Close
Faqja 4 prej 33 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 321
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Dhe mua me pelqen si kenge dhe si tekst ,dhe kengetarja ka vokal shume te mire .
    ka bere shume mire kompozitori qe ka futur elemente shqiptare ne kompozim.
    Dhe na i shkruani se si duhet te votojme ju lutem juve qe e dini
    .
    Ps .Z Agim nqs futesh ne forum keto dite, te lutem thuaj atyre te televizionit ta shpjegojne sa me mire menyren e votimit ,se keto vite qe kane kaluar se kan shpjeguar mire .
    Urime .
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  2. #32
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga saura Lexo Postimin
    Dhe mua me pelqen si kenge dhe si tekst ,dhe kengetarja ka vokal shume te mire .
    ka bere shume mire kompozitori qe ka futur elemente shqiptare ne kompozim.
    Dhe na i shkruani se si duhet te votojme ju lutem juve qe e dini
    .
    Ps .Z Agim nqs futesh ne forum keto dite, te lutem thuaj atyre te televizionit ta shpjegojne sa me mire menyren e votimit ,se keto vite qe kane kaluar se kan shpjeguar mire .
    Urime .
    menyra e votimit eshte shume e thjeshte
    duhet te shikoni naten finale te Eurovizion ne kanalin shteteror te vendit ku ju jetoni
    dhe aty ne fund te konkurimit te kengeve do keni informacionet e nevojshme se cili kod i korespondon kenges shqiptare.
    edhe ne Tvsh nese keni mundesine ta shikoni do ta keni me te lehte...se japin shpjegime me te hollesishme
    votimi behet me SMS ose ne linjen fikse 1 sms= 1 vote 1 tel = 1 vote
    Ndryshuar për herë të fundit nga prenceedi : 06-05-2009 më 14:57

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    menyra e votimit eshte shume e thjeshte
    duhet te shikoni naten finale te Eurovizion ne kanalin shteteror te vendit ku ju jetoni
    dhe aty ne fund te konkurimit do keni informacionet e nevojshme se cili kod i korespondon kenges shqiptare.
    edhe ne Tvsh nese keni mundesine ta shikoni do ta keni me te lehte...se japin shpjegime me te hollesishme
    votimi behet me SMS ose ne linjen fikse 1 sms= 1 vote 1 tel = 1 vote
    Une jetoj ne Itali dhe Italia ka vite qe nuk merr pjese ne eurovizion .
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  4. #34
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga saura Lexo Postimin
    Une jetoj ne Itali dhe Italia ka vite qe nuk merr pjese ne eurovizion .
    epo nese jetoni ne itali nuk mund te votoni sepse te drejte vote kane vetem vendet pjesmarese me sa di une ..............

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    si votohet per naten e pare (skualififuese) ,,,,,,,,, votojne te gjitha shtetet apo vetem 18

  6. #36
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    kjo ka nje ze te fuqishem,,,ishalla po hyjme ne finale.


    per mua kenga duhej te ishte kendu ne Shqip, shum me mire do ishte.

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Mu me pelqen Kejsi dhe kenga asht shum e hamonizuar,vetem kisha me then ne shqip kendon me bukur , zeri i del ma bukur e paska pergaditur edhe ne gjuhen angleze,super ne rast fitore te kendohet ne anglisht.

    Sukses vajzes,ska lidhje mosha , talenti asht ne pyetje , belgjika ka fitu me nji vajz 16 vjeçare e me ska fitu ...kjo ishte per personin qe frigohet nga "adolesentet"...

    shum bukur.... te valoje flamuri ne Rusi dhe te ndegjohet gjuha shqipe tjerat ecin me politiken ....
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  8. #38
    KATASTROF !

    Kenge qe eshte klasifiluar me korupcion.

    Ma e mira deri tani ka qene Anjeza.

  9. #39
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Interpretimi i "rrezikshëm" i Kejsit




    Kejsi Tola pati dje interpretimin e parë në skenën ruse. Në performacën e këngës shqiptare tërheqin vëmendjen gjërat e jashtme, takat e larta dhe akrobacitë. Tola, po dje, ka përballuar e vetme konferencën për shtyp

    Kejsi Tola këndoi dje për herë të parë "Carry me in your dreams", në skenën "Olimpiysky Arena" të Moskës. Ishte prova e parë zyrtare edhe për Slloveninë, Hungarinë, Danimarkën, Greqinë, Moldavinë, Ukrainën, Lituaninë, Estoninë dhe Holandën.

    Pas provës ka vijuar konferenca për shtyp, ku sipas faqes elektronike të "Eurovision Song Contest", ka qenë këngëtarja 17-vjeçare ajo që mbajti peshën e gjithë konferencës së realizuar në gjuhën angleze.


    E pranishme ka qenë edhe drejtoresha e Radio Tiranës, Zamira Koleci, e cila kryeson delegacionin shqiptar në këtë ngjarje muzikore.


    Kejsi ka folur për videoklipin e këngës që është realizuar në Mynih dhe ka bërë disa komente për këngëtaret e reja në moshë që kanë përfaqësuar Shqipërinë në "Eurosong", duke shtuar se me njërën prej tyre, Olta Bokën, kishte miqësi.


    "Unë nuk kam karrierë të gjatë muzikore, por mendoj që mosha nuk përbën një problem këtu",- ka thënë Kejsi para mediave në Moskë.


    "Carry me in your dreams" do të këndohet e 16-ta në mbrëmjen e dytë gjysmëfinale, që bëhet në "Olimpiysky Arena". Por në faqen elektronike të "Eurovision Song Contest 2009", jepet diçka për atë që publiku do të ndjekë gjatë dy mbrëmjeve gjysmëfinale më 12 dhe 14 maj.


    Komenti për provën zyrtare të Kejsit në këtë faqe mban titullin "Taka të larta dhe figura akrobatike për Shqipërinë". Prova e së mërkurës ishte e përqendruar vetëm tek vokali dhe koreografia e këngës. Këngëtarja kishte veshur pantallona rozë, një bluzë të bardhë dhe taka shumë të larta.


    "Duhet të ketë qenë sfidë shumë e madhe për këngëtaren të kërcejë me ato taka",- shkruhet për Kejsin në faqen elektronike.

    Koreografia e Julian Bulkut nuk shkon në një linjë me ritmet dance të këngës së kompozuar nga Edmond Zhulali, me tekst të Agim Doçit. Është po ajo "formulë" që u prezantua para nisjes së grupit për në Moskë: këngëtarja kryesore, tre balerinë dhe diku në sfond dy vajzat e zërave shoqërues.

    Në videon e realizuar gjatë provave të këngës shqiptare, koreografia nis me figura orientale dhe më pas përzihet me lëvizje të breack dance.


    Akrobacia nuk ka të bëjë as me njërën dhe me tjetrën situatë koreografike, por akrobacira mund të quhen hipjet dhe zbritjet e Kejsit mbi shpinat e balerinëve. Në një moment të tillë, ajo ulet "këmbë mbi këmbë" në brinjën e njërit dhe këmbët i vendos në prehrin e tjetrit.


    Megjithatë, nuk mund ta marrësh vesh kush e ka më të vështirë dhe kush është më në siklet, Kejsi që qëndron e ulur, apo balerinët që duhet të durojnë takat e holla majë gjilpëre.

    Në provat e përgjithshme ekipi ishte veshur si përditë, duke i lënë surprizë për në 14 maj veshjet e realizuara nga Anila Zajmi.


    Ajo që është komentuar më shumë në internet nuk është performanca apo kënga e Kejsit, por zëri i saj, që cilësohet "i fuqishëm".



    Është e dyta herë që "Eurovizion" aplikon një formulë ndryshe për konkurrimin dhe votimin e këngëve. Nëse Anjeza Shahinit ju desh të klasifikohej me "forcat e veta" në natën finale dhe të siguronte një vend për pasardhësin e saj, këtë vit të gjithë do të jenë të barabartë.


    Vendet pjesëmarrëse konkurrojnë në dy net, 12 e 14 maj dhe në natën finale, më 16 maj, dalin më të mirët, si dhe ata këngëtarë që përfaqësojnë vendet organizative që janë përherë të kualifikuara, Franca, Spanja, Britania e Madhe, Gjermania dhe Rusia.

    Ndërsa në përzgjedhjen e këngës fituese të "Eurosong Contest 2009", do të merren dy mendime, ai i jurisë profesionale dhe i publikut. Ky i fundit, si çdo vit, do të ketë mundësinë të votojë nëpërmjet mesazheve me celularë për cilëndo këngë që preferon, përveç këngës së vendit të vet.


    Franca ka fytyrën e Patrisia Kaas


    I rëndësishëm apo jo, për Festivalin Evropian të Këngës, Franca ka zgjedhur të përfaqësohet as më shumë dhe as më pak, por me Patrisia Kaas, një nga zërat francezë më të njohur në botë.


    "Et s'il fallait le faire" titullohet kënga që Kaas interpreton më 16 maj në "Olimpiysky Arena", në Moskë. Në dhjetor të 2008-ës ajo u nderua nga Rusia me dy çmime prestigjioze, duke u konsideruar si një urë lidhëse mes kulturës franceze dhe asaj ruse.

    Shekulli
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  10. #40
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Kengetarja mund te kene ze te mire, por kenga le shume per te deshiruar, teksti ne anglisht nuk tingellon gje,kercimi si pa lidhje ishte, shumeeeee difekte.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Faqja 4 prej 33 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Franz Baron von Nopca (1877-1933)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-04-2024, 02:46
  2. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Jezuiti italian që adhuronte Shqipërinë
    Nga PLaku-i-Detit në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 06:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •