Sabit Idrizi
Reportazh nga veriu i Kosovės
PO E LĖSHUAN CERAJA, U ZBRAZ SHALA
Tollovisė frymėmarrėse tė gjysmėqytetit, tė ditės sė premte, pesė tetor dymijė e..., i ikim me autobusin e parė tė orės 8 e 15 minuta tė mėngjesit.
Pas njėzetė minutash rrugėtim, zbresim nė Stantėrg. Aty, siē ishim marrė vesh mė parė, na priste Sejdiu, njė kushėri yni - punėtor i Minierės sė Stantėrgut. Bashkė me tė dhe me Jetishin, po ashtu kushėri dhe punėtor shumėvjeēar i Minierės, si dhe me Idrizin, djalin e vėllait tim - punėtor i Shėrbimit Policor tė Kosovės, i rrekemi pėrpjetė bjeshkės pėr ta arritur qafėn e Pretenit tė Melenicės.
Rrugėn deri nė Preten e bėjmė me mund tė madh. As fresku i kėndshėm i kėsaj dite tė bukur tė vjeshtės sė hershme, as ajri i pastėr i bjeshkės, qė na i befason pėr tė mirė mushkėritė tona tė vyshkura, sikur nuk na e lehtėsojnė barrėn e madhe tė rezervave ushqimore qė morėm me veti. Ecim ngadalė, kėmbė pas kėmbe, siē i thonė njė fjale. Dy djem nga Maxhera, qė na takojnė rrugės, tė cilėt po nguteshin, ngase i kishin paralajmėruar se do tu arrinte materiali pėr ndėrtimin e shtėpive tė shkatėrruara gjatė luftės, sikur u liruan kur u thamė tė ecnin e tė mos na shoqėronin mė.
Nga qafėlarta e Pretenit, rrėzė bjeshkės vigane tė Majdanit, ku ulemi pėr tė pushuar dhe pėr ta pirė nga njė gotė raki tė fortė rrushi dhe nga njė cigare duhan, vėshtrojmė vargmalet e Shalės, qė shkojnė valė-valė derisa treten diku nė horizontin e pafund, andej nga veriu. Atje diku kah fundi, deri ku arrin shikimi ynė, duken kodrinat gjysmė tė zhveshura tė fshatit tonė tė lindjes, Cerajės, pėr ku jemi nisur.
Tashmė pas shpine lėmė fshatin e parė nga Stantėrgu, Melenicėn, njė fshat i shkapėrderdhur e gjysmėmalor, por me rrugė tė rindėrtuara mirė, me shkollė tė re e tė bukur, me shtėpi tė reja, me njė fond tė mirė bagėtish, qė gati kishte arritur gjallėrinė e mėparshme.
Pėr tė arritur nė Cerajė duhet ta kalojmė edhe Maxherėn, Dedinė, Batahirin dhe Bistricėn, ndėrsa anash (nga e majta) duhet ta lėmė Zhazhėn, Zjaqėn, Vllahinė dhe Koshtovėn e Vllahisė, kurse nga e djathta Vidishiqin, Zabėrgjėn, Selacin dhe Ofqarin.
Ne qė jemi lindur dhe jemi rritur nėpėr kėta shkrepa malorė, kur ballafaqohemi sėrish me kėtė egėrsi tė mrekullueshme, sidomos tash pas gjithė kėsaj katrahure qė ndodhi nė Kosovė, se si na ngėrthejnė pushtueshėm do ndjenja tė ēuditshme e tė pashpjegueshme, qė nuk na lėshojnė pėr njė kohė tė gjatė.
I zhytur thellė nė kėtė det ndjenjash dhe mendimesh, mė vonė mora vesh se realisht nuk kisha ndjerė dhe praktikisht nuk kisha menduar pothuajse asgjė konkrete, ngase ndjenjat nuk po mund ti artikuloja, ndėrsa mendimin nuk po mund ti profilizoja kurrsesi. E mora me mend se diēka e tillė u kishte ndodhur edhe tre bashkudhėtarėve tė mi, sado qė pėr kėtė nuk i pyeta fare. Ndoshta pėrjashtim bėnte vetėm Idrizi, i cili kishte qenė ushtar aktiv i UĒK-sė qė nga fillimi i luftės nė Kosovė dhe pikėrisht nė kėto vise ishte pėrleshur shpeshherė me armikun nė beteja tė ashpra. Pak mė tej, as 200 metra larg nesh, nė vijė ajrore, ėshtė vendi ku ra heroikisht njėri nga komandantėt e shquar tė Shalės, Shemsi Ahmet (Shemi), me disa ushtarė tė tij.
Istikami i Idrizit, ku bashkė me shokėt e tij kishte qėndruar heroikisht pėr muaj tė tėrė, ėshtė pak mė poshtė fshatit, nė njė shkėmb tė thepisur.
- Nisemi, djema! na pėrmend pėrnjėherė tė gjithėve urdhri i prerė i Jetishit, tė cilin, si mė i moshuari ndėr ne, e zgjodhėm udhėheqės tė ekspeditės.
Lėshohemi tatėpjetė rrugės sė gjerė e zigzage, pėrmes njė ahishte tė dendur. Para shkollės sė rindėrtuar tė Maxherės takojmė 4 fėmijė moshash tė ndryshme, qė po prisnin fillimin e mėsimit. Pas njė pėrshėndetjeje tė zakonshme me ta, kureshtja nuk na lė pa i pyetur se sa nxėnės kishte gjithsej nė kėtė shkollė.
- Jemi gjithsej dhjetė, nė klasė tė ndryshme,- na pėrgjigjen gati njėzėri, duke na pyetur se pėr ku ishim nisur kėshtu.
- Pėr Cerajė,- ua kthejmė ne dhe nisemi duke u pėrshėndetur ngrohtėsisht me ta.
Kafjallin e hamė ngeshėm, duke i hapur rrugė oreksit, edhe ashtu tė ngritur, me raki tė kthjelltė rrushi, te njė gurrė nė dalje tė Maxherės. Nė fund pimė nga njė kafe, nga njė gotė ujė tė ftohtė bjeshke dhe nisemi pėr Dedi.
Gjithė kjo hapėsirė dhe, pėr ēudi, pėrveē nesh nuk dėgjohet e as nuk lėviz gjė e gjallė. As njeri, as shtazė, as shpezė...Ku janė tingujt e ėmbėl tė kambanave qė shoqėronin blegėrimat, palljet, hingėllimat... e tufave tė shumta tė deleve, lopėve, dhive, kuajve, gomarėve..., qė kullosnin nėpėr kėto livadhe tė pjerrėta tė kėtyre fshatrave tė shkapėrderdhura shaljane?! Nuk ėshtė thėnė kot se aty ku nuk jeton njeriu, pėrveē djallit nuk jeton gjallesė tjetėr. Vetėm ca gėzhoja arrash, tė hedhura aty-kėtu nėpėr rrugė, janė shenja qė tregojnė se dikush, kush e di se cilėn ditė, kishte kaluar kėndejpari.
Dedinė e gjejmė tė shėruar pjesėrisht nga plagėt shkatėrruese tė luftės, sa i pėrket rindėrtimit tė shtėpive, mirėpo tė boshatisur tėrėsisht. Hyjmė nė oborrin e shkollės sė porsandėrtuar dhe pėrulemi me respekt pėrpara pllakės pėrkujtimore tė dėshmorit Avni Shabani, ish-ushtar i UĒK-sė nga ky fshat, i cili kishte rėnė heroikisht nė betejėn e njohur tė Mazhiqit. Fotografia e tij, e gdhendur bukur nė pllakėn e mermertė, sikur shikon hutueshėm drejt kėtij tempulli drite tė dryjuar dhe ēuditet me qetėsinė mortore qė ka pllakosur fshatin. Sikur dėgjohet zėri i tij kushtrues, qė thėrret e pyet njėkohėsisht: Dedias, ku jeni?!
Derisa zdirgjemi ngadalė pėr nė Batahir tė Epėrm, duke qėruar dhe duke pėrtypur ngeshėm arra, qė i morėm nė Dedi, disa re tė zeza zhvilloheshin me shpejtėsi tė madhe matanė mbi malet e Rogoznės. Duke e ditur se shiu nė kėto anė mė sė shpeshti vjen nga andej, i shpejtojmė hapat.
Ende pa arritur nė Batahir, veshi na i zė ca tinguj tė bukur tė njė kėnge folklorike, qė vijnė andej nga lugina.
- Atje poshtė janė shullatė e Dedisė,- na sqaron Jetishi.
Shohim edhe shtėpinė e tyre qė tymon. Andej, pėrtej lumit, edhe dy shtėpi tė tjera qė dhėnė shenja jete. Edhe ato janė tė Dedisė.
Kėto shenja jete na bėjnė qė mos ta ndjejmė edhe aq peshėn e shiut qė po na rėndonte pėrherė e mė shumė.
Pėrthahemi nė njė plevicė nė Batahir, pran njė zjarri bubulak, qė e ndezim me krande tė thata qė i gjejmė aty brenda. Derisa pimė nga njė kafe dhe nga dy gota raki, pushon shiu dhe nisemi pėr Bistricė.
Batahirin e kalojmė shpejt. Edhe ashtu ėshtė njė fshat i vogėl, me ca shtėpi tė vjetra e tė shkapėrderdhura, pa asnjė banor tė vetėm. Pėrndryshe, edhe para lufte ishte gati krejtėsisht i boshatisur. Kėto 20-30 vitet e fundit kurrė si ka pasur mbi 3-4 familje qė kanė banuar pėrherė aty. Ėshtė ndoshta i vetmi fshat nė Kosovė qė nuk ėshtė prekur fare nga flakėt shkatėrruese tė luftės. Shtėpitė janė tė dėmtuara vetėm nga dhėmbi i pamėshirshėm i kohės, ngase kaherė janė tė boshatisura. Mbase kjo ka qenė edhe arsyeja qė serbėt nuk ua vunė flakėn.
Pas nja 15-20 minutash mbėrrijmė nė lagjen e zekajve tė Bistricės, lagje kjo e boshatisur prej kohėsh. Nga kėtu i gjithė fshati Bistricė, matanė lumit, duket si nė shuplakė tė dorės. Shtėpi tė reja zbukurojnė edhe mė peizazhin edhe ashtu tė mrekullueshėm tė kėtij fshati luginor. Lumi Bistrica, qė administrativisht ndan komunėn e Mitrovicės nga ajo e Leposaviqit, ėshtė njė pasuri e paēmueshme pėr bistricasit. Mbase kjo pasuri ka qenė edhe shkaku kryesor qė i ka tėrhequr kėto 8 familje tė pėrgjysmuara qė tė kthehen e tė jetojnė kėtu.
Me kėrkesė tė Jetishit zbresim te Mulliri i Rexhės sė Muharremit, qė ėshtė nė fund tė Pėrroit tė Dejkocit, pėrrua ky qė, gjatė kohės sė luftės sė fundit, me javė tė tėra kishte strehuar me qindra e qindra banorė tė kėtyre anėve. Tani kėtij vendi, pėrveēse Pėrroi i Dejkocit, do ti thonė edhe Te Varri i Behramit, ngase gjatė luftės kėtu vdiq dhe u varros plaku 80-vjeēar nga Ceraja, Behrami i Sylejmanit.
Te Mulliri i Rexhės i bėjmė disa fotografi. Jetishi na tregon se ky mulli ka qenė i vetmi qė ka bluar vazhdimisht gjatė kohės sė luftės dhe u ka siguruar bukė tė gjithė banorėve tė Pėrroit tė Dejkocit.
Nė urėn e vetme mbi lumin Bistricė takojmė njė djalosh afėr 20 vjeēar, i cili po e shikonte nė heshtje rrjedhėn e pandalshme tė lumit. Ishte i biri i Halit Poturit nga Bistrica.
Te shkolla pata emocione tė veēanta. Kėtu, nė kėtė shkollė, e kam filluar rrugėn e dritės. Kėtu, nė kėtė shkollė, e kam kryer tetėvjeēaren (ishim brezi i parė). Kėtu, nė kėtė shkollė, ia kam filluar pėr herė tė parė punės si arsimtar. Se si gumėzhinte asokohe ky oborr! Serbėt e dogjėn gjatė luftės, mirėpo tash, me ndihmėn e miqve, u rindėrtua dhe u bė njė shkollė e bukur e moderne, por, fatkeqėsisht, pa asnjė nxėnės tė vetėm.
Nė Cerajė mbėrrijmė pėrnjėherė me perėndimin e dielli. Meqė jemi tė djersitur e tė lodhur shumė nga pėrpjeta e madhe prej Bistrice e kėtu dhe meqė ende ėshtė dritė, mbledhim ca krėnde tė thata dhe e ndezim zjarrin pėrpara tendės sė Ismetit tė Ganės, ku edhe do ta bėjmė gjumin pėr dy net me radhė.
Nė Cerajė e gjejmė vetėm Beqėn e Shaqirit, i cili banon nė njė tendė tjetėr, diku 50-60 metra larg tendės sė Ismetit. As ai nuk ėshtė banor i pėrhershėm, por herė rrinė kėtu e herė nė shtėpinė e tė vėllait nė Mitrovicė, ku rrinė edhe anėtarėt tjerė tė familjes sė tij. Posa na dėgjon zdirgjet dhe ia shtrojmė muhabetit me bukė e raki rrushi, aty afėr zjarrit, deri nė orėt e vona tė natės.
Sado qė jemi tė lodhur e tė kėputur nga rruga e gjatė e e mundimshme, gjumė bėjmė fare pak.
Tė shtunėn, gjithė ditėn e lume sorollatemi poshtė e pėrpjetė fshatit. Ėshtė hera e parė qė jemi kėtu pas mbarimit tė luftės. Nuk lėmė vend pa shkuar. Dalim nė Kodėr, te Kėrshi i Madh, nė Qukė tė Shavarinės, nė Lug tė Leprit, nė Arė tMiftarit, te Kroi i Fshatit, nė Beglluqa, nė Log tė Qarrit, te Livadhi i Zekės, nė Shavarina, nė Rreze tMirė, nė Logishtė, nė Rreze tAdemit...
Nė bazė tė shtėpive dhe rrugicave, nuk njihet se ėshtė Ceraja. Gjithkund shkrumb e hi. Rrugėt dhe rrugicat nuk dihen. Janė mbushur pėrplot pipa tė bagremit, fshesa tė egra, thera, manaferra, kaēa, dėllinja, bari...Tė krijohet pėrshtypja se kėtu koha ka ecur vetėm prapa. Edhe mbishkrimet nė varre tė duket se janė tė parakohshėm, madje shumė tė parakohshėm. Arat dhe livadhet, qė nuk janė punuar me vite, janė mbushur pėrplot bar dhe gropa tė thella, qė i kanė hapur derrat e egjėr me turinjtė e tyre tė fuqishėm, tė cilėt e kanė pushtuar gati krejt Shalėn. Ēdo gjė tė duket ndryshe, krejtėsisht ndryshe, pėrveē konfiguracionit qė tė ēmallė paksa.
Me Beqėn e Shaqirit fotografohemi nė Kodėr, te pllaka pėrkujtimore e fėmijėve tė tij - Blerimit e Sherifes, tė cilėt u masakruan barbarisht, mė 17 qershor 1999, nga bandat kriminele serbe.
Ushtarėt belgė tė KFOR-it na gjejnė nėn hijen e lisave shekullorė, afėr varrezave tė Lagjes sė Epėrme, prej ku, si nė pėllėmbė tė dorės, shihen fshatrat serbe tė komunės sė Leposaviqit: Kamenica, Vuēa, Sllatina, Soēanica, Stanet e Brestovės..., qė duket sikur rrahin gjoks dhe na pėrqeshin qė ende spo gjejmė mundėsi e forcė pėr tu kthyer e pėr ti gjallėruar kėto fshatra. Pas njė legjitimimi tė zakonshėm, meqė kėtu ėshtė zonė sigurie, duke na pėrshėndetur pėrzemėrsisht dhe duke na kėrkuar falje pėr shqetėsimin, kthehen nė bazėn e tyre nė Istikam, siē i themi ne asaj kodrine, qė ėshtė nė tre-kufirin e fshatrave: Cerajė, Bistricė dhe Koshtovė e Vllahisė.
Po ngryset edhe nata e dytė nė mbretėrinė fatale tė kėsaj heshtjeje mortore. Asnjė zė njeriu, as shpendi, as shtaze...Shkretėtirė! Pėrveē njė drite tė largėt qė, siē duket, ėshtė nė fshatin Vidishiq, kund dritė tjetėr nė gjithė kėto fshatra shaljane qė duken nga kėtu. Atje larg nga Maja e Mprehtė shihen dritat e njė automjeti, sigurisht tė ndonjė traktori a kamioni qė bart dru nga malet e largėta tė Orzhanės.
- Hedh sa tė mundesh dru nė zjarr! i them Idrizit dhe e di se ky ėshtė njė reagim imi kryengritės ndaj kėsaj errėsire qė ka pushtuar Shalėn time tė dashur.
Dolėn Ceraja, u zbraz Shala!- kaherė kanė thėnė tė parėt tanė. Fatkeqėsisht, kjo profeci e tyre po del e qėlluar. A ska qenė ky edhe qėllimi afatgjatė i Serbisė!? Dhe mendoj: A ka atdhedashuri mė tė madhe sot se tė kthehesh pėr tė jetuar nė Cerajė?
Tė dielėn, me agun e parė tė ditės, nisemi pėr nė shtėpi. Shenjat janė tė mira edhe pėr njė ditė tė bukur e me diell.
Te Zeqiri i Abazit nė Bistricė, babai i dėshmores Fatime Hetemi, e cila ra heroikisht nė Drenicė, bashkė me Fehmi e Xhevė Lladrovcin, i pimė kafetė e mėngjesit.
Rrugės slėmė pemė pa kontrolluar mos i ka mbetur ndonjė kokėrr, por kot. Ato ose i ka prishur bora e vonshme qė u ra sivjet nė lule, ose nuk kanė lidh nė shenjė revolte ndaj banorėve qė nuk po kthehen. Diēka po.
Etjen e shuajmė rrallė e tek me ndonjė kokėrr thane, me ndonjė manaferrė tė vonuar, apo me ndonjė dardhė a mollė tė egėr.
Kafjall e sillė i hamė pėrnjėherė nė njė rrasė tė madhe guri, si sofėr, nė mes tė lumit tė Maxherės.
Nė Stantėrg mbėrrijmė diku kah ora 4 pasdite. E zėmė njė furgon dhe nisemi pėr nė Mitrovicė. Derisa zdirgjemi, meditoj: E lamė pothuajse shkret gjithė kėtė pasuri natyrore dhe erdhėm e u grumbulluam si peshqit kėtu nė kėtė gjysmėqytet tė zhurmshėm.
Nė shtėpi mbėrrij nė ora 5 pasdite, me njė grusht arra nė ēantė, qė ia solla gruas dhe fėmijėve si dhuratė nga ky udhėtim dhe me nga tre ekzemplarė tė librave tė mi, qė nuk pata kujt tia jap pėr ti lexuar...
Qershia qė i piqte e para
Muaji qershor, i 1999-ės, po i piqte ngadalė kokrrat e ėmbla. Bashkė me rrezet e ngrohta tė diellit, tokėn e gjakosur e tė shkrumbuar tė Kosovės po e shndrisnin edhe rrezet e para tė lirisė.
Ishte 17 qershori. Nė gjithė Kosovėn u pėrhap lajmi i gėzueshėm se trupat aleate tė NATO-s kishin hyrė gjithkund nė Kosovė. Kriminelėt serbė po tėrhiqeshin turpshėm nga Kosova. Me duar tė pėrgjakura po iknin andej nga veriu.
Njė qershi, nė arat e Avdylajve, ishte e njohur nė gjithė Cerajėn si e para qė i piqte pėrherė frutat.
Blerimi e Sherifja u nisėn tė parėt atė ditė pėr nė Cerajė. I tėrhiqte, si me magji, vendlindja. Ecnin sa mundnin e u dukej se nuk po bėnin hap. I kishte marrė malli shumė pėr shtėpinė, pėr arat, pėr rrugicat, pėr livadhet, pėr lėndinat, pėr pemėt, pėr qershinė qė i piqte e para..., sado qė e dinin mirė se barbarėt e kishin bėrė shkrumb e hi fshatin. Njė ndjenjė e pėrzier gėzimi e pikėllimi po i pėrcillte gjatė gjithė rrugės. Ishin tė gėzuar, ngase pėr herė tė parė nė jetėn e tyre po i shihnin nė horizont rrezet e para tė lirisė, ndėrsa tė pikėlluar ngase nė shpirt po u rėndonte si gur dhembja pėr gjithė ato plagė qė kishte marrė nė shtat Kosova e tyre e dashur.
Kjo ndjenjė e pėrzier gėzimi e pikėllimi i pėrcolli edhe nė amshim. Bisha karpatiane ende sishte ngopur me gjak. Ua zuri pritėn afėr qershisė qė i piqte e para dhe...
Qershia qė i piqte e para nuk ėshtė mė vetėm qershi. Ajo ėshtė edhe diēka tjetėr. Ajo ėshtė legjendė. Ėshtė filli i njė legjende. Filli i njė legjende pėr njė motėr dhe njė vėlla. Pėr njė motėr dhe njė vėlla qė sarritėn tia shijojnė kokrrat e ėmbla nė pragun e praruar tė lirisė.
Qė nga 17 qershori i 1999-ės, kjo ėshtė qershia e Blerimit dhe e Sherifes.
Vetėm dora e ndonjė tė pashpirti mund tė ngrihet drejt saj pėr tė kėputur ndonjė kalavesh tė kuq...
Krijoni Kontakt