Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151

    Pse femrat vrapojnë pas bosave “politikë”

    Mevlude Zejnullahu
    E mërkurë, 25 Shkurt 2009 11:37

    Pse femrat vrapojnë pas bosave “politikë”

    Gjinia është aspekti më i rëndësishëm i vetvetes për mënyrën se si e shohim vetën tonë dhe si na shohin të tjerët , ose për mënyrën se si i trajtojmë të tjerët apo si trajtohemi prej të tjerëve.

    Me dallimet në raportet gjinore janë ballafaquar dhe ende ballafaqohen thuajse të gjitha shoqëritë e botës edhe pse në mas të madhe në këto shoqëri dallojnë padrejtësitë dhe vështërsitë të cilat bëhen ose hasen ndaj njërës apo tjetrës gjini.

    Është i njohur realiteti se (edhe botën perëndimore që krenohet se posedon një shkallë të lartë të emancipimit politik?!)botën e sundojnë burrat dhe mënyrat e shpjegimit të këtij fakti janë të shumta, duke u nisur nga aspekti fiziologjik, ai psikologjik, ekonomik, e sidomos politik.
    Në shoqërinë kosovare që deri diku mund të konsiderohet si patriarkale nga fakti i ndikimit të shumë faktorëve historik (sundimi nga të huajt), social (varfëri dhe skamje e madhe), ekonomik (papunësi konstante...), e sidomos kulturorë (perceptimi mbi vlerat e reja) subkultura e grave të shumtën e rasteve (sidomos në viset rurale?!) akoma perceptohet si pronë e baballarëve dhe burrave të tyre duke mos shijuar kështu akoma të drejtën në pjesëmarrje e lëre më atë në vendimmarrje?! Ky paradoks, i llojit të vetë sot në shekullin e teknologjisë dhe Evropën që po tenton të bashkohet, bëhet edhe më i madh kur të kemi parasysh ndryshimet që po ndodhin për rreth nesh dhe në ne.

    Para luftës së vitit 1998, shoqëria kosovare ishte mësuar të jetonte në një geto ku jeta dhe projektimi i sajë ishte i ngadalshëm për të mos thënë idilik(!) sepse brengosej vetëm për çështje politike dhe ato ekzistenciale. Pas luftës, gjendja ndryshoi për njëqind e tetëdhjetë gradë, lufta përveç asaj lirie gjysmake, na solli edhe shumë trende të reja për të cilat siç po shihet tani nuk ishim edhe gjithaq të gatshëm t'i pranojmë dhe të bashkëjetojmë me to. Në fakt, fitohet përshtypja se ky lloj imitimi që po pretendojmë t'ua bëjmë këtyre vlerave dhe këtyre sjelljeve po anon me gjasë më tepër kah një çoroditje se sa një union i gjithmbarshëm vlerorë me këto vlera. Për këto çoroditje më të cilat po ndeshemi çdo ditë, "kontribuojnë" pa dyshim shtresa të caktuara të shoqërisë sonë e po ashtu edhe faktorë të ndryshëm.
    Një shtresë meshkujsh të shoqërisë kosovare para një dekade ishin njerëz tjerë, të lodhur nga puna e mundimshme "patriotike" ktheheshin vonë ne shtëpi dhe duke pi çaj rusi "pushonin" sytë dhe me vesh në krah duke dëgjua lajmet për temat e nxehta politike, flakëronin nëpër oda me debate patriotike. Ky soj njerëzish, në nivele lokale e deri diku edhe ato nacionale, pas luftës me kredibilitetet e tyre "patriotike" të fituara nëpër oda kanë arrit sot të monopolizojnë një pjesë të jetës publike në Kosovë. Eh, si sillet jeta! Nga ne si qenie njerëzore e pa parashikuara. Sot ata janë shtresa më me ndikim në shoqëri! I kanë zotëru të gjitha...., duke filluar nga pushteti, apartamentet , veturat luksoze, parat, madje nuk u mungojnë as ledhatimet e "kukullave" qe dikur kanë mundur t`i shohin vetëm në televizion!? Padyshim se protagonistet e këtyre të "mirave" si të rëna nga qielli në një far mënyre i kontribuojnë nënçmimit të femrës kosovare. Ata sot, ose i braktisin gratë e tyre të marrura dikur me msit e që deri dje ishte e vetmja "kënaqësi" e tyre ose e lënë në shpi se "ka mjaft për të gjitha", para, banesa, e lukse tjera..,etj. Pra, me një fjalë, kjo shtresë meshkujsh të deridjeshëm që nuk ishin ata që sot janë, në një farë mënyre janë të privilegjuarit e demokracisë dhe gjithë kësaj "mirëqenie" që është duke u ndërtuar në Kosovën e pas luftës. Subkultura e femrës në këtë proces të vetë njohjes (kryesisht femrat që kanë ambicie avancimi të pozitës së tyre në shoqëri e të cilave ju mungon arsmimi universitar, pastaj rol të madh luan gjendja e rëndë ekonomike) padyshim është vetëm një dekor, e herë herë edhe një vegël përmes të cilës ata i realizojnë ëndrrat dhe fantazitë e tyre seksuale?! Ky pozicion diskriminues i femrës kosovare, në fakt dëshmon se ajo akoma nuk ka arritur të ngjitet majave të "fuqisë politike", e me këtë edhe të bëhet hisenike në vendimmarrje: politike(sidomos), ekonomike, sociale e shoqërore në përgjithësi.

    Por, për këtë pozicion denigrues të saj, ndoshta nuk duhet kritikuar aq shumë këtë shtresë të fuqishme tash politike, e cila gjithsesi e mbanë pjesën e përgjegjësisë, por edhe vetë subkulturën e sotme femërore që i duron gjithë këto nënçmime!? Po themi femërore, sepse, me ardhjen e "lirisë" femra kosovare u "ndesh" më shumë (sidomos në "kontaktet" me ndërkombëtarë, kujtojmë se pas viteve`99, në Kosovë pati shumë organizata jo qeveritare të cilat na "vedijësuan" shumë se si bëhet jeta moderne!) më të drejtat të cilat të shumtën e rasteve as që ka ditur se ekzistojnë?! Në realitet, në shumë raste ajo ka menduar se e krejt bota sillet rreth burrit (?!) dhe se përtej këtij kufiri as që kishte pretenduar të kalojë...Zbulimi i së "vërtetës" për këtë botë, atë sot e ka bërë që të jetë shumë më e përvuajtur edhe për shkak të limiteve të kësaj mënyre jetese ... po shihet se ishin krejt fantazi?! Themi fantazi në kuptimin e asaj se ëndërra e barazisë dhe tolerances nuk u realizua ashtu siç ajo e kishte paramenduar.. Defektet e kësaj qasje janë se shumë u hiperbolizua dhe u keqkuptua ideja e "lirisë...". Nganjëherë është aq e dhimbshme që aq shumë dallon skenari i jetës reale nga ai i një telenovele që fatkeqësisht jo vetëm që po përcillen por edhe po tentohen të imitohen. Femra, kosovare, akoma nuk e ka te qartë se të qenit të lirë nuk ka të bëjë vetëm me guximin e të thënit dhe aprovimit të atyre të drejtave që nuk figuronin në agjendën e burrave, por nënkupton edhe disa kufizime dhe disa sanksione ku në çdo shoqëri dhe në çdo vend perëndimor denoncohen si me kode morale ashtu edhe me ato ligjore! Femra kosovare për të përmbush rolin e saj të madh e shumë të rëndësishëm në ndërtimin e një shoqërie të shëndosh duhet që të gjitha t`i arrin përmes një kulture të gjerë e shkollim të mjaftueshëm. Bosat, në ndërkohë le të bëjnë një bilanc dhe le të ecin për tokë...e jo si deri më tani nëpër qiell!
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    e po dhe femrat dun karriere
    edhe une do vrapoja pas angela merkel
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Femrave u pelqejne meshkujt me pushtet.Ndjehen mire ne krahet e nje mashkulli me influence,para,karrier.Jo vetem ne Shqiperi ,por kudo eshte e njejta gje.
    Feelings change - memories don't.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    Pse femrat vrapojnë pas bosave
    - po kshu jan femrat vrapojn pas bosave duke menduar femrat se jan shum te bukura dhe mund ta joshin nji boss , pa llogaritur fare se bossi a eshte ne vetmi ?(e nuk ka femer) kurse ana tjeter reale bossi mund ta ket nji tjeter femer apo dy tri femra e me teper , mirpo tek femrat nuk qan koken qaq pse ka edhe tjera femra ato duke menduar se eshte super e bukur diqka jasht mase , mendojn se bossin mund ta bejn per vete .....e keto jan pun femrash ....
    thuhet edhe nji fjal nga populli :
    femrat flokt e gjata e ment e shkurta ...- fjali me vend apo jo -
    kshu eshte bota e femrav...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Hard_Style Lexo Postimin
    - po kshu jan femrat vrapojn pas bosave duke menduar femrat se jan shum te bukura dhe mund ta joshin nji boss , pa llogaritur fare se bossi a eshte ne vetmi ?(e nuk ka femer) kurse ana tjeter reale bossi mund ta ket nji tjeter femer apo dy tri femra e me teper , mirpo tek femrat nuk qan koken qaq pse ka edhe tjera femra ato duke menduar se eshte super e bukur diqka jasht mase , mendojn se bossin mund ta bejn per vete .....e keto jan pun femrash ....
    thuhet edhe nji fjal nga populli :
    femrat flokt e gjata e ment e shkurta ...- fjali me vend apo jo -
    kshu eshte bota e femrav...
    E mo se pushteti eshte endrra e cdo mashkulli.Se bashke me te , vijne dhe femrat,pika e dobet e meshkujve.
    Feelings change - memories don't.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    Citim Postuar më parë nga dea_07 Lexo Postimin
    1- E mo se pushteti eshte endrra e cdo mashkulli.Se bashke me te , 2 - vijne dhe femrat,pika e dobet e meshkujve.

    aha...
    pika e dyt qenkan femrat .
    apet se apet kot ju femrat.
    Pushteti Nr 1
    mir qe po e pranon...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Hard_Style Lexo Postimin
    aha...pika e dyt qenkan femrat .apet se apet kot ju femrat. Pushteti Nr 1 mir qe po e pranon...
    Pushteti per ju eshte si nje ure lidhese qe ju con kollaj fare te femra.
    Feelings change - memories don't.

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    Pushteti per ju eshte si nje ure lidhese qe ju con kollaj fare te femra.
    ja po , po shihet po shihet po ka raste te tilla ,pershembull rasti djehit ..

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e kena pa dhe ma heret ket pun..
    kur hashimi thaq me Limen Fatmir.. u kapen me misset e Kosoves ne slloveni..

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    - e .. Burrat pleq ka 50 vjet n'b*th mu mir me keso gjera ....

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Objektet fluturuese të paidentifikuara, UFO
    Nga Darius në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 1059
    Postimi i Fundit: 01-04-2024, 14:01
  2. Suedia, aty ku femrat jetojnë parajsën
    Nga Xhuxhumaku në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 78
    Postimi i Fundit: 13-05-2012, 12:02
  3. Femrat dhe meshkujt komunikojnë ndryshe
    Nga Xhuxhumaku në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-04-2009, 10:51
  4. Femrat dhe ekonomia - Nga Kotelja!
    Nga Dita në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 08-07-2002, 14:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •