NITroshi969
Deputet
Posts: 312
(10/4/01 10:32:35 am)
Reply NE
--------------------------------------------------------------------------------
Ne dhomen time nuk pipetin pothuajse azgje, ndersa une qendroj i ulur ne poltronin e vjeter atje ne cep te saj, dhe sbej gje tjeter por pjell nje tjeter mosqenje. Ajo ne fillim qan me ze te larte, pastaj me shikon drejt e ne sy pa ma ndare ate veshtrimin e saj te habitur dhe me kerkon qe ti kendoj nje ninulle te lagesht. Une e marr ne prehre, e shtrengoj me dashuri kete gjendjen time te re, e pranoj dhe e ushqej me deshirat qe i ruaj te stivosura ne dollapin e vjeter me rimeso arre. Mosqenjet rriten shpejt, e shpejt bien ne dashuri me cepin e dhomes time. Pastaj shtegetojne te gjitha atje, dhe sikur te mos kene njohur ndonjehere nuk thone as edhe nje fjale. Ne dhome bie perseri heshtja dhe nis udhetimet e mia drejt te panjohures e cila vazhdon te ndodhet poshte jastekut. Nganjehere edhe pse i ikur ua degjoj renkimet e orgjive, aq shume ulerijne. Ne kthim dhoma kundermon orgazma, ndersa ato te gjitha ne gjunje vijne te me rrefehen. Me syte e perlotur pohojne shtatezanin dhe kerkojne shpetimin prej meje. Une ua rrah barkun me grushta, ua shkul dobicat me thonj dhe i perplas fort ne dyshemen e dhomes sime.Nje fllaq degjohet sa kaq dhe muret e dhomes sperkaten me gjakun e mosqenjeve bebe. Trupat e tyre avullojne si eter, dhe po te mos i kishe pare me sy nuk do ta kishe besuar se ato kishin ekzistuar ndonjehere. Nuk ve vjen keq per to, por per deshirat qe pata shpenzuar per ti rritur. Mosqenjet jane shtuar shume e UNE kam filluar te egsistoj ne nje tjeter forme. Te gjitha mosqenjet qe i rezituan perplasjes me veten (qenjen) tani kane fituar statusin e vetvetes, pra kane filluar te ekzistojne ne nje tjeter forme e cila jo vetem qe nuk eshte pjellore, por nuk eshte as edhe e ndryshueshme.
Vazhdon (ku vazhdon?)...e gjeta
.Vazhdimi
--------------------------------------------------------------------------------
Tani ato u rriten dhe une i pagezova me emrat e diteve te muajve apo edhe te viteve te mija, kjo ne varesi me kohen qe cdo njera prej tyre kishte jetuar ne dimensionin tim te katert. Mosqenjet me te vjetra ishin ato qe vinin nga femijeria ime. I dalloja fare mire sepse te gjitha vishnin pantallona te dala gjunjesh dhe kishin te cjerra ne fytyre. Pastaj nuk kishe se si mos ti vije re sepse ato ishin edhe me pisanjoset nga te gjtha mosqenjet e tjera. E pastaj me rradhe vinin mosqenjet e adoleshences e te rinise. Me se fundi mund te dalloje nje mosqenje me nje vrime te madhe ne mes e cila nuk hynte ne asnje kategori. Nga vrima e trupit te saj mund te shikoje fare mire trurin qe gogesinte mesazhe menopauze. Eshte per tu cuditur por koha ecen ne kahun e kundert kur flasim per mosqenjet. Keshtu ato me te vjetrat jane me naivet dhe me pa eksperience, ndersa ato te rejat jane plot djallezira, dhe ceshte me e pabesueshmja shume te paturpshme. Ato te flasin me ze te larte dhe te perplasin ne sy disfatat, dhe pastaj te zgerdhijne perpara surratit e te bejne te skuqesh. Nuk ke sec ben. Nga fyti te zvarritet si pa dashje nje mallkim, i cili ngelet pezull ne ajer, deri harrim.
Po zgjat harrimi??? Po te kisha pyetur Survenal De RRozherin ne lidhje me kete problem me siguri ai do te me ishte pergjigjur: " Troku i kuajve vdes ne zemren e tokes, harrimi nuk di te vdesi, harrimi di te plaket". Pra tani vec mosqenjeve ne dhome me jane shtuar edhe mallkime. Pyes veten:" po atyre cemra tu ve"?
shton macia;
e di nitrosh, nje miku yt i vjeter dhe nje miku im i ri qe po vjetrohet me ka thene per nitroshin...lexoje nitin nga forumi i vjeter se eshte i madh... nuk e di cilen madhesi te fitova , por di qe nuk te lexova, me duket nga mospasia kohe.
me fal per vonesen dhe sidomos nese nuk kam ditur ti sjell te plota ketu....(kete duhet ta besh ti vete hera pa here).
miqesisht macia blu duke te uruar.... dhe duke deshiruar riposte nga forumi i vjeter....(kete e them edhe per te tjere po qe se merret ne konsiderate thenia kerkese imja)+ m'i dergo fjale atij qyfos te me sjelle edhe ai dicka nga forumi i vjeter se he he c'eshte ai nje....nje....
(pra e kam mbrapsht te lexoj andej , na i ktheni disa shkrime te lexojme me lehtesisht pls, pls!
juaja macia!
Krijoni Kontakt