Shtrihem bute mbi shtratin e forte! Mundohem te mos e zgjoj semundjen paralize pushtuese qe ai mbart!
Ngadale mjegulla mendim me mbulon e jam i pafuqishem per tu larguar ndaj keti fenomeni... Ndjej mungese ajri e hidratohem teksa mendoj...per nje bote te mrekullueshme....! Kam etje per te!
Ka kohe qe mundohem te krijoj kete vend " mrekulli "
Nje vend ku ore humbet funksionin e saj e koha ska me rendesi ndalet!
Jeta kthehet ne perjetesi! Nje vend i pa fund qe shtrihet mbi vlera njerezore! ku ecet mbi livadhet e shtruara me petale te luleve puthje. Ku flladi ledhatues i ndjenjave te nzehta te pershkon lekuren brishtesi duke ndjekur linjat trupore e te dritheron teksa mijera qeliza bashkohen e simkronizohen ne nje te vetme. Ku shpirti ngrihet peshe nga pafundesia mrekulli e niset fluturimthi mbi krahet e lumturise teksa shikimi deperton pertej membranes sy magjepes e prek telat e zemrez, ajo nis e luan melodine e saj magjepese e cila i jep force shpirtit te braktise shoqen e tij me te mire Vetmine per te mbledhur heshtrat e copetuara nga koha e pa shpir e te rindertoje keshtjellen e tij madheshtore nen qiellin e kaltersise sy qe te drejton drejt horizontit pafundesi. Shiu i psheretimave kenaqesi te bjere mbi trupin e brishte per te lare mekatet e kohes se vdekshme qe te mund te pasoje nje te pa vdekshme te per te cilen ndjej etje per ta jetuar edhe pse mund te me kushtezojne shume gjera, te me jape forcen ti sfidoj e me pas te hidhem e te luaj si nje femije me teka ne hapesirat e pafund qe presin te eksplorohen.
Edhe vete zoti do te ndjente zili!
Por gjithcka rjedh nen tik-takun e ores e pret cdo cast genjeshtren e kohes e si pasoje e kesaj si ushtar dezertor shpirti ngrihet fluturimthi mbi flatrat enderimtare per te leshuar mbi koken e pa fjetur te botes endren e tij te pafund por si kufoma qe avitet reth zjarit sbie vdekur po mbetet goditur!
Kur linda une.....
Boten e mbaj mend te trishte........
Krijoni Kontakt