Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Si të merremi me Islamin dhe Muslimanët


    Si të merremi me Islamin dhe Muslimanët


    Raporti i Korporatës RAND .. nuk përmend asnjë nga cështjet thelbësore që janë kryesore në zhvillimin e perceptimeve për botën muslimane .. Si të merremi me Islamin dhe Muslimanët 4/21/2004 -
    Political - Article Ref: IV0404-2283 Nga: Dr. Aslam AbdullahIviews* - Nëse Islami dhe Muslimanët nuk shkojnë drejt një demokracie më të madhe, drejt një modernizmi dhe përputhshëmrie me rendin ndërkombëtar bashkëkohor botëror, mundësia e përplasjes mes civilizimeve mund të bëhet reale, arrin në përfundim një studim i fundit i Korporatës Rand. I sponsorizuar nga Fondacioni Smith Richardson Foundation dhe i mbikqyrur nga Seksioni i Kërkimeve për Sigurinë Kombëtare të Rand, Cheryl Benard shkroi disa rekomandime për planifikuesit dhe hartuesit e politikave.Fondacio ni Smith synon të kontribuojë në debate të rëndësishme publike dhe të ndihmojë në trajtimin e sfidave serioze të politikave publike qe dalin para Shteteve të Bashkuara. Fondacioni kërkon të ndihmojë në sigurimin e vitalitetit të institucioneve sociale, ekonomike dhe qeveritare. Gjithashtu ai kërkon të ndihmojë ne zhvillimin e politikave efikase për të konkuruar në rang ndërkombëtar dhe të favorizojë interesat dhe
    vlerat e SHBA në vendet e tjera. Ky mision mishërohet në programet ndihmëse kombëtare dhe ndërkombëtare. Raporti sugjeron që vetëm nëpërmjet zhvillimit të një udhëheqjeje moderniste muslimane dhe mbështjetjes së modelit Sufi të Islamit, muslimanët mund të zbuten në zemërimin e tyre kundër Perëndimit.Raporti nuk adreson ndonjë cështje kyce që janë kryesore në zhvillimin e
    perceptimeve të botës muslimave si; konfliki Arabo-Israelit, konflikti Kashmir-Indi, konflikti Ceceni-Rusi dhe sistemet shfrytëzuese politike të mbështetura nga elitat amerikane dhe europiane.Raporti
    bën një analizë të detajuar të ekzistencës dhe shfaqjes së tendencave intelektuale brenda komunitetit musliman dhe konkludon që aleatët e vetëm me shanse për sukses në luftën kundër të ashtu-quajturit fondamentalizëm musliman janë ata modernistë dhe sufistë të cilët janë besnikë ndaj ideve të elitave amerikane dhe europiane. Raporti i ndan muslimanët në pesë kategori kryesore, respektivisht: Fondamentalistët të cilët "paraqesin” një version agresiv dhe ekpansionist të islamit dhe nuk prapsohen nga dhuna.

    Ata duan të fitojnë pushtet politik dhe pastaj të vendosin me forcë zbatimin publik të islamit në mënyrë
    strikte, ashtu sic e perkufizojnë vetë, në sa më shumë vende të botës të jetë e mundur."Tradicionalistët janë ata të cilët besojnë se ligji islamik dhe tradita duhet të ndiqen rigorozisht dhe tekstualisht dhe ortodoksia muslimane duhet të bëjë disa lëshime në
    zbatimin e drejtpërdrejtë të sheriatit.Modernistët janë ata të cilët kërkojnë ndryshime të mëdha në
    praktikën dhe kuptimin aktual të ortodoksisë së islamit, ndërsa laikët janë ata të cilët që feja duhet
    të jetë një cështje personale e ndarë nga politika dhe shteti.Sufistët janë ata të cilët besojnë në një
    tendencë izolimi paqësor.Raporti sugjeron që laikët mund të mos jenë të besueshmë pasi ata kanë ide
    radikale të bazuara në ideologji anti-koloniale, imperialiste ose komuniste. Fondamentalistët dhe
    tradicionalistët kurrë nuk duhet të lejohen të bëjnë aleancë. Por ato duhet të inkurajohen të luftojnë
    kundër njëri-tjetrit. I vetmi grup që mund të shërbejë si një aleat i besueshëm i elitave të Amerikës dhe Europës janë ata modernistë që janë të gatshëm të argumentojnë që vullneti njerëzor mund të fitojë supremaci ndaj vullnetit hyjnor. Me fjalë të tjera, janë të gatshëm të pranojnë kufizimet e Kuranit në udhëheqjen e muslimanëve ose të tjerëve. Raporti sugjeron që grupe të tilla duhet të mbështeten dhe të reklamohen. Raporti gjithashtu rekomandon që ata që i përkasin rrymës fondamentaliste të islamit duhet të vihen në dukje dhe karakteri i tyre duhet vënë në dyshim apo edhe të vriten. Më poshtë vijon një pjesë e raportit: Islami Civil Demokratik: Partnerët, burimet dhe strategjitë është një material pak më shumë se 80 faqe. Dhe ja një përmbledhje e disa rekomandimeve për të zhvilluar një strategji.Krijoni një Udhëheqje Moderniste. Krijoni modele dhe udhëheqës që të jenë si shembuj për t’u imituar. Modernistët që rrezikojnë persekutimin duhet të reklamohen si udhëheqës kurajozë të të drejtave civile, dhe në të vërtetë janë. Ka precedente që tregojnë që kjo mund të funksionojë.

    Naëal Al-Sadaaëi arriti famë ndërkombëtare për durimin e persekutimit, shqetësimit dhe përpjekjeve për ta cuar atë në gjyq për shkak të qëndrimit të saj modernist për cështjet e lirisë se fjalës, shëndetit publik dhe statusit të grave në Egjipt. Ministrja
    afgane për cështjet e grave, Sima Samar, frymëzoi shumë njerëz me qëndrimin e saj të sinqertë për të
    drejtat njerëzore, të drejtat e grave, ligjit civil dhe demokracinë, për të cilat ajo pati kërcënime me
    vdekje nga fondamentalistët. Ka mjaft të tjerë në botën islame udhëheqja e të cilëve mund të paraqitet në mënyrë të njëjtë. Përfshijini muslimanët modernë, normalë në ngjarje politike ‘ndikuese’, për të reflektuar realitetin demografik.

    Shmangni"mbi-islamizimin e muslimanëve” artificial; në vend të kësaj mësojini ata me idenë që islami mund të jetë vetëm një pjesë e identitetit të tyre.Mbështetni shoqërinë civile në botën islame. Kjo është vecanërisht e rëndësishme në situata krizash, situata refugjatësh dhe situata post-konfliktuale në të cilat nëpërmjet OJQ-ve vendore dhe shoqatave të tjera civile mund të dalë një udhëheqje demokratike dhe të fitojë eksperiencë praktike. Gjithashtu në nivel rural dhe lagjesh, shoqatat civile janë një infrastrukturë që mund të cojë në edukim politik dhe në një udhëheqje të
    moderuar dhe moderniste.Zhvillon i islamin perëndimor: islamin gjerman, islamin amerikan, etj. Kjo kërkon arritjen e një kuptimi më të mirë për përbërjen, si dhe praktikën dhe mendimin evolues në këto komunitete.

    Ndihmoni në shpalosjen, shprehjen dhe “kodifikimin” e pikëpamjeve të tyre.Vazhdoni Ofensivën Kundër Fondamentalistëve. Nxirrni jashtë ligjit individëd dhe pozicionet e lidhura me islamin ekstremist. Bëni publike veprat imorale dhe hipokrite të autoriteteve të vetë-modeluar fondamentaliste. Deklaratat per cektësinë e mendimit dhe imoralitetin perëndimor janë
    një pjesë që I kushtohet vëmendje e vecantë në arsenalin fondamentalist, por në këto cështje ata vetë janë tepër të prekshëm.Inkurajoni gazetarë arab në median popullore të bëjnë raportime investigative për jetën, zakonet personale dhe korrupsionin e udhëheqësve fondamentalistë. Publikoni incidente që nxjerrin në pah brutalitetin e tyre –sic është rasti i vdekjeve nga zjarri i vajzave të shkollës në Saudi kur policia fetare ndaloi fizikisht zjarrfikësit të evakuonin vajzat nga shkolla që po digjej sepse ata nuk ishin të mbuluara –dhe hipokrizia e tyre, e ilustruar nga instituti fetar saudit, i cili ndalon punëtorët emigrantë të marrin fotot e fëmijëve të tyre të sapolindur me pretendimin që islami ndalon imazhet njerëzore, ndërsa zyrat e tyre janë të dekoruara nga portrete të mëdha të Mbretit Faisal, etj.Roli i "organizatave bamirëse" në financimin e terrorit dhe ekstremizmit ka filluar të kuptohet më lehtë që nga 11 Shtatori por gjithashtu meriton hetim të mëtejshëm dhe publik.Të Promovojë në mënyrë Imponuese Vlerat e Modernizmit Demokratik Perëndimor, të krijojë dhe përhapë një model për Islam të begatë, të moderuar duke identifikuar dhe duke ndihmuar aktivisht vendet
    ose rajonet ose grupet me këndvështrimet e duhura. Publikoni sukseset e tyre. Për shembull, Deklarata për Drejtësi e Bejrutit të vitit 1999 dhe Karta Kombëtare e Veprimit të Bahreinit cau tokë të re në zbatimin e ligjit islamik dhe duhet të bëhet e njohur më gjerë. Kritikoni të metat e tradicionalizmit. Tregoni marrëëveshjet shkakësorë mes modernizmit, demokracisë, përparimit dhe properitetit. A ofrojnë fondamentalizmi dhe tradicionalizmi për shoqërinë islame një të ardhme të shëndetshme dhe suksesshme? A i përmbushin ata me sukses sfidat e ditës? A përqasen ata me rende tw tjera shoqërore? Raporti i UNDP për zhvillimin social (UNDP, 2002) tregon qartë lidhjen mes një rendi social të amullt, shtypjen e grave, cilësinë e dobët shkolluese dhe prapambetjen. Ky mesazh duhet të përcohet me energji tek popullatat muslimane.Kontribuo ni në ngritjen e imazhit pozitiv të
    Sufizmit. Inkurajoni vende që kanë traditë të fortë sufiste të fokusohen në atë pjesë të historisë dhe ta përfshijnë atë në programin shkollor.Nuk ka gjasa që përkrahësit e betuar të lëvizjeve radikale islamike të influencohen lehtë për të ndryshuar pikëpamjet e tyre. Megjithatë, gjenerata e ardhshme normalisht që mund të influencohet nëse mesazhi i islamit demokratik mund të futet në programin shkollor dhe median publike në vendet përkatëse.

    Fondamentalistt radikalë kanë bërë përpjekje të mëdha për të fituar influencë për shkollimin dhe nuk ka të ngjarë që ata të heqin dorë nga ky terren pa luftuar. NJë përpjekje po aq energjike do të kërkohet për të rrëmbyer këtë terren nga ata.Kështu, për të përmbushur strategjinë e plotë, do të jetë e nevojshme: Të mbështeten modernistët dhe laikët së pari o Duke publikuar dhe shpërndarë punët e tyre o Duke inkurajuar ata të shkruajnë për odiencat e gjëra dhe rininë o Duke prezantuar pikëpamjet e tyre në programin mësimor të arsimit islam o Duke u dhënë atyre një platformë publike o Duke ofruar audiencës së gjërë opinionet dhe gjykimet e tyre mbi cështje themelore të interpretimit fetar si konkurencë me ato të fondamentalistëve dhe tradicionalistëve të cilët tashmë kanë site interneti, shtëpi botuese, shkolla, institute dhe shumë mjete të tjera për përhapjen e pikëpamjeve të tyre o Duke pozicionuar modernizmin si një opsion “kundërkulture” për rininë e pandikuarislame o Duke lehtësuar dhe inkurajuar ndërgjegjësimin për historinë dhe kulturën e para- islamike dhe jo-islamike në media dhe në programin shkollor të vendeve përkatëse o Duke inkurajuar dhe mbështetur institutet dhe programet civile dhe laike. Të mbështeten tradicionalistët kundër fondamentalistëve o Duke publikuar kritikën për dhunën dhe ekstremizmin tradicionalist dhe duke inkurajuar mosmarrëveshjet mes tradicionalistëve dhe fondamentalistëve. o Duke parandaluar aleancat mes tradicionalistëve dhe fondamentalistëve. o Duke inkurajuar bashkëpunimin mes modernistëve dhe tradicionalistëve që janë më afër asaj ane të spektrit, rrisni prezencën dhe profilin e modernistëve në institutet tradicionaliste. o Duke diskriminuar mes sektorëve të ndryshëm të tradicionalizmit. o Duke inkurajuar ata me një prirje më të madhe ndaj modernizmit –sic është shkolla Hanefi-kundrejt të tjerave, ër të nxjerrë opinione fetare që, duke u bërë popullore, mund të dobësojnë
    autoritetin e vendimeve të prapambetura fetare të Ëahabizmit. o Duke inkurajuar popullaritetin dhe
    pranimin e Sufizmit. Të kundërvihen dhe të kundërshtohen fondamentalistët o Duke sfiduar dhe duke
    vënë në dukje pasaktësitë në pikëpamjet e tyre në lidhje me cështje interpretimeve islame o Duke vënë në dukje marrëdhëniet e tyre me grupet dhe aktivitetet ilegale. o Duke publikuar pasojat e akteve të tyre të dhunës. o Duke demonstruar paaftësinë e tyre për të vendosur në dobi dhe në zhvillimin pozitiv të komuniteteve të tyre. o Duke i synuar këto mesazhe vecanërisht për të rinjtë, për popullatat besimtare tradicionaliste, për minoritetet muslimane në Perëndim dhe për gratë – duke shmangur shfaqjen e respektit apo admirimit për aktet heroike të dhunshme të ekstremistëve dhe terroristëve fondamentalistë, por duke i servirur si të crregulluar dhe frikacakë dhe jo si heronj të ligj.

    o Duke inkurajuar gazetarët të hetojnë cështjet e korrupsionit, hipokrizisë dhe imoralitetit në qarqet fondamentaliste dhe terroriste. të mbështeten në mënyrë të përzgjedhur laikët o
    Inkurajuar njohjen e fondamentalizmit si një armik të përbashkët duke dekurajuar aleancat e laikëve me forcat anti-SHBA mbi baza të tilla si nacionalizmi dhe ideologjia e majtë. o Duke mbështetur idenë që feja dhe shteti mund të jenë të ndarë edhe në Islam dhe që kjo nuk e vë në rrezik besimin. Me sa duket, raporti po rekomandon një udhëheqje muslimane të zoteruar dhe të operuar nga elitat e pushtetit amerikan dhe europian. Raporti ka ndikime serioze për Islamin, muslimanët dhe ngjarjet e mëvonshme. Në mënyrë interesante, raporti nuk ka nxitur ndonjë diskutim serioz mes intelektualëve muslimanë dhe dijetarëve islam në vend, shumë prej të cilëve me sa duket nuk janë në dijeni për egzistencën e këtij raporti. Dr. Aslam Abdullah është Redaktori i Revistës Minarja e cila botohet cdo muaj në Los Anxhelo, Kaliforni.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 20-03-2009 më 17:29 Arsyeja: Rendtitja dhe bashkimi i rreshtave

  2. #2
    dritë :
    Nëse Islami dhe Muslimanët nuk shkojnë drejt një
    demokracie më të madhe, drejt një modernizmi dhe
    përputhshëmrie me rendin ndërkombëtar bashkëkohor
    botëror, mundësia e përplasjes mes civilizimeve mund
    të bëhet reale, arrin në përfundim një studim i fundit
    i Korporatës Rand.
    Nuk e lexova deri në fund këtë postim pasi e pash fillimin dhe mjafton të shiqojmë tekstin në kuota dhe të themi :
    Demokracia si çdo sistem tjetër përveç islamit është kufr.Pra demokracia është fe në veti e cila e rivalizon islamin dhe Allahut i bënë shok në fe pra me këtë njeriu i cili ka përkapur demokracinë ka përkapur nji fe tjetër përveç islamit,që kufri të jetë ma i madh ka prej të ashtëquajtur muslimanë të cilët i kanë dy fe pra edhe ndjekin demokracinë edhe islamin me këtë marrin hidhërimin e Allahut dy herë dhe këta qafira jan ma të rrezikshëm sesa ata që nuk kan fe fare.
    Çdo musliman e ka detyre që ta urren këtë sistem (demokracinë) ti shpall luftë,të jetë i vetëdijshëm se ai sistem është kufr dhe e hidhëron Allahun dhe së fundi patjetër duhet që kët sistem ta shpallish qafir dhe poashtu edhe ndjeksat dhe pasuesit (fansat) e demokracisë.
    Nuk plotësohet islami dhe imani i njeriut nëse thotë :'' Unë e urrej demokracinë por nuk e shpall qafir'', ose '' Un e urrej demokracinë por nuk i shpall qafira pasuesit e saj'' me këtë thënje ky njeri endej nuk është bërë musliman derisa të bënë kufër dhe ti shpall qafira pasuesit e demokracisë dhe tu shpallë luftë.Më së paku me zemër kurse njeriu është mëkatar nëse nuk verpon kundra demokracisë me fjalë dhe haptazi.
    Sa për thënjen ma lartë të ndeshjes midis dy civilizimeve këtë ato qafira ja kan qëlluar sepse kjo do të ndodh patjetër në të ardhmen pra lufta midis hakkut dhe batilit,të vërtetës dhe të kotës midis evlijave (ndimsave) të Allahut dhe evlijave të shejtanit që sot për fat të keq ata janë shumë kurse evlijat e rrahmanit sot janë fare pak..

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-06-2005
    Postime
    127
    Selam alejkum
    Dua ti drejtohem referit,nuk e di moshen qe ka por ka shume mllef dhe meri brenda tij,islami qe ai ka marre nga shkrimet duket se nuk ka lexuar historine e profetit.Qe asnjehere nuk ka folur me kete gjuhe.Une nuk jam e kulluar mund te jem shume gabimtare por te lutem jo me kete gjuhe ,studioni sic duhet mos u beni te vrazhde sepse edhe zoti ne kuran thote lehtesoni dhe mos veshtirsoni.Ti e ke mesuar si plotesohet apo shtohet imami.Me duket se ketu paske pak boshlleqe por jo per fajin tend te dikujt qe ska ditur ti percjelle.
    Te lutem kur te kesh kohe lexoje pak librin nektari i xhenetit dhe aty do shikosh si do te zbutet zemra.

    Te me fal nqs isha e vrazhde me ty por nuk e kam per te lenduar por ti kuptosh gjerat sic jane se neser do jesh ti ai qe do i percjellesh.

    Selam alejkum
    ruela

Tema të Ngjashme

  1. Gjendja jonë e dhimbshme?
    Nga LOGIC në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-05-2009, 05:14
  2. Menyra se si duhet ne ta kuptojme fene tone
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  3. Mary Watson - Mësuese e teologjisë pranon Islamin
    Nga ILyrium në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-04-2007, 13:09
  4. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  5. Pse shqiptarët zgjedhin Perëndimin dhe jo vëndet Arabe?
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 144
    Postimi i Fundit: 30-06-2004, 19:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •