
Postuar mė parė nga
shkodra13
lirikk,
ke te drejte per problemin (megjithese nuk i lexova gjithe postimet).
Per shqiptaret qe banojne ne Europe, kalimi ne Kroaci asht shume i randesishem. Asht rruga e vetme per me u kthye ne atdhe nepermjet tokes. Mund te hyjne ne te gjitha shtetet, por jo ne Kroaci.
Jam nji nga ato qe Kroacia i pelqente shume, por kur kam pa para pak vitesh shqiptare me dokumente qendrimi ne Itali tue fjete ne shkallet e Konsullates Kroate ne Milano, te ardhun nga qytete te ndryshme, per te qene nder ato pak vete qe do kishin mundesine me marre nji vize tranzit per me shkue me familje ne Shqipni, jam skandalizue. Me thone qe tani duhet me muej perpara me fiksue nji takim per me marre nji vize qe i lejon keto shqiptare me u kthye ne atdhe nepermjet territorit kroat.
Asht turp per qeveritaret shqiptare qe prej shume vitesh e mbas cdo takimi me presidentin kroat (e takimet e perqafimet e drekat e darkat e cmimet dhane njeni tjetrit kane qene te shumta) premtojne lehtesi per shqitaret, por ne fund te fundit ato i kane pasaportat diplomatike per vehte. As kete lehtesi s'jane te zotet t'ia sigurojne shqiptareve keto qeveritare. As shqiptareve qe prej njizet vitesh jetojne ne Europe e kane leje qendrimi dhe jeten e lidhun me vendet perendimore te Europes (pra as ma te voglen deshire me u ndale ne Kroaci si klandesitine, keshtu qe i kane te gjitha garancite).
S'asht faji i kroateve ne fund te fundit, por i qeveritareve te neveritshem shqiptare!
Krijoni Kontakt