Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Rinia shqiptare ne politike (buratinet e ish-komunisteve qe drejtojne gjithcka).

    Antagonizmi ndaj tė rinjve nė politikė
    Blendi Salaj | 21/03/2009

    Pėrballja e tė rinjve tė forcave politike nė studion e "Opinion", nė fillim tė javės, shkaktoi njė furtunė mediatike qė, sinqerisht, e kam tė vėshtirė t'ia atribuoj asaj qė ndodhi nė atė 90-minutėsh televiziv. Vėrtet qė tė rinjtė nuk arritėn ta shfrytėzonin atė shans pėr t'u prezantuar denjėsisht, ama cinizmi qė pasoi nė shkrimet qė nxinė faqet e gazetave, nė ditėt qė pasuan, m'u duk dyfish i mėrzitshėm. Qofsha i gabuar, por komentet depersonalizuese qė u lėshuan kundėr atyre tė gjashtėve nė studion e TV "Klan", mė krijuan pėrshtypjen se mezi paskėshim pritur qė kėta tė rinjtė tė gabonin dikur. Dhe, zellin pėr t'i objektivizuar nė tė tillė mėnyrė, nuk arrij ta pėrligj me pritshmėritė e larta qė paskėshim patur pėr ta, nė qoftė kėshtu, linēimi qė vijoi ishte forma mė e mizore e kritikės dashamirėse.
    Ky debat qė u hap mbi prurjet e reja nė politikė, nuk u pėrket vetėm atyre tė gjashtėve, dhe po ta vini re, edhe qesėndia qė vijoi, nuk u drejtohej vetėm atyre si individė, por gjithė brezit qė ata (jo domosdoshmėrisht) pėrfaqėsojnė. Viktima tė sulmit mediatik mbi rininė, nuk ishin vetėm ata qė, fatkeqėsisht, ranė nė kurthin e zellit pėr tė asgjėsuar rivalėt, por tė gjithė tė rinjtė. Mesazhi qė dėrgohej nėpėrmjet shtypit, nė ditėt pas debatit televiziv, ishte pak a shumė ky: "Ju tė rinjtė nė politikė, bėni mirė tė dilni prej saj, dhe ju jashtė politikės, as mos e ēoni ndėrmend tė hyni. Ky ėshtė sporti i "tė rriturve", i "tė mėdhenjve".
    Nuk kam pėr qėllim aspak tė mbroj mangėsitė komunikuese qė u shfaqėn atė natė nė ekran, sido qė, pėr hir tė sė vėrtetės, duhet tė them se dyshoj fort qė shkaktarėt e vėrtetė tė kėtij sherri ishin porositė me sms, qė duhet t'u kenė mbėrritur nė celularė nga shefat e vjetėr, tė cilėt i instrumentalizojnė rioshėt nė mėnyrė tė hapur. Zgavrimi i personaliteteve tė tyre, pėr t'i mbushur pastaj dėng si specat nė tavė me lojėn e vjetėr politike, mė duket gjella mė e pashijshme qė mund t'i ofrohet publikut. Nė kėtė kėndvėshtrim, mendoj se duke u pėrqendruar tek shija e keqe qė na la ky debat mes tė rinjsh, harrojmė (ndoshta me dashje) se kuzhinierėt e saj ishin mjeshtrit e vjetėr.
    Sa nga ne vėrtet besojnė se tė rinjtė e politikės do tė lejoheshin nė ndonjė mėnyrė tė ishin vetvetja, nė njė transmetim direkt nė televizion? A nuk duket mė e arsyeshme tė mendojmė se fjalėt qė u shkėmbyen nė studio atė natė, ishin porositur me kujdes nga "tė rriturit" qė i dėrguan? Si moshatar i tyre, kjo ėshtė ajo qė mė shqetėson mbi gjithēka: Diskreditimi publik i tė rinjve me vullnet politik dhe ngushtimi deri nė mbyllje tė plotė i hapėsirave, pėr ata qė tentojnė tė garojnė, duke u ngritur njė kurth tė llogaritur mirė, pėr t'i bėrė qesharakė nė sytė e opinionit.
    Dėrgimi i tė rinjve pėrballė njėri-tjetrit, pėr t'u kafshuar si qentė, nuk i shėrben aspak zgjidhjes sė shqetėsimeve dhe problemeve tė rinisė, tė cilėt u pėlqen apo jo pleqve, janė shumica e popullsisė shqiptare (dhe faleminderit zotit pėr kėtė). Diskreditimi i tyre, vreri dhe qesėndia e ēdo forme, ėshtė e pritshme prej atyre qė dėshirojnė ta drejtojnė kėtė vend deri nė varr (apo dhe pėrtej). Zhgėnjyes ėshtė fakti qė, nė vend qė tė ndajnė me tė rinjtė diēka nga eksperienca e tyre, tė vjetrit i pėrdorin kėta si buratinė tė teatrit absurd tė tė cilit, nga aktorė, ngadalė po kthehen nė suflerė.
    Nė fund, ky zell pėr t'i masakruar mediatikisht vajzat dhe djemtė e debatit tė famshėm, mė duket i keqdrejtuar. Fajtorėt, sipas meje janė tė vjetrit, mjeshtrit qė tėrheqin fijet. Ideja qė tė rinjtė nuk janė gati pėr t'u marrė me politikė, mė duket fatale, e mbrapshtė dhe e manipuluar pėr llogari tė xhaketave tė vjetra. Studentėt e dhjetorit '90-tė, ishin akoma mė tė rinj nga ata qė debatuan nė televizion, por me naivitetin e ēartur tė moshės, pėrmbysėn diktaturėn mė tė egėr nė Europė. Njėsoj si atėherė, edhe sot, ky vend ka nevojė pėr tė rinjtė e vet, tė cilėt nuk mund ta kalojnė moshėn mė energjike nė gjumė, tė pėrjashtuar nga vendimmarrja mbi tė ardhmen, e cila u pėrket.
    Ajo qė na duhet tė gjithėve, ėshtė qė antagonizmin skeptik ndaj tė rinjve, ta zėvendėsojmė me bashkėpunim dashamirės dhe tė natyrshėm mes brezave. Se, nė fund tė fundit, siē thoshte dikur Bobby Kennedy, rinia nuk ėshtė thjeshtė moshė, por gjendje mendore, vullnet i fortė, cilėsi imagjinate, ngadhėnjim i kurajės mbi turpin dhe i oreksit pėr aventurė mbi dėshirėn pėr rehati. E, me gjithė gabimet qė do tė dinė t'i ndreqin, ata tė gjashtė nė televizion, me siguri i kanė kėto cilėsi, vetėm se mė parė u duhet tė kuptojnė se rivalė nuk kanė njėri-tjetrin, pėrkundrazi.
    Shekulli.

    Ja se si perdoren ata pak te rinj qe jane rekrutuar nga politika e vjeter dhe qe na mban ketu e 60 vjet. Turp t'u vije te rinjve qe megjithese jane shumica, jane te shtypur nga nje pakice barkmedhenjsh, burokrate, tullace e surratepatate qe na mbajne e na uzurpojne cdo qelize te jetes ne Shqiperi!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Antagonizmi per te cilin flet Salaj eshte nje kunderargument mediatik per arsyen e vetme se nese te rinjte aktuale ne politike nuk jane vertet ashtu sic i portretizon media, atehere as ne nje "debat" te atille tek Opinion nuk do te shpalosnin falsitete arsyetimi te asaj kategorie teper te ulet kulturore dhe intelektuale. Nese e bardha eshte e bardhe, atehere qendron e bardhe ne cdo rast, edhe ne 90 minuta. Prandaj argumenti i ketij autori me duket tejet qesharak.

    Nje kendveshtrim tjeter:

    Tė klonuarit e rinj tė politikės

    Kam ndjerė trishtim dhe zhgėnjim tė paprovuar ndonjėherė teksa pashė e dėgjova nė njė TV kombėtar debatin me temė: “Tė rinjtė e politikės”. Njė miku im i vjetėr thotė me njė bindje qė nuk ha pykė, se me politikė nuk duhet tė merren ata qė kanė kaluar tė pesėdhjetat…Unė, kėmbėngul prerė ai, kurrė nuk do ta jap votėn time pėr njė kandidat qė ėshtė mbi kėtė moshė, i cilėsdo partie qoftė!…Ėshtė e vėrtetė se pėr shkak tė sė kaluarės komuniste mes nesh ka jo pak tė tillė qytetarė ė sinqerisht besojnė se Shqipėrisė nuk i kanė shkuar punėt mbroth ngaqė demokracinė e gatitėn, e sollėn, e nakatosėn dhe mė pas e shfytyruan “ata”, tė vjetrit, dmth “ish-komunistėt”…Shqipėria do tė bėhet, hamendėson kjo palė e merakosur, kur nė pushtet tė vijnė tė rinj tė shkolluar jashtė, nė Perėndim; kur Shqipėrinė ta drejtojnė “ata” djem dhe vajza “me mastera” qė nuk kanė jetuar as edhe njė ditė nė tė flamosurėn diktaturė, dhe jo “kėta” kėtu qė janė mėkuar me monizėm, kėta mjeshtra (mastera) tė pandreqshėm tė mashtrimit dhe tė gėnjeshtrės pas edukimi komunist tė njeriut tė ri …Pra, vetėm tė shkolluarit nė Perėndim mund ta bėjnė Shqipėrinė, pasi kėta pėrfytyrohen mė tė drejtė, mė tė lirė, mė tė aftė, mė tė ndershėm, mė pak tė korruptueshėm e tė ideologjizuar, mė pranė shtetit ligjor dhe tė sė drejtės, mė brenda demokracisė sesa “xhaketat e vjetra”, “kasketat”, etėrit e “politikės sė vjetėr” tė deformuar deri nė pandreqshmėri...
    Tė jetė e vėrtetė kjo? Kur pashė e dėgjova tė rinjtė tanė tė politikės teksa grindeshin e kacafyteshin me njėri-tjetrin te Fevziu, kuptova njė gjė qė e dija, por qė kemi nisur ta harrojmė dhe mosbesojmė pėr shkak tė trysnisė qė bėn kėto ditė “politika e re”: nuk ėshtė meritė mosha, nuk ėshtė avantazh ditėlindja, nuk janė xhinset, minifundet, frizura e flokėve, firma e parfumit apo e partisė si kusht pėr tė qenė e pėr t’u dukur domosdo demokrat, vizionar, pėrparimtar, i lirė, i drejtė, i papėrdorur, i ndershėm, dinjitar, politikan i sė ardhmes!…Duke e thėnė kėtė, e di qė po marr pėrsipėr njė barrė tė vėshtirė: mund tė cilėsohem si konservator i pandreqshėm. Por kjo nuk mė pengon tė analizoj “tė rinjtė e politikės” si njė dukuri, si njė vijė, sepse vitet e fundit kryetarėt e partive po i kopsitin xhaketat e tyre tė vjetra me kopistė e me vullnetarė tė ēfarėdoshėm, me tė rinj tė ardhur kryesisht nga jashtė pėr tė na bindur se ata kanė ndryshuar nė thelb. Ēėshtja se ē’nivel kanė dhe ē’pėrfaqėsojnė kėta tė rinj, besoj, merr kėsisoj njė peshė dhe rėndėsi kombėtare.
    Pas asaj qė pashė nga debati nė fjalė mė duhet tė them se niveli i tyre ishte me keq se dėshpėrues. Nė kėtė pėrsiatje nuk do tė pėrmend emra, as shembuj, as citime, jo se ndruhem, por se nuk ja vlen; nuk ia vlen se rioshėt e politikės ishin tė njėjtėsuar, tė klonuar, si tė prerė me tė njėjtėn gėrshėrė, ndaj gjakonin e gėlonin si grup, si tufė; ata kishin tė njėjtat karakteristika psikike dhe intelektuale, nuk dallonin nga njėrit-tjetri, pavarėsisht kė mbronin dhe kundėr kujt luftonin. Pikėrisht kjo ndjesi e hidhtė dhe zhgėnjyese mė shtyn tė analizoj kėtė dukuri mė nė thellėsi.
    ***
    Tė rinjtė qė pamė ishin pėrfaqėsues tė lartė politikė, zėdhėnės dhe zėmarrės mė sė tepri tė kryetarėve tė partive mė tė mėdha nė vend, se sa tė partive. Tė shkolluar nė Perėndim, ishin kthyer nė Shqipėri me qėllimin nė dukje fisnik “pėr t’i shėrbyer vendit”…Kjo ėshtė pėr t’u pėrshėndetur, pasi ēdo qytetar i zakontė tashmė e di se njė i ri qė del “me medalje ari” nė Perėndim, (ca nėpėr shkolla e ca nėpėr pjatalarje) e ka mė tė lehtė dhe ka mė leverdi tė gjejė punė suksesi nė profesionin e vet jashtė, se sa kėtu! Por le tė besojmė se pėr idealizėm, pėr moral dhe sidomos pėr shqiptari (ata qėllimisht i theksuan kėto tri parime!), kėta tė rinj qenkan kthyer nė Shqipėri, dhe…dhe prandaj pranuan tė futen nė politikė, duke u bėrė zėdhėnės e zėmarrės tė kryetarėve tė partive.
    Sinqerisht e them se deri kėtu nuk ka asgjė tė keqe. Por ama kur dėgjon se kė kanė pėr model tė jetės ( ai i PD Berishėn, i LSI Metėn, i PS Ramėn, i PR Fatmir Mediun!), e kupton qė ata vėrtet janė tė rinj, por ama janė tė depersonalizuar, tė klonuar, tė tjetėrsuar, tė keqpėrdorur. Janė tė rinj qė nuk kanė as edhe njė pikė idealizmi dhe horizonti tė mjaftueshėm, kundėrshtie apo shtyse pėr tė ndryshuar, veti kėto tė ēdo tė riu me zhvillim mendor normal…Frojdi thotė diku se i riu “bėhet burrė kur i vdes babai”…Natyrisht nuk e ka fjalėn pėr vdekjen fizike tė babait, por tė modelit tė babait qė vendos pėr gjithēka, edhe pėr rrugėn, edhe pėr mėnyrėn e tė menduarit e tė jetuarit tė brezit tė ri…Studentėt qė u ngritėn nė demonstrata nė 1990 ishin kundėr “etėrve” pėr tė ndryshuar Shqipėrinė, pėr tė sjellė mė shumė liri…Kurse tė rinjtė e politikės sė sotme “tė re” u shėrbejnė kryetarėve me devocion, me njė pėrulėsi mė tė pėshtirė se po tė detyroheshin tė mbronin baballarėt e tyre genetikė. Tė kesh sot idhull Berishėn, Metėn, Ramėn apo Mediun ( i cili ėshtė nė ndjekje penale!), do tė thotė tė jesh nė para-politikė, nė para-shoqėri, nė para-individualitet, nė para-liri…Ata pranojnė tė depersonalizohen deri nė kėtė derexhe sepse e dinė qė vetėm baba-kryetari i partisė ka nė dorė emėrimin, postin dhe rrogėn, po edhe ēelėsat e karrierės pėr t’u bėrė nesėr deputet e mė pas edhe ministėr. Ky ėshtė mjerim i mjerimit tė njė brezi! Ata pra kanė pranuar me qejf dhe me dėshirė “tė pangosen”!
    Pėr arsyen e mėsipėrme ngjajnė aq tė njėjtėsuar, si dele tė klonuara. Pėr t’u bindur pėr sa mė sipėr lipset pak vėmendje pėr tė vėzhguar mėnyrėn e tė gjykuarit dhe tė debatuarit tė tyre. Edhe pse kishin mbaruar shkolla nė Perėndim, ata kishin njė fjalor vulgar, pa ide, pa vizion, pa pėrmbajtje. Kuptohet lehtė qė ata nuk janė bėrė akoma vetje (dmth individė), jo vetėm se nuk flasin me mendjen e tyre, por akoma mė keq: ata flasin njėlloj, mėsyjnė armiqtė e kryetarit me tė njėjtat armė tė shpifjes, arsyetojnė njėlloj, shajnė dhe pėshtyjnė njėlloj, lėvdojnė e lėpijnė njėlloj, zhurmėrojnė, llapaqeshin e llomotisin po ato qė ne i kemi dėgjuar nga gojėt e kryetarėve….Madje edhe xhestet i kanė si tė kryetarit ngaqė u mungon vetjakėsia, sepse nuk janė tė kulturuar aq sa tė ndihen si individė. Ja pėrse ngjajnė si qenie mekanike me bateri dhe jo si qenie njerėzore me sadopak personalitet.
    Ata nuk kanė respekt as pėr veten e tyre, as pėr gjykimin e tė dashurve dhe familjarėve tė tyre, madje ata nuk tremben as nga sytė dhe as nga veshėt e atyre qė i ndjekin nga ekrani e qė pėrbėjnė atė qė quhet opinion publik. Ata kanė frikė vetėm sytė dhe veshėt e kryetarit. Tė shkelėsh kėsisoj mbi veten, tė pėshtysh mbi trurin tėnd para popullit dhe tė mos kesh as turp, as drojė e as frikė nga opinioni publik, se mos kėsisoj nesėr fytyra dhe emėrmbiemri tė bėhen pėrfundimisht pis, a nuk ėshtė ky njė mjerim i vėrtetė intelektual? Njė njeri i tillė mund tė bėjė gjithēka, ndaj edhe ėshtė shoqėrisht i rrezikshėm!
    ***
    Lufta e brezave ka shoqėruar jetėn njerėzore dhe nė shumicėn e herėve e ka ēuar pėrpara shoqėrinė. Ndryshimet e mėdha, revolucionet dhe evolucionet nė histori i kanė sjellė pėrherė tė rinjtė, por ata tė rinj qė pėr ideale, me dije, me ide mė tė pėrparuara, kanė sakrifikuar edhe veten. Por ka edhe raste kur tė rinjtė janė pėrdorur si kamikazė. Jo rastėsisht tė gjithė kamikazėt sot janė tė rinj, fare tė rinj. Nuk gjen mes tyre tė moshuar, nėna apo baballarė,(edhe pse kėta po shkojnė nė fund tė jetės) qė tė pranojnė tė hidhen nė erė pėr tė vrarė tė pafajshėm…Njė i ri fanatik nė politikė, i keqpėrdorur kėsodore, ėshtė njė vrasės me pagesė qė pranon tė vrasė tė vėrtetėn pa ju dridhur qerpiku! A nuk i dėgjojmė para podiumeve pėrditė kėta “zėdhėnsa” tė kryetarėve?
    Shpėlarja e truve tė rinisė ėshtė provuar se ėshtė e kollajtė dhe mė frytdhėnėse pėr tė mbetur diktatorėt sa mė gjatė nė pushtet. Fashizmi dhe komunizmi e tash fondamentalizmi kanė bėrė eksperimentet mė madhore dhe mė tragjike nė kėtė drejtim. Por mesa duket edhe nė demokraci, nėpėrmjet modės, botės sė konsumit, njė jete mė tė kollajtė, drogės, modės dhe instinktit tė imitimit qė kanė fėmijėt dhe tė rinjtė, manipulimi dhe shpėlarja e truve, nė forma mė tė stėrholluara e pėr qėllime krejt tė tjera, mesa duket, vazhdon… Ky ėshtė kontingjenti i tė rinjve qė pėrgatiten pėr tė qenė liderė; duke mbetur fillimisht konsumatorė tė kotanisė e mė pas duke u bėrė viktima tė saj, ata nuk kanė asnjė skrupull…Tė rinjtė qė pranojnė tė pėrdoren si plastelinė nė politikė (kėta janė mė dėmsjellės se ata qė zotėrohen prej modės, apo drogės) nuk mund tė sjellin ndryshime dhe pėrparim nė asnjė shoqėri, po vetėm telashe, andralla dhe thellim tė krizės morale. Sepse karriera e tyre nuk mbėshtetet nė djersė e nė aftėsi, po mbi njė pėrthyerje morale qė buron nga nėnshtrimi, mungesa e bindjeve vetjake, nga pafytyrėsia dhe pėrulėsia pa kushte si dhe nga shtysa pėr protagonizėm e pasurim sa mė tė shpejtė, gjė nė Shqipėri ta siguron vetėm veprimtaria politike!
    ***
    Politika, partitė dhe liderėt nė Shqipėri i kanė keqpėrdorur fėmijėt dhe tė rinjtė herė si mjete tualeti pėr fytyrat, herė si doreza force pėr qėllimet tė mbrapshta. Pa shkuar larg nė histori, vitet e fundit, jo vetėm me KOP-in dhe me vullnetarėt, kryetarėt e partive po ngulmojnė tė pėrdorin tė rinjtė si maska tė ndryshimit pėr tė justifikuar riciklimin e tyre…Ky ėshtė njė allishverish i shėmtuar mes tė rinjsh ambiciozė dhe tė paduruar pėr karrierė dhe pasurim dhe “baballarėve” tė pazėvendėsueshėm tė politikės. Nė kėto zgjedhje, bash pėr kėtė qėllim ka pėr tė pasur njė shpėrdorim masiv tė rinisė dhe tė grave…Nėse nė zgjedhjet e kaluara u quajt dukuri e keqe “Dushku”, kėsaj here ka pėr tė pasur njė “pangosje” masive tė politikės nga kryetarėt e partive!
    Nė debatin nė fjalė m’u krijua bindja se tė rinjtė qė po kacafyteshin si zorrzopė ishin instruktuar e pėrgatitur paraprakisht qė tė luftonin me heshta, tė hidhnin baltė, tė thoshin e tė mbronin edhe ato qė nuk mund tė mbrohen…Nuk e di sa e besonin dhe pėrtypnin tėrė atė llum qė nxirrnin nga goja, po di tė them se nė atė emision “politikanėt e rinj” bėnė njė dėm tė pallogaritshėm, u dėrguan shqiptarėve kėtė mesazh tė ndyrė: Ja pra, shikoni se nė ē’nivel mjeran intelektual dhe moral janė politikanėt e rinj tė sė ardhmes…! A mund t’ua besoni veten dhe Shqipėrinė atyre? A nuk janė mė tė mirė, mė tė aftė, mė tė devotshėm kėta qė na kanė qeverisur deri tash, dmth Berishėt, pavarėsisht se kanė bėrė zullume, pisllėqe, korrupsion dhe dallavere pafund? A nuk kanė mė shumė dinjitet dhe pėrvojė ata se kėta ēapaēulė tė karfosur e tė ngrefosur pa e ditur as vetė pse?!
    E megjithatė unė nuk besoj se ky ėshtė niveli real i rinisė sonė, pavarėsisht se si ka degraduar shkolla dhe veēanėrisht politika e “baballarėve” nė kėto vite…Politikanėve tė rinj qė dolėn te Fevziu nuk u pėrket e ardhmja, pasi ata ishin tė emėruar, tė punėsuar, tė pėrzgjedhur pėr tė qenė tė tillė: pa dinjitet dhe tė pafytyrė. Kurse tė rinjtė e vėrtetė nuk ndjehen se kanė dinjitet dhe se nuk kanė fushė tė lirė ku mund “tė luajnė”, pasi fushėn e kanė zėnė “zėdhėnėsit dhe zėmarrėsit” e kryetarėve….Pra kjo nuk do tė thotė se ata nuk ekzistojnė, me qė nuk ndjehen…Kėshtu dukej edhe nė fillim tė viteve 1990; edhe asokohe dukej sikur rinia ishte po aq e shtypur dhe e nėnshtruar sa etėrit, por ama doli qė edhe nė Shqipėri kishte njė rini qė mund tė guxonte dhe tė hynte nė luftė pėr ideale dhe pėr qėllime fisnike, siē ėshtė Liria dhe Demokracia e vėrtetė!

    (http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=55657)
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    le te inskenojme nje ngjarje.. sikur po ndodh ne keto vitet 1980-2000..
    nje vajze 18 vjece zbret nga kodra ku ka shtepine e shkon perposh te burimi.. per te mbushur uje..
    aty kalon dhe rruga e maqines.. kur thon beratasit.. ose e kerrave ..kur thon kosovaret..
    nuk pipetin asgje vec gjinkallave..ne ate vape.. korriku..
    vajza po mbush bucelat e po mejtonet.. kur degjonet nje uturime makine e mbas pak ndalon nje makine e vjeter e prej asaj zbresin dy burra 60 vjecare..
    sa mire bere qe na ndalove ketu te burimi o malo.. thote njeri..
    e po na mbiti vapa o selfo e thash te freskojme keto gurmazet me kte uj qelibar e te dredhim nga nje duhan ketu ne hije te rrapit..
    te dy burrat e pershendesin vajzen dhe e pyesin.. e kujt je moj cupe.. jam e nazmi bregut thote ajo e vazhdon te mbushe e qete bucelat e shtėmbat me ujin e burimit..
    burrat pin uje e freskohen e bejne muhabet e dredhin cigaret e tymosin e para se te nisen i thone vajzes ..mi benj te fala nazmiut.. thuaj nga malua .. se kemi punuar bashke ne gorisht dikur te puset e naftes.. patjater thot cupa dhe i uron udhe te mbare..e burrat nisen ne pun te tyre..
    mbas nje kohe degjohet nje uturime makine e nje fershellime frenash e nje benz i qelbur ndalon e qe aty zbresin dy qafleshe te rinj diku te mosha 18-20 -25 vjecare..
    vajza vihet ne siklet.. e menjihere kap bucelat e ben te niset lart nga shtegu i dhive..
    na moj cupe..ku vete moj.. po prit moj te llafosemi pak.. thon ket cunat..
    po pak uje sdo na japesh ti moj..
    ajo dridhet si purteka..
    ata pa e pyetur rrembejne shtembat e lluk lluk lluk mbushin gurmazet e i shikojne kembet vithet e gjoksin cupes se gjore..
    e mo viso si thua rrim pak ketu e llafosemi me kte cupen..
    si o sdo rrime o mando.. do rrime se cke me tė.. hahaha hihihi...
    na moj ti.. ...etjetj..

    kembe njeriu andej.. vetem gjinkallat gumezhijne..

    si thoni juve.. qo cupa.. a ndihet mire tani.. pran atyre dy te rinjve.. qe supozojme jane leber a mirditore a devollinj a beratas a pukjane a tropojane.. a bulqizake a fierake.. a shijakas a peqinsa a maminsa.. ska rendesi..

    i pam burrat e vjeter.. u ndalen.. pin uje u freskuan.. drodhen nga nji duhan.. e vajza nuku tregoj shenja frike..
    ajo vazhdoj te mbushe bucelat e te shkembenj ndonje llaf me burrat..

    kurse tani ajo po perpelitet nga sikleti e qameti.. sepse nje mendim nje ankth po e mundon.. mos keta.. thot ajo me vete.. me kapin e me perdhiunojne e me rrahin e me xheshin e me vrasin e me hedhin ne gremine..

    ka te drejte vajza qe po lebetitet..
    ka mundesi qe keta dy te rinjte.. elvis drizollaraj dhe armando bizhdilaj.. ta lene te qete cupen apo.. ti bejne hatanė..

    e pam qe probabiliteti qe te vjetrit te kapnin cupen me zor e ti benin gje.. na qe pothuajse xerro..
    po qe keta dy qafleshet.. ti bejne gjėmen kesaj fshatarkes.. sa eshte probabiliteti ?

    vallaj.. aty aty te njėshi eshte..

    pse keshtu..?

    le te dh.iskutojmé..

    dhe mbas diskutimit.. le te konkludojme..
    a mundet te behet shteti me te rinj?

    a nuk eshte nje pallaver e rrezikshme qe.. te ikin te vjetrit e ta marre rinija shtetin ne dore..
    cila rini..

    ..

    pra ka shume udhe per te bere shoqeria.. shum bira gardhi per tu arnuar derisa te kemi nje rini te gatshme per te marre pergjegjsi..

    ka rini te mire nuk diskutohet.. por ka dhe nje qe.. ububuja..
    rini jane kolektivi i top chanallit..po.. cfar sadizmi treguan kur e "vrane" me duart e tyre cupen qe e vrau ferrari i kuq..
    ata po vazhdojn ta vrasin.. kur mblidhen e ja festojne bosit e tyre ditlindje e dit vdekje..kurse ate e harrojne barbarisht..

    e re ish imellda..po terr syri nuk i beri kur padroni i saje u nis per te vrare.. nje njeri krejt te pafajshem..

    te rinj e te reja jane shumica e gazetareve te media mafies..por sa djallezi e pocaqi ka ne penden e tyre..

    i ri eshte taulanti balle..po sa maskalcione eshte ai mi gjirizi enverist mafioz..


    etjetj..
    97 ta na .. zbuloj se sa kafsheri ka nder te rinjte shqiptare..

    nuk e harroj nje lajm te atyre ditve..
    ca qaflesher ndalojne diku andej nga gerxhet e tepelen muzin gjirokastres.. nje taksi nusesh.. e marrin dhenderin dhe e lidhin.. dhe ja mbajne kallashin te koka.. kurse nusen ja perdhunojne aty ne kanalin buz udhes..
    nje i ri mirditor i del para kerrit te nje kosovari..qe kalonte i ngrati andej.. e i thot me co deri ne shupal or taj.. e mbas ca km rruge.. i thote ndale pak kerrin or shoq.. dhe e vret kosovarin dhe e hedh ne gremine e me kerrin e te ngratit niset e shkon tu shpeja..

    e plot e plot kesi ngjarjesh an e kend ne shqiperi e kosove.. e jashte..ku pjestare te rinis shqiptare kane bere kerdine..

    te rinj ishin ata ningjat qe per nje dor euro dojcmarko dallaresh e vrane.. luftarin ekrem rexh drinin..
    i ri ishte jaho salihi qe vrau azemin.. azemin qe solli demokracine.. por ama rini ishin dhe shoket e azemit..

    po e mbill me nje ngjarje te treguar nga nje vajze ne nje gazete tonen..

    na cuan tha..ata ( tutoret) te ca ferra afer detit.. pastaj kur u be pak nate erdhi skafi e na hypen ne skaf .. bosi i skafit i tha kapos tone.. nuku i merr te tera keto cupat skafi o babam.. dhe kapoja mbasi na zgodhi tha e mori njeren qe nuk ishte aq e bukur.. dhe e coj prapa ferrave dhe mbasi e perdhunoj mir e mire i futi ca plumba dhe u nisem..tha..
    do ja tregonj nates se varrit thoshte cupa ate cme kan pare syte ate nate..

    menje llaf.. shteti qe te behet do burra te pjekur e sigurisht dhe te rinj te talentuar e te arsimuar.. por teoria qe perhapin mafiozet.. se duhen larguar te vjetrit e ta marrin rinija.. ka nje qellim.. ta shkundin shtet-berjen nga njerzit me karakter e me burreri.. e ta lene ne dore te gangove te paskrupullt qe bejne te G99 tat ose te 999 tat..

    kete synon edvinoja.. tutori i araperve.. e causherve erion bracoist.. e aldo ballo dade baroist..

    ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 22-03-2009 mė 04:25

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  4. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •