Rufi Osmani pėr Alsat: Rikthehem nė politikė
Rikthehet nė politikė, Rufi Osmani, ish-kryetar i komunės sė Gostivarit. Ai pėr Alsat bėri tė ditur qėllimin e tij, qė pas 12 viteve tė largimit nga skena politike, sėrish tė kandidojė pėr postin numėr njė tė komunės sė Gostivarit, por si i pavarur.
Me kėtė, Osmani ka pėrjashtuar zėrat se pas tij qėndron ndonjė subjekt politik. Nė intervistėn e cila do tė transmetohet tė dielėn nė orėn 18:50 nė Alsat, Rufi Osmani thotė se me kandidimin nė zgjedhjet e ardhshme lokale, synon tė rikthejė mandatin politik tė cilin shteti ia mori me dhunė nė vitin 1997.
Gjasat janė reale qė unė nga njė ish-politikan dhe nga njė politikan potencial tė transformohem nė njė politikan aktiv. Unė kėtė do ta bėj nė zjgedhjet e ardhshme lokale nė Gostivar, do tė kandidoj si i pavarur dhe do tė tentoj tė rikthej mandatin politik qė shteti i Maqedonisė nė 1997 ma mori nė mėnyrė tė dhunėshme, deklaoi Osmani.
Ai nė kėtė intervistė ka thėėn se zyrtarisht sot pėr herė tė paraė promovon rikthimin e tij nė politikė, konkretisht nė zgjedhjet e ardhshme lokale tė vitit tė ardhshėm.
Osmani mė tej ka shtuar se deri mė tani shumė parti politike shqiptare e kanė keqpėrdorur emrin e tij, pėrfshirė edhe partinė e re tė Imer Selmanit, gjė qė vlerėson se ėshtė gjest jokorrekt.
Alsat-M
03.10.2008
Krijoni Kontakt