Ndarja e atyre qe merren me hadithin dhe studimin e tij.
1) Musnidi dhe talibul hadith
Me siper ne kemi permendur se Musnidi eshte individi qe angazhohet ne transmetimin e haditheve. Kjo eshte grada me e ulet e atyre qe merren me hadithin dhe studimin e tij. El-Hamdulilah shumica e muslimaneve qe i permbahen sunetit te profetit hyjne ne kete grade. Kjo kategori perfshin gjithekend qe angazhohet me transmetimet e haditheve edhe nese nuk ka njohuri per zinxhiret e transmetimit dhe detajet e riwajetit dhe dirajetit.
Nga ana tjeter Talibul hadith (nxenesi i hadithit) eshte ne nje shkalle me te larte se musnidi dhe pervec transmetimit te haditheve ai angazhohet edhe me tej duke studiuar riwajetet dhe dirajetet e transmetimeve si edhe aspektet e tjera dhe me specifike qe lidhen me shkencat e hadithit.
2) Muhadithi (dijetari i hadithit)
Kjo eshte grada e atyre qe jane dijetare ne studimin e shkences se hadithit dhe njohin dobesite e zinxhireve te transmetimit si edhe dobesite e teksteve dhe defektet e tyre dhe jane ne nje grade te bejne diferencimin mes transmetimeve te dobeta dhe te sakta. Persa i perket dijes se tij ne hadithe si edhe numrin e transmetimeve qe ai duhet te kete memorizuar ka mendime te ndryshme por ajo qe zakonisht pritet nga keta individe eshte qe te jene familjare me 6 koleksionet e haditheve si edhe te pakten te kete memorizuar (kjo eshte shifra me e ulet qe eshte permendur) 1000 hadithe nga keto 6 koleksione.
3) Hafidhi (hafizi i hadithit)
Ky eshte ai muhadith qe ka memorizuar te gjitha hadithet e sakta dhe qe mund te citoje sipas nevojes keto transmetime nga memorja e tij. Po ashtu kjo vlen edhe per transmetimet e dobeta. Po ashtu ky dijetar njeh mire edhe individet e zinxhireve te transmetimit si edhe graden e tyre dhe njeh detajet dhe hollesite e termave te ndryshem te perdorur nga dijetaret e hadithit. Persa i perket numrit te transmetimeve qe ky individ duhet te dije eshte thene 20 000 dhe eshte thene 100 000.
4) Huxhe
Ai qe e meriton kete grade kuptohet qe jo vetem duhet te jete hafidh ne hadith por ne shtese te tij duhet te kete nje dije me te gjere se hafidhi si edhe numri i haditheve te memorizuara nga ai eshte me i madh. eshte thene se ai duhet te kete memorizuar mbi 300 000 hadithe.
5) Hakim
Ky eshte edhe rrangu me i larte ne dijen e hadithit dhe kjo kuptohet qe arrihet vetem nga ai qe eshte i perparuar ne te tera shkencat e hadithit dhe eshte i afte te kape difektet e fshehta ne hadith si edhe njeh mire jo vetem hadithet dhe transmetuesit por ka dije te detajuar per te tera keto pra eshte maksimumi qe mund te arrihet nga nje individ ne shkencen e hadithit.
Sikurse kuptohet hakimi eshte edhe huxha edhe hafidh edhe muhadith edhe talebe edhe musnid. Por e kunderta nuk ndodh.
Kjo nuk do te thote se nuk mund te perdoren edhe terma te tjere ne lidhje me dijetaret e hadithit por keto jane rrangjet ku te tere termat vertiten dhe kuptohet se secili rrang ka edhe diferencimet e tija per dallimet e individeve qe kategorizohen ne kete rrang.
Si na arrijne hadithet neve dhe cilat jane kategorite ne kete ceshtje?
Hadithet qe ne na arrijne jane dy llojesh dhe secili lloj ndahet ne nenkategori te tjera. Keshtu hadithet qe na arrijen ne jane:
1) Me zinxhir transmetimi (me sened ose isnad).
2) Pa zinxhir transmetimi (pa sened apo isnad).
Me siper kemi permendur se isnadi eshte nga feja dhe isnadi eshte dallimi mes nesh dhe umeteve te tjera ne ate qe transmetohet ne autoritetin e te derguarve te Allahut. Keshtu qe kuptohet se hadithet qe nuk kane zinxhir transmetimi nuk perbejne as obligueshmeri per tu ndjekur dhe nuk perbejne as dije qe mund te derivohet prej tyre por sikurse theniet e cdo individi merren dhe lihen pasi fjalet e secilit mund te merren dhe te lihen pervec profetit. Keshtu qe behet e nevojeshme dhe e domosdoshme verifikimi i origjines se fjaleve qe na arrijne dhe jo gjithecka qe na arrin pranohet ashtu sikurse jo gjithecka qe degjojme, transmetohet.
Krijoni Kontakt