Pėrshėndetje Shigjeta, Mondishall, Astrit Kosturi, Gentjan Banaj, Agim Metbala, Brari, Bili99... Shėndet dhe gjithė tė mirat nė jetė! Tė fala tė pėrzemėrta nga Mitrovica!
Sabit IDRIZI
Pėrshėndetje Shigjeta, Mondishall, Astrit Kosturi, Gentjan Banaj, Agim Metbala, Brari, Bili99... Shėndet dhe gjithė tė mirat nė jetė! Tė fala tė pėrzemėrta nga Mitrovica!
Sabit IDRIZI
Sabit IDRIZI
RUAJTJA E VETVETES NĖ XHUNGLĖN E HARRIMIT
Me lot virgjėreshash do t’i ujis kujtimet
Nė kėtė xhungėl qytetėrimi
Qė tė jem pėrherė e mė i dashur se dashuria
Pėrherė mė i egėr se kjo egėrsi e uruar
Me lot virgjėreshash do t’i shlyej kujtimet
Nga kjo xhungėl qytetėrimi
Qė tė jem pėrherė e mė shumė i vetvetes
Pėrherė e mė pak i kėsaj shkretėtire
Sabit IDRIZI
FATI
Pėr tė qenė ėndrra mė e shkurtėr
Pėr tė qenė fundi mė i dhembshėm
Zoti i krijoi Moiret
Qė tė na prijnė kah trajtat tona tė deformuara
Tė pikturuara nėpėr pasqyra akulli
Andaj ne gjithė jetėn vetėm vrapojmė pas kėtyre hijeve
E kurrė nuk na kujtohet vetvetja
Derisa fatalist pėrplasemi nė paqenėsinė tonė
JETA
Kur lindemi qajmė vetė
Tė tjerėt na qajnė kur vdesim
Dhe ndėrmjet kėtij vaji tė gjatė dhembjeje
Njė ėndėrr e shkurtėr e beftė na shfaqet
Pėr tė mos u pėrsėritur kurrė mė
Sa pahetueshėm na soset ky rrotullim
Qė je (tė) – s’je (tė) i thonė
DETI
Tė ėndėrrojmė tė paanė tė pafund si vetė qiellin
Nė agun e parė tė dritės
Kur kundėrmon veē erė lulesh
Dhe na mjafton vetėm njė varr fėmije
Qė ta ngujojmė krejt madhėshtinė tėnde
Nė tė parin muzg tė mbrėmjes
Kur resh veē verdhėsi gjethesh
Ē’sipar i tejdukshėm – vala jote
Ē’cekėtinė e ftohtė – fundi yt
PĖLCITJA E KALIT
Duke ngrėnė ngadalė kokėn e vet tė drunjtė
Dhelpėrisht rrėshqiti trajtės sė kaltė
E u fut nė Trojėn Time
Tash nuk e di
A ėshtė mė mirė t’i shembim muret
A t’i hapim portat
Para se tė pėlcasė kali
KĖSHTU S’MĖ ZĖ LĖKURA
Kohėt qė vollėn vetveten
Po pėrvidhen poreve tė veta tė krimbura
E po futen nė qenien time prej dhembjeje
Tė mbyllem e tė pėlcas
Tė hapem e tė dal jashtė vetes
Fol njeri
Kėshtu s’mė zė lėkura
NUK RRĖZOHEM
Sa herė qė mė humb drejtpeshimi
Para mė del njė hon i thellė
E mė buzėqesh terrisht
Nga pafundėsia e vet mortore
Po unė
Deri nė vertikalen time
Eci e vrapoj edhe zvarrė
E nuk rrėzohem
Sabit IDRIZI
JETĖ
Sa herė qė t’thėrras n’ballafaqim
Ti del matanė kohės
E ma tregon pragun
E kalltė si kurva
M’kthehesh pastaj natėn
E m’i pėrflakė ėndrrat
Aq e lavirtė po mė dėftohesh
Sa kurrė nuk mund tė tė jetoj ndryshe
Pėrveēse njerėzish
Sqarim
Rreshti i fundit i poezisė JETĖ duhet tė jetė:
Pėrveēse njerėzisht
Sabit Idrizi
TI DHE ATDHEU
Pėrditė ja gėrryen zemrėn
Si urith nėn dhé
Dhe pa fije turpi
I thua atdhe
Sabit IDRIZI
QYTETIT TIM
(Mitrovicės)
Kotu, qyteti im i dyshtė, kotu
Nė djep tė plumbtė mesjete
Po ta pėrkundim ėndrrėn e zgjimit
Sabit IDRIZI
KOHĖ SHURDHANE
U poqe kur t’u shurdhua koha
Fjala ime e mbarė
Kot tė bluaj nė mullirin e mendjes
Kot tė gatuaj nė magjen e shpirtit
S’tė ha se s’tė ha tregu
Qofsh i nderuar bili99! Shėndet e gjithė tė mirat, miku im!
Sabit IDRIZI
Krijoni Kontakt