Close
Faqja 12 prej 33 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 321
  1. #111
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anëtarësuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    Citim Postuar më parë nga Sturmgewehr Lexo Postimin
    GABIM KEJSI RADHITET NE TOP 5 TE EVTMET KENGE QE ME LAN PERSHTYPJE PERVEC TE SHQIPRIS ISHIN MOLDAVIA, AZERBEJXHANI, TURQIA DHE UKRAINA PAK DHE PORTUGALIA ME SPANJEN PERNDRYSHE KEJSI ISHTE ME E MIR SE UKRAINA POASHTU ME E MIR EDHE SE PORTUGALIA POR NUK I DIHET SE KOHEVE TE FUNDIT I KA HY NE GJAK EVROVIZIONIT KY RITMI TURKO-MAGJUPO-ORJENTAL
    E kisha fjalen qe te mbrri ne finale ne top 10 , sepse per vendin e par me duket shume veshtir per ta arritur?

  2. #112
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Shqipëria e pesta edhe me vota

    Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, Kejsi Tola është renditur e pesta edhe sa i përket votave të publikut, gjatë gjysmëfinales se dytë të Eurosong që është mbajtur të enjten në Moskë.

    Të parët që janë renditur ishin përfaqësuesit e Azerbajxhanit me këngën “Always”, që këndohet nga këngëtarja AySel dhe Arash, ndërkaq pas saj janë rënditur Kroacia, Ukraina dhe Lituania.

    E pesta, sipas ueb-faqes www.esctoday.com, që bën publikimin e favoritëve të cilët mund të fitojnë Eurosong, është renditur përfaqësuesja e Shqipërisë, Kejsi Tola me këngën “Carry into your dreams”.

    Përfaqësuesit tjerë të cilët janë renditur pas Shqipërisë me vota janë përfaqësuesit e Moldavisë, Danimarkës, Estonisë dhe Norvegjisë. Ndërkaq, përfaqësuesi grek thuhet se ka marrë vota më së shumti prej jurisë profesionale të vendeve gjë që e bën këtë favorit, por ai ka marrë shumë pak vota të publikut.

    Favorit për të fituar këtë festival konsiderohen edhe Turqia e cila në natën e parë gjysmë finale kishte arritur të merrte më së shumti vota të publikut ndërkaq favorit të tjerë konsiderohen edhe Suedia, Finlanda, Norvegjia, Rusia dhe Azerbajxhani.

    Tola konsiderohet si njëra ndër këngëtaret më simpatike të festivalit pasi që edhe këtë vit Shqipëria përfaqësohet me një 17 vjeçare në këtë festival.

    Për dallim nga vitet e tjera, ku vendet Ballkanike janë kualifikuar për finale, sivjet vetëm pesë nga këto vende kanë arritur këtë synim. Favorit nga Ballkani konsiderohet Turqia dhe Greqia ndërkaq pas tyre rënditen Bosnja Hercegovina, Shqipëria dhe Kroacia.

    Zhgënjim kësaj radhe duket se ka qenë përfaqësuesit e Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Sllovenisë dhe Qipros të cilët prapë nuk kanë arritur ta shijojnë finalen e Eurosong. Shqipëria kualifikohet në finale për të dytin vit radhazi pasi që edhe vitin e kaluar kishte arritur në finalen e Eurosong që u mbajt në Beograd.

    Shqipëria e 19-ta me radhë të shtunën

    Pas kualifikimit të finalistëve, po ashtu është hedhur edhe shorti për renditjen e këngëtarëve që do të këndojnë të shtunën, me 16 maj në Moskë.

    Pas ndarjes së shortit përfaqësuesja shqiptare, Kejsi, ka thënë në konferencë për shtyp së është shumë e lumtur që përfaqëson Shqipërinë, ndërkaq ajo sapo ka mbushur 17 vjet.

    Por, ajo ka shpjeguar se kjo nuk do të thotë asgjë sepse edhe pse është e re ajo ka talent – ajo ka besim në aftësitë e saj.

    Mandej ajo ka kërkuar nga valltari i saj i kaltër që të rri në mes të skenës dhe për këtë ka marrë një duartrokitje të gjatë nga gazetarët.

    Renditja numerike e këngëtarëve që do këndojnë të shtunën

    1. Lituania
    2. Izraeli
    3. Franca
    4. Suedia
    5. Kroacia
    6. Portugalia
    7. Islanda
    8. Greqia
    9. Armenia
    10. Rusia
    11. Azerbajxhan
    12. Bosnja dhe Hercegovina
    13. Moldavia
    14. Malta
    15. Estonia
    16. Danimarka
    17. Gjermania
    18. Turqia
    19. Shqipëria
    20. Norvegjia
    21. Ukraina
    22. Romania
    23. Britania e Madhe
    24. Finlanda
    25. Spanja

    /kospress/
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  3. #113
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Suksese Kejsit në natën finale, ishalla kapim një vend të mirë pse jo edhe ta fitojmë Eurovisionin. Për mua dy këngët favorite deri më tani janë e Turqisë dhe Azerbejxhanit.
    #VamosArgentina

  4. #114
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Shyqyr qe nuk eshte Qipro ne finale Greqia do na jape 12 pike

  5. #115
    Voleur du coeur.. Maska e Roi
    Anëtarësuar
    10-06-2004
    Vendndodhja
    Ne vendin tim....
    Postime
    2,303
    Shume e kritikuat ju forumista te dashur...

    Por ajo po ecen para..
    Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...

  6. #116
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    thx qe mi kini pelqyer komentet..

    pra ne Moske sonte luhet Finalja..

    gimi yne dhe miqt e tije zhulali mrekullushem kejsi fantastike e tre balerinet e gjith ekipi jan ne ethe..

    por ne jemi me ta..
    edhe po nuk moren kupen te mos merziten sepse kan marre me kohe perkrahjen ton te zjarrte..

    urime..





    thx mehmet per informacionin..

    korason
    a po e shikon..
    kte eurovizion
    oj zambaku ne drilon?



    ..

  7. #117
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar më parë nga dea_07 Lexo Postimin
    Kenga nuk eshte e keqe, por levizjet e Kejsit shume te sforcuara.
    ate po mendoja dhe une
    JO SEKS PARA MARTESE

  8. #118
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Citim Postuar më parë nga BvizioN Lexo Postimin
    Ky me poshte eshte teksti origjinal i kenges, sidocofte ne anglisht i jane bere ca ndryshime te vogla po ideja dhe subjekti mbeten te njejta.

    Spjegimi i Brarit eshte i drejte ne lidhje me koreografine. Njeriu me te gjelber supozohet qe e percjell vajzen ne enderr, dhe me fytyre te maskuar pasi nuk duhet ta dije se kush eshte. Eshte pak veshtire konceptimi i koerografise per shumicen e shikuesve, sidocofte koreografia e tille ka terhequr vemendjen dhe ka ndikuar per mire ne votime.

    Unë jam e jotja çdo ditë që kalon
    Unë jam me ty kur larg të kam
    Edhe një çast nëse ti më mungon
    Unë mbyll dy sytë të ndjej pranë

    Asgjë më shumë jo, nga ty nuk kerkoj
    Asgjë më shumë se sa një çast
    Kur ti je larg vetëm ty të mendoj
    Unë mbyll dy sytë
    Mbyll dy sytë të ndjej pranë
    Të ndjej

    Sa herë ti, ti më fton
    Sa herë më merr ti në ëndërr
    Jo, jo, ti mos më zgjo
    Nga kjo magji e dashurisë

    Sa herë ti, ti më fton
    Sa herë më merr ti në ëndërr
    Jo, jo, ti mos më zgjo
    Nga kjo magji e dashurisë

    Më kërko në pafundësi
    Më kërko unë do vij
    Faleminderit BvizioN qe gjete kohe te postosh tekstin e kenges. Une pothuajse te gjitha postimet ne kete teme i lexova dhe nuk munda te gjej qofte edhe nje postim qe pershkruante koreografine dhe kengen, ndoshta e kam gabim se mua nuk me punon fantazia per te imagjinuar brendesine e ketij arti te kenges dhe kercimit

  9. #119
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga Cimo Lexo Postimin
    Shyqyr qe nuk eshte Qipro ne finale Greqia do na jape 12 pike
    Meqe s'jam ne Evrope e s'do mund te votoj per Kejsin ne kete finale, sic kam votuar gjithmone Shqiperine ne Eurovision, nuk e di nese kane ndryshuar rregullat e votimit apo jo.
    Dime qe vitet e kaluara behej kerdi ku gati cdokush e dinte se cili shtet sa pike do marre, sepse votohen fqinjet, gjuhet e njejta, kombet e njejta, etj.

    Greqia do na jape 12 pike, nese shqiptaret ne Greqi votojne per Kejsin. Nese atyre iu dhimbset nje euro (apo sa mund te kushtoje nje vote me mesazh) atehere ne s'mund te presim qe Greqia te na jape piket vetem pse e kemi kojshi.

    Diaspora shqiptare nuk eshte fare e organizuar per keso evenimentesh. Ne marrim fare pak pike (per mos thene asnje pike) nga Zvicra, Danimarka, Gjermania, Suedia, Norvegjia, Kroacia, etj; edhe pse kemi numer te madh shqiptaresh ne keto vende. Shqiptaret ne keto vende ose nuk e shikojne fare Eurovisionin, ose u dhimbset nje euro apo nje frange ta dergojne nje mesazh per Shqiperine.

    Merrni si shembull Bosnje e Hercegovinen. Pervec qe marrin vota nga Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Slovenia (kryesisht vendet sllavofone) ata gjithnje marrin numer te madh votash nga shtetet skandinave ku ka numer te madh boshnjakesh.

    Turqia gjithnje merr shume vota nga Gjermania, nderkohe qe ka plote shqiptare atje e Shqiperia mezi merr ndonje vote ndonjehere.

    Nje tjeter arsye pse shqiptaret ne diaspore nuk votojne Shqiperine mund te jete dhe shkaku qe ata mund ta ndjekin Eurovisionin permes TVSH ne satelit, e jo permes televizionit kombetar qe transmeton kete festival ne vendin ku ata jetojne, dhe per pasoje nuk dine si te votojne, dmth ne cfare numri te paraqiten ose te dergojne nje mesazh per Shqiperine.

    Ndoshta do ishte mire qe TVSH te mos transmetonte ne satelit Eurovisionin, e qe shqiptaret jashte vendit ta ndjekin ate ne televizionet e vendeve ku jetojne.

    Gjithsesi, une i uroj Kejsit shume sukses, Shqiperia meriton te kete shansin per te organizuar nje Eurovision, e qe artiste te ndryshem nga Evropa te kene mundesine per te shijuar mikpritjen shqiptare.

    Perpara Kejsi - perpara Shqiperia!!!
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  10. #120
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Alienated
    Ne marim pak pike se nuk kemi derguar kenge qe e duhen.Derguam Anjeza Shahinin dh ngriti peshe Stambollin, derguan Ledina Celon dhe tarara dhe mezi shkoi ne finale, ndersa ne Greqi lame nam m Zjarr e akull, ndersa Frederik Ndoci skishte ndonj kenge pr te qene.Ballada si ajo Frederikut ishin kenduar dhjetra here ne Festivalet Evropiane.
    Imagjinoni tekstin e keges "neser shkoj" te Ledina Celos, a kishte sens ajo kenge per nj qytetar europian? ----- tarara tarara diku bie nje daulle--- tarara tarara
    Kejsi ka kenge mjaft te bukur dhe teksti i Agimit eshte tekst mjaft pergjithsues dhe i arire artistikisht.
    Mendoj se jo vetem Grqiado na jpi pike te plota, por edhe shume vende qe na rrethojne.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

Faqja 12 prej 33 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Franz Baron von Nopca (1877-1933)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-04-2024, 02:46
  2. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Jezuiti italian që adhuronte Shqipërinë
    Nga PLaku-i-Detit në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 06:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •