Sabit IDRIZI
PRIVATIZIMI I ATDHEUT
Mbitokėn e morėn me ēka ka
Tash ia kanė mėsyrė nėntokės
Po mbetet vetėm edhe nėnqielli
Qė, edhe ashtu, s’ėshtė i yni
E ēka po na mbetet qė ta quajmė atdhe
Qė tė jetojmė pėr tė
E “tė vdesim si me le”?!
Sabit IDRIZI
PRIVATIZIMI I ATDHEUT
Mbitokėn e morėn me ēka ka
Tash ia kanė mėsyrė nėntokės
Po mbetet vetėm edhe nėnqielli
Qė, edhe ashtu, s’ėshtė i yni
E ēka po na mbetet qė ta quajmė atdhe
Qė tė jetojmė pėr tė
E “tė vdesim si me le”?!
I lexova poezitė dhe hetova larminė tematike dhe indin e pėrbashkėt, gjuhėn dhe stilin qė i pėrbashkon idetė brenda njė mesazhi ideoestik.
Figura dhe egzibicionet, ritmi brenda vargut tė bardhė, referencialiteti tematik, gama e gjerė e interesimeve, struktura dhe semantika e vargut, si dhe njė tė folur i stabilizuar e shumėshtresor, dhe aty-kėtu shpėrthime vėrtet tė fuqishme, tregojnė vėrtet se Sabit Idrizi ka njė pėrvojė, por qė natyrisht gjithnjė mund tė pasurohet dhe tė avancohet edhe mė...
Lėvizja e lavjerrėsit brenda frymėzimit nuk ėshtė gjithherė e njejtė, por kjo ndodh madje edhe tek poetėt e mėdhenj.
Sabit Idrizi ėshtė i kujdesshėm qė mesazhin, pėrkatsisht poetikėn e nėntekstit tė na e jap pėrmes parimit tė ekonomizimit tė shprehjes dhe kėshtu figura poetike ėshtė e rrudhur, e zhveshur prej ēdo teprie, por brenda saj ėshtė rrezatimi poetik i njė gjuhe tė pėrzgjedhur.
Tek proza lexova njė mbi titull PROZĖ POSTMODERNE
kujtoj se duhet tė kemi kujdesė nga shprehjet e mėdha.
Z. Sabit Idrizi, frymėzime tė reja dhe rrugė tė mbarė nė mundėsitė e pafundme tė artit
Sukses!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga trysil : 01-03-2010 mė 16:40 Arsyeja: shtimi i njė fjalie
Sidoqoftė, mirmėngjes Jetė!
Sabit IDRIZI
NE
Ne jemi qenie humane –
Jemi njerėz
Ndaj i duam shumė edhe qengjat
Kėto krijesa tė mrekullueshme
Nga dashuria e madhe qė kemi pėr ta
Ua hamė rritėn
Sabit IDRIZI
PLEQĖRISHT
A do ta gjejmė diku kroin e flladit
Qė t’i qetėsojmė valėt pėrvėluese
Kur t’na rrok malli i vetvetes
Kohė a do tė kemi
Qė t’i arnojmė ėndrrat e pėrgjumshme
Para se t’na bluajnė kokėrr pėr kokėrr
Nė dasmėn e harresės sonė
A do t’i kemi aq krushq
Sa t’i kapėrcejmė edhe muret e legjendave
E nostalgjitė e kohėve tė veta
A do t’i kullotė kush
Nė livadhin e kujtimeve tona
Sabit IDRIZI
EDHE NJĖ POROSI VETES
Tė jesh pėrherė lajmėtar i dritės
Dhe natėn ta vėsh butėsisht nė gji
Me krejt pagjumėsinė e moteve
Nė thithė dashurie t’ia ushqesh
Mėngjeset e vonuara
Ėndrrat e gjymtuara
Kur tė lindė dita
Tė jesh i fundit
Qė ia prek bardhėsinė
ATDHE
Pėr ta fal ty pak dashuri
Nė vete mė duhet tė mbjell pak dhembje
E pėr ta ndier dhembjen e plagės sate
Nė vete mė duhet tė mbjell shumė dashuri
Sabit IDRIZI
BASHKUDHĖTARI IM
Sa m’i prangon kėshtu lartėsitė e kaltra
Mė mirė eja e t’i mbledhim bashkė do ngjyra tė ylberta
E ta pikturojmė pafundėsisht njė fluturim prej ėndrre
Sa m’i gurėzon kėshtu fjalėt nėpėr shurdhėsi motesh
Mė mirė eja e t’i kėndojmė bashkė do zanore tė harruara
E ta shkruajmė pėrjetėsisht njė fjalė prej drite
Sa m’i gjymton kėshtu agimet e palindura
Mė mirė eja e t’i thithim bashkė do rreze tė vonuara
E ta kompozojmė dashurisht njė himn prej dielli
Sabit IDRIZI
NUK E DI PSE
Tash barazi e liri me bollėk – po
Shtetin tim – po
Me njė qeveri tė zgjedhur nė mėnyrė krejt demokratike
Qė s’lė tė keqe pa e luftuar
Pse po mė shėmtohen prapė kėshtu ditėt
Me ma heq kryet nuk e di
Sabit IDRIZI
SHTĖPIA IME
Edhe kėshtu e qerpiētė
Ti mė je mė e shtrenjta ndėr shoqe
Hiē mos u mundo t’i fshehėsh
Mos u mundo t’i shėrosh
Ato hijeshi plagėsh
Shiko sa bukur tė rrinė plasat e moteve
Siē i rrinė bukur rrudhat
Ballit tė pjekur tė njė urtaku
Sabit IDRIZI
NDALEM E MENDOJ
Sa herė qė mė humbin diku
Ēastet e ditės qė mė takojnė
Ndalem e mendoj
A mė mirė t’mė kulloj gjak ėndrra
E tė prishet
A t’mė bart deri nė fund tė mashtrimit
E t’m’i akulloj sytė
FJALA
E para
(Thuhet diku nė librat e shenjtė)
Ishte fjala
Njė fjalė qė u tha nga dashuria
Dhe u krijua gjithēka
Tash
(Ne, pjella e saj)
Herė si melhem pėr varrė
Herė si shigjetė helmuese
E pėrdorim
JASHTĖ LOJĖS
Lojėn kopukēe
(Qė aktualisht ėshtė shumė nė modė)
Lėre qė nuk po e di
Por as nuk dua ta mėsoj as ta luaj kurrė
Ligjėrishtja, njėherė pėr njėherė, nuk po luhet
Mė ka mbetur vetėm loja e njerėzishtes
Pėr tė cilėn po thonė se i ka kaluar koha
Dhe se rrallėkund ndonjė lojtar fanatik
(Qė ka mbetur jashtė rrjedhave tė zhvillimit)
Ia ka mbajtur mend ndonjė rregull bajate
Sabit IDRIZI
KULLA E JASHARĖVE
Kjo kullė nuk ėshtė prej guri
Ja shikojeni
Sa mrekullueshėm rrezaton dromca tė shkėputura ėndrrash
Nga thellėsitė e shekujve tė rebeluar
Qė vijnė e treten pėrulėsisht nė kėtė dashuri
Se pėrndryshe njerėzit e saj
Kurrė nuk do tė dinin aq bukur tė na e mėsonin
Artin e fluturimit deri nė amshim
Pėrmes rrufeve tė zjarrta
Nė derėn e saj nuk trokitet
Nė tė hyhet pėrmes Dashurisė sė Madhe
E nuk dilet kurrė
Se vetėm kėtu mund tė tregohet pėrralla mė e gjatė pėr dashurinė
Se vetėm kėtu mund tė shihet ėndrra mė e bukur pėr ardhmėrinė
Qė kuptimėsohet e merr trajtė LIRIE
Pėrmes kujtimit tė atyre
Qė pėrherė rrezatojnė madhėshti flijimi
Nga Froni i Shenjtė i Amshimit
(1998)
Krijoni Kontakt