Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781

    Si Ta Shërojmë Shpirtin E Ta Ndryshojmë Jetën ?

    Ditar i shkruar me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Ditar ;

    10.02.2008


    Mentori i lëndës së studimit Luiza.L Hej më në fund më shtriu dorën dhe me një buzëqeshje të ngrohtë tha xeuse me. Goodbye !

    Nuk e di a ia ktheva përshëndetjet. Megjithatë dola nga zyra e saj, me një mendim që më rrokullisej nëpër mendje.

    Vallë! Do të gjejë komunikime të tilla për këtë lëndë ?

    U nisa duke shikuar se si rendin me saktësi , ku secili ec në drejtim të planifikuar . Vetëm unë do të shkëputesha, të sjell e risjell përshtypje të vendlindjes sime në këtë mes ku shkenca e tërësishme përpiqet të zbulojë gjithçka !

    Kjo është gjithë literatura e komunikimit ! Pasi të lexosh, Adams, Jemes Truslow, Baerns, Barbara, Dies, Berkowwitz Leonard...., e tj, etj, që i kisha radhitur në koferin për të bashkëjetuar me ta në vendlindjen Llagu të Uskanës Ilire., që nuk e kisha parë me vite, heshta , por mendimet më ikën larg, larg !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    11.02.2008

    Koka më kishte pushuar nga uturima e aeroplanit! Dhe nuk e di përse vetja më dukej sikur kisha rilindur.Një gjërësi frymuese ndjeja në brendi të kraharorit sado sytë më sillnin një portret zbrazëtie.
    Kodra të mbetura qyshkur i kishte krijuar vetë dora e padukshme e All'llahut ! Rrugë pa sens të ndërtuara. Gropa. Hedhurina !
    Pastaj, po ajo shprehi që e kisha lënë në shkëputjen time të para ca viteve nga ky mes. Njerëz që të puthnin në të dyja faqet përse i kishte marrë malli ! Të tillë që mblidheshin në dhomë dhe me biseda bënin pazar gjithë thashethënat e botës! Ashtu siç i dëgjonin edhe bisedat për zjarrin e Xhehnemit , u besonin edhe lajmeve të ditës së një radio lokale. Dhe, kënaqeshin padyshim ! Duke qeshur e duke iu gëzuar gjithë asaj që thuhej kot. Edhepse dita shkonte, e pastaj nata që i mblidhte shuk nëpër shtrojat të bëjnë gjumë !
    Desha të klith, por rrotullova mendjen !
    Qysh se në atë qytet të përmbushur plot e përplot me gjëra kur në komunikimin njerëzor mbijeton zbrazëtia ...?
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    11.02.2008

    U shmalla me të gjithë ata që i pashë ! Dhe qesha e kuvendoja shkurt sepse kisha të tjera qëllime !

    Ditët janë të numëruara e studimi duhet bërë !

    Ku e si të vendos transhenë për komunikim kisha shumë dilema? Ndaj, qysh në fillim ia thash troç Gjakushit !

    Ai heshti një çast ! Pastaj bëri një sqarim se si e shikonte hyrjen dhe rrumbullakësimin e idesë ! E shikoj në sy ! Dhe përpara më dilte Luiza .L. Hej, mentorja e temës për të bërë magjistrimin.

    - Po ky sikur...!, pëshpërisja i habitur .

    -Shkojmë ! më tha preras Gjakushi dhe u ngrit. Ashtu siç u nda edhe profesoresha !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    E njëjta ditë !
    Në Llag të Uskanës.


    Në Kafeinternetin Flakroni u bëra anëtar . Aty e bëra rezervimin e një kompjuteri për të marrë lidhjen me gjithë ata që do të zhvilloja për studimin.

    Ishte ideja e Gjakushit dhe mua më pëlqeu. Ai më ndihmoj të frekuentoj edhe faqet prej nga do të bëhej komunikimi me shtresa të ndryshme e me qëndrime në botëkuptime .

    Në realitet, as që më shkonte ndërmend se bota e tillë ishte edhe shkencë edhe art unikat ! Më vinte të bërtas nga gëzimi sepse vetë takimet me gjithë ata që hynin e dilnin sikur më hapnin dritaren dhe më thoshin:

    - Ja shiko ! Këta janë aktorët e intervistës suaj që me devotshmëri mund të të japin të dhëna ! Ja! në botën e civilizuar ku i ke takuar këta ? !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Pa datë

    Sa herë që mbetja në vetmi në dhomën time të gjumit më ndërlidheshin gjithë ato që kishim studiuar dhe këto që po i kalonim në vendlindjen time. Prej saj nxora përfundimin se ne dhe bota në relacionin e së vërtetës që është :

    - Ne jemi 100 % përgjegjës për ato që na ndodhin,

    Grindjet, shamatat, mohimet, kërcënimet, të gjitha si pako vinin dhe shpërndaheshin në Kafe internetin Flakroni .



    Djem të ri , pa ia vënë briskun fytyrës krijonin emailin e tyre dhe hynin të shpërndajnë përshëndetjet. Ashtu siç kisha bërë edhe unë një komunikim intensiv me anëtarë, moderatorë, supermoderatorë, administratorë. Dhe, në këtë valle studimi, për të përmbushur gjithë kërkesat e planprojektit studiues për temën, mbaja shënimet ! Hapa edhe duelin me politikanë, me poetë, kritikë , studiues të ndryshëm që pak t'ua pickoje idenë të gjuheshin të të mbysin!


    Atë çast më shpërthente e qeshura ! Dhe bashkë me mua qeshnin edhe ata që ishin prezent. Djelmoshat e ri që frekuentonin pandal, dhe me shpirt kishin krijuar afërsi, më afroheshin me dashamirës!


    - Hë çka të tha ! Të puthi! E puthe ! Të do ! Të pret ...


    Çdo mendim në atë moment e përcaktonte ardhmërinë !


    - Fillimi i ardhmërisë : Harroje të kaluarën !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    12.o2.2008
    Rishikim i postimit në Pm

    11-02-2008, 18:05
    festa e beqarve

    Ju dallëndyshe që fluturoni
    në vendin tim kur të kaloni,
    po ua lë një porosi :

    Mujin tim mos e zemroni
    se më la qysh në rini !

    Prej gjithë asaj që lexova deri në mesnatë u binda se Forumi vlonte me ide.

    Regjistroheshin anëtarë të rinj ! Largoheshin anëtarë me paralajmërime se kanë thyer rregullat ! Vështronin moderatorët gjithkah për të krasitur teprimet dhe për të vënë nivelin e duhur sipas rregullores !

    Zemra më bëhej mal ! Dita më ikte rrëmbimthi! Ishullohesha në atë botë që vlonte nga energjia e një brezi që sfidonte një ndërgjegje të kafshuar të gjeneratës së prindërve që i ndrydhi dhe i shtrydhi ideologjia!

    - Po si të hapeshin ata ! Si t'i arrinin gjithë këto dëshira për një jetë tjetërfare. Ashtu siç e jetonin të rinjt e Londrës, Nju Jorkut , Qikagos !...

    Qëndrimi ma i keq ishte bindja : Unë nuk jam shumë mirë ! Ndaj, të gjithë që hynin në Kafeinternetin Flakroni pyeteshin: Si je ?

    Dhe përgjigjeja shpërthente : Shumë mirë !

    Edhe ata që hynin pa një lek në xhep, edhe ata që nuk e kishin një orë punë gjatë ditës, edhe ata që ishin peng i dashurisë...përgjigjeshin shumë mirë!

    Harroni gabimet personale dhe të të tjerëve ! Falja është rruga e shërimit edhe nëse i sëmuri lëngon nga kanceri !, meditova .
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Mesnatë 12.02.2008

    Shkrim i dërguar me email

    E nderuara Luiza L. Hej

    Ja ! Më në fund vendosa t'ua shkruaj këtë letër !

    Në këtë mesnatë rri dhe meditoj si të bëj përmbushjen e gjithë atij planprojekti për studim ! Në fillim, kur i shtronim tezat kisha shumë dilema ! Pëshpërisja ato çaste përderisa ju më jepnit sinjalet e një horizonti për studim :

    - Po si mundet në këndin e asaj skaj-jete ku linda, dhe ndodhem, të jetë kaq e përsosur një lëndë studimi! Si do të mund ajo plotësisht t'i përmbushë qëllimet ?

    Megjithatë tani jam bindur se jeta gradualisht gjithkah ndryshon!

    Nuk paska as fund , as fillim por një rrethxhirim të theksuar pantarei , i cili, i vë në lëvizje materien dhe përjetimet.

    Më beso e nderuara profesoreshë ! Përjetoj gjëra të bukura këto çaste ! Kam harruar të ha ndërsa për pije, as që nuk më shkon ndërmend ! Nektari i jetës për të bërë studim në këtë anë ku nuk ka shkelur mendje studiuesi, të ngop me gjithçka ! Sepse jeta kurrë nuk ndalet !

    - E di e nderuara profesoreshë ? Këtu bëre dhe e pickove pak në bisht atë që merret me krijim, kosherja e bletëve të sulet ! Nuk e di kush është Amza e cilët janë bletët ! Të ngopin me gjithfarë thimthash dhe të hekurosin mendimet se :

    I fortë bëhesh me forcën që e jep për të bërë qartësimin e kreimit çka do të ndodhë.

    Megjithatë gjithmonë ndjehesh i kthjellur !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Pas Mesnate 13.02.2008

    E nderura Luiza L.Hej

    Hello ! Good morning !

    I thelluar nga gjithë ajo që desha t'ua rrëfej harrova t'u them lamtumirë !

    Ndaj u riktheva me këtë shkrim të dytë.

    Më vinte keq se duke ua treguar gjithë ndodhinë e gjendjes sime studiuese në një mes që ju më bindët se ka shumë lëndë studimi, unë jam magjepsur prej saj. Dhe tashti, harroj të komunikoj edhe me ju, edhe, atëherë kur komunikoj, harroj t'u përshëndes për:

    Mirupafshim!

    Unë e di se ju jeni qenie me forcë që jepni arsye, sepse ua ka falur që nga lindja All'llahu, siç e besojmë ne, e pastaj edhe jeta, gjithë mundësinë për të krijuar për ngjarjet që ndodhin sipas parashikimit!

    Këtu , ku jam vendosur në një skaj të Kafeinternetit të Flakronit, e kam numrin tre ! Mbase përputhet me numrin e kompjuterit ! Por edhe sipas asaj që në vendlindjen time dy kanë mbaruar specializimet dhe tashti në radhë jam unë ! Megjithatë i pari, Shaqa, i cili një kohë në Kryeqendren e Kosoves, në P., ishte gazetar i TV dhe emitonte lajmet, sado që ishte talent, dhe, nuk i shpëtonte gjë nga imagjinata , e shpërblyen me dajak ! E futën në burg dhe e vunë në karrigën elektrike ! Tashti endet, dhe me të , qeshin rrugëve , përse bisedon vetmeveti.

    I dyti, Gjakushi, ky që ma dha idenë dhe vizionin se si të bëhej transheja e vendosjes dhe si do të bëhej gjithë ky rrumbullakësim i studimit, ishullohet !

    E para, sepse i vardisen gjithfarë vashash dhe ai, nuk e di ku ta ndalë grepin e peshkimit ! Por, si duket ka rënë në grepin e njëfarë " Evëngjulina" që e frekuenton Forumin, dhe ajo e ka shpallur të pandehur, bile ia ka ngritur akuzën sipas një neni të shkruar në Kushtetutën e këtyre trojeve për dashuri!

    E nderuar Luiza L Hej, është neni 47 ai, që Kushtetuta juaj shekullore as që e ka paraparë !!!

    Dhe unë i treti, Edi, e nderuara profesoreshë , për hirë të mentalitetit dhe tradicionalizmit kam ndërruar kodin e gjinisë. Jam bërë anëtare në forum! Dhe, si e tillë, më vijnë shumë mesazhe dashurie , perkrahje, urime, oferta...

    E di se do të qeshish !

    Me respekt !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    14.03.2008

    Çdo nismë e re është moment i jetës që paraqet një hap të ri nga momenti i vjetër !

    Dita ditës ballafaqohem me pikëshikim të ri!

    Kam zënë të harroj jetën e një dinamizmi të madh të një kryeqyteti ku oshëtin në dritat e forta të natës dhe jeton në rrezet mërzitëse të diellit!

    Adaptohem me jetën e një mesi që nuk i bezdis as koha që shkon kot! Edhe pse presin hedhurina të grumbulluara rrugëve dhe s'duket njeri i organizuar t'i flakë nuk prish punë! Edhe kur shkojnë dritat e rrymës, edhe kur bijnë linjat e internetit, edhe...

    Janë të natyrshme ato! Ashtu siç janë të natyrëshme vonesat e udhëtimit me tren.

    - Jeta në esencë është ajo - sa japim për të aq marrim !, pëshpërita një thënie që kushedi ku e kisha lexuar! Megjithatë më shkonte vërdallë dhe më binte mbi kokë si shpata e Demokleut thënia :

    Porta e mençurisë dhe e diturisë gjithmonë është e hapur !

    Mbeta duke u menduar për një çast. Si të deklaroj gjithë këtë strumbullar të ndërthurrjeve që vjen e lidhet nyje kur do të zgjedhish diçka ?

    - Çka të flak, dhe çka të rrëmbej prej gjithë këtyre visareve vigane edhe për nga karakteret , edhe për nga shprehitë?!

    Në portretin e personazheve të kësaj jete mister, gjithçka mund të takoje. Duhej përvoja e jetës dhe besimi në vetvete që të ngritej godina e sëvërtetës, edhe e hidhur nëse ishte ...!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  2. Nese jeni te sinqerte me sqaroni keto vargje Biblike.
    Nga Gostivari_usa në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 16-05-2009, 10:45
  3. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  4. Mbi priftërinë
    Nga I KTHYERI në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:49
  5. Urtesia e Agjerimit te Ramazanit!
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 17-11-2004, 13:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •