Si fillim Falenderoj Allahun, Paqa qofte mbi te derguarin e Tij, Muhamedin s.a.v.s.:
Do te kisha deshire nga Moderatoret qe te moderonin kete teme, qe te mos nderhyet ne ceshtjet qe nuk kane te bejne me temen,....Tema flet per kundershtite e Albanit dhe kush ka aftesine intelektuale per te mbeshtetur Albanin ne kete ceshtje eshte i ftuar te tjeret bejne mire te heshtin dhe te lexojne.
1- Hadithi i Ebu Hurejres "Merfu" ne te cilin ka: "Jep selam dhe ushqim,......(deri tek) hy ne Xhenet ne menyre paqesore",
Albani ka thene ne "Silsileh" (Serite Daifeh) 3/492 pasi ia atribuoi Ahmedit dhe te tjereve tha: "Isnadi eshte Daif, ka thene Darekutniju: Ebu Mejmuneh prej Ebu Hurejreh dhe prej tij Katadeh eshte i panjohur (mexhuhul), lihet". perfundoi, me pas Albani ne te njejten faqe tha: "(kujdes): Sujutiju dhe Menauiju jane ngateruar me kete hadith dhe kontekstin e tij dhe e kam permendur burimin me pare me nr. 571 gjithashtu Gumariju ka gabuar ne paraqitjen e tij ne "Kenz", perfundoi.
Ne realitet Albani eshte ngateruar dhe ka rene ne nje gabim te madh, per me teper ai ka kundershtuar vetveten, sepse vete Albani e ka cilesuar kete hadith Sahih me te njejtin Sened ne nje vend tjeter qe ai mesa duket e ka harruar, ne "Irua Galijlek" 3/238: "E ka paraqitur Ahmedi (2/295)...dhe El-Hakim....permes linjes (tarik) se Katadeh prej Ebu Mejmuneh. Thashe (Albani): Isnadi eshte Sahih, transmetuesit (Rixhal) e tij jane te dy Shejhave (Buhariju Muslim), perveē Ebu Mejmuneh qe eshte i besueshem (Thikah), ashtu siē eshte ne Et-Takrijb. El-Hakim ka thene: Isnadi i tij eshte Sahih dhe e ka konfirmuar Dhehebiju", perfundoi.
Shihni kete kundershti ne vetveten e Albanit, atehere kush a gabuar? Shihni se si gaterrohet per saktesine dhe besueshmerine e transmetuesve, ajo qe dihet ne te gjitha librat e biografive eshte se Ebu Mejmuneh eshte i besueshem dhe i sakte (Thikah, Sahih).
ps/ kjo ishte e para neser eshte e dyta dhe them se gati per 1 vit do te jemi ne kete linje sepse jane 500 e ca hadithe qe Albani i vendos sipas qefit te tij te cilen do ta debatojme,...shpresoj qe gjerat te mos merren emocionalisht per Albanin sepse ketu po flasim kryesisht per hadithin dhe specifikisht me Albanin qe e mbajne disa me "uj te vaket" por qe po u ftohet dita dites.
Selam!!!!!
Krijoni Kontakt