Zv/sekretari amerikan i Shtetit për çështje evropiane, Daniel Fried ka deklaruar se pavarësia e Kosovës është një “fakt i kryer” dhe i ka bërë thirrje Rusisë që bashkë me SHBA-të të ndihmojnë në forcimin e pushtetit demokratik që synojnë liderët e Kosovës.
“Në vend që dobëson institucionet e Kosovës dhe përpiqet që këtë shtet ta izolojë, gjë që në parim është pa sukses, i propozoj Rusisë që të punojë së bashku me ne që të forcohet pushteti demokratik", ka thënë Fried, i cili së shpejti merr një detyrë të re.
Ai ka shtuar se kjo është ajo që dëshirojnë liderët e Kosovës të cilët nuk janë ekstremistë. "Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi kanë hedhur poshtë ekstremizmin dhe kanë përqafuar sistemin demokratik të sundimit. Këta janë njerëz të cilëve ne duhet t'u ndihmojmë", ka thënë Fried në një intervistë për agjencinë ruse Interfaks.
Fried ka thënë se, "Kosova mund të zhvillohet si një shtet demokratik për të gjithë qytetarët e saj, duke përfshirë serbët, boshnjakët romët, turqit", por "mund të zhvillohet edhe si shtet nacionalist", gjë që SHBA-të nuk dëshirojnë, por "as Rusia nuk dëshiron".
Fried ka theksuar se është për keqardhje që Rusia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës
Krijoni Kontakt