Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Edvinit i plas sherri me të dy erionët, por edhe Gjinushi po mban inat

    Edvinit i plas sherri me të dy erionët, por edhe Gjinushi po mban inat




    Xhelozitë dhe flirtet politike të kryesocialistit me kreun e G 99-s janë thërrmuar pas polemikave të mitingjeve. Edvini ka bërë përgjegjës Erion Veliajn se nuk solli asnjë njeri në shesh, ndërkohë që Erion Braçe ka bojkotuar partinë, pse Veliaj është mandatuar përfaqësues kryesor i opozitës në qarkun e Beratit. Klimën e xhelozisë e rëndon edhe i moshuari Skënder Gjinushi, i cili dje ka refuzuar të takojë përfaqësuesit e ODIHR-it dhe të përcjellë porositë e lëshuara nga Rama
    Edi Rama, të cilit protesta e Gërdecit i është shndërruar në bumerang, po “korr” pasojat e daljes së partisë nga kontrolli, dhe mosmenazhimit të balancave brenda partisë, por edhe brenda koalicionit. Ditët e fundit, mësohet se Edi Rama, problemin më të madh e ka me dy Erjonët (Braçe dhe Veliaj), sikurse edhe ata vetë Braçe e Veliaj (Erjonët) kanë midis tyre.

    Problemi i Edi Ramës me Erjon Veliajn

    Manifestimi i Gërdecit, për më tepër pjesëmarrja e dobët në këtë pelegrinazh nekrofilik, ka zemëruar Edi Ramën me Rjon Veliajn, deri në atë masë, sa ai brenda tipit dhe karakterit të vetë, të mos kursejë fjalorin sharës dhe fyerës ndaj nakarit të tij të G 99-s. Njërës të afërt me Edi Ramën, kanë bërë ët ditur se, sherri mes Ramës e Veliajt, ka startuar vetëm pak çaste pas përfundimit të protestës të së dielës mbrëma në qendër të Tiranës. Nga një informacion paraprak, Edi Rama, ka mësuar se në shesh atë mbrëmje ishin vetëm mbështetës, anëtarë e simpatizantë ët PS-ës, të sjellë edhe nga rrethet me autobusë, ndërsa kanë munguar, mbështetës, anëtarë e simpatizantë të mundshëm të G 99-s. Në këto kushte, kur Edi Rama mësohet se ka qenë i ngarkuar emocionalisht për shkak të dështimit të kësaj proteste, i është zbrazur Erjon Veliajt, për atë pse ai nuk kishte mundur të siguronte pjesëmarrjen e mbështetësve, anëtarëve e simpatizantëve të mundshëm të G 99-s. “Ç’*** partie ke tij, ç’*** kryetari pretendon që je, kur nuk mund të sjellësh asnjë person në protestë”, mësohet nga bashkëpunëtorë të afërm të Edi Rmës, që ai ti jetë drejtuar Erjon Veliajt. Persona të njëjtë, të afërm me kryesocialistin, e lidhin këtë bisedë jomiqësore, si edhe e bëjnë atë më të besueshme edhe me faktin që pas protestës për Gërdecin, Erjon Veliaj, në shenjë ndëshkimi prej Edi Ramës, është zhdukur nga shfaqjet e tij, vend e pa vend, nëpër ekrane televizionesh.

    Problemi i Edi Ramës me Erjon Braçen

    Edi Ramës i është dashur këto ditë të merret edhe me menaxhimin e mundshëm të zemërimit të Erjon Braçes (aq sa ai mund të merret seriozisht kur mund të zemërohet). Shkaku i kësaj përplasje (jo fizike) midis Edi Ramës dhe Erjon Braçes, është afeksioni i kreysocialistit për kreun e G 99 dhe lënia në harresë e nënkryetarit të grupit parlamentar ët PS-ës, për sa i përket se kush do të jetë “i pari” i punëve të partisë (mes Erjon Braçes dhe Erjon Veliajt) në qarkun e Beratit. Kanë qenë vizitat e shpeshta elektorale të Erjon Veliajt në qarkun e Beratit (Skrapar, Ura Vajgurore, Kuçovë etj.,), ato që kanë zgjuar zemërimin e Erjon Braçes.
    Zemërimi ka arritur kulmin, kur pak ditë më parë, Erjon Veliaj guxoi dhe prezantoi si kandidat të mundshëm të PS-ës për qarkun e Beratit, Fidel Yllin. Këtu, nga bashkëpunëtor të afërt të Edi Ramës, mësohet se Erjon Braçe nuk ka mundur të durojë. Duke i kujtuar Edi Ramës, se ai (Erjon Braçe) është i mandatari i kryesisë së PS-ës, si kreu i grupit të punës për Qarkun e Beratit, Erjon Braçe, ka kërkuar “hakën”, duke i bërë të ditur kreut të PS-ës, se duhet të zgjedhë, mes atij (Erjon Braçes) dhe Erjon Veliajt, se kush do të jetë “i pari” i punëve për këtë qark.
    Ndryshuar për herë të fundit nga POKO : 21-03-2009 më 05:48

  2. #2
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560
    Ketej Zijen Andei Ven Han Dark Ose Drek Me Nje Fjal E Kan Terezi
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    O zot mbyllma gojen kur nuk kam qfar te them.

Tema të Ngjashme

  1. Në kujtim të mikut tonë Halloween
    Nga Olimp në forumin Na bashkoi Albasoul
    Përgjigje: 88
    Postimi i Fundit: 07-11-2008, 23:30
  2. Intervistojme antaret e forumit!
    Nga viganv në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 24-07-2008, 06:17
  3. Ligji i ri: Ndjekje penale për ata që nuk denoncojnë krimin
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-06-2006, 14:01
  4. Gjinushi: Berisha fitoi, e majta duhet të pastrohet
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-07-2005, 00:51
  5. Dueli MILO - GJINUSHI
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 21-04-2003, 10:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •