Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    869

    Minatoret Kiliane te lire sot pas 69 ditesh ngujimi ne miniere



    Pas 69 ditesh pritjeje ne thellesite e tokes, sot ka dale edhe minatori i fundit, nje ngjarje qe eshte shenuar me festime dhe gezim te patregueshem ne Kili. Para nje muaji nje ekip i Filmit Jezus, mori lejen nga qeveria kiliane per te derguar tek minatoret filmin Jezus. Ajo qe me preku sot ishte te shikoja kete fotografi. Bluzat qe minatoret kane veshur eshte nje dhurate nga Filmi Jezus, ne njerin krah te saj mund te shihet qarte logoja e kesaj sherbese e ndjekur nga “Atij i takon lavdia dhe nderi” . Ndersa perpara bluza ka te stampuar flamurin kilian dhe kete varg nga psalmet ne Bibel: “Ne duart e Tij (Zotit) jane thellesite e tokes, dhe majat e maleve gjithashtu”Psalmi 95:4
    Kjo me rrenqethi mishin, sepse nese do ta kisha lexuar kete psalm jashte kontekstit te kesaj ngjarjeje, nuk do te kishte ate kuptim jetesor dhe personal qe merr ne jeten e secilit prej ketyre 33 minatoreve te ngujuar ne barkun e tokes per 69 dite. Ne nje email tjeter, lexova se si gjate diteve te ngujimit, minatoret kane qene duke degjuar mesimet dhe studimet e Bibles nga autori im i preferuar, Dr. Adrian Rogers, permes valeve te radios El Amor Que Vale. Disa nga minatoret madje vendosen besimin e tyre tek Jezusi, ndersa degjonin dhe shqyrtonin jeten dhe theniet e Jezusit.
    Ka dicka tjeter teper prekese ne kete histori: shembulli i Urzuas, 54 vjecari qe drejtonte turnin ate dite qe minatoret u bllokuan ne miniere. Ishte Urzua ai qe ndante me kujdes cdo kanoce me peshk ton cdo dite duke i administruar me kujdes qe njerezit te mos vdisnin prej urise derisa t’i gjenin. Ishte Urzua ai qe kontaktoi me njerezit mbi toke per te lajmeruar shembjen 17 dite pas zhdukjes se tyre. Ishte Urzua ai qe organizoi 32 minatoret e tjere ne 3 turne pune, per te bere skicat qe ndihmuan ne nxjerrjen jashte te tyre.
    Nje nga minatoret, Pinera, u shpreh per mediat kiliane ” Ai ishte nje brigadier qe na beri te gjitheve krenare. Falenderoj te gjitha familjet e minatoreve qe nuk e humben besimin, nje besim qe levizi malet”, kjo e fundit besoj eshte reference e asaj qe Jezusi u tha dishepujve te tij “Nese keni besim sa nje kokerr sinapi(sinapi eshte nga farerat me te vogla ne madhesi) do t’i thoni ketij mali leviz dhe ai do te leviz dhe do te hidhet ne det .Kjo vlen edhe per ne sot dhe besoj se kjo ishte ai besim per te cilin foli Pinera, besimi tek Zoti i thellesive te tokes dhe i majave te maleve, Zoti i gjithe krijimit, qe mban universin ne duart e Tij dhe frymet tona gjithashtu.



    unejetoj.org
    "Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi!"

  2. #2
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Diku lexova se nje nga minatoret kishte deklaruar se Zoti nuk na braktisi asnjehere, dhe se ne fakt aty brenda nuk ishin 33, por 34 persona. Duke bere analogji me pranine e Zotit tek tre djemte hebrej te hedhur ne furre nga Nabukadnecari ne Dhjaten e Vjeter, i cili shihte se ne furre nuk ishin 3 por 4 persona qe ecnin te lire (I katerti ishte Zoti).
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #3
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Shume mire, a shpetuan te gjithe, shyqyr Zotit.

    Pershendetje

  4. #4
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anėtarėsuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perėndinė
    Postime
    1,257
    Besimi nė Zotin nuk mund tė sjellė rezultate tė ndryshme nga ato qė pėrmenden mė lart. Shpeshherė Perėndia lejon situata tė vėshtira nė jetėn tonė dhe kėtė e bėn pėr tė na dhėnė mėsime tė ēmuara frymore, pėr tė na disiplinuar nė ecjen tonė tė pėrditėshme me Tė dhe pėr ta njohur mė tepėr Atė.

    Lavdi Zotit pėr dėshminė e dhėnė nė kėto kushte tė vėshtira.



    Nėn Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtė I Shenjtė...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e king of queens
    Anėtarėsuar
    10-07-2009
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    179
    Citim Postuar mė parė nga Matrix Lexo Postimin
    Diku lexova se nje nga minatoret kishte deklaruar se Zoti nuk na braktisi asnjehere, dhe se ne fakt aty brenda nuk ishin 33, por 34 persona. bere analogji me pranine e Zotit tek tre djemte hebrej te hedhur ne furre nga Nabukadnecari ne Dhjaten e Vjeter, i cili shihte se ne furre nuk ishin 3 por 4 persona qe ecnin te lire (I katerti ishte Zoti).
    Cili tha keshtu? Ai te cilin jashte po e priste gruaje se bashku me dashnoren?

  6. #6
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    869

    CNN shkruan per minatoret dhe bluzat me emtin Jezus

    Ajo qe eshte pershemruar me larte, duket me gjersisht ne linkun me poshte, ku CNN rrefen historin e minatorve dhe bluzae qe ata mbajn veshur me emrin Jezus.

    http://religion.blogs.cnn.com/2010/1...esus-t-shirts/
    "Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi!"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •