Nė kėtė temė do tė njoftoheni me ndodhitė mė tė fundit nė lidhje me zgjedhjet lokale dhe presidenciale qė do tė zhvillohen nė Maqedoni.
Nė kėtė temė do tė njoftoheni me ndodhitė mė tė fundit nė lidhje me zgjedhjet lokale dhe presidenciale qė do tė zhvillohen nė Maqedoni.
Sui generis
Filloi heshtja parazgjedhore
Nė Maqedoni mbrėmė nė mesnatė filloi heshtja parazgjedhore njė ditė para votimit tė sė dielės, ku qytetarėt me votėn e tyre do tė zgjedhin presidentin e shtetit dhe kandidatėt pėr kryetar tė komunave
Partitė politike dje kanė zhvilluar tubimet e fundit zgjedhore, duke shpalosur platformat e tyre politike. Mbi 1 milion e 700 mijė qytetarė me tė drejtė vote tė dielėn do tė zgjedhin presidentin e ri tė vendit si dhe kryetarėt e 84 komunave dhe tė Kryeqytetit, Shkupit. Nė garėn pėr president kanė hyrė shtatė kandidatė, katėr maqedonas dhe tre shqiptarė, ndėr tė cilėt ėshtė dhe e vetmja grua qė konkurron pėr kėtė post, kandidatja e PDSH-sė, Mirushe Hoxha. Nė garėn pėr kryetarė tė komunave ka mbi 700 kandidatė, dhe disa mijė pėr Kėshillat e Komunave.
Kėto zgjedhje vijnė ende pa u mbushur njė vit nga zgjedhjet e pėrgjithshme qė u cilėsuan si "problematike," nga pėrfaqėsues tė huajė. Ky proces zgjedhor konsiderohet i rėndėsishme pėr tė ardhmen euro-atlantike tė vendit.
Komisioni shtetėror zgjedhor e dorėzoi materialin e besueshėm tek 84 komisionet zgjedhore komunale, tė cilėt deri tė shtunėn duhet ta shpėrndajė deri tek kėshillat votuese. Zgjedhjet do t'i monitorohen nga monitorues vendorė dhe tė huaj. Monitoruesit vendor tė akredituar nga ana e KSHZ-sė janė 6.981, numri mė i madh janė nga Asociacioni qytetar MOST - 4.520. Monitorues tė huaj tė akredituar pėr ndjekjen e kėtyre zgjedhjeve janė 524, prej tė cilėve 297 janė vėzhgues tė OSBE/ODIHR. Tė shtunėn do tė votojnė personat qė janė tė sėmurė dhe tė burgosurit,numri i tė cilėve shkon mbi 2900 veta.
(INA)
Sui generis
MPB - letėrnjoftime edhe gjatė fundjavės
Shėrbimet pėr dhėnien e letėrnjoftimeve do tė punojnė edhe nesėr dhe tė dielėn, me qėllim qė qytetarėt tė mund ta realizojnė pa pengesa tė drejtėn e tyre votuese nė zgjedhjet e sė dielės.
Tė shtunėn, prej orės 07.00 deri nė orėn 19.00 do tė pranohen kėrkesat pėr letėrnjoftime, ndėrsa qytetarėt e interesuar tė njėjtėn do tė mund ta bėjnė edhe tė dielėn prej orės 7.00 deri nė orėn 12.00.
Letėrnjoftimet e pėrpunuara do tė jepen deri nė mbylljen e vendvotimeve, deri nė orėn 19.00 tė dielėn, lajmėroi Ministria e Punėve tė Brendshme.
Ina
Sui generis
Tė gjithė pėr njė proces zgjedhor demokratik
Organizatat joqeveritare nė Maqedoni apelojnė qė zgjedhjet vendore dhe presidenciale tė 22 marsit tė jenė tė lira dhe demokratike
Organizata joqeveritare CIVIL ka bėrė thirrje qė Qeveria, institucionet e sistemit dhe tė gjitha partitė politike tė marrin pėrgjegjėsi pėr realizimin e zgjedhjeve tė qeta.
Kjo organizatė porosit MPB-nė tė ndėrmarrė masa pėr disiplinė maksimale, paanshmėri, korrektėsi dhe ligjshmėri tė punės sė pjesėtarėve tė vet gjatė procesit zgjedhor.
“Policia dhe qytetarėt tė ndėrmarrin aktivitete pėr forcimin e besimit dhe bashkėpunimit.
Tė gjitha organizatat joqeveritare, pa dallim tė mandatit dhe madhėsisė, tė ndėrmarrin aktivitete pėr prevencė nga dhuna e armatosur gjatė zgjedhjeve”, theksohet nė apelin e organizatės joqeveritare “CIVIL”.
CIVIL-i gjithashtu apelon tek liderėt e tė gjitha bashkėsive fetare qė ta thonė zėshėm dhe pa hamendje atė qė tė gjitha librat e shenjta e kėrkojnė nga besimtarėt: drejtėsi, jodhunė dhe dashuri ndaj njeriut. Edhe Lėvizja ZGJOHU! gjithashtu ka apeluar pėr zgjedhje tė rregullta, tė qeta dhe demokratike.
“Ne, pėrfaqėsuesit e shoqėrisė civile shqiptare, media, intelektual dhe profesor universitar, kėmbėngulim qė zgjedhjet lokale dhe presidenciale tė 22 marsit tė dėshmojnė pjekurinė demokratike tė qytetarėve tė Maqedonisė si dhe tė rikonfirmojnė pėrkushtimin, vullnetin dhe kapacitetin e duhur tė qytetarėve dhe partive politike pėr tė zhvilluar zgjedhje nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare”, theksohet nė mesazhin e kėsaj organizate.
Edhe Kėshilli Euro-Atlanik i Maqedonisė apeloi nė adresė tė partive politike pėr mbajtjen e zgjedhjeve fer dhe demokratike.
“Mbajtja e zgjedhjeve vendore dhe presidenciale nė pėrputhje me kriteret e ODIHR-it dhe pa dhunė do tė jenė njė hap pėrpara pėr procesin e afrimit tė Maqedonisė drejt familjes euroatlantike”, theksohet nė komunikatėn e kėtij kėshilli.
(INA)
Sui generis
Votojnė tė zhvendosurit dhe tė burgosurit
Tė drejtėn e votės nė zgjedhjet presidenciale dhe lokale sot mund ta ushtrojnė personat e zhvendosur, tė sėmurit dhe tė pamundurit, si dhe tė burgosurit dhe tė arrestuarit.
Gjithsej 529 qytetarė kanė statusin e personave tė zhvendosur, kumtoi KSHZ. Nė Shkup, nė vendovotimin nė internatin "Zdravko Cvetkovski" do tė kenė tė drejtė tė votojnė 310 persona, ndėrsa nė Kumanovė, nė hotelin "Kristal" 219 persona.
Vendvotimet do tė jenė tė hapura deri nė ora 19. Votat e tyre do tė numrohen me 22 mars tė vitit 2009, nė komunat prej ku vijnė.
Sot do tė votojnė edhe 1.971 persona qė janė duke vuajtur dėnimin me burg ose janė nė paraburgim.
Alsat
Sui generis
Kush e mbylli kėtė temė dhe pse?
Kjo temė nuk ka tė bėj aspak me heshtjen zgjedhore! Mund tė flasim pėr rezultatet prej nesėr, prandaj nuk shoh tė arsyeshme pse tė mbyllet kjo temė!
Ato qė do tė pretendojnė tė thyejnė heshtjen zgjedhore, le ta dinė se do tė hasin nė fshirjen e mesazheve tė tyre.
Ēdo njeri do tė pėrgjigjet para Zotit
Shqiptaret kete here i kane kandidatet me te mire se maqedonasit ne cdo aspekt edhe politik edhe intelektual.Deshiroj qe te kemi zgjedhje fer,demokratike dhe te tregojme nje pjekuri te larte ne zgjedhje me pjesemarrje sa me masovike.
Kete here cdo parregullsi ne zgjedhje,do shkoj ne konton e maqedonasve,sepse shqiptaret nuk jane faktor destabilizues ne vend.
LE TE FITON ME I MIRI !!!
Respekte per gjithe shqiptaret.
Ti djalosh vetėm deshe tė thuash njė fjalė apo ēka kishe pėr qėllim? Pėrse nuk e ke cituar tėrė tekstin, por ke marrė vetėm fundin e tekstit! Ku e lexon ti se nuk ke tė drejtė tė bisedosh? Ku e paskam thėnė se nuk mund ta gjej?
Ti djalosh ke diēka tjetėr sa e shoh unė, nxirre mos e mbaj ne vete, thuaje ēka ke pėr tė thėnė!
Ēdo njeri do tė pėrgjigjet para Zotit
http://forumishqiptar.com/announcement.php?f=88
Ket komunikaten kush e ka nxjer, gjyshi im ???
Dhe?...
Biseda me propagandė politike ka dallim, nėse je pėr tė biseduar urdhėro, nėse bėn propagandė fshihet, a ka mė tė qartė?
Ky ėshtė problemi ynė nė pėrgjithėsi, njerėz si ti qė nuk respektojnė asgjė nė jetė, janė mėsuar nė mėnyrė anarkike tė na shkojnė sendet dhe jemi ku jemi! Ti djalosh sė paku duhet tė respektosh nė kėtė forum moderatorėt, administratoret dhe tė pranosh kėtė realitet kur ato kėrkojnė diēka dhe vėnė rregulla. Kjo vlen edhe pėr jashtė, nė jetėn e pėrditshme, pėr deri sa nuk fillojmė ne shqiptarėt tė respektojmė hierarkinė, neve do na shkojnė punėt lėmsh gjithmonė. Tipik anarkist lloji i kėtij djaloshi me nofkėn Cimo, mos merrni shembull prej tij.
Rregullat janė kėto aktualisht, kujt i pėlqen le tė urdhėron tė participon nė forum, kujt jo, ka tjera forume.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Modesti : 22-03-2009 mė 01:12
Krijoni Kontakt