Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    22 marsi na kujton se e majta është kthim prapa

    22 marsi na kujton se e majta është kthim prapa


    22-03-2009



    Kryeministri Sali Berisha ka përkujtuar sot Ditën e fitores së forcave demokratike mbi regjimin komunist të Hitlerit të pasluftës dhe trashëgimtarëve të tij ramizistë, të cilët ripërtërinë lidhjet me Milosheviçin për të mbetur në pushtet.
    E djathta, e sigurtë edhe për një mandat të dytë qeverisës, përballë një opozite që s’pushon së protestuari kundër integrimit të vendit në BE e në NATO

    Të dashur Qytetare dhe Qytetarë shqiptarë,

    22 Marsi i vitit 1992, është dita e parë e demokracisë në Shqipëri. Si sot 17 vjet më parë ne, burrat dhe gratë, të rrinjtë dhe të rejat, studentët, intelektualët, punëtorët, fshatarët e këtij vendi, qytetarët më të shtypur të kontinentit, përmbysëm me votën tonë të lirë regjimin barbar të Enver Hoxhës, të cilin Bashkimi Demokratik Europian në deklaratën e Parisit të vitit 1991, do ta cilësonte si Hitleri i pas Luftës në Europë. Regjimi i Hoxhës për 45 vjet me rradhë vendosi në Shqipëri monizmin më ekstrem, totalitarizmin më total që Europa ka njohur në tërë historinë e saj, ekzekutoi me gjyqe dhe pa gjyqe, në burgje apo kampe përqëndrimi, apo vrau me uri, sëmundje, mungesë ilaçesh, në kooperativa dhe ferma bujqësore, dhjetra e dhjetra mijëra qytetarë shqiptarë, nga të sapolindur gjer në pleqëri të thellë. Të gjitha këto do t’i bënte në barbari, do t’i realizonte nëpërmjet luftës së klasave dhe hiperkolektivizimit total. Ai ju ndaloi shqiptarëve me ligj mendimin ndryshe dhe lëvizjen e lirë, iu konfiskoi dhe kolektivizoi pronat, iu imponoi ateizmin dhe i shndërroi nga qënie shoqërore në qënie skllevër shtetërorë.
    Prandaj edhe unë sot, në këtë ditë nderimi të thellë për sakrificën, mençurinë e njëri-tjetrit, dua të përshëndes ata 1.7 milion shqiptarë që më 22 Mars të vitit 1992, me votën e tyre, hapën dyert e mbyllura të lirisë, tregut të lirë dhe integrimit euoro-atlantik, për vehten dhe fëmijët e tyre, për Shqipërinë. Dua të shpreh nderimin tim më të thellë për gjithsejcilin prej jush, që me votën tuaj, më 22 Mars të vitit 1992, bëtë të mundur që së bashku të nisim udhëtimin e lirisë, ndërtimin e demokracisë dhe tregut të lire, si dhe bëtë të mundur që çështja shqiptare të paraqitet dhe mbrohet në të gjitha kancelaritë dhe samitet e mëdha të botës.
    Një mirënjohje të thellë për diasporën shqiptare, kontributin e saj historik në fitoren e 22 Marsit. Sot është rasti të shpreh mirënjohjen më të thellë Qeverisë së SHBA, Presidentit Xhorxh Bush, partive simotra në Gjermani, Francë, Itali, Austri dhe vendeve të tjera për ndihmën e jashtëzakonshme që i dhanë Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj në fitoren historike plebishitare të 22 Marsit.

    22 marsi, triumf mbi aleancën e Ramiz Alisë me Sllobodan Milosheviçin

    Fitorja e 22 marsit ishte historike edhe për faktin se ne, me votën tonë, nuk lejuam që Shqipëria të mbetej ndën diktaturë, si Serbia. Nuk lejuam që Ramiz Alia të zëvendësonte pluralizmin politik që themeluam në vitin ’90 me pluralizimin burokratik. Ramiz Alia dhe Sllobodan Milosheviçi ripërtërinë qindra dhe mijëra lidhje për të sunduar në të dy vendet, por ky skenar u përmbys njëherë e përgjithmonë më 22 Mars të vitit 1992 me votën plebishitare të qytetarëve shqiptarë. Sot, ne kemi një mijë arsye të falenderojmë dhe nderojmë njëri-tjetrin për 22 Marsin e vitit 1992. Por, njëra është arsyeja e të gjitha arsyeve, sepse ajo është dita në të cilën ne fituam dinjitetin tonë, dita në të cilën ne vendosëm të jetojmë të lirë dhe ne, njerëzit më të varfër të Europës dhe ndër më të varfërit e planetit, vendosëm të ju lemë fëmijëve tanë si trashëgimi, pasurinë më të madhe të njerëzimit, lirinë për të cilën ne, ish-zgjedhësit e 22 Marsit, kishim vuajtur aq shumë. Zoti ju bekoftë ju, votën tuaj!
    Fitorja e 22 Marsit, Shqipërinë e sapodalë nga diktatura hoxhiste, e gjente vendin më të varfër të Europës dhe një nga tre vendet më të varfëra të botës, me të ardhura për frymë vetëm 204 dollarë, me rreth 60% të popullatës në mjerim të thellë, me ekonomi tërësisht të falimentuar, me papunësi rreth 80%, vendi ishte jashtë çdo imagjinate njerëzore. Theksoj edhe njëherë se, ne erdhëm në agimin e lirisë në kushtet më të vështira ekonomike, sociale dhe politike. Por, ne bashkërisht me shpejtësi ia dolëm të shndërrojmë vullnetin e 22 Marsit në Shqipërinë e lirive dhe të drejtave njerëzore, në vendin e hapjes me shpejtësi drejt Europës dhe botës, në Shqipërinë e reformave të thella të liberalizimit dhe privatizimit të ekonomisë, në avokaten e palëkundur të çështjes së shqiptarëve në Kosovë dhe më gjerë. Ne, me punën, besimin tonë ia dolëm, me një shpejtësi të paparashikuar që dëshpërimin, skamjen, mjerimin t’i zëvendësojmë me shpresën dhe optimizmin në rritje, kolapsi i plotë ekonomik dhe fiskal, triskat dhe tallonat t’i zëvendësojmë me prosperitetin në rritje; inflacionin galopant 3-shifror, rënien e thellë dhe kolapsin ekonomik t’i zëvendësojmë me inflacionin një-shifror dhe rritjen ekonomike dyshifrore, privatizuam tokën dhe banesat, krijuam mbi 460 mijë pronarë toke në fshat dhe mbi 220 mijë pronarë banesash në qytet. Shqipërinë e izolimit më të thellë, brenda një kohe të shkurtër, e anëtarësuam në KE, vendi firmosi marrëveshjen tregtare me BE dhe ishte në prag të hapjes së negociatave për Marrëveshjen e Asociimit me BE. Ajo vendosi një partneritet të shkëlqyer me NATO, vendet anëtare të saj dhe veçanërisht me SHBA. Kjo ishte Shqipëria e 22 Marsit, Shqipëria e viteve ’92-’96, vendi që u vizitua nga Papa Vojtila, Presidenti i Gjermanisë, Sekretari i Përgjtihshëm i NATO-s, Sekretari në detyrë Igellberger, Sekretari Cohen dhe shumë e shumë Kryeministra, Presidentë dhe Ministra dhe Europa, SHBA dhe vende të tjera mike në botë. Ne jemi dhe do të mbetemi për jetë krenarë për Shqipërinë e 22 Marsit. Ajo është vepra jonë më e madhe, trashëgimia jonë më e shkëlqyer. Zoti e bekoftë Shqipërinë e lirë!

    97-a u krijua nga mafia e lidhur me regjimin komunist

    Në Shqipëri, mafia e lidhur me regjimin, mbolli në vitin 1991, skemat piramidale dhe fondet piramidale. Për shkak të mungesës së plotë të njohurive për to, mungesës së ligjeve për ndalimin apo kontrollin e tyre, mungesës së institucioneve rregullatore të tregut financiar jo bankar, mungesës së paralajmërimeve gjer në vitin ’96 për to, tolerancës së tyre nga qeveria, këto skema zhytën vendin në krizën më të rëndë financiare në historinë e tij. Opozita, së bashku me malavitën dhe mafjen e tyre, organizuan, pas bllokimit të tyre nga Qeveria, rebelimin komunist dhe i vunë zjarrin institucioneve të shtetit demokratik, sollën në pushtet Çaushët e krimit dhe adhamudhët e piramidave, kurse ne, populli i ’92, duke marrë përgjegjësitë tona, dolëm në opozitë, ndërtuam në Shqipëri në kushtet e terrorit më të egër, vrasjeve, torturave, burgosjeve, akuzave për krime kundër njerëzimit, opozitën e pamposhtur demokrartike, mbrojtësen e vlerave tona themelore. Ndërkohë që regjimi që doli nga rebelimi komunist, ndërtoi me shpejtësi sistemin kleptokratik në Shqipëri, shndërroi qytetet dhe rrethe të tëra të vendit në protektorat të krimit të organizuar, ngriti me shpejtësi murin e krimit dhe korrupsionit, të cilët krahas dhunimit sistematik të zgjedhjeve, do të bllokonin pothuaj tërësisht, për tetë vite me rradhë, procesin e integrimit të vendit në NATO dhe BE.
    Kurse ne, populli i ’92, vërtet humbëm një betejë në vitin 1997 dhe e bëmë atë për të shmangur një konflikt civil, që organizatorët e rebelimit të kuq dhe sponsorët e tyre e donin me çdo çmim, nuk humbëm luftën, por ne vazhduam atë dhe ata që erdhën në pushtet me shunë, djegje dhe plaçkitje, i larguam sërisht prej tij, me votën tonë të lirë, më 3 Korrik të vitit 2005.

    Në 17-vjetorin e fitores, vendi po hyn në NATO, por opozita vijon me retorika antiperëndimore

    Sot, pas më pak se katër vjet të mandatit tonë të dytë ne, qytetarët, që me votën tonë dhe nën moton “E duam Shqipërinë si Europa”, përmbysëm diktaturën më barbare në Europë, kremtojmë 17 vjetorin e 22 Marsit, ditës që ndau historinë, më krenarë, më dinjotozë, më të lirë, më optimistë se kurrë në historinë tonë. Sot, ne kremtojmë ditën e agimit të demokracisë, me realizimin e plotë të projektit më madhështor të historisë sonë kombëtare, pas pavarësisë së Shqipërisë, anëtarësimin e saj në NATO. Ne festojmë sot 17-vjetorin e 22 Marsit, kur na ndajnë vetëm 12 ditë nga dita që ne, populli i 22 Marsit dhe firmosim së bashku në Strasburg, anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në NATO dhe fill më pas, pra së bashku çelim siparin e procesit të Statusit të kandidatit të vendit për anëtar të BE. Pra, vetëm për 12 ditë, ne firmosim rikthimin e vendit tonë në familjen e kombeve që ju takon, firmosim Shqipërinë Zonjë në Europë dhe fundin e tranzicionit me të cilin Shqipëria kaloi nga vendi i diktaturës orvelliane në vendin anëtar të Aleancës më të madhe dhe më të fuqishme të lirisë së të gjitha kohërave. Zoti e bekoftë Shqipërinë!
    Sot, ju në media thellësisht të kontrolluara nga politikanë dhe tellallë të tyre, dëgjoni çdo ditë refrenin e doktrinës politike fondamentaliste apo nihiliste, të mallkimit dhe mohimit të 17 viteve të fundit, si dhe thirrjet e bashkimit përtej të majtës dhe të djathtës. Unë jam i bindur se, për ju, është e qartë se prapa nihilizmit jo të 17 po 18 viteve, fshihet qëllimi djallëzor dhe ogurzi i mohimit të veprës suaj të ndritur, themelimit të pluralizimit politik, përmbysjes me votën e lirë të diktaturës komuniste më 22 Mars, garantimin e lirive dhe të drejtave njerëzore, zhvillimin e shpejtë ekonomik të vendit, anëtarësimin tuaj në KE, anëtarësimin tiaj në NATO, kandidimin tuaj në Statusin e vendeve të BE. Ata që paraqesin si “tokë të djegur” Shqipërinë e 18 viteve të saja në liri, 18 vitet e sakrificave tuaja dhe arritjeve të mëdha, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ata në mënyrë tinzare kërkojnë të mbrojnë të shkuarën tonë të hidhur diktatoriale, të jeni të sigurt se ata na ofrojnë si të ardhme të shkuarën tonë të para 18 viteve.
    Nuk ju kërkoj këtu të ndalemi në rezultat e tyre në parlament kundër partneritetit të Shqipërisë në NATO ose votën e tyre kundër anëtarësimit të Shqipërisë në Europë, as dhe në rebelimin e ’97, vuajtjet, burgosjet, torturat ndaj nesh si opozitë. Por të rikujtojmë vetëm katër vitet e fundit. A nuk ishin ata që, kur ne firmosnim së bashku marrëveshjen e Stabilizim-Asociiimit në Luksemburg, ata ju bien borive dhe bilbilave në parlamentin e Shqipërisë si askund tjetër në ndonjë parlament në botë? Ata që ju mohojnë juve sot 18 vitet e kontributit tuaj historik, vetëm një ditë para firmosjes sonë të përbashkët të ftesës për anëtarësim në NATO, në Bukuresht, do t’ju deklaronin se Shqipëria nuk merr ftesën. Këtë gjë do të raportonin nga Bukureshti, pikërisht në orën që Shqipëria mori ftesën dhe do të organizonin në verbim politik, me 4 Prill 2008, në Tiranë, mitingun e protestës, me portret të Enverit.

    Fitorja e qendrës së djathtë do të ndalë një kthim prapa të vendit

    Vëllezër dhe Motra, Ata që sot ofrojnë bashkimin përtej të majtës dhe të djathtës, sërish me këtë apel, dëshmojnë së pari, se ata, të bindur se për ju majtas do të thotë kthim mbrapa, kërkojnë që juve t’ju mohojnë kontributin tuaj si qendër e djathtë. Prandaj në emër tuaj, le t’ju themi sot atyre se ju mund të turpëroheni nga e majta juaj, të skuqeni nga rebelimi komunist, kleptokracia që ndërtuat. Këto janë puna juaj, kurse ne, qendra e djathtë, duke mos pretenduar asnjëherë të përsosurën, jemi burrat dhe gratë, rinjtë dhe të rejat që 20 vitet e fundit, shkruam librin e lirisë së këtij vendi. Ne nuk jemi të përsosur, bëjmë dhe kemi bërë dhe gabime, por ne shënuam fitoren e 22 Marsit dhe jemi krenarë me programin dhe bindjet tona të qendrës së djathtë, jemi krenarë se ne me këtë program shndërruam Shqipërinë e kolapsit më të thellë ekonomik në vendin e rritjes dyshifrore, e anëtarësuam atë në KE, ekonominë hiperkolektiviste e shndërruam në ekonominë më private në Europë. Ju mund të turpëroheni me trashëgiminë dhe majtizmin tuaj. Kjo është puna juaj. Ndërsa ne jemi krenarë me djathtizmin tonë. Me ardhjen tonë të dytë në pushtet, me programin e qendrës së djathtë, ne shembëm me shpejtësi murin e krimit dhe korrupsionit që e majta ndërtoi, ndezëm motorët e reformave të thella ekonomike, politike, ndezëm motorët e integrimit, firmosëm marrëveshjen Stabilizim-Asociimit. Me reformat tona fituam votëbesimin e 27 vendeve anëtare të BE, morëm ftesën për anëtarësimin në NATO dhe në një kohë rekord, prej 8 muajsh, me reformat tona ne bindëm 26 vendet anëtare të NATO-s, të ratifikojnë në një kohë rekord, protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe bëmë që vendi ynë të shkoj në Samitin e ardhshëm si vend anëtar i saj. Pas Luftës së Dytë Botërore gjer sot, Europën e Bashkuar, NATO-n, botën e lirë e kanë ndërtuar Qendra e Djathtë dhe Qendra e Majtë. Ato që ju ftojnë ju përtej të majtës dhe përtej të djathtës, ju ofrojnë ju hapësira përtej Europës, përtej NATO-s, mirëpo ne shqiptarët, më dhimbshëm se kushdo tjetër, i kemi provuar ato. Në këto katër vite, me orientim të djathtë, ne Shqipërinë e shndërruam nga protektorat krimi në një vend që vitin e kaluar e vizituan 2.7 milion turistë, pas as edhe një incident; nga një ndër 24 vendet më të korruptuara të planetit në vendin e parë në rajon për luftën kundër korrupsionit, duke lenë mbrapa 95 vende të botës. Në katër vjet ne ia dolëm me reformat tona që Shqipërinë nga vendi më i papreferuar për investime të huaja, ta shndërrojmë në vendin e dytë në botë vitin që kaloi për suksesin e reformave të biznesit, vendin që në tre vjet investoi në arkën e shtetit rreth tre million dollar më shumë se sa në qeverisjen e atyre që turpërohen nga majtizmi i tyre. Në katër vjet, ne së bashku, ia dolëm që Shqipërinë ta shndërrojmë në vendin më tërheqës të investimeve në rajon. Vetëm në muajt Dhjetor-Janar, janë firmosur 3.5 miliard Euro kontrata në fusha të ndryshme.
    Në orën tonë të djathtë me orën e historisë, ne shndërruam vendin në një kantier ndërtimi. Ne po ndërtojmë akset e tij të mëdha rrugore, po lidhim rrugët, po asfaltojmë të gjitha komunat e vendit, kemi ndërtuar dhe rikonstruktuar apo janë në ndërtim apo rikonstruktim mbi 960 shkolla, kemi dyfishuar numrin e studentëve dhe shtuar kabinetet e informatikës në çdo shkollë të vendit. Me orën tonë të djathtë, orën e të ardhmes dhe të historisë, ne kemi rritur rrogat dhe pensionet dhe kemi tejkaluar me 30% vendet anëtare të BE-së. Me orën tonë të djathtë, ne kemi mbajtur premtimin tonë; furnizmin pa ndërprerje nga fundi i vitit 2007 e këtej të vendit me energji elektrike dhe me 50 kontrata të firmosura në fushën e energjisë, hidrocentraleve, termocentraleve, ….., kemi hedhur themelet e Shqipërisë superfuqi energjetikës në rajon.

    Fjala e mbajtur nga kryeministri i Shqipërisë në 17-vjetorin e fitores së parë të forcave demokratike mbi segmentet e Partisë së Punës

    55

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Sa bukur e paska plotesuar veten Berisha
    triumf mbi aleancën e Ramiz Alisë me Sllobodan Milosheviçin
    Dakord deri ketu.
    Po qe Berishen e vuri Ramizi ne krye athere me rregull treshi na del
    aleanca Sali Berisha Miloshevic
    Jo pak here e kemi pare kete aleance me serbet

Tema të Ngjashme

  1. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  2. Shqiptaret, sa kokeforte
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-02-2006, 18:55
  3. Kosova në marrëdhëniet ndërkombëtare
    Nga ex-x në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-08-2004, 12:44
  4. Baba Reshat Bardhi
    Nga angeldust në forumin Komuniteti bektashi
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-03-2003, 11:15
  5. Bektashinjte. Cilet jane ata?
    Nga angeldust në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-03-2003, 09:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •