Oj trut...
Fillimisht duhet te mesosh dallimin ne mes te ironise, sarkazmes, talljes, talljes me ty, talljes me Hashim Thacin dhe hajnat ne kabinetin etij e keshtu me radhe, dhe tek pastaj te shkruash.
Smaljat, gjithashtu, nuk i kane zbulue kot!
Perndryshe, natyrisht se flamuri i Kosoves per mua eshte ashtu sic e kam pershkruar ne ate shkrim. Njekohesisht, nuk kam asnje respekt me te madh per flamurin e Serbise apo te ndonje kombi tejter, pervec ndoshta per flamurin kombetar shqiptar.
Megjithate, djegja e flamurit ne kete menyre, ne vecanti ne keto rrethana (ne ndeshjen e pare nderkombetare) ne parim eshte deshtim i madhe, ndoshta i barabarte ose edhe me i madh se deshtimi ne ndeshje. Kjo nuk ndryshon asgje ne disrespektin qe kam une per flamurin e Serbise, te Thacit apo te shume simboleve te ngjashme. Dhe, nese i perjashtojme ironizmat dhe talljet, nuk eshte arsye per te kryer akte te tilla agresive, sic eshte djegja publike e simboleve kombetare apo edhe personale te tjereve. Kjo forme eshte huliganizem absolutisht i paarsyetueshem.
Krijoni Kontakt