për herë të parë, kur ka qenë 69 vjeç dhe është zgjedhur dy herë.



    Shkelja e protokollit


    Mendoj se protokolli, ndoshta duhet të rishikohet në disa aspekte, se ai protokoll është i 30 vjetëve më parë, për ngjarje të tilla historike, që nuk përsëriten me as në gjithë jetën time, as në atë të fëmijëve të mi. E ndjen që duhet të marrësh pjesë, për faktin, se ne morëm këtë anëtarësim, ketë pasaportë besimi, siç e quan edhe Kryeministri

    Ambicia e saj


    Berisha është Kryeministri i sotshëm dhe me i suksesshmi, besoj në të gjithë historinë e shtetit tonë, që është Kryetari i PD-së, që e futi Shqipërinë në NATO dhe që unë jam e sigurt se do të vazhdojmë të drejtojmë reformën e katër viteve të ardhshme. Për të gjithë ata që ngrenë pyetje të tilla, mund t'ju them se Regani është bërë President për herë të parë, kur ka qenë 69 vjeç dhe është zgjedhur dy herë.


    Për punën e saj


    Ajo për të cilën më vjen mirë, është që nuk ka pasur ndonjëhere mundësi dhe të drejtë opozita që të ngrejë vetëm në një muaj e gjysmë 7 komisione hetimore, siç ka bërë vitin e kaluar. Për të gjitha akuzat që u ngritën, u ngritën komisione hetimi. U kam çuar me tonelata dokumente, shkresa nga ministri të ndryshme, për të bërë transparencë dhe kontroll të plotë mbi çdo gjë.


    Për kriteret për deputet


    Absolutisht ne kemi kryesinë e vogël. Dhe siç ka ndodhur edhe më parë, ne i dëgjojmë, përpiqemi të masim sa është reputacioni i atij njeriu, sa konsensus ka në një zonë, apo në një tjetër, pavarësisht se nuk është ndarë në zona elektorale. Pra, sa vlera sjell, sa aktiv do të jetë në Kuvend, sa vizion ka, sa profesionist është.

Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. I biri i Hysen Sheshorit: Babai im asnjehere nuk e ka akuzuar Berishen
    Nga brooklyn2007 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 150
    Postimi i Fundit: 22-04-2011, 12:30
  2. Jozefina Topalli shkarkon Aleksandër Biberaj
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 05:44
  3. Topalli: Presidenti te konsultohet me Kuvendin per emerimet
    Nga new-man në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 10-02-2009, 02:27
  4. Jozefina Topalli, gruaja më e pushtetshme në Shqipëri
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 13-11-2007, 07:30
  5. Kryeparlamentarja Topalli viziton Kosovën
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-12-2005, 18:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •