Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Për: Të falem (Mari) o hirëplote! - Zoti me ty

    Citim Postuar më parë nga deshmuesi Lexo Postimin
    Qe nga ttitulli qe i ke vene shkrimit, tregon se kush po keqperdor shkrimin profetik. ..
    Titulli që ia kam vendosur shkrimit eshte biblike, deshe ti apo nuk deshe, i pelqej djallit apo jo..,

    “Të falem, o Hirplote! Zoti me ty!”

    Në të gjashtin muaj, Hyji e dërgoi engjëllin Gabriel në një qytet të Galilesë, që quhet Nazaret, te një virgjër, që ishte e fejuar me një njeri, që quhej Jozef, prej fisit të Davidit. Virgjëra quhej Mari.
    Engjëlli hyri tek ajo dhe i tha: “Të falem, o Hirplote! Zoti me ty!” (Lk 1; 26-28)
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Për: Të falem (Mari) o hirëplote! - Zoti me ty

    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    Titulli që ia kam vendosur shkrimit eshte biblike, deshe ti apo nuk deshe, i pelqej djallit apo jo..,

    “Të falem, o Hirplote! Zoti me ty!”

    Në të gjashtin muaj, Hyji e dërgoi engjëllin Gabriel në një qytet të Galilesë, që quhet Nazaret, te një virgjër, që ishte e fejuar me një njeri, që quhej Jozef, prej fisit të Davidit. Virgjëra quhej Mari.
    Engjëlli hyri tek ajo dhe i tha: “Të falem, o Hirplote! Zoti me ty!” (Lk 1; 26-28)
    Vargu origjinal nuk eshte keshtu. Po ta sjell ne greqisht dhe ne shqip, ku askund nuk thuhet, fjala: te"falem". Ne teksin origjinal eshte fjala: "tunjatjeta". Ja po te sjell teksin ne origjinalin Greqisht.

    " Και εισελθών ο άγγελος προς αυτήν, είπε· "Χαίρε, κεχαριτωμένη"· ο Κύριος μετά σού· ευλογημένη συ εν γυναιξίν."

    Pra fjalet ketu jane: "Χαίρε, κεχαριτωμένη" (kere ke haritomeni), qe ne shqip do te thote: "njatjeta o hirplote". Dmth. fjala, "te falem", nuk ekziston por eshte nje sajese qe ju i beni deformimit te fjales profetike. Falja dhe Lutja i takojne vetem Perendise dhe jo krijeses.

  3. #13
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Për: Të falem (Mari) o hirëplote! - Zoti me ty

    Citim Postuar më parë nga deshmuesi Lexo Postimin
    Vargu origjinal nuk eshte keshtu. Po ta sjell ne greqisht dhe ne shqip, ku askund nuk thuhet, fjala: te"falem". Ne teksin origjinal eshte fjala: "tunjatjeta". Ja po te sjell teksin ne origjinalin Greqisht.

    " Και εισελθών ο άγγελος προς αυτήν, είπε· "Χαίρε, κεχαριτωμένη"· ο Κύριος μετά σού· ευλογημένη συ εν γυναιξίν."
    Po genjen sepse nuk thuhet "tungjatjeta". Kjo eshte nje genjeshter e jotja kinse po din dicka.
    Kjo qe ti po ben - eshte sic thuhet ne nje fjale popullore "po e mesoj veja pulen" - ec e keput qafen se askush nuk po pret prej teje ndonje dije apo mesim, por gjeja qe presim prej teje eshte te ulesh koken dhe te bashkpunosh me Kishen e Krishit, ne dashuri, lutje dhe urate, e duke mesuar nga Fjala e Zotit. Se njeh gjendjen tende mjeruese i shkret - ne luft dhe salvime ndaj Kishes se Krishtit.
    Mesimi yt kinse per shpjegime ne kete teme eshte nje budallak i madh i yti i radhes, une per keto tema edhe liber kam botue, ja psh lidhur me pershendetjen “Kaire Maria”.

    Maria është vendtakimi dhe vendnjësimi i hyjnores me njerëzoren!


    Nga Libri "Pse t'i besojmë Jezusit" kapitulli 14

    Engjëlli, i drejtohet Shën Marisë Virgjër, “Kaire Maria”:

    Qe do të thotë “gëzohu”. Vetëm me këtë dialog të Engjëllit me Marinë, fillon me të vërtetë Besëlidhja e Re, “gëzohu” sepse FJALA E ZOTIT do të mishërohet në ty, erdhi koha dhe UNGJILLI-Lajmi i Gëzueshëm është afër. Prandaj mund të themi se fjala e parë e Besëlidhjes së Re është “gëzohu”, “gëzim”. Ky lajm i gëzueshëm dhe i shumëpritur do të pret përgjigjen “po”- jen e Marisë!

    Maria i thotë po - “Më ndodhtë siç the ti!, vullnetit të madh, në dukje tepër të madh, për një njeri. Atë “po”, që nganjëherë duket kaq e vështirë. Pasi duam të parapëlqejmë veç vullnetin tonë. “Po”-ja e Shenjtëreshës Mari kthen njeriut atë qe kishte humbur “jo”-ja e Eves!

    Përgjigjja pozitive e Marisë, është pasqyrimi i përsosur i përgjigjes së vetë Krishtit, kur hyri në botë:

    Bindja e Birit pasqyrohet në bindjen e Nënës e kështu, për hir të takimit të këtyre dy “po”-ve – njerëzores dhe hyjnores, Zoti mund të marrë përfytyrimin e njeriut.

    Maria, në të cilën u Mishërua Hyji, Maria që lindi të Pamposhturin nga vdekja - JEZUSIN, Ajo qe lindi Zotin e bërë njeri, Maria – “hirplote” nuk mund ta përjetonte vdekjen, sepse Mishërimi i Hyjit në të kishte prekur dhe shndërruar thelbin e qenies së saj. Kjo është e vërtetë dhe nuk do edhe shumë mend për ta kuptuar. Kjo, mund të kuptohet dhe të besohet vetëm pasi që të njohësh Krishtin, pasi të njohësh vërtetë Mishërimin e Zotit, pasi qe të pranosh, të besosh me fuqinë e Shpirtin e Shenjt dhe pushtetin e Tij, pasi qe të kuptosh se çka do të ndodhë nëse në atë mish – trup njeriut të prek Shpirti I Zotit. Edhe e din se pse? Vetëm nga Shenjtëria, Dashuria dhe Pushteti i ZOTIT. Pra, kraharori i Marisë është vendi ku hyjnorja bëhet NJË me njerëzoren, ky është realitet dhe nuk ka njeri në botë, nëse beson Krishtit qe mund ta refuzon. Sipas arsyes së besimit (Shën Anselmi e quan "intellectus fidei") “inteligjencës së fesë”, ky shndërrim është i përjetshëm. Ne ketë mënyrë Maria jo vetëm qe në vetvete është njeriu më i veçantë i historisë së njerëzimit, por ajo është edhe prototipi i asaj qe si te krishterë besojmë dhe shpresojmë se do të ndodhë me secilin nga ne.

    Me që Maria është vendtakimi dhe vendnjesimi i hyjnores me njerëzoren, atëherë misioni, detyra dhe roli i saj vazhdon po ne këtë drejtim, pra, qe ajo te bashkoje vazhdimisht hyjnoren dhe njerëzoren.

    Nga "qielli", ajo, me trupin e saj të lavdishëm, trup njerëzor që i përket njëkohësisht historisë njerëzore dhe historisë së Hyjit me njeriun, ajo pra, në fuqi të kësaj ngjarjeje, e shoqëron njeriun në historinë e tij në lidhje me Hyjin. (Qielli nuk duhet konsideruar si "vend", por si "gjendje" e përhershme e personit ne fjalë).

    Ky është misioni konkret i Marisë, qe secili i krishterë duhet të jetë i kujdesshëm nëse flet diçka lidhur me të, mision i asaj ne të cilën është realizuar tashmë lavdërimi dhe prandaj vetë personi i saj i thotë njeriut qe beson ne Krishtin: “Ky realizim lavdërimi, është edhe fati yt”.

    Ja ku jam, jam shërbëtorja e Zotit, të bëhet në mua si thotë Fjala jote”, i përgjigjet Shën Maria Engjëllit. Fryti i kësaj përgjigjeje, është i pranishëm nëpërmjet Jezu Krishtit, sakramenteve, edhe në jetën e Kishës qe jemi ne.

    Përgjigjja e Marisë drejtuar Hyjit vazhdon në Kishë
    , e cila është e thirrur ta bëjë të pranishëm Krishtin në histori, duke ofruar gatishmërinë e vet që Zoti të vazhdojë ta vizitojë njerëzimin me mëshirën e Tij.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  4. #14
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Për: Të falem (Mari) o hirëplote! - Zoti me ty

    Citim Postuar më parë nga deshmuesi Lexo Postimin
    Dmth. fjala, "te falem", nuk ekziston por eshte nje sajese qe ju i beni deformimit te fjales profetike. Falja dhe Lutja i takojne vetem Perendise dhe jo krijeses.
    "te falem Mari" nuk e ka kuptimin e adhurimit apo dicka tjeter pos nje pershendetje. Kisha katolike asnjeher nuk ka shpallur para botes apo besimtarve se kur thuhet "te falem Mari" d.t.th adhurim. Kete po e thua ti me tendece dhe i ndikuar nga dreqi i mallkuar. Mos harro se asgje me shume nuk beri Pali (deri sa e takoj Krishtin) kur e salvoj Kishen e Krishtit - sa po beni ju (veq se ti je i pa asnje fuqi pos me shpife neper rrjetet sociale), edhe ai ishte me bindje te plote se eshte duke i sherbyer Zotit kur e pernjeki Kishen, njejt po ben edhe ti, nuk pushon, dite dhe nate duke sulmue Kishen kinse po ben dicka te mire, te betohna para Zotit se je i terbuar dhe verbuar, e aspak nuk je duke i sherbyer Zotit, por me keto qe ti ben, po i shgerben dreqit te mallkuar i cili te ka roberuar ne emer te Hirit dhe te Zotit, iki prej thojve te tij.


    Ne vend te pergjigjes - lidhur me ato qe keni thene duke genjyer kur thuani:
    "Falja dhe Lutja i takojne vetem Perendise dhe jo krijeses"!

    Në Kishën (katolike), është rregull nr. 1 i teologjisë shpirtërore qe lutjet t'i drejtohen Atit!

    (Nga Libri "Pse t'i besojmë Jezusit" kapitulli 14).

    Maria, nuk adhurohet, por nderohet në Kishën (katolike),
    ne anën tjetër, është e vështirë të matet nderimi, pra, të thuhet me shume apo më pak. Ndërkaq, në anën tjetër, është edhe e vërtetë qe nganjëherë mund të ketë aty-këtu edhe teprime, veçmas në përshpirtërinë popullore dhe private. Por, qe ne Kishën katolike, është rregull nr. 1 i teologjisë shpirtërore qe lutjet t'i drejtohen Atit, NEPERMJET Jezu Krishtit, qe me Atin jeton NE bashkimin e Shpirtit Shenjt, kjo është një e vërtetë themelore e pranishme në çdo lutje publike dhe liturgjike.

    Mirëpo assesi nuk duhet larguar nga realiteti se, Maria është ajo në të cilën Shpirti Shenjt aktualizon Mishërimin e Birit te Atit. Si rrjedhoje, Maria është vendbanimi i plote i Hirit te Trinisë Shenjte, dhe po kjo Nënë e Jezusit, e mbushur me Hirin hyjnor ("Te falem, o Hirplote, Zoti është me ty" [Lk 1, 28]) Maria është së bashku me apostuj ditën e Rreshajve. Kujdes, ajo vete është e para e mbushur me ketë Shpirt Shenjt qe tani gjallëron Bashkësinë e Apostujve, pra Kishën e sapo themeluar nga Jezusi nëpërmjet Euharistise dhe e vulosur po nga Ai nëpërmjet Kryqit (Ekklesia = Bashkësi = Kishe). Për atë arsye, Maria vlen si Nëna e Kishës dhe Mbretëresha e Apostujve, pra ngase e para e Mbushur me Shpirtin Shenjt dhe Tabernakulli qe ka mbajtur Birin e mishëruar, atë qe tani Kisha e mban në Euharisti dhe Shpalljen e veprës së shëlbimit.

    Kështu, Maria, afinohet me shume me Hyjin e, njëkohësisht, afinohet po ashtu edhe me njeriun. Si rrjedhoje, me këtë figure, krijohet një lloje marrëdhënie afektive e menjëhershme. Kjo, është pozitive ne vetvete, nëse me dërgon aty ku vetë Maria donë te me dërgojë, pra, tek qendra e gjithçkahe që është Jezu Krishti. Dhe ne këtë mënyrë, Maria bëhet "ndërmjetësuese", domethënë ajo që me paraqet para Birit te saj. Mirëpo, nëse kjo marrëdhënie afektive frenohet ne kënaqjen e "ndjenjave te mia" religjioze, atëherë se pari nuk është autentike dhe se dyti rrezikohet te kalohet ne teprim , gjë që, sigurisht nuk ka të bëjë më, as me Marinë dhe as me Birin e saj, por me egoizmin tim, i cili, mund të paraqitet edhe si i veshur me një lloj përshpirtërie sentimentale.

    Si përfundim, Virgjëra Mari, e cila nëpër lajmin e engjëllit pranoi në zemër dhe në trup Fjalën e Zotit dhe i solli botës Jetën, pohohet dhe nderohet si Nëna e vërtetë e Hyjit - Shëlbuesit. Në mënyrë të lartë shpërblimi, për arsye të meritave të Birit të saj dhe e bashkuar me Të ngushtë dhe pandashëm është e miratuar me rol dhe dinjitet të bëhet Nëna e Birit të Hyjit, dhe për atë arsye bija tejet e dashur e Atit dhe shenjtërorja e Shpirtit Shenjt, nga e cila dhunti e hirit të veçantë i tejkalon shumë të gjitha krijesat qiellore dhe tokësore. Njëkohësisht është e lidhur në gjini të Adamit me të gjithë njerëzit të cilët kanë nevojë për shëlbim, për më tepër; vërtet është Nëna e gjymtyrëve të Krishtit JEZUS, sepse mori pjesë me dashuri që të linden në Kishë besimtarët, të cilët janë gjymtyrët e atij Kreut. Prandaj edhe e përshëndesim si gjymtyrë të shkëlqyeshme dhe të veçantë të Kishës dhe tipar të saj dhe si më të mirin shembull në BESË-Lidhje dhe dashuri, prandaj Kisha Katolike e mësuar nga Shpirti Shenjt, me dashuri femërore e nderon si Nënën tejet të dashur.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  5. #15
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Të falem (Mari) o hirëplote! - Zoti me ty

    Toni ne nuk ju qortojme nga gjelozia apo urrejtja, nuk kam kohe sonte te te sjelli triliarda argumente sonte vetem te pershendes e njekohesisht te therras ne krishterimin Biblik nga krishterimi katolik....

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •