Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e sweet_dreams
    Anëtarësuar
    14-12-2004
    Vendndodhja
    Aty ku nuk ka lotë..
    Postime
    146

    Mbysin 8 vjeçarin qenët endacakë në Karaqevë të Kameicës

    Një fëmijë i moshës tetë vjeçare, nga fshati Karaqevë i Komunës së Kameicës, ka vdekur sot - si pasojë e plagëve të shkaktuara nga kafshimet e qenve endacakë.

    Policia njofton se fëmija ishte duke u kthyer nga shkolla, derisa në rrugë ishte “takuar” me qenët endacakë, për të përfunduar i vdekur.

    Ngjarja ka ndodhur një kilometër larg shtëpisë së fëmijës, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

    Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes dhe t`i shoqërojnë fëmijët nëpër rrugë të pabanueshme.


    Leonora.
    Askush se meriton lotin tend te art Qe del nga avulli i djegjes se shpirtit

  2. #2
    Xp Maska e Vista
    Anëtarësuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582
    Tragjedi Ngushellime , Allahu u dhent durim dhe fuqi familjes.

    Aj femij edhe te ishte ne shoqerim te ndonje me te madhi , ndoshta do ta pesonte edhe ai shoqerusi , sepse un vet kam pa me shum se 10 qen te medhenj qe shkonin ne grupe , sikur te ishin bageti , e ato po qe se te sulmojn , zor te shpetosh.

    Puna eshte ato qen te largohen nga rruga .
    E Verteta është e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anë)

  3. #3
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes dhe t`i shoqërojnë fëmijët nëpër rrugë të pabanueshme.
    Policisë i nevjitet të bardhë të zhivës me e zbardh ftyrën e vet.

    Polici e nevojtores. Ça presin ata?

  4. #4
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Shumë gjynah ai fëmija.
    Ngushëllime familjes.
    Ngjarje shumë e trishtueshme, por këto duhet të jenë kambana që bien për veshët e qeverrisë së Kosovës për të marrë masa.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e sweet_dreams
    Anëtarësuar
    14-12-2004
    Vendndodhja
    Aty ku nuk ka lotë..
    Postime
    146
    Keto gjera me ndodh tek neve ne shekullin 21 eshte gjeja me e tmerrshme qe mund ti ndodh nje shteti,por perderisa kemi shtetin e tille,kemi njerezit e tille qe e udheheqin jo vetem qe do mbysin femijet e gjore dhe te pafajshem,por do ndodhin gjera edhe me te tmerrshme..

    Dhasht Zoti ti ndihmoj asaj familjeje ne zbutjen e dhimbjes se vertet eshte tmerre nje femije te pafajshem te i dal shpirti ne ate menyre,nderkohe qe pushtetaret tane mbesin cdo here ata te cilet nuk din te organizojne te cilet,nuk mirren me shtetin,te cilet nuk urdherojne qe te bejne pastrimin e qytetit,cdo here do te kemi probleme te tilla,edhe pse cdo here ata te pafajshmit jemi ne populli,qe jemi viktima...

    Edhe njehere shume ngushellime familjes,Zoti ju ndihmoft...!


    Leonora
    Askush se meriton lotin tend te art Qe del nga avulli i djegjes se shpirtit

  6. #6
    tHeKtHi MaMa :P
    Anëtarësuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    1,708
    ishte renqethese .......................
    if love is the answer, could you rephrase the question?

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    1,230
    Ngushellime familjes se te ndjerit.

    P.s Dicka kisha ne lidhje me titullin, (Mbysin 8 vjeçarin qenët endacakë në Karaqevë të Kameicës) Karaqevë apo Karaçevë ? Kameicës apo Kamenicës ?

    Me falni per devijimin po doja te dija eshte mire titulli apo jam gabim une.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e sweet_dreams
    Anëtarësuar
    14-12-2004
    Vendndodhja
    Aty ku nuk ka lotë..
    Postime
    146
    Jo jo me vjen mire kur dikush me korigjon...

    Mbysin 8 vjeçarin qenët endacakë në Karaqevë të Kameincës
    Askush se meriton lotin tend te art Qe del nga avulli i djegjes se shpirtit

  9. #9
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Ngushellime familjes per kete humbje kaq tragjike.

    Kjo eshte me te vertet rrenqethese sepse ka mundesi te eliminohen keta qen endacak , por mbasi kem kesi pushteti edhe kjo lejohet te ndodh tek ne .

    Per nje gje e urrej popullin tone sepse nuk ngritet ne kembe per ksi gjera kaq te tmerrshme po i mbyllin syt .

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga sweet_dreams Lexo Postimin
    Një fëmijë i moshës tetë vjeçare, nga fshati Karaqevë i Komunës së Kameicës, ka vdekur sot - si pasojë e plagëve të shkaktuara nga kafshimet e qenve endacakë.

    Policia njofton se fëmija ishte duke u kthyer nga shkolla, derisa në rrugë ishte “takuar” me qenët endacakë, për të përfunduar i vdekur.

    Ngjarja ka ndodhur një kilometër larg shtëpisë së fëmijës, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

    Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes dhe t`i shoqërojnë fëmijët nëpër rrugë të pabanueshme.


    Leonora.
    Se pari ngushllime familjes se femiut

    une nuk e di ku e ke marr ket lajm ti
    qe e ke hap ket tem
    kur thua se policija nuk e din identitetin qudi
    qudi sepse ky femi veq eshte vorros para pak dite dhe i gjith shtypi dhe TV ne kosove e kan perciell varrimin e ti dhe ka dal normal me emer e mbiemer
    qe nji foto nga varrimi i Erion Funiqit 8 vjeqar
    --------------------------------


    Vdiq, sepse nuk i vranë qenët
    Erion Funiqi, 8 vjeqar, derisa po kthehej nga shkolla, u gjet i vdekur nga kafshimet e qenve endacak. Në ceremoninë e varrimit, babai i tij fajësoi kryetarin e Kamenicës që nuk ka lejuar të vriten qentë endacak. Ministri, Enver Hoxhaj, e siguroi atë dhe gjithë fshatin, se nuk do të lejojnë që rastet e tilla të përsëriten.

    Nga Besiana Xharra
    "…Shaban Funiqi: “Para tre muajve i gjithë fshati ka paraqitur kërkesën në komunë për eliminimin e qenve endacak, dhe kryetari nuk ka bërë asgjë. Por, i lus të gjithë prindërit që çdo ditë të përcjellin fëmijët e tyre për në shkollë, se qysh më ndodhi mu kjo tragjedi, mund ti ndodh secilit”.…"
    Derisa po kthehej i vetëm nga shkolla për në shtëpi, 8 vjeqari Erion Funiqi, sulmohet nga shtatë qenë endacak, ku pas shumë kafshimeve të qenve, mbetet i vdekur në rrugë.
    I sulmuar në të gjitha pjesët e trupit, por më shumë në kokë, qafë, veshë e këmbë, Erionin e gjen axha i tij, të mbuluar nga qentë të cilët ende ishin duke e kafshuar.

    “E kam gjet në rrugë të mbuluar me qenë të cilët po e hanin. Mezi i kam largu qentë dhe e kam kap djalin ashtu të copëtuar nga kafshimet dhe të vdekur e kam qu në shpi te familja vet”, shprehet axha i Erionit, Rexhep Funiqi, të enjten, ditën kur nipi i tij po varrosej.
    I mërzitur nga vdekja e nipit të tij dhe mënyra se si e ka gjetur, derisa qante, Rexhepi nuk gjente fjalët për të përshkruar tmerrin që kishte parë në trupin e Erionit.

    Mënyra e dhimbshme e vdekjes së Erionit, kishte bërë që në fshatin Karaqevë, për ceremoninë e varrimit të vinin qindra qytetarë për të ngushëlluar familjen Funiqi. Mes nxënësve dhe mësuesve të shkollës ku Erioni vijonte mësimin në klasën e parë, aty ishin edhe qeveritarë.
    Babai i Erionit, Shaban Funiqi, gjatë varrimit të djalit të tij, porositi prindërit që të mos i lënë fëmijët e tyre të shkojnë vetëm në shkollë.
    “I lus të gjithë prindërit që çdo ditë të përcjellin fëmijët e tyre për në shkollë, se qysh më ndodhi mu kjo tragjedi, mund ti ndodh secilit”, thotë Shabani, duke falënderuar të gjithë që kishin ardhur për ta ngushëlluar në këtë tragjedi.

    I pyetur nga Express, se kë fajëson për lejimin e qenve endacak në rrugë, ku pësoi djali i tij, ai tha se fajëson qeverinë dhe kryetarin e komunës Kamenicës. Sipas tij, ai nuk ka lejuar të vriten qentë endacak në fshatin Karaqevë, që njihet për numrin e madh të tyre.
    “Para tre muajve i gjithë fshati ka paraqitur kërkesën në komunë për eliminimin e qenve endacak, dhe kryetari nuk ka bërë asgjë”, u shpreh ai.
    “Të mërkurën ditën kur më ka dek djali, kryetari ka ardh në shpinë time për ngushëllime, dhe si arsyetim se pse nuk ka lejuar të vriten qentë më ka thënë se nuk e ka lënë KFORi, pasi që është fshat afër kufirit”, tregoi Funiqi për Express.

    Edhe për fshatarët tjerë aty, i vetmi fajtor për këtë tragjedi ishte kryetari i Kamenicës.
    “Nonstop jemi të rreziku prej qenve, dhe për këtë jemi ankuar në komunë që sa muaj dhe asgjë nuk kanë bë. Është tragjedi mënyra si ka vdek ky djalë”, thotë një kushëri i familjes Funiqi.
    Ndërsa Enver Hoxhaj, ministër i Arsimit posi ngushëlloi familjen për këtë tragjedi, i siguroi ata dhe të gjithë fshatin se do të punojë në maksimum që rastet e tilla të mos u ndodhin fëmijëve tjerë.

    “Në emër të Qeverisë Kosovës dhe Kryeministrit, i siguroj banorët e kësaj ane se do të marrim masa që të ketë siguri për të gjithë nxënësit që rastet e tilla të mos ndodhin më. Përpjekjet tona në këtë drejtim do të jenë maksimale”, u shpreh Hoxhaj.

    Drejtoresha e shkollës së Erionit, Remzije Limjani, nuk ndalej së qari bashkë me mësuesen e djalit të vdekur. Të dyja, bashkë me dhjetëra nxënës vendosën kurora lulesh mbi varr.

    “Qenka e dhimbshme të ndahesh nga një nxënës aq i mirë në këtë moshë të re dhe kur ta mendosh se si ka vdek qenka shumë zor”, u shpreh Limjani.
    Erioni, ishte në klasë të parë, dhe fëmija më i madh i Shaban Funiqit, i cili ka edhe dy djem tjerë dhe një vajzë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •