Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Ari Haan, pas largimit "vjell vrer" ndaj kuqezinjve e FSHF-sė

    Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit Armand Duka, pas nje diskutimi edhe me Komitetin Ekzekutiv, ka vendosur per kandidaturen e teknikut holandez, qe do te pasoje ne krye te Shqiperise kroatin Oto Bariē

    Arie Haan eshte trajneri i ri i kombetares shqiptare. Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit Armand Duka, pas nje diskutimi edhe me Komitetin Ekzekutiv, ka vendosur per kandidaturen e teknikut holandez, qe do te pasoje ne krye te Shqiperise kroatin Oto Bariē. Ish-trajneri i Anderlehtit, Shtutgartit, Fejnordit, Kines e Kamerunit, do te vije ne ditet e para te janarit ne Tirane per te firmosur kontraten qe do ta lidhe ate per dy vitet e ardhshme me Shqiperine.
    Edhe pse shifrat ende nuk jane bere zyrtare, Ari Han pritet te firmose nje kontrate prej 220 mije eurosh ne edicion, pak a shume e njejta shifer qe iu ofrua edhe Oto Bariēit.

    Kush eshte Arie Haan?

    Arie Haan ka lindur me 16 nentor 1948 ne Finstervolde te Holandes dhe si futbollist ka luajtur ne rolin e mesfushorit. Ai ka shenuar 6 gola ne 35 ndeshje me kombetaren e madhe holandeze te viteve 70’. Ne karriere ka luajtur me skuadra si Ajaks, Anderleht, Standart i Liezhit dhe PSV Eindhoven, duke arritur 7 here ne finale te Kupave te Evropes dhe duke fituar 5 here. Haan fitoi tre here rresht Kupen e Kampioneve me Ajaksin e madh, ne vitet 1971, 1972, 1973, nderkohe qe arriti te fitonte edhe tre kampionate. Ai u bashkua me 1975 me Anderlehtin, ku fitoi 2 Kupa te Kupave dhe dy Superkupa te Evropes, pa harruar ketu nje kampionat ne Belgjike me kete skuader. Ai ndihmoi gjithashtu Holanden, duke shenuar nje gol ndaj Gjermanise, qe e ēoi ekipin e tij ne finale te Boterorit 1978, ku u mund nga Argjentina 3-1 pas kohes shtese. Han Ishte gjithashtu pjesemarres dhe ne Boterorin 1974, ku Holanda u mund 2-1 ne finale nga Gjermania.
    Vetem dy muaj pasi u terhoq nga karriera (1984) e futbollistit, Arie Haan u be trajner i Antverp ne Belgjike. Ai drejtoi ne karriere edhe skuadra si Anderlehti, Shtutgarti, Standarti i Liezhit, PSV Eindhoven, Nurenbergu, Fejnordi, PAOK-u i Selanikut apo Omonia ne Qipro dhe Austria e Vjenes. Karriera e tij mori nje kthese kur ne vitin 2002 u be trajner i Kines. Ai e drejtoi per dy vjet kete kombetare, duke e ēuar deri ne finale te Kupes se Azise, ku u mund nga Japonia. Historia e tij vazhdoi me Persepolisin dhe me pas me Kamerunin ne fillim te ketij viti. Por, Ari Han u largua shume shpejt, duke akuzuar presidentin e Federates Muhame Iya se i nderhynte ne berjen e formacionit.


    Balkan
    Sui generis

  2. #2
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Me mire se trajneri qe kishim nuk do gjejm, ai plak por ama plak ne loje per shum vite, plus qe kishte nje taktike qe une e rrespektosha, taktika e mos patjes frike, cdo her ne sulem kishte nga dy veta edhe kur ishim ne avantazh.

    Bravo trajnerit te vjeter, edhe ishalla po ecen mire ky i riu.

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kushti pėr Ari Han: Mė shumė kohė nė Shqipėri

    Seleksionim lojtarėsh tė kampionatit, pėr gatitje e njė programi afatgjatė pėr ekipin kombėtar, ndėrtimi i njė skuadre tė aftė pėr konkurruar pėr kualifikim nė Europianin 2012 dhe njė kohė mė e gjatė qėndrimi nė Shqipėri pėr tė pėrgatitur gjithė kėtė. Janė kėto disa nga kushtet qė drejtuesit kryesorė tė Federatės Shqiptare tė Futbollit i kanė vendosur teknikut holandez Ari Han nė takimin qė kanė patur nė Vjenė me menaxherin e tij. Dy pėrfaqėsuesit e Shqipėrisė, presidenti i FSHF-sė Armand Duka dhe zėvendėsi i tij Bujar Kasmi, duke parė shortin e Botėrorit 2010, kanė menduar pėr njė projekt mė afatgjatė dhe nė bisedimet me menaxherėt e dy teknikėve, janė vėnė disa kushte aspak tė lehta. Kėshtu, holandezit Ari Han, qė ėshtė edhe kandidati kryesor pėr tė marrė pankinėn e kombėtares shqiptare, i duhet tė qėndrojė pėr njė kohė tė gjatė nė Tiranė. Nė fillim, FSHF ka menduar tė organizojė njė seleksion me 18-20 lojtarė tė kampionatit, ku tekniku duhet tė pėrzgjedhė mė tė mirėt. Mė pas, atij i duhet tė bashkėpunojė nė hartimin e programit pėr ndeshjet miqėsore tė kombėtares deri nė muajin qershor, periudhė gjatė sė cilės Shqipėria nuk ka asnjė lloj impenjimi zyrtar. "Ne duhet ta shfrytėzojmė kėtė periudhė pėr tė pėrgatitur ekipin. Kemi mundėsi tė zhvillojmė ndeshje miqėsore edhe me skuadra qė janė tė kualifikuara pėr nė Europian", u shpreh pėr "Gazetėn" zėvendės presidenti i FSHF-sė Bujar Kasmi, duke marrė parasysh kėtu edhe faktin qė ekipet e kualifikuara duhet tė luajnė njė seri ndeshjesh pėrpara fillimit tė Euro 2008. Por, problemi mė i madh mes dy palėve, tė paktėn pėr momentin, ėshtė ai i kohės qė Han duhet tė qėndrojė nė Shqipėri. "Ėshtė pak problem, pasi ne kemi projekte serioze dhe atij i duhet tė lėrė Amsterdamin dhe familjen pėr tė ardhur kėtu e pėr tė punuar", shtoi mė tej Kasmi. Ndėrkohė, Komiteti Ekzekutiv i FSHF do tė zhvillojė sot mbledhjen e fundit pėr vitin 2007, ku nė qendėr tė diskutimeve do tė jetė trajneri i ri i kombėtares. Pas kėsaj mbledhje, pritet tė bėhet zyrtar edhe qėndrimi i Komitetit nėse do tė jetė Ari Han apo Hans Krankl tekniku i ri i kombėtares shqiptare. Fjala e fundit gjithsesi i takon presidentit Duka, por KE do tė pyetet pėr tė dhėnė mendimin e tij nė lidhje me figurėn e re tė trajnerit tė ekipit kombėtar.


    Balkan
    Sui generis

  4. #4
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Qendi
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    2,102
    Shpresojmė Tė Jet Trajner i Mirė , Fakti Qė Ėshtė Holandez Mė Duket Se Njeh Futbollin.
    SidoĒofte , Ishalla Ėshtė Trajner i Mirė.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    besoj do bej pune te mire
    JO SEKS PARA MARTESE

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Po shqiptaret mbaruan qe na u desht edhe nje deshtim i huaj? Sa te pacipe jane ato te FSHF, pas skandaleve qe na bene me shitjne e nderit te kombit, tash na morren perseri nje te huaj qe t'a manimulojne me lehte. Turp.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #7
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Nuk me duket se do beje gje edhe ky bile bile ky do e kete fatin e njejte sikur Dosena

  8. #8
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    PS. (Peshku) - Goli i Haan kundra Italise nga 40m largėsi gjatė Botėrorit 1978 konsiderohet si njeri prej golave mė spektakolarė nė historinė e Kupės sė Botės. Goli i dytė ne kete video:


  9. #9
    Perjashtuar Maska e BlackEagle
    Anėtarėsuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    500 Miles a way from home.
    Postime
    260
    Nese, do ja arrij te qendroj 2 vjet sa ka dhe kontraten, dhe nese nuk do te mund te shkoj deri tek kualifikimi, mendoj se, nje lloje tjeter menyre te te luajturit futboll do ta hedhi ne fushė.
    Ai vjen nga nje vend ku futbolli eshte mjaft i njohur, dhe si ē'do i huaj tjeter, do te sjelle me vete dhe menyren se si luhet futboll ne vendin e tij.
    Pikerisht,ngjyrat e shumta te lojes, nga ajo Gjermane, Kroate, dhe se fundmi kjo Hollandeze, te perzjera me ate Shqiptare, ndoshta, do te krijojne ate qe vertete quhet Futboll ne kombetaren Shqiptare.

    Le te shpresojme per mirė. Ne fund te fundit, nuk eshte se kemi rene nga maja e malit, dhe s'po ringjitemi dote me. Ne thjesht jemi ne te ngjitur, dhe e perpjeta eshte gjithmone e veshtire.

  10. #10
    Fatin e kane vete ne duar lojtaret e kombetares dhe asnje tjeter , le ti lene menjane pislliqet dhe zenkat midis tyre , le ti lene klanet e moskenaqsite dhe le te mendojne per ate tifozin e betuar kuqezi qe shkelet me kembe per nje bilete dhe jep gjithe rrogen e tij te varfer te jete per 90 min afer tyre , ti brohorasi , tu jap te kuptoje qe eshte prane tyre , dhe qe ndihet krenare per ate fanelle kuq e zi qe ka veshur per te ardhur ne stadium !
    Me dy rezultatet e fundit na e futen koke ne @@*@ , po tu vije pak turp e te kene pak seder le te fillojne dhe te mundin dhe skuadra te tjera pervec Luksemburgut !!


    Ne dreq vafshin
    Eshte e vertete qe puna e fisnikeron njeriun, por shoqeria jone nuk ka nevoje per aristokrate.


Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •