Përshëndetje të gjithëve!
Nuk e di se sa dijeni keni per radio Kontakt radio e hapur ne Tirane pas trazirave te 97-tës por doja të bëja te ditur që gjate asaj kohe te veshtire qe po kalonte vendi zeri i kesaj radioje ishte jo i fuqishëm ( pasi mungonin dhe mungojne fondacionet dhe s'te linin xhurmuesat që futeshin me qëllim) por ze i se vertetes per mbare shqipetaret.
Nga emisioni Enciklopedi Kontakt te prezantuar nga Shpresa Ukcama kam shkeputur kete krijim poetik:
Ju kerkoj ndjese pasi nuk kam informacionse kush eshte autori i ketij krijimi.
gDo te kisha deshire te dija komentet tuaja per temen e ketij krijimi, eshte ky realiteti shqiptar? Argumentimet tuaja do te ishin me interes. Flm
Marshi i hajduteve!
Hani, pini, mblidhni, vidhni,
gjithe aksione monopole
ekselenca dhe shkelqesa
tuti quanti come vuole.
Dhe kolltuku ku ke hypur
duke hequr nderin zvarre
eshte trekendeshi qe perdita
varret kombi ne litar.
Dhe zotrote kur u nise,
di cu bere e pa ndeh
kunder burrit te ndershem
ze e vjell e ze e leh.
Eh, na tunde na lekunde
neper salla shkon e shkunde
mbase dora e armikut
ty me shoke te heq per hunde.
Koha dridhet e perdridhet
do vije dita qe do zgjithet
dhe nga trasta peme e kalbur
doemos qe jashte do nxirret.
Koha dridhet e perdridhet,
prej gradimit kater shkalle,
nuk do te mbetet gje ne dore,
vecse vule e zeze ne balle.
Mirepo ju qe s'keni patur
as nevoje as gje te keqe
me perpara nga te gjithe
ju i thate armikut peqe.
Sidomos ju dredharake
juu me zemra aq te nxirra
ju dinake ju shushunje
ju gjahtare ne erresira
Eh, c'na pa syri
c'na pa syri
hunda juaj ku nuk hyri
tek i miri, tek i ligu,
tek spiuni me i ndyri.
Dallavere neper zyra
dallavere ne pazare
dallavere me te huaj
dallavere me shqiptare.
Dhe kujtoni tash e tutje
me te tilla dallavera
kukuvajka do pertypi
zog e zoga si perhera
Por jo grushti do te bjere
permbi krye te zuzareve
koha eshte e maskarenjve
por atdheu i shqiptareve.
P.S. (eshte vetem nje fragment i shkeputur nga Marshi i Hajduteve)
te fala,
mistrecja
Krijoni Kontakt