Qe thoni ju une jam Pisani(emrin e vertete s'e them se e kam shume te bukur dhe kam frike mos ma merrni).
Tani duke studiuar vete origjinen e nickut tim do te kuptoni se aktualisht jam ne Pisa te Italise por diten e pare qe dola ne drite me nxorren nga materniteti i famshem i DURRESIT. Si durrsak qe jam vdes per pak uje te kripur dhe me u hallakat gjithe diten. Pervec ketyre dy gjerave kam nje pasion te tmerrshem per basketboll (i bej thirrje orionit ta bejme nje loje tek e tek) dhe per vajza si te gjithe meshkujt.
Ne Pisa vazhdoj per informatike dhe jam nje nga kokat e te ardhmes se MACROsoft-it (mos e ngaterroni me ate firmen e Bill Gates qe nuk me kujtohet mire emri).
Tani per tani kaq do ju them. E le te hapur pyetesorin se e di qe shqiptari e ka fiksim te pyesi dhe per kete ju pres me padurim.
![]()
Krijoni Kontakt