Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Sërish zgjedhje të parakohshme parlamentare?

    Në Maqedoni pas këtyre zgjedhjeve presidenciale dhe vendore pritet të organizohen zgjedhje sërish të parakohshme parlamentare, në rast se do të ketë dështim të zgjedhjeve presidenciale dhe në rast se do të zgjidhet kandidati opozitar për president

    Qarqe politike në përjashtojnë që Maqedonia të përfshihet në skenarët e zgjedhjeve të parakohshme dhe njëpasnjëshme serbe, të cilat gati se për çdo vit organizohen për shkak të dështimit të konstelacioneve politike dhe mungesës së vendimmarrjes politike.

    Skenarët e tilla në Maqedoni pritet të ndodhin në rast se nuk arrihet që të zgjidhet presidenti i shtetit më 5 prill në raundin e dytë dhe në variantin e dytë nëse do të fitojë kandidati i opozitës, Lubomir Fërçkovski.

    Burime nga qarqet opozitare për agjencinë e lajmeve “INA” bëjnë të ditur se ideja për organizimin e zgjedhjeve të reja të parakohshme do të jetë një synim i opozitës, për shkak të dështimit të maxhorancës aktuale, e cila ka izoluar vendin dhe po e çon buzë një skamje totale. Ish-kryeministri socialdemokrat Vllado Buçkovski ka shpalosur tendencat që të shkohet me zgjedhje të parakohshme parlamentare.

    Vllado Buçkovski paralajmëroi se LSDM-ja po përgatitet që në vjeshtë të ketë zgjedhje parakohshme parlamentare dhe rrëzim të Qeverisë së VMRO-DPMNE-së.

    “Nëse arrijmë rezultate do të nxisim zgjedhje të parakohshme parlamentare. Me fitoren në zgjedhjet lokale dhe presidenciale, objektivi legjitim i LSDM-së do të jetë që në vjeshtë të ketë zgjedhje parlamentare. A do të bëjmë grevë 5, 15 ose 30 ditë, kjo është një pjesë e taktikës, por ne nuk do të qëndrojmë duarkryq”, deklaroi Vllado Buçkovski, deputet i LSDM-së. Edhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) nuk përjashton mundësinë e organizimit të zgjedhjeve në vjeshtë, për shkak të qeverisjes së keqe dhe dështimit politik të koalicionit aktual.

    “Mund të ketë zgjedhje të parakohshme për arsye se këto që momentalisht janë në qeveri e humbin të drejtën që të udhëheqin me qytetarët dhe me pushtetin. Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme edhe për këtë arsye, se u merret legjitimiteti që të thirren në emër të elektoratit shqiptarë gjatë të ushtruarit të pushtetit” , ka theksuar nënkryetari i PDSH-së, Iljaz Halimi. Sipas tij, kjo qeveri duhet të ikë sepse me veprimet e saj Maqedoninë e largon edhe nga NATO edhe nga BE –ja, acaron marrëdhëniet me Greqinë, por nuk është në vijë të politikës së interesit e SHBA – ve.

    “Kjo qeveri me politikën e saj po e pamundëson avancimin e pozitës së shqiptarëve, pamundëson zgjidhjen e statusit të shqiptarëve në Maqedoni. Si dëshmi për këtë pozitë të rëndë të shqiptarëve është miratimi i shumë ligjeve të cilët janë në favor të realizimit të platformës së VMRO-së, por jo edhe të shqiptarëve”, ka theksuar Halimi, duke potencuar edhe humbjen e legjitimitetit të BDI-së tek shqiptarët për një periudhë të shkurtër kohore. Nga ana tjetër, në BDI përjashtojnë mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pasi që sipas tyre kjo nuk mund të ndodhë. Anëtari i lartë i kësaj partie, Xhevat Ademi ka theksuar se megjithatë partia e tyre ka fituar në këto zgjedhje dhe gëzon mbështetje të gjerë tek shqiptarët.

    Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare nuk kanë komentuar paralajmërimet e opozitës për zgjedhje të parakohshme. Po ashtu edhe brenda radhëve të VMRO-DPMNE nuk është komentuar kjo çështje, pasi që sipas tyre ata janë të preokupuar dhe angazhuar për zgjedhjet presidenciale dhe vendore.


    (INA)
    Sui generis

  2. #2
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Edhe sikur te kete zgjedhje te parakoheshme, ta dini qe do deshtojne, sepse u lodh populli i shkrete duke degjuar genjeshtrat e ketyre pjesetareve te kopeve te ndryshme.

    Cfare do i premtojne popullit?
    Kush do i besoje?
    Kush do kete qejfin te ngrihet e te shkoje te votoje?

    Nuk behen zgjedhje cdo vit!
    Eshte nonsens. Nuk eshte seriozitet. Maqedonia do e mbylle faqen e fundit te ekzistences nese perseri bie qeveria dhe shkohet ne zgjedhje te parakoheshme. Do jete fillimi i fundit te madh, shperberjes dhe shkaterrimit te Maqedonise.

    Nuk besoj qe do lejoje komuniteti nderkombetar te shkohet ne Zgjedhje te Parakoheshme, aq me shume kur ne pushtet eshte nje qeveri e dale nga Zgjedhje te Parakoheshme.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  3. #3
    NoboDy Maska e besar_atb
    Anëtarësuar
    22-04-2007
    Vendndodhja
    T3TovA
    Postime
    281
    Citim Postuar më parë nga Alienated Lexo Postimin
    Edhe sikur te kete zgjedhje te parakoheshme, ta dini qe do deshtojne, sepse u lodh populli i shkrete duke degjuar genjeshtrat e ketyre pjesetareve te kopeve te ndryshme.

    Cfare do i premtojne popullit?
    Kush do i besoje?
    Kush do kete qejfin te ngrihet e te shkoje te votoje?

    Nuk behen zgjedhje cdo vit!
    Eshte nonsens. Nuk eshte seriozitet. Maqedonia do e mbylle faqen e fundit te ekzistences nese perseri bie qeveria dhe shkohet ne zgjedhje te parakoheshme. Do jete fillimi i fundit te madh, shperberjes dhe shkaterrimit te Maqedonise.

    Nuk besoj qe do lejoje komuniteti nderkombetar te shkohet ne Zgjedhje te Parakoheshme, aq me shume kur ne pushtet eshte nje qeveri e dale nga Zgjedhje te Parakoheshme.
    Per ate se populli eshte lodhur ke shume te drejte mirepo per kete me poshte mos thuaj dy here se cdo gje eshte e mundshme.Austria brenda 2 viteve mbajti 2 here zgjedhje te parakohshme.
    Plagën e nënçmon ai që nuk e din çka është dhimbja!

  4. #4
    o le te behet ca te behet vetem ket m... gruevskin le ta hekin prej qeverie se eshte tu na cu ne kohen e gurit me keto historit e tyre .jo se ato tjerte jan me te mire po te pakten e pranojn se nuk jan maqedon antik.e din ci jan sllav te ardhur.
    I penduari nga gjynahu eshte si ai i cili nuk ka fare gjynah

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-02-2009
    Postime
    11
    per zgjedhje te parkashme ka gjasa edhe at jo ne vjesht po ne qershor dhe shpresoj qe ti fitoj opozita pasi kjo garnitur e qeverisje e qon shtetin ne humner

  6. #6
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga besar_atb Lexo Postimin
    Per ate se populli eshte lodhur ke shume te drejte mirepo per kete me poshte mos thuaj dy here se cdo gje eshte e mundshme.Austria brenda 2 viteve mbajti 2 here zgjedhje te parakohshme.
    besar
    Austria nuk ka probleme te se njejtes natyre me problemet e Maqedonise. Austria ka luksin per te bere lojera te tilla, por Maqedonise i rrezikohet ekzistenca, prandaj nuk besoj qe do e lejojne te shkoje perseri ne zgjedhje te parakoheshme.

    C'eshte e verteta, pushtetit e opozites (bashke) u ka hy frika se mos deshtojne dhe zgjedhjet presidenciale (keto te tashmet) e lere me te shkojne ne zgjedhje te tjera te parakoheshme.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2007, 08:34
  2. Zgjidhet kriza elektorale, arrihet marëveshja në zyrën e presidentit Moisiu
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 03-02-2007, 14:05
  3. Zgjedhje historike në Kuvajt, gratë votojnë për herë të parë
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-06-2006, 06:01
  4. Miss Glob" do te zhvillohet serish ne Shqiperi !!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-02-2005, 20:13
  5. PD: Në zgjedhje me qeveri teknike
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-07-2004, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •