Nė Haraēinė, Ēair dhe zonat rurale tė Tetovės pa probleme
Nė Haraēinė, Ēair, zonat rurale tė Tetovės dhe komunės sė Likovės procesi i votimit ėshtė zhvilluar nė mėnyrė tė rregullt dhe qytetarėt kanė pritur nė radhė pėr tė dhėnė votėn e tyre
Zonat qė deri tani konsideroheshin si problematike, pėr shkak tė incidenteve dhe dhunės nė zgjedhjet e qershorit tė vitit tė kaluar, disa orė para mbylljes sė votimit kanė kaluar nė njė atmosferė tė qetė, ku qytetarėt nė radhė tė gjata kishin pritur tė japin votėn e tyre. Nė shkollėn fillore “Gjergj Kastriot Skenderbeu” qytetarėt prisnin nė radhė tė gjata pėr tė dhėnė votėn e tyre. “Ne jemi tė kėnaqur qė kėshtu nė mėnyrė demokratike po japim votėn tonė tė lirė dhe nuk duam mė qė tė ketė viktima, le tė fitojė ai qė ka mė shumė vota”, ka theksuar njė votues nė Haraēinė, nė vendin ku nė zgjedhjet e fundit humbi jetėn njė qytetar i kėsaj komune pėr shkak tė dhunės zgjedhore. Edhe nė komunat e tjera shqiptare nė Kumanovė, Tetovė, Gostivar ka pasur proces tė lirė dhe demokratik.
(INA)
Krijoni Kontakt