Ke quan ti shqiperim?Te perkthesh si te te vije permbare!pra tja futesh si te te teket!jo Barat jo.
Une krijova pikerisht debat per gjera qe Crispi i thote,dhe ne fakt i thote gabim(jo te gjitha)
Tani,sipas vendit ti solle ca faqe perkthimi jashtezakonisht te dobeta,pra perkthyesi nuk ka sjelle vetem Crispin por dhe veten e vet,nejse une as qe e di kush e ka perkthyer dhe as kam ndermend te lexoj te gjithe librin shqip,me mjaftonte te lexoja ne origjinal....per nje sere arsyesh gabimet e Crispit jane te kuptueshme.Sipas vendit dhe kuvendi, i thone nje fjale, por ketu edhe pse duhet kjo gje, te njoftoj jo pa keqardhje se ne gjuhen e mesiperme, qe ti e flet shume mire-p.jerdhjen (si njohes i gjuheve)-nuk mund te te pergjigjem. prrr prrrravo
Edhe njehere,shqipja nuk hyn fare,aspak fare fare me gjuhet semite...nese ti mbron kte teze atehere une terhiqem nga debati me ty,nuk ja vlen me....vazhdo spjegoi gjuhet me bibel,ca te them une![]()
Shpjegohet me atė qė shkronjat njėsoj sikurse Kadmi nuk erdhėn nga Fenikia-Libani, por erdhėn nga Fenikia-Epiri.E si shpjegohet ather, qe une gjeta element te gjuhes Shqipe,ne alfabetin Aramaik(B=by...,Q=qep)dicka ka ketu se keto jan puro Shqip,
Problemi ėshtė tek shpjegimi qė po i bėn qė ėshtė alla-popullorēe.
Nuk duhet ngutur nė shpjegim. Duhet shiku cila formė e shkronjės ėshtė mė e vjetra e kėtė e gjejmė duke shikuar se cilat mbishkrime latino-iliro-greke-pellazge janė mė tė vjetrat nė hapėsirėn e gjerė tė Mesdheut.
Kur tė gjenden format e vjetra tė shkronjave atėherė na mbetet tė krahasojmė formėn e shkronjės me emrin e saj dhe me ndonjė gjėsend ose dukuri tė pėrditshmėrisė.
Alfa mund tė jetė edhe ALPA A dmth njė kodėr, bjeshkė.
Beta mund tė jetė bythė, sikurse MEM mund tė jetė MĖMA, qė nė atė kohė i thonin Cicave M.
Megjithatė pėr tė mos mbetur nė shkallė spekulimi alla=popullorēe, duhet bėrė njė studim tė mirėfilltė pėr kėto gjėra.
Edhe DALETH shpejgohet si "derė", qė korrespondon me shqipen "DALJE".
Arkeologjia nė studimet gjuhėsore tė prof. Ēabejt
Dija shumėdimensionale e prof. Eqrem Ēabejt ėshtė provė e gjallė dhe e pakundėrshtueshme se specializimi i thukėt disiplinor ėshtė i pashkėputur nga kultura e pėrgjithshme e shumanėshme, ndėrdisiplinore.
Njohja dhe vendosja e njė uniteti midis fakteve, tė dhėnave, ligjėsive tė dukurive tė ndryshme tė universit tė dijes njerėzore kėrkon njė mjeshtėri tė veēantė: Ēabej e kish fituar si pakkush kėtė mjeshtri, sintetizuar nga njė punė pasionante e jashtėzakonshme, me njė ndėrgjegje shembullore dijetari tė madh. Nė kėtė aspekt kuptohet qartė dhe natyrshėm dhe lidhja e arkeologjisė me studimet gjuhėsore tė prof. Ēabejt. Duke qenė specialist i historisė sė gjuhės, vetvetiu qe i lidhur me disiplina tė ndryshme tė historisė nė pėrgjithėsi. Kultura e gjuhės ėshtė nė thelb kulturė historike. Kemi kėtu njė dialektikė tė brendshme. Ēabej duke patur njė formin tė shėndoshė kulturor, duke kapėrcyer mangėsinė e rėndėsishme tė shkallės krahasimtare tė gjuhėsisė - ahistorizmin e saj, duke pėrvetėsuar arritjet e historizmit si parim bazė i “Junggrammatiker” e zhvillimit tė gjuhėsisė mbas Luftės sė Dytė Botėrore nė veprėn e tij na ka lėnė modele tė sinkronizimit tė tė dhėnave tė arkeologjisė, historisė (tekstologjisė sė lashtė e mesjetare) dhe historisė sė brendshme tė gjuhėve dhe fjalėve) kuptimeve tė tyre - etimologjive nė bazė tė ligjeve shkencore tė fonetikės e morfologjisė historike. Nė veprėn ēabejane ka njė bibliografi bazė tė studimeve arkeologjike, tė arkeologėve tė njohur europianė e tė vendeve tė tjera. Ēabejt i interesonte arkeologjia nė disa vėshtrime kryesore: ndihmesa e arkeologjisė pėr studimin e gjuhėve tė lashta tė njerėzimit pėr ilirishten e gjuhėt e tjera tė lashta, fqinjė tė saj, raportet e ndėrsjella mes tyre, pėr etnogjenezėn iliro- shqiptare, etnografinė, jetėn kultike etj., pėr studimet etimologjike. Nga pikėpamja metodologjike, por edhe e metodės sė punės, Ēabej e ka tė qartė njė lidhje, analogji, paralelizėm dhe ndėrthurje midis gjuhėsisė dhe arkeologjisė. “Rruga kryesore qė ndjek dija pėr tė hedhur brenda mundėsive sadopak dritė mbi fazat e errėta tė historisė sė gjuhės, ėshtė metoda e rindėrtimit tė tyre. Sikundėr arkeologu nga disa mbeturina themelesh, nga disa mure rrėnoje, nga ndonjė shtyllė mermeri etj., rindėrton me saktėsi njė pallat a njė tempull i dikurshėm, ashtu dhe gjuhėtari nga ndonjė element i motshėm qė ka mbijetuar nė gjuhė, qė nuk ėshtė zhdukur gjatė kohėve, mundohet tė rindėrtojė shkallėt e mėparshme tė sajat dhe shpeshherė arrin t'ia dalė mbanė kėsaj pune.
Ai vepron aty pikėsėpari me mjetet e brendshme tė gjuhės, me rindėrtim tė brendshėm”. Nė fakt, nė marrėdhėniet arkeologji dhe gjuhėsi, Ēabej niset nga njė parim i drejtė e logjik shkencor, i rolit tė specifikuar tė secilės disiplinė, pa kaluar as nė nėnvleftėsim, as nė mbivlerėsim tė njėra-tjetrės. Ēabej thekson se, “Nė ēėshtjen e rrahjes sė origjinės sė popujve, ndėr ta edhe tė shqiptarėve, ėshtė vendimtare mė fort gjuhėsia sesa arkeologjia prehistorike, megjithėse tė dyja duhet t'i japin dorėn njėra-tjetrės. Mua mė duket ky mendim shumė i drejtė”. Ēabej nė fakt nuk i kushton kujdes procesit tė arkeologjisė nė vetvete se sa rezultateve tė saj sidomos nė rrafshin gjuhėsor tė mbishkrimeve tė lashta. Nė veprėn “Hyrje nė studimin krahasues tė gjuhėve indoeuropiane”, Ēabej citon gjerėsisht rezolutat e arkeologjisė pėr njohjen e studimin e gjuhėve tė lashta. Ēabej flet pėr zbulimet e fundit tė shekullit XIX-XX tė mbishkrimeve tė vjetra tė Mesopotamisė, tė mbishkrimeve tė dinastisė sė Akemenidėve, tė mbishkrimeve monumentale afėr qytetit Persepolis, me alfabet kuneiform asiro-babilonez, (vitet 520 - 350 para erės sonė), pėr zbulimin e tokarishtes, gjuhė indoeuropiane qė nuk dihej mė parė, nė Turkistanin Verilindor. Ēabej shkruan: “Janė bėrė ekspedita arkeologjike aty nga viti 1902 nga disa arkeologė gjermanė dhe nė vitin 1907 nga arkeologė francezė. E para qe ekspedita prusiane e vitit 1902, qė quhet nė arkeologji ekspedita e Turhanit, (Turhan ėshtė njė krahinė nė Turkistanin kinez) qė u vu nė kryesinė e Grundwedelit e tė Le Gogut e pastaj qe ekspedita frėnge nėn drejtimin e Pelliotit”. Gjithashtu, Ēabej vė nė dukje rėndėsinė e mbishkrimeve frigase tė shekujve Vll - Vlll para erės sonė, pastaj shėnon “Zbulimet arkeologjike qė bėri arkeologu gjerman Hygo Winckler nė vitet e para tė kėtij shekulli, aty nga 1906 - 1907 nė katundin Begazkyj, 950 kilometra nė lindje tė Ankarasė, ku u zbulua njė arkiv i plotė i Ministrisė sė Jashtme tė Mbretėrisė sė hetitėve”. Mbishkrimet hetite janė nga pikėpamja e kohės mė tė lashtat nė fushėn indoeuropiane, mė tė lashta se tekstet mė tė vjetra tė greqishtes edhe mė tė lashta se tekstet e indishtes.
Ēabej informon saktė pėr mbishkrimet trake, mesape, tė oskoumbrishtes, pėr rasat iguvine (tė shekullit XI para erės sonė), pėr faliskishten, pėr vazon me mbishkrimin e faliskėve nga qyteti Preneste, pėr mbishkrimet e Kretės, linear B, zbėrthyer nga M. Ventris e J. Chadroick, tė shek. XV - XVl para erės sonė, pėr mbishkrimet Ogam tė irlandishtes tė shek. lV-Vl tė erės sonė, pėr mbishkrimin gjermanik mė tė lashtė tė pėrkrenares sė Nogaut nė Austri tė shek. I tė erės sonė etj. Ēabej rekomandon si bibliografi kryesore veprėn “Les indievropien problemes archeologiques”, Paris, 1961 si dhe librin e Giacomo Devoto, shikimi i historisė sė gjuhėve indovropiane lidhur me problemet e arkeologjisė bashkėkohore.
Por nėnvizojmė se nė punimet gjuhėsore tė Ēabejt arkeologjia qė ka tė bėjė me iliro - shqiptarėt e gjuhėt e historinė e fqinjėve njė vend parėsor, mė tė specifikuar, asaj i kushtohet shumė mė tepėr vėmendje e kujdes. Ēabej e njeh mjeshtėrisht literaturėn e arkeologėve tė huaj qė janė marrė direkt me objektet e monumentet arkeologjike tė Shqipėrisė, tė viseve tė Ilirisė sė dikurshme antike, veprat e M. Leake, Pouqeuville, Hahn, T. Momasen, G. Zippel, W. Tomascheku, C. Patsch, P. Sticotti, F. Nopscha, Ē. Truhelka, K. Traeger, sidomos arkeologėt e mirėfilltė si C. Prascheniker e A. Srhober, L. Rey, L. Ugelini, P. Marconi e D. Mustilli.
Pėr problemin e birėsisė (filiacionit) sė shqipes nga ilirishtja, Ēabej ka konsultuar dhe librat e S. Casson, G. Childe, E. Wikon, e N. Velmin, F. Stolz e A. Waldes.
Gjithashtu, Ēabej ecėn nė hullinė e Majerit, Joklit, P. Kretshmerit H. Krahes, M. Vesmerit, R. Ribezzos etj, tė cilėt i kanė shfrytėzuar tė dhėnat e epigrafisė sė lashtė tė nxjerrė nė dritė nga arkeologjia. Prof. Ēabej shpreh besimin e gjetjes ndonjė ditė tė ndonjė monumenti epigrafik, bilingue, qė do tė zgjidhte pėrfundimisht enigmėn e ilirishtes, qė mund tė ishte ngjarje e madhe e kryesore pėr kėtė ēėshtje tė komplikuar tė shkencės. “Mund tė pritet ndonjė dritė e re nga njė anė nga mbishkrimet mesapike tė Apulisė, nga ana tjetėr nga zbulimet qė mund tė dalin nga tumbat e panumėrta trake... Por vetė trualli i Shqipėrisė ndėrkaq mundet ruan fshehtėsirėn e burimit tė gjuhės sė shati i arkeologut mbase edhe kėtu do tė verė gjuhėtarin pėrpara njė gjėje tė papritur”, - thotė Ēabej. Tani duam tė theksojmė si i ka shfrytėzuar Ēabej tė dhėnat arkeologjike.
Do tė japim disa shembuj.
Shembulli I: Ēabej flet pėr disa mbishkrime trake tė botuara nga V. Georgevi, i cili i interpretonte duke patur parasysh shqipen. Ēabej nė njė mbishkrim mbi njė tavė argjendi, e gjetur nė Dunavi afėr Plovdivit (Filipopolit) qė i takon shek. V para erės sonė, scripta continua, nė kundėrshtim me zbėrthimin e Georgevit, i cili gjen aty njė fjali me kuptimin “O dhe, mbulomė”, Ēabej jep shpjegim tjetėr tė ndryshėm “O dhe, mbamė fort”. Ēabej kundėrshton dhe njė interpretim jo tė goditur tė Georgevit tė njė mbishkrimi tjetėr trak tė Duvanlisė, ku Georgevi ofron njė fjalė trake me njė mesape pa pasur parasysh rrethanat e mundėsitė shkencore tė njė ekuacioni nė konisket e Durrėsit.
Shembulli II: Ai pėr herė tė parė bėn njė zbėrthim qė tė bind, mbushamendės, tė emrit Lydra, i cili mund tė lexohet Ludra, nė kuptimin “e pastėr, e dlirė”, qė i pėrket etimologjikisht e morfologjikisht grupit gr. lutron “banjė” lat. lautus “i larė” gal. lautre “banjė botore”, afrohet edhe me shqipen “i dėlirė”, gjė qė tregon se edhe “i lirė” nuk rrjedh me rrugė tė drejtpėrdrejtė prej lat. libėr, po mund tė jetė pėrzier me njė fjalė vendi tė shqipes, tė afėrt me emrin Lydra.
Shembulli III: Qysh nė vitin 1942, nė studimin e tij “Djana dhe Zana”, Ēabej me njė njohje tė hollėsishme tė monumenteve arkeologjike qė lidhen me kulturėn e Artemisit nė viset ilire (citon Karl Koreney, Patsch, Artur Betz, Schneiderin, Domaszewėskin, Wissovan, Sergevejskin, Kretshmerin, Fidlander, Meyer- Lybke, Skok, Burckardt, Baumbach, etj) si dhe tė historisė sė gjuhėve, tė ligjėsive fonetike, morfologjike vėrteton se Artemis - Djana kanė dhėnė nė shqip Zana. E theksojmė kėtė artikull se ėshtė tipik pėr krijimtarinė e profesorit, i cili nė moshė tė re nė atė kohė kishte njė njohje tė shkėlqyer tė materialit arkeologjik qė lidhej me njė kult tė rėndėsishėm tė panteonit tė ilirėve, nė lidhje me kultet greke e romake etj, duke bėrė edhe pėrshkrimin e mjaft monumenteve qė nuk ėshtė vendi t'i pėrmendim hollėsisht kėtu. Se sa i lidhur ka qenė Ēabej me arkeologjinė, vėmė nė dukje se qė nė 1938-n kur ai ishte 30 vjeē nė studimin e tij lakonik tė spikatur, “Pėr gjenezėn e literaturės shqipe” shkruan veē tė tjerave dhe kėto rreshta: “Veēoria e vazove apulike nė rrethin e vazove italike, karakteri vetjak i qeramikės tesale brenda qeramikės greke, duhet, besoj tė shpjegohet me elementin ilir tė tyre”, mendim ky qė kėrkimet e mėvonshme e studimet mė tė thelluara e kanė konfirmuar si tė drejtė.
Shembulli IV: Nė artikullin “Mbishkrime unazash tė Shqipėrisė Veriore”, botuar nė vititn 1957, Ēabej merret me interpretimin e disa mbishkrimeve tė disa unazave tė zbuluara nga arkeologėt nė nekropolin e Kalasė sė Dalmacės, pranė Komanit, pėr tė cilat qenė shprehur mendime tė ndryshme, kontradiktore nga Degrandi Fraeger, Ippen, Nopsca etj.
Hans Krahe njė nga kėto mbishkrime e kishte konsideruar si njė mbishkrim ilir (i ilirishtes ballkanike) qė i kushtohej njė hyjnie etj. Ugolini i datonte si tė shek. III tė erės sonė e gjente nė to formula magjike, apotropoike etj. Ēabej citon mendimin e arkeologut Hasan Ceka, i cili ka meritėn qė i vendosi kėto unaza me mbishkrime nė mjedisin arkeologjik e kronologjik qė u pėrkiste. Kurse Ēabej qe i pari qė bėri zbėrthimin e mbishkrimeve qė kishin njė formulė tė njohur bizantine mesjetare “Ndihmo zoti Krisht”. Mė vonė nė artikullin “Edhe njė herė mbi mbishkrimet e Shqipėrisė Veriore”, Ēabej kundėrshton interpretimin e kėtyre mbishkrimeve nga arkeologia bullgare L. Ognenova, duke shėnuar se kėto formula fetare tė unazave qenė bėrė nga vendasit, tė cilėt i kanė bėrė dhe si thjesht motive dekorimi.
Shembulli V: Ēabej nga monumentet arkeologjike nė studimet e tij ka futur dhe elementėt etnografikė. Ai e gjen tė drejtė lidhjen midis xhubletės popullore tė Veriut dhe veshjes sė disa figurinave tė lashta tė Kretės, gjithashtu, nė figurat e relievizuara nė harqet e triumfit nė Romė, Ēabej vė re e vendos lidhje me veshjet etnografike iliro-shqiptare. Kėto shembuj, tė ravijėzuara kėtu shkurt, tregojnė interesat e mėdha kulturore tė profesorit dhe njohjen e tij tė arkeologjisė jo si qėllim nė vetvete, po si element veprues, shtjellues, argumentues, nė funksion e nė dobi tė studimeve gjuhėsore tė mirėfillta. Metoda kombinatore, parimi i historizmit, shtruarja nga baza shumė objektive shkencore e teorike e problemeve themelore tė gjuhėsisė historike, tė etnogjenezės iliro-shqiptare janė nė bazėn e veprės ēabejane. Nė fund mund tė themi se arkeologjia i ka dhėnė gjuhėsisė, por edhe gjuhėsia i ka dhėnė arkeologjisė. Kjo ėshtė e pranishme dhe e pėrhershme nė shkrimet e vlerėsimet e profesorit tonė tė madh.
: Gazeta Albania
Alfabeti eshte krijuar per te formuar fjale, dhe fjalet fjali.
Une mendoj qe kuptimi i germes se pare
Aleph eshte fjala shqipe " fjala", ndersa beth ka kuptimin " behet dmth
fjale bahet , ma bukur ska ku shkon.
Tek Wiki , tek shtjellimi Iliade gjeta se perkthimet e Homerit qe kemi aktualisht jane te ripunuara shume vone , qe per mua do te thote qe eshte fat i madh qe kane mbijetuar te pakten rrenjet e fjaleve te perdorura nga ai . Megjitheate nga teksti i Wiki-it shkeputa sa me poshte :
"Si conosce anche l'esistenza di edizioni kata andra: personaggi illustri si facevano fare edizioni proprie. Un esempio molto famoso č quello di Aristotele, che si fece creare un'edizione dell'Iliade e dell'Odissea per farla leggere ad Alessandro Magno, tra la fine del V e l'inizio del VI secolo"
Sipas meje "kata andra" eshte paster shqip "kėto ėndra" dhe me kuptimin e kohes kur u shkruajten "kėto legjenda-gojdhena-histori-kujtesa"....
Shikoni se cfare shpjegimi i jep Wiki sigurisht duke u bazuar tek "shkencetaret" e shqyer:
"Esistono poi delle edizioni di cui si sa molto poco dette "personali" (dal greco κατ' άνδρα, cat'ąndra), nel senso che appartenevano a uomini (ąndra) illustri, come Antimaco di Colofone o Euripide (figlio del pił famoso drammaturgo). Sembra non confermato il fatto che anche il filosofo Aristotele avesse un'edizione personale delle opere di Omero."
A ka logjike ???!!! Vetem logjike te padituri mund te kete !
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bamatat : 26-09-2010 mė 07:11
Edhe dicka tjeter qe me shkoi ne mendje .
Ne rast se "kata andra" ishin "edizione" , pra gjini dokumentare shkrimi dhe ne lashtesi jane perdorur nga greket me kete emer , atehere eshte e sigurte qe shqipja eshte shkruar shume kohe ne lashtesi , madje dhe llojet apo gjinite e librave te shkruar kishin emertimin prej saj .
Pra jo vetem kishte nje tradite , por nje tradite te kthyer ne ligj . Botimet ishion aq te shperndara sa edhe teoricienet e lashte iu dhane rendesine ketyre publikimeve me emrin "kata andra".
Nje mendim imi ishte . Kush e gjen me vend ta coje tek ata qe jane kompetent dhe njohin me themel fushen .
Ne lidhje me kete ceshtjen e verberise se Homerit, nje nga hipotezat e mundshme qe kane dhene disa studiues, eshte edhe kjo qe; Homeri s'ka qene burre , por grua, e cila nuk firmoste me identitetin e vet, sepse ashtu e kerkonte zakoni mashkullor i asaj kohe.
Sqarim: e theksoj se kete keshtu e kam lexuar diku, nuk e shpika une, se jane mesuar njerezit te me akuzojne se feministe!!!
P.S: Kerkoj ndjese nese kjo hipoteze qe thashe mbi Homerin, eshte permendur ne njeren nga temat e forumit, sepse nuk jam ne dijeni te te gjithe temave ketu.
Suliot , une mendoj se "historia" e Bibles per ngaterrimin e gjuhes se popullit nga "zoti" , duke ua ndryshuar ate njerezve , pavaresisht se sa e pabesueshme te duket apo legjende , apo trillim , gjykoj qe ne nje menyre duhet te jete e vertete ! Ose dicka e tille e ngjashme ka ngjare !
Me erdhi ashtu si ide , pasi me bejne cudi shume fjale qe njoh ne gjuhe te ndryshme dhe rrenjen fjaleformuese e gjen ne shqip !
Krijoni Kontakt