15.02.2008, Mesditë !
E nderuara profesoreshë Luiza L. Hej
Please ! Wait a moment, please !
E ndërpreva për një çast linjën e saj.
E si mund të mos shkëputesha, kur dreka ishte shtruar !
Të gjithë prisnin të filloj unë i pari dhe ata të mbledhur në sofrën e shtruar ishin gëzuar që kthehesha pas një kohe në mesin e tyre!
S'ka rëndësi të bëj narracionin se si, e kush ishte. Familjarë ishin të gjithë. U vezullonte gëzimi dhe hareja dhe pa të keq më pyesnin për gjithçka.
Ripërsëritje dhe tema të ndryshme sa që më shpienin deri te mendimi se si e çka bënin në forum moderatorët !
- Qielli është gjithmonë mbi ne dhe pavarësisht prej asaj se çka mendojmë dhe çka besojmë ai qëndron përjetësisht. Akoma nuk ka teori as shpikje ku mbështetet, çfarë përbërje e lidh në ndonjë skaj!
Ashtu më dilnin mendimet gjatë drekës secili të bënte nderë. Sillnin kupa të mbushura me gjithfarë gjellërash. Ëmbëlsira ! Pije !
Secili e paska të vërtetën e vet !, pëshpërita .
Ndaj, duke e ditur në imtësi, edhe profesoresha Luiza L.Hej, kërkon të dijë të vërtetën e të tjerëve ! Çka do t'më thotë. I kanë pëlqyer vallë ato rrëfime që ia dërgova ?, mendoja duke ngrënë në sofrën ku të gjithë përpiqeshin t'më bëjnë të ndjehem mirë ...!
Krijoni Kontakt