Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 120 prej 138

Tema: Sabit Idrizi

  1. #101
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    127
    Sabit IDRIZI

    ĖNDRRAT PĖR PUSHTIMIN E MAJAVE

    Vetėm ėndrrat pėr pushtimin e majave
    Kanė krahė prej dylli
    Plot tė tjera bien e vdesin pėrditė
    Po kurrė nuk pėrplasen kaq dhimbshėm
    Mbi kaptellin e djepit tė tyre

  2. #102
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    127
    Sabit IDRIZI

    SA LARG

    Sa larg
    O Zot sa larg
    Nga adresa e tė sotmes
    Nga adresa e tė nesėrmes sime
    Kėta miq tė djeshėm prej shkume
    Qė po ma hanė kaq bulēisht
    Tė ardhmen e fėmijėve

  3. #103
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    127
    Sabit IDRIZI

    KUR HUMBET GUXIMI

    Krejt puna mbetet pastaj
    Ku me i gjet mushkėritė
    E me i fry kungullit nė gardh
    E me i fry kosit

    Ku me e gjet diku njė planet prej bryme
    E me ia falė veten
    Krejt torzo

  4. #104
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    127
    Sabit IDRIZI

    MEDITIM BRI LUMIT IBĖR

    Diēka e madhe duhet tė ndodhė
    Qė mė nė fund edhe kėto brigje tė pikėlluara
    Ta mėsojnė gjuhėn e rrjedhės

    Kėtu ku cicėrimat kaherė e kanė harruar ankorimin
    Diēka e bukur duhet tė ndodhė
    Qė ta ledhatojė pėrjetėsisht bregu-bregun

  5. #105
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    127
    Sabit IDRIZI

    EMĖRTIMI I DHEMBJEVE

    (Recension pėr vėllimin me poezi “Gjirmė shpirti” tė poetit Ēerkin Ismaili)


    Poetėt, kėta njerėz tė ėndrrave tė mėdha e tė mundėsive tė vogla pėr tė ndryshuar ēfarėdo qoftė nė kėtė botė tejet kundėrthėnėse, janė soji mė me fat e mė tragjik njėkohėsisht.
    Kėtij soji i pėrket, pa dyshim, edhe Ēerkin Ismaili, poezia e tė cilit mėton (herė ėndėrrt e herė protestueshėm) ta pėrjetėsojė e ta pėrbotėnojė dashurinė, pėr ta shtruar dashurisht nė sofrėn e madhe e tė pėrbashkėt tė quajtur JETĖ.
    Mirėpo, siē shihet edhe nė kėtė pėrmbledhje tė tij me poezi, kjo rrugė nuk ėshtė aspak e lehtė, ngase:
    Orėligėn e pėrkundin tė ligjtė marrėzisht
    Tek dredh e dridh globin nė gisht
    Prandaj, pavarėsisht titullit dhe renditjes sė poezive nė kėtė libėr, boshti ku e tjerr perin poetik poeti del tė jetė: KAINI dhe ABELI, pra E KEQJA dhe E MIRA, si dy kundėrthėnie, qė u ngjizėn nė barkun e njė mallkimi qysh nė zanafillėn e jetės sonė dhe qė morėn pėrmasa shqetėsuese sidomos pas ndėrtimit tė Kullės sė Babilonit.
    I vetėdijshėm se njeriu nuk e zgjedh vetė se ku tė lindė, kur tė lindė, ēka tė lindė, nga kush tė lindė..., poeti e sheh atė si qenie krejtėsisht tė lirė, andaj reagon ashpėr kur kjo liri e tij nėpėrkėmbet dhe ngulfatet nga tė tjerėt.
    Edhe kur u thur elegji eshtrahumburve, edhe kur i kėndon mallit tė pėrtejdetit, edhe kur kėrkon tė futemi nė lėkurėn e tij, gjithherė zanafilla e tragjikizmit - nė Kain e Kullė Babiloni.
    I pafuqishėm pėr tė ndryshuar ēfarėdo qoftė nė kėtė rrafsh, poeti kėlthet:
    Nė kėtė kaos, ec e njihe veten
    Kaini e Abeli bashkėjetojnė brenda nesh, brenda ēdo qenieje njerėzore. Varet nga ne se cilit duam t’i japim rrugė e cilin ta shtrydhim e ta mbysim brenda vetes. Poeti, shikuar nga ky kėnd, qėndron krenar pėrpara ndėrgjegjes sė vet, pavarėsisht se ēka mendon e ēka flet bota pėr tė, sado qė:
    Autobiografia ime e pashkruar
    Dashuri e parrėfyer
    Me eshtra tė bluar e zemėr tė thyer

    Dukuritė e shėmtuara, tė cilat ēojnė kah zhbėrja e njeriut si qenie humane, poeti i ironizon deri nė sarkazėm, madje, herė-herė, edhe deri nė banalizėm. Tė mos bashkėjetosh me dhembjet e tjetrit, sipas tij, ėshtė jonjerėzore:

    Veē kur maten me zemėr
    Dhembjet kanė emėr

    Duke mos u pajtuar, nė asnjė rast, me kainizmin, poeti i shpall luftė atij, duke e paralajmėruar se do ta luftojė edhe pas vdekjes:
    Urna ime kryengritėse
    Zgjohet strall e eshkė
    Gjirmė me erė shkrumbi

    E gjithė kjo revoltė, kjo protestė, kjo kryengritje fjalėsh..., qė dhembjeve u jep emėr, mbase ėshtė edhe si pasojė e shurdhimit tė kohės mu atėherė kur poetit iu poq fjala, tė cilėn e kishte bluar nė mullirin e mendjes dhe e kishte gatuar nė magjen e shpirtit me vite e vite.

  6. #106
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    127
    Intervistė
    ________________________________________
    SHKRUAJ QĖ TĖ NDJEHEM GJALLĖ NĖ KĖTĖ UNIVERS TĖ PAFUND

    (Intervistė me poetin e shkrimtarin Sabit Idrizi)

    Sabit Idrizi u lind mė 16 shtator 1955 nė fshatin Cerajė. Shkollėn fillore e kreu nė Bistricė tė Shalės sė Bajgores, tė mesmen (Normalen) nė Mitrovicė, ndėrsa SHLP-grupi Gjuhė dhe Letėrsi Shqipe, nė Gjakovė. Aktualisht ėshtė shef i Sektorit tė Kulturės nė komunėn e Mitrovicės dhe kryeredaktor i revistės letrare “Fjalė e valė”. Deri mė tash ka botuar kėta libra: “Pesha e fundshekullit” (poezi), “Pėrderisa ėshtė e martė”(poezi), “Diell me dhėmbė” (poezi), “Finalja e zhgėnjimit tė tyre tė madh” (ditar lufte), “Mbretėresha ėshtė gjallė” (poezi) dhe “Zarfi” (prozė). Sabit Idrizi ėshtė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės.
    Duket se ka lindur pėr tė bėrė poezi dhe se muzat kanė rėnė nė dashuri me tė. Edhe poezia duket se e ndien veten mirė nė shoqėri me tė, e ndien veten si mbretėresha pranė mbretit. Poezia e Sabit Idrizit, siē thotė me tė drejtė kritiku letrar Agim Vinca, ėshtė poezi qė frymon shqip me temat, motivet, gjuhėn dhe ndjeshmėrinė e saj; ėshtė poezi qė e ruan prestigjin e poezisė, sepse ėshtė njė poezi e njė shprehjeje moderne e sugjestive...; ėshtė njė nga poezitė mė tė mira qė kanė shkruar poetėt e Kosovės nė vitet e fundit.
    Intervistėn me poetin Sabit Idrizi e pata planifikuar mė herėt, qysh me rastin e botimit tė vėllimit (tė katėrt) poetik “Mbretėresha ėshtė gjallė”, vėllim ky qė ėshtė vlerėsuar lart nga kritikė tė mirėfilltė, por pėr shkaqe objektive dhe subjektive nuk arrita ta bėjė njė gjė tė tillė deri mė tash.
    Mendoj se vėllimi poetik “Mbretėresha ėshtė gjallė” ėshtė njė nga vėllimet mė tė mira, mė tė realizuara dhe mė tė veēanta tė botuara pas Luftės sė UĒK-sė nė Kosovė. Kjo ėshtė njėra nga arsyet kryesore pse po e bėjmė kėtė intervistė.

    Pyetje: Z. Sabit, qė kur keni filluar tė shkruani poezi dhe a ju kujtohet kur dhe si vendosėt, kush ju shtyri, kush ju dha zemėr, kush ju bindi qė tė botoni poezitė e para, ose vėllimin e parė poetik “ Pesha e fundshekullit” ?

    Pėrgjigje: Sė pari ju pėrshėndes juve, lexuesit dhe bashkėpunėtorėt e shumtė tė kėsaj reviste dhe ju dėshiroj gjithė tė mirat nė jetė.
    Nuk e parapėlqej atė zhargonin tashmė gati standard: “NN merret me krijimtari letrare qė nga bankat e shkollės fillore...”, sado qė edhe unė nė atė moshė kam shkruar dhe kam botuar diēka. Fundja, ma gjeni dikė qė nuk ka “shkarravitur” diēka nė kėtė moshė nėpėr fletoret e veta shkollore. Unė konsideroj se krijimit tė poezisė i jam pėrkushtuar prej atėherė kur kam vendosur pėr ta pėrgatitur pėr botim pėrmbledhjen time tė parė me poezi “Pesha e fundshekullit”. E kjo ka ndodhur, nėse nuk gaboj, diku nė vitin 1994. Pra, qė nga ky vit merrem me krijimtari letrare.
    Kjo ka ndodhur kėshtu: Nė ceremoninė e promovimit tė antologjisė “Degė me sytha”, nė tė cilėn pėrfaqėsohen tė gjithė krijuesit e rajonit tė Mitrovicės, ku unė pėrfaqėsohem me dy poezi, qė u mbajt nė njė shtėpi nė lagjen Ura e Gjakut, pėrveē tjerash, ne krijuesit qė ishim aty e lexuam nga njė poezi. Kishte aty shumė poetė, qė tashmė ishin emra nė letrat shqipe. Gjatė koktejit, qė u pėrgatit pėr kėtė rast, m’u drejtua prof. dr. Agim Vinca: “Si e pate emrin, djalosh?” I tregova. “Ta them me kompetencė tė plotė se poezia jote ishte mė e mira nga tė gjitha poezitė qė u lexuan kėtu”, mė tha. Kėtė e tha publikisht dhe unė, merret vesh, sado qė mė erdhi mirė, u skuqa paksa. Tė ta thoshte kėtė njė profesor, njė poet, njė kritik letrar, njė studiues i letėrsisė...i kalibrit tė Agim Vincės, tė cilin gjithherė e kam konsideruar dhe e konsideroj si intelektualin mė tė kompletuar shqiptar, nuk ishte pak. Ja, pra, kush ishte ai qė “mė mori nė qafė”.

    Pyetje: Jeni autor i katėr vėllimeve poetike. Ēdo pėrmbledhje Juaja me poezi ėshtė pritur mirė, ėshtė vlerėsuar nga ata qė e njohin poezinė. Por kulmin e pjekurisė krijuese e keni arritur me vėllimin poetik “Mbretėresha ėshtė gjallė”. Sipas kėtij vėllimi, poezia jo vetėm qė ėshtė gjallė, por ėshtė edhe e fortė, e pjekur, e kėndshme dhe e menēur. Poeti dhe studiuesi i letėrsisė, prof. dr. Agim Vinca, e vlerėson lart kėtė vėllim poetik, duke e veēuar, ndėr tė tjera, poezinė “Regjistrimi”, pėr tė cilėn thotė se ėshtė njė nga poezitė mė tė mira qė kanė shkruar poetėt e Kosovės nė vitet e fundit. Ēka ėshtė regjistruar e ēka, nė tė vėrtetė, duhet regjistruar nė memorien tonė, nė mėnyrė qė tė mos harrohet ajo qė ndodhi, natyrisht qė tė mos pėrsėritet? Pėr mė tepėr, si ndihet sot poeti (mbret) pranė tė dashurės sė tij (mbretėreshė), poezisė, pas peshės sė fundshekullit, pas tė martės, pas atij dielli me dhėmbė?

    Pėrgjigje: Pas peshės sė fundshekullit, pas tė martės, pas diellit me dhėmbė, mė nė fund – njė rreze drite nė horizont. Njė fllad lirie, tė cilėn ne, fatkeqėsisht, nė masėn mė tė madhe, e keqkuptuam dhe e keqtrajtuam qė nė start. “Finalja...”, “Mbretėresha...” dhe “Zarfi”, secila nė mėnyrėn e vet, erdhėn si reagim kryekėput ndaj kėsaj gjendjeje krejtėsisht absurde dhe paradoksale.
    Ajo qė s’duhet ta harrojmė kurrė ėshtė se nė kėtė planet tė quajtur Tokė ka diell pėr tė gjithė dhe se hisen tonė tė qiellit nuk ka tė drejtė dhe nuk guxon tė na e marrė askush, ashtu siē as ne nuk kemi tė drejtė dhe nuk guxojmė t’ia marrim askujt. Kjo ėshtė krejt filozofia e kėsaj pune.

    Pyetje: Shkruani edhe prozė. Njė nga tregimet Tuaja, “Zarfi”, ėshtė vlerėsuar lart si pėr temėn e trajtuar, si pėr mėnyrėn se si ėshtė trajtuar kjo temė. Ē’mendim keni pėr poezinė dhe prozėn qė krijohet sot nė Kosovė dhe a mund tė presim nga Ju tregime tė tjera, mbase edhe ndonjė roman?

    Pėrgjigje: Nė kėtė kohė tranzicioni, siē jemi mėsuar ta quajmė pėr ta justifikuar paaftėsinė tonė organizative, kemi njė mishmash vlerash dhe antivlerash nė tė gjitha fushat e jetės, ku as letėrsia nuk bėn pėrjashtim. E keqja mė e madhe ėshtė se, njėherė pėr njėherė, nuk duken kurrfarė parashenjash se do tė bėhet diēka nė veēimin dhe plasimin e tyre. E vlera ka. Madje tė nivelit botėror. Kjo s’ka fije dyshimi.
    Unė nuk shkruaj shpesh. Rrallė edhe botoj. Kam kėrkesa tė mėdha ndaj vetvetes. Gjatė aktit tė krijimit e torturoj, e shtrydh vetveten deri nė palcė. Aktualisht jam kah “torturohem” me njė temė interesante, qė shpresoj tė jetė roman. Ngjarjen jam kah e ndėrtoj brenda vetvetes. Nėse arrij ta bind veten se ka diēka nė kėtė punė, atėherė do tė ulem dhe do ta qes nė letėr. Mirėpo, nga ana tjetėr, jam i vetėdijshėm se pėr ta shkruar njė roman tė mirė, pėrveē talentit, kėrkohen edhe disa parakushte elementare, qė unė, fatkeqėsisht, nuk i kam. Tė jetosh vetė i shtati (pesė prej tyre tė aftė pėr punė, por tė papunė) me 220 euro nė muaj, nė njė shtėpi pėrdhese prej qerpiēėsh, qė pritet tė rrėzohet nga ēasti nė ēast, dhe tė ulesh e tė shkruash roman, s’besoj se ėshtė punė qė i dilet nė krye. Aq mė parė kur, pėrkundėr kėtij buxheti familjar kaq tė ulėt, pėrpiqesh tė jesh qytetar i ndėrgjegjshėm dhe tė mos i mbetesh asnjė lek borxh shoqėrisė. Shikuar nga kjo perspektivė, kam drojė se nuk do ta shkruaj kurrė kėtė libėr.

    Pyetje: Jeni autor edhe i njė ditari tė luftės me titull “Finalja e zhgėnjimit tė tyre tė madh” . Si ėshtė pėr njė poet tė kalojė pėr njė luftė, t’i pėrjetojė krajatat qė sjellė lufta. Ē’ėshtė lufta pėr Ju?

    Pėrgjigje: Njeriu pa liri ėshtė pa dinjitet. E njeriu pa dinjitet ėshtė njė hiē. Ja pėrse duhet tė arsyetohen edhe luftėrat, sado qė janė njė tmerr i vėrtetė, sidomos pėr njė shpirt tė brishtė liriku.

    Pyetje: Diēka pėr gjuhėn dhe bastardėt. Jeni nga ata poetė qė kujdesen shumė pėr gjuhėn. Poezia Juaj frymon shqip me temat, motivet, gjuhėn dhe ndjeshmėrinė e saj. Bastardėt kanė ngritur krye dhe kėrkojnė krijimin e njė “gjuhe kosovare”. Jeni konsideruar me tė drejtė poet kombėtar. Ē’mendim keni pėr gjuhėn dhe pėr atė soj njerėzish qė s’lėnė guri pa luajtur vetėm e vetėm qė tė na kthejnė nė kohėn kur gjuha ende s’ishte e njėsuar?

    Pėrgjigje: Konsideroj se gjithēka lidhur me kėtė ēėshtje e kam thėnė tek “Zarfi”. Tentimi pėr ta zhbėrė, apo pėr ta copėtuar nė dysh a nė tresh a nė... gjuhėn tonė, e cila u bė me mund e sakrifica tė mėdha, me tė cilėn merremi vesh qė nga Ceraja ime e deri poshtė nė Ēamėri, ėshtė si tė sabotosh apo tė tradhtosh nė vijėn e parė tė frontit tė luftės. Kjo ndryshe nuk shpjegohet. A s’ishte e s’ėshtė ky synim i pėrhershėm i armiqve tė kombit tonė. Ende kam dėshirė tė besoj se tė tillėt nuk janė tė paguar prej tyre. Tjetėr gjė ėshtė pasurimi i leksikut dhe “freskimi” i normave nė fuqi, mirėpo kėtė dihet se kush e bėnė dhe se si e bėnė.

    Pyetje: Ju shkruani poezi dhe prozė. Pse shkruani?

    Pėrgjigje: Shkruaj qė tė jetoj. Qė tė ndjehem gjallė nė kėtė univers tė pafund. Qė ta vė kurban pėrpara tė tjerėve shpirtin tim pėrherė tė etur pėr dashuri. Qė ta lėshoj njė klithmė nė kėtė shkretėtirė, pėr t’mos mė vdekur ėndrrat pėr tė njerėzishmen, pėr njerėzoren, pra pėr t’i ujitur ato me vesėn e freskėt tė fjalės.

    Pyetje: Si shkruani?

    Pėrgjigje: Akti i krijimit tek unė kalon nėpėr tri faza. E para ėshtė “mbarsja”. Njė diēka misterioze, qė futet brenda meje dhe mė shprush deri nė thellėsitė mė fatale tė shpirtit. E dyta ėshtė “rritja e frytit”. Derisa tė piqet fryti brenda meje (bile edhe pėr ndonjė poezi me pesė-gjashtė vargje) kėrkohen orė tė tėra, e shpesh edhe ditė, javė dhe muaj tė tėrė. Dhe faza e tretė ėshtė “lindja”. Ulem dhe e qes nė letėr.

    Pyetje: Kur shkruani?

    Pėrgjigje: Ju tregova si krijoj. Pra, ėshtė njė proces qė zgjat. Megjithatė, aktin e tretė zakonisht e luaj herėt nė mėngjes, me njė filxhan kafe dhe njė gotė raki pėrpara.

    Pyetje: Ēka do tė thotė tė jesh poet, tė jesh shkrimtar sot?

    Pėrgjigje: Do tė thotė tė vuash bukur, tė vetėflijohesh bukur, tė ēmendesh bukur... Tė bėhesh kurban nė themelet e dashurisė, nė themelet e tė njerėzishmes...

    Pyetje: Si e shihni raportin autor-tekst-lexues?

    Pėrgjigje: Ēfarėdo qė tė thuash lidhur me raportet nė kėtė trini, ke dhe s’ke tė drejtė njėkohėsisht. Ėshtė diēka si ajo dilema qė ėshtė shtruar nga filozofėt qysh nė antikė:“A veja, a pula?”. Kam edhe unė njė mendim timin lidhur me kėtė, mirėpo, pėr shkaqe qė i thashė mė parė, e shoh tė udhės qė mos ta shpreh fare.

    Pyetje: Shpesh themi, p.sh., sa e bukur ėshtė njė lule, njė libėr, njė poezi etj., por rrallė na shkon ndėrmend tė pyesim ē’ėshtė e bukura. Nė tė vėrtetė, ē’ėshtė e bukura sipas jush?

    Pėrgjigje: Duke e pėrjashtuar atė qė duhet ta themi nė njė moment tė caktuar se diēka ėshtė e bukur, ngase kėshtu e lyp puna, pėr shkak tė rregullave tė mirėsjelljes, mendoj se e bukuar ėshtė vetėm ajo qė ta kėnaq shpirtin, qė ta lėkund zemrėn, qė tė gllabėron pėrmes etheve tė kėnaqėsisė shpirtėrore.

    Pyetje: Jeni edhe kryeredaktor i revistės “Fjalė e valė”. Po mbushen gati shtatė vjet qė nė Mitrovicė botohet kjo revistė. Del nė Mitrovicė, por nuk ėshtė veē e mitrovicasve. Nė tė kanė botuar dhe botojnė poetė, krijues, studiues, njerėz tė artit dhe tė kulturės nga mbarė hapėsira shqiptare dhe mė gjerė. Ē’mund tė na thoni pėr bashkėpunimin qė keni si redaksi me poetė e studiues tė letėrsisė?

    Pėrgjigje: Nuk mė pėrket mua tė flas pėr vlerat e kėsaj reviste. Tė tjerėt thonė se ėshtė njė revistė e mirė, madje ka zėra kompetentė qė thonė se ėshtė njė nga revistat letrare mė tė mira dhe mė serioze nė mbar hapėsirat shqiptare. Kemi bashkėpunėtorė tė shumtė. Dorėshkrime na arrijnė nga tė gjitha anėt, madje edhe nga krijues kulmorė tė letėrsisė shqipe. E vetmja gjė qė ėshtė pėr dhembje kėtu ėshtė redaksia, e cila punon pa kurrfarė kompensimi material dhe kurrė, deri mė tash, nuk i ėshtė shprehur, sė pakut, njė falėnderim publik nga ata qė do tė duhej ta bėnin kėtė. Pėrkundrazi, kjo redaksi ka probleme tė herėpashershme edhe me vetė financimin e botimit (shtypit). Revista lexohet anekėnd trojeve shqiptare, por edhe nė diasporė, pėr ēka jemi tė lumtur. Kjo na e ngrit moralin dhe na jep forcė pėr t’i tejkaluar problemet, qė nuk janė tė pakta.

    Pyetje: Ka kohė qė ėshtė dhėnė ideja, nė mos gaboj nga poeti Bedri Hysa, pėr caktimin e njė lokacioni diku nė Mitrovicė pėr njė “Shesh tė Poetėve”. Mė duket ide shumė e qėlluar. A ka gjasa tė ndodh njė gjė e tillė?

    Pėrgjigje: Kjo ide ėshtė dhėnė para 4 vitesh dhe ne, si Sektor i Kulturės, e kemi mbėshtetur pa rezervė dhe e kemi pėrcjell tek nivelet e atėhershme vendimmarrėse tė Kuvendit tė Komunės, por, deri mė tash, nuk kemi marrė kurrfarė pėrgjigje zyrtare. Tė shohim ēka do tė ndodhė nė tė ardhmen. Vullneti ynė ekziston. Ėshtė njė propozim shumė i qėlluar.

    Pyetje: Si poet, si njeri i kulturės, si njeri qė ėshtė i lidhur ngushtė me fatin e atdheut dhe kombit, si e shihni gjendjen aktuale nė shoqėrinė shqiptare sot dhe nesėr?

    Pėrgjigje: Falė sakrificės qė bėmė, mendoj se si komb kurrė mė mirė nuk i kemi pasur punėt. Se si do tė zhvillohen ngjarjet mė tej, unė nuk jam profet qė ta di, por e di njė gjė se sa mė shpejt qė tė integrohemi brenda vetvetes, nė tė gjitha fushat e jetės, aq mė afėr integrimeve synuese tė politikanėve tanė do tė jemi. Duhet t’iu kthehemi pėrfundimisht vlerave tona kombėtare. T’i ēmojmė dhe t’i kultivojmė ato. Tė jemi praktikė dhe konkretė nė patriotizmin tonė. As atdheu, as kombi, as liria, as pavarėsia...nuk janė diēka abstrakte. Janė krejt konkrete dhe tė prekshme. Pėr ēdo ditė kemi mundėsi tė bėjmė diēka nė tė mirė tė tyre, qė do tė thotė nė tė mirėn tonė tė pėrbashkėt.

    Pyetje: Pėr fund. Cila ka qenė, ėshtė dhe do tė mbetet dashuria Juaj e parė?

    Pėrgjigje: Nė letėrsi? Poezia, natyrisht, ngase ka qenė, ėshtė dhe pėrherė do tė mbetet mbretėreshė e arteve.

    Pyetje: Keni pėr tė shtuar diēka qė do tė duhej tė thuhej e qė s’e keni thėnė?

    Pėrgjigje: Asgjė, pėrveēse t’ju falėnderoj pėr mundėsinė qė ma dhatė pėr t’i thėnė disa fjalė kėtu.

    Intervistoi: Miftar Kurti (2009)

  7. #107
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    127
    Sabit IDRIZI

    GRYKĖSI

    Sa shumė farė e sa pak tokė paska mbetur, tha
    Dhe nė vend se farėn nė tokė
    E mbolli tokėn nė farė
    Ajo mbiu e u rrit e u rrit e u rrit
    Sa i mjaftoi pėr... njė varr

  8. #108
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    127
    NGA T’IA MBAJ TASH NĖ KOSOVĖN E LIRĖ

    (Mendime qė ia vodha njė natė birit tim tė heshtur, i cili sivjet e feston i papunė e i pa perspektivė, por i martuar dhe nė pritje tė njė fėmije, 30-vjetorin e tij tė lindjes)

    Tash po e shoh se paskemi qenė vetėm numra
    (Asokohe kur buēiste kushtrimi: Kėtu mbrohet Kosova!
    E babai na ushqente me pėrralla tė gjata pėr lirinė)
    Pėr t’i bėrė llogaritė e veta ata
    Qė e paskan dashur ndryshe atdheun

    Kur kėrkoj punė mė thonė s’ka
    Je i aftė pėr punė
    Mė thonė ata tė tjerėt

    Zanatin e hajnisė e tė plaēkitjes
    Nuk e trashėgova as nga nėna, as nga babai
    Mė thoni: Nga t’ia mbaj???!!!

    Mitrovicė, shtator 2012

  9. #109
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    127
    Sabit IDRIZI

    DILEMĖ

    Dikur mė tepronte nga pak
    Tash s’po mė del dita
    O mė ka humbur mua karari
    O asaj iu ka ndal rrita

  10. #110
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    127

    Pėr: Sabit Idrizi

    Sabit IDRIZI

    NĖ QYTETIN TIM PREJ TELAVE

    Pėr shėndet tė paqes
    Prapė mė duhet ta mėsoj gjuhėn e ēizmeve
    E t’i harroj belbėzimet e mia shqip

    Se kėtu janė miqtė tanė me tanke
    Dhe kompjuterėt e tyre qė urojnė anglisht
    Zhveshjen time prej ndjenjash

    Matanė Ibrit i kemi varret
    I kemi shtėpitė tona tė djegura
    Anemik mė del belbėzimi
    Derisa e pi me fund
    Edhe njė ditė tė gjembosur
    Tė qytetit tim tė ndarė
    Me tela paqėsorė

  11. #111
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    127

    Pėr: Sabit Idrizi

    Sabit IDRIZI

    PRIVATIZIMI I ATDHEUT

    Mbitokėn e morėn me ēka ka
    Tash ia kanė mėsyrė nėntokės
    Po mbetet vetėm edhe qielli
    Qė, edhe ashtu, nuk ėshtė i yni

    E ēka po na mbetet qė ta quajmė atdhe
    Qė tė jetojmė pėr tė
    E “tė vdesim si me le”?!

  12. #112
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    127

    Pėr: Sabit Idrizi

    Sabit IDRIZI

    DYERT E HAPURA

    Tė gjithė e dimė
    Se nė dyert e hapura nuk trokitet

    Ajo qė kurrė nuk e mėsuam me tamam ėshtė
    Se nė cilėn kėshtjellė duhet tė futemi
    Prej cilit fron ta sundojmė vetveten e pushtuar

  13. #113
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    127

    Pėr: Sabit Idrizi

    Sabit IDRIZI

    ME NJĖ GRUSHT DIELL NĖ ZEMĖR

    (Piktorit mitrovicas Kadri Kadriu, i cili u vra mė 11 mars 1999 nga pushtuesit serbė)

    Pėr tė fundit herė ėshtė parė
    Duke shkuar dikah andej kah lumi
    Me njė copė natė nė grusht
    Me njė grusht diell nė zemėr

    Me njė grusht diell nė zemėr
    Me njė copė natė nė grusht
    Ėshtė parė dikah andej kah Lumi i Bardhė
    Kah ia shkyen territ misterin barbar

    E ku tjetėr mund tė shihej
    E ku tjetėr mund tė vritej
    Pėrveҫse andej kah rrjedha e pandalshme
    Kjo valė e trazuar ėndrrash
    Ky vullkan i thellė dashurishė


    Mitrovicė, mė 18 mars 1999

  14. #114
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    127

    Pėr: Sabit Idrizi

    Sabit IDRIZI

    GURĖ VULLKANIKĖ

    M’i kish pas pjell toka sytė e mi
    (Njė zot e di se kur)
    E m’i kish pas lėnė aty tek lumi i fėmijėrisė sime

    Dhe njė ditė
    Tek po i mbysja me kujtime disa ҫaste tė plumbta pleqėrie
    I gjeta

    I nxora ngadalė nga thellėsia e heshtjes
    Dhe fillova leximin e ditarit misterioz tė globit tim

  15. #115
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    127

    Pėr: Sabit Idrizi

    Sabit IDRIZI

    KUR TĖ MUNGON E SOTMJA

    Kur tė mungon e sotmja
    Dije se dje e ke konsumuar tė papjekur
    Me grykėsi ėndrrash

    Se jeta s’ėshtė gjė tjetėr
    Veēse njė parafytyrim i bukur
    I gjėrave qė nuk ndodhin kurrė

  16. #116
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    127

    Pėr: Sabit Idrizi

    Sabit IDRIZI

    RROTULLIM

    Andej ikėn dita
    Kėtej vjen nata

    Kėtej vjen dita
    Andej ikėn nata

    Pėrherė nė rrotullim
    Ky gur i madh mulliri
    Qė po na bluan

  17. #117
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    127

    Pėr: Sabit Idrizi

    Sabit IDRIZI

    ZOTIN E DUA, E BESOJ DHE E FALĖNDEROJ SHQIP

    Zoti nuk na ka krijuar qė tė jetojmė me ndjenjėn e frikės prej Tij. Pėrkundrazi, na ka krijuar qė tė jetojmė me ndjenjėn e dashurisė e tė respektit pėr Tė dhe pėr veprat e Tij nė pėrgjithėsi. Ky do tė duhej tė ishte thelbi i ҫdo besimi, thelbi i ҫdo feje. Faltoret e ndėrtuara pėr inat tė njėri – tjetrit dhe pėr tė dėshmuar kinse autoktoninė nė njė territor tė caktuar nuk i pėlqejnė Perėndisė.
    Njeriu ka nevojė pėr faltore ku mund ta falėnderojė Krijuesin pėr gjithҫka qė i ka dhuruar. Ka nevojė pėr faltore ku mund ta kultivojė dashurinė dhe respektin pėr Tė dhe pėr veprat e Tij. Pra, qė ta falėnderojė dhe jo qė t’i lutet. Atij nuk kemi nevojė t’i lutemi, ngase Ai, si Krijues i yni qė ėshtė, na i di nevojat dhe dėshirat tona pėr gjithҫka. E ta falėnderojmė po. Ta falėnderojmė pėr mundėsitė e pafundme qė na i ka ofruar pėr tė siguruar mirėqenie tė pakufishme pėr veten tonė.
    Respektin, dashurinė, besimin dhe falėnderimet pėr Krijuesin secili duhet t’i shprehė nė gjuhėn e vet. Mos mendoni se kėto mijėra gjuhė qė fliten sot nė botė tė jenė krijuar pa dijen dhe pa pėlqimin e Krijuesit. Andaj, ne shqiptarėt, Zotin duhet ta duam, ta besojmė dhe ta falėnderojmė shqip. Vetėm kėshtu na do Ai e kurrsesi ndryshe.

  18. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar sabit idrizi pėr postimin:

    e panjohura (08-04-2015)

  19. #118
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    127

    Pėr: Sabit Idrizi

    Sabit IDRIZI

    ABSURD

    Pėrgjakemi e pėrflakemi
    Pėr tonin Atdhe
    Pėr ta shpėtuar nga tė tjerėt
    E pėr ta zhbėrė vetė ne

  20. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar sabit idrizi pėr postimin:

    e panjohura (08-04-2015)

  21. #119
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    127

    Pėr: Sabit Idrizi

    Sabit Idrizi

    DILEMĖ

    Dikur mė tepronte nga pak
    Tash s’po mė del dita
    O mė ka humbur mua karari
    O asaj iu ka ndal rrita

  22. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar sabit idrizi pėr postimin:

    Etna Etna (25-06-2015)

  23. #120
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    127

    Pėr: Sabit Idrizi

    Pėr shijet e mia, kjo ėshtė poezia mė e mirė shqipe qė e kam lexuar ndonjėherė.

    Din MEHMETI

    NATA E POETĖVE

    Kur heshtja mbulon ēdo gjė
    Kur tė gjithė flenė
    Zgjohen poetėt
    Pėr t’u djegur nėpėr vargje

    Ata ia shtrydhin
    Gjakun e keq mendimit

    Shpirti i tyne shesh betejash

    Nga temperatura e fjalėve
    Vdesin ngadalė pa klithma.

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Enver Idrizi - kush ėshtė?!
    Nga Beni_The_Great nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-04-2017, 14:39
  2. Hajrush Idrizi
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-12-2013, 18:01
  3. Karate: Enver Idrizi, shqiptari kampion...
    Nga Zana e malit nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 00:19
  4. Hetimi mbi zhdukjen pa gjurmė tė myftiut tė Gotivarit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 07-03-2008, 18:02
  5. PS publikon emrat e kandidatėve tė saj nė zgjedhje
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 29-05-2005, 05:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •